CLUB FM RADIO 100.4 MHz

CLUB FM RADIO 100.4 MHz Radio Kombetare Club FM Albanian National Radio Radio Club FM Tirane Albania

14/12/2025

Më 14 dhjetor 1985, Whitney Houston arriti vendin e parë në klasifikimin e këngëve më të sh*tura në Mbretërinë e Bashkuar me “Saving All My Love For You”. Një këngë e shkruar nga Michael Masser dhe Gerry Goffin, e regjistruar për herë të parë nga Marilyn McCoo në vitin 1978, por që u bë e famshme pikërisht falë Whitney-t, e cila e zgjodhi si singullin e dytë nga albumi i saj debutues.

Në vitin 1986, “Saving All My Love For You” i solli asaj çmimin Grammy Award for Best Female Pop Vocal Performance.


14/12/2025

“Fundjava Big” vjen dhe sot me këngët më të mira nga Joe Cocker, çdo 20 minuta në valët e radios Club FM 📻

Komentoni këngën tuaj të preferuar nga 👇


Në mbrëmjen Gala që do të organizohet nga FSHF më 15 dhjetor, një nga çmimet më të rëndësishëm është “Topi i Artë 2025” ...
14/12/2025

Në mbrëmjen Gala që do të organizohet nga FSHF më 15 dhjetor, një nga çmimet më të rëndësishëm është “Topi i Artë 2025” për kategorinë djem. Ky trofe do të diskutohet këtë vit mes katër futbollistëve të nominuar, ish-sulmuesi i Dinamo City-t, autori i shumë golave me kryeqytetasit, Baton Zabërgja.

Një tjetër i nominuar është sulmuesi i Vllaznisë, fituesi në fuqi i Topit të Artë, Bekim Balaj. Po ashtu, futbollistët shqiptarë kanë nominuar edhe sulmuesin e Dinamo City-t, Dejvi Bregu si edhe portierin e Egnatias, Mario Dajsinani. Cili do ta fitojë këtë garë të fortë? Gjithçka do të zbulohet të hënën më 15 dhjetor .


14/12/2025

Mirëmëngjes 😍


Portretin e Leo Messi-t e gjen kudo nëpër botë, të pikturuar apo skalitur në forma të ndryshime, por India është kujdesu...
13/12/2025

Portretin e Leo Messi-t e gjen kudo nëpër botë, të pikturuar apo skalitur në forma të ndryshime, por India është kujdesur të bëjë diçka ndryshe, diçka që nuk është realizuar kurrë më parë. Në Kalkuta, autoritet lokale pretendojnë se kanë ndërtuar statujën më të lartë në botë kushtuar Leo Messit, një strukturë hekuri mbi 20 metra e ndërtuar nga një klub sportiv lokal, që përkon me mbërritjen e futbollistit argjentinas në Indi.

Statuja, e vendosur në lagjen Lake Toën, përshkruan Mesin duke ngritur trofeun e Kupës së Botës dhe sipas krijuesve të saj, kjo verpër i ka marrë 40 ditë: “Kjo është një statujë 20 metra. Nuk ka një statujë tjetër të Mesit kaq të madhe. Ne e ndërtuam atë në 40 ditë,” u shpreh një nga organizatorët.

Zbulimi do të shënojë fillimin e vizitës së lojtarit argjentinas në Indi si pjesë e ‘GOAT Tour’ të tij, i cili do ta çojë Messin në disa nga qytetet kryesore të vendit gjatë tre ditëve, së pari Kalkuta, pastaj Hyderabad, Mumbai dhe New Delhi. Organizatorët shpjeguan se zbulimi do të mbahet virtualisht, pasi Mesi nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë në vend për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe rendin publik.


12/12/2025

Dionne Warwick feston 85-vjetorin sot! 🎉

Këngëtarja ka lindur më 12 dhjetor 1940 dhe vjen nga një familje e jashtëzakonshme artistësh: është mbesa e Cissy Houston, nënës së Whitney Houston, dhe motra e këngëtares Dee Dee Warwick.
Gjatë karrierës së saj ka fituar 7 Çmime Grammy, përfshirë çmimin për karrierën, dhe ka interpretuar këngë të paharrueshme si “Do You Know the Way to San José”, “What the World Needs Now Is Love”, “Alfie”, “Don’t Make Me Over”, “I’ll Never Fall in Love Again”.

Për shumëkënd, kënga më e bukur mbetet “That’s What Friends Are For”, që sot e rishikojmë në versionin live me Whitney Houston.

Gëzuar 85-vjetorin Dionne Warwick! 🎶💖


12/12/2025

😍😍


Google publikoi listën “Year in Search 2025”. Përmbledhja vjetore është një paraqitje e njerëzve dhe fenomeneve që zgjua...
12/12/2025

Google publikoi listën “Year in Search 2025”. Përmbledhja vjetore është një paraqitje e njerëzve dhe fenomeneve që zgjuan kuriozitetet anembanë botës, përfshirë edhe këngët.

10. Soda Pop – Saja Boys (KPop Demon Hunters)
9. Drop Tower – LBI
8. Father Figure – Taylor Swift
7. Opalite – Taylor Swift
6. Fate Of Ophelia – Taylor Swift
5. Eldest Daughter – Taylor Swift
4. Gabriela – Katseye
3. Ordinary – Alex Warren
2. Tabola Bale – Silet Open Up
1. DtMF – Bad Bunny


12/12/2025

I ftuar sot në “Klubi i Mëngjesit”, Erind Gjoni nga për të na prezantuar me birrën më të re në treg! 🍻🔥


12/12/2025

Mirëmëngjes 😍

E premte! Muzikën sot e zgjidhni JU në Club FM! 🎶

Na dërgoni preferencat tuaja 🎶📻👇


Address

Vila Club FM, Rruga Rexhep Jella, 9
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when CLUB FM RADIO 100.4 MHz posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to CLUB FM RADIO 100.4 MHz:

Share

Category