Po.al është një portal lajmesh të mira, të vërteta dhe pozitive për të gjithë shqip folësit. Ideja e këtij projekti lindi si rezultat i mungesës së një burimi lajmesh me fokus lajmin e mirë. Informacionet që marrim çdo ditë ndikojnë në perceptimin e realitetit dhe këndvështrimin për të ardhmen, prandaj është e domosdoshme që të mbushim ditën tonë me shumë pozitivitet. Shumica e informacioneve që m
arrim përmes medias sot, është organizuar në tre shtylla kryesore. Lajme të zymta mbi të ardhme (kriza, qeverisje e keqe, fatkeqësi etj),
Kronika e zezë
Lajmet p***o që na shfaqen ne çdo cep, në çdo faqe pavarësisht se nuk quhen faqe p***o por faqe informative. Qëllimi është të luftojmë këtë stil gazetarie që behët vetëm për të sh*tur klikime, reklama apo çfarë do gjëje tjetër pa u interesuar për pasojat që shkaktojnë plehrat që na ofrohen çdo ditë. Kushdo që mund të na sjell një lajm që mendon që është me vlerë për shoqërinë tonë është i mirëpritur ta ndaj me ne duke na shkruar në: info(at)po.al. Nuk po dalim me “shpatën” e madhe që ne jemi gazetar profesionist. Në fakt po përpiqemi të bëjmë atë që profesionistët nuk po e bëjnë. Prandaj mbase këtu do gjeni gabime ortografike, tituj jo të gjetur etj, po ama do ketë lajme të mira :D.