Muslimania.al

Muslimania.al Muslimania.al është një faqe e krijuar nga një grup muslimanesh aktiviste. Ideja për të krijuar këtë faqe ka ardhur si nevojë e realitetit shoqëror shqiptar

Kush jemi ne? Ideja për të krijuar këtë faqe ka ardhur si nevojë e realitetit shoqëror shqiptar në të cilin shoqëria muslimane dhe veçanërisht vajzat muslimane jetojnë dhe përballen me sfidat e ndryshme. Duke qënë vetë pjesë e këtij realieti të vështirë dhe duke i njohur nga afër sfidat, lindi dhe ideja e kësaj faqeje, e cila ka për qëllim të ndikojë në inkurajimin, motivimin dhe angazhimin e vajz

ave muslimane në jetën shoqërore. Faqja do të jetë e hapur për zërin e tyre në rubrikën përkatëse për publikim shkrimesh, opinionesh qasjesh të ndryshme për të nxitur pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin me autoret e faqes për të dhënë kontribut në edukimin dhe botëkuptimin e lexueseve në aspektin fetar dhe intelektual. Misioni ynë
Qëllimi ynë është të krijojmë një hapësire virtuale ku çdokush të ketë mundësinë të jetë i dobishëm dhe të përfitojë për zhvillimin personal, të hidhen bazat, dhe të forcohen lidhjet me librin, botën akademike, në mënyre që secili të ngrihet në një stad intelektual. Për të qenë, një strehëz online, përtej të gjitha paragjykimeve, dhe një mjet në përballimin e sfidave bashkëkohore të femrës muslimane.

“Nëse viktima do të ishte gjermane dhe vrasësi musliman, ky do të ishte nje lajm kryesor.”Rahma Ayad, 26-vjeçare, studen...
15/07/2025

“Nëse viktima do të ishte gjermane dhe vrasësi musliman, ky do të ishte nje lajm kryesor.”

Rahma Ayad, 26-vjeçare, studente algjeriane e infermierisë, u vra nga fqinji i saj gjerman, pasi më parë i kishte thënë familjes se po shënjestrohej për shkak të mbulesës (hixhabit) dhe identitetit të saj arab, disa javë para ngjarjes.

Anija e quajtur Madleen: Peshkatarja e parë e Gazës frymëzon një mision solidaritetiMadleen Kulab thotë se është “thellë...
09/06/2025

Anija e quajtur Madleen: Peshkatarja e parë e Gazës frymëzon një mision solidariteti

Madleen Kulab thotë se është “thellësisht e prekur” kur dëgjoi se një anije që synon të thyejë rrethimin e Gazës mban emrin e saj.
Ndërsa anija Madleen lundron drejt Gazës për të përpjekur të dorëzojë ndihma jetike për popullin e saj, pak dihet për gruan që i dha emrin kësaj anijeje: Madleen Kulab, e para dhe vetmja peshkatare grua e Gazës. Kur iste vetem 13 vjece, babai i saj peshkatar u sulmua bashke me anilin e peshkarexhes, duke e lene ate pa buken e gojes per te gjithe familjen. Madleen, si femija mi i madh e shtepise u ndie e detyruar te ndihmonte te atin, keshtuqe mori dhe dy vellezerit e saj dne doli ne det duke peshkuar Brenda kufirit te lejuar.
Madleen, tani 30 vjeç, del me guxim në det, deri atje ku lejonte bllokada e anijeve luftarake izraelite, për të kapur peshk që më pas e shiste në tregun lokal për të mbështetur familjen.
Kur filloi lufta e Izraelit kundër Gazës, familja u trondit nga frika dhe më pas u thye nga dhimbja kur Izraeli vrau babanë e Madleenit në një sulm ajror pranë shtëpisë së tyre në nëntor të vitit 2023.
Ata u detyruan të largoheshin, me Madleen pothuajse në muajin e nëntë të shtatzënisë, fillimisht në Khan Younis, pastaj në Rafah, në Deir el-Balah dhe më pas në Nuseirat.
Tani, ata janë rikthyer në atë që ka mbetur nga shtëpia e tyre në Gaza City, një hapësirë e dëmtuar rëndë ku u kthyen kur ushtria izraelite lejoi të zhvendosurit të ktheheshin në veri në janar.

Rihan Sharab, një nënë palestineze, përpiqet ta mbajë gjallë festën e Bajramit me lodrat e saj të punuara me dorë, të ci...
07/06/2025

Rihan Sharab, një nënë palestineze, përpiqet ta mbajë gjallë festën e Bajramit me lodrat e saj të punuara me dorë, të cilat i shpërndan për fëmijët në kampin Mewasi, ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë në Khan Yunis, Gaza.

Zumera Demiri, e diplomuar në “Medreseja Isa Beu”, Paralelja e vajzave në Gostivar, me prejardhje nga fshati Debresh i G...
04/06/2025

Zumera Demiri, e diplomuar në “Medreseja Isa Beu”, Paralelja e vajzave në Gostivar, me prejardhje nga fshati Debresh i Gostivarit, u shpall si studentja më e mirë në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale, drejtimi Psikologji në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, Shkup.

29/05/2025
Partia e Rilindjes e presidentit francez Emmanuel Macron ka propozuar ndalimin e veshjes së hixhabit për vajzat nën mosh...
22/05/2025

Partia e Rilindjes e presidentit francez Emmanuel Macron ka propozuar ndalimin e veshjes së hixhabit për vajzat nën moshën 15 vjeç, pasi ai urdhëroi ministrat të përgatisin një përgjigje ndaj një raporti që akuzon grupin e Vëllazërisë Myslimane për drejtimin e një fushate të fshehtë për të islamizuar vendin.
Ish-kryeministri francez dhe kreu i partisë së Rilindjes, Gabriel Attal, propozoi një ndalim për “të miturat nën moshën 15 vjeç që mbajnë vello në hapësirat publike”, duke shtuar se hixhabi “minon seriozisht barazinë gjinore dhe mbrojtjen e fëmijëve”.
Attal i tha gazetës Le Parisien se ai gjithashtu dëshiron të vendosë ndëshkime për prindërit që i detyrojnë vajzat nën 18 vjeç të mbajnë shami.Propozimet e Attal-it u kritikuan nga disa ligjvënës të krahut të majtë, me zyrtarin e Partisë Socialiste Jerome Guedj që e akuzoi se “po ndjek të djathtën ekstreme” dhe “po e kthen sekularizmin francez kundër myslimanëve”.
Sipas ligjit aktual francez, nëpunësit civilë në ndërtesat qeveritare, duke përfshirë shkollat ​​dhe spitalet, nuk mund të mbajnë simbole fetare si kryqi i krishterë, kipa hebraike, çallma sikhe apo shamia myslimane, sipas Guardian.
Në vitin 2004, Franca ua ndaloi vajzave mbajtjen e shamisë në shkollat ​​publike, së bashku me një ndalim për të gjitha simbolet e tjera fetare si kryqet ose çallmat, dhe qeveria franceze aktualisht po debaton propozimin e një ligji të ri që do të ndalonte shamitë në garat sportive vendase.
Burimi:Tesheshi.com

“Mësuesja ime, duke iu referuar shamisë sime, më tha: "Moj hithër, kthehu përpara". Edhe unë kam ëndrra dhe unë vij në k...
20/05/2025

“Mësuesja ime, duke iu referuar shamisë sime, më tha: "Moj hithër, kthehu përpara". Edhe unë kam ëndrra dhe unë vij në këtë shkollë për t’i realizuar këto ëndrra. Nuk dua që ajo mësuese të hyjë më në orët tona.”

Në Hatay të Turqisë pasi një nxënëse 11-vjeçare me shami pretendoi se është ofenduar nga mësuesja e saj me shprehjen “Hithër”, familja bëri ankesë. Pas ankesës, Prefektura e Hatayit hapi një hetim administrativ në lidhje me çështjen.

Rreth 30 gra australiane u konvertuan në Islam pasi u frymëzuan nga qëndresa dhe besimi i popullit palestinez në Gaza. K...
16/05/2025

Rreth 30 gra australiane u konvertuan në Islam pasi u frymëzuan nga qëndresa dhe besimi i popullit palestinez në Gaza. Ky veprim pasqyron ndikimin që ka pasur situata atje në ndërgjegjësimin dhe afrimimin shpirtëror të njerëzve në mbarë botën.
Burimi: botaislame

Në qytetin Batman te Turqise, një grua dhuroi per Gazën arin e saj me vlerë rreth 1.5 milion lira turke (peraferisht 35 ...
29/04/2025

Në qytetin Batman te Turqise, një grua dhuroi per Gazën arin e saj me vlerë rreth 1.5 milion lira turke (peraferisht 35 mije euro), i cili iu dha si mehr gjatë martesës se saj.

Hatixhe Sefa: Izolimi nga shoqëria dhe paragjykimet e pengojnë procesin terapeutikBashkëpunimi me prindërit, rregullshmë...
21/04/2025

Hatixhe Sefa: Izolimi nga shoqëria dhe paragjykimet e pengojnë procesin terapeutik
Bashkëpunimi me prindërit, rregullshmëria në trajtim dhe programi adekuat terapeutik janë baza për mbarëvajtjen e procesit terapeutik. Kështu tha Hatixhe Sefa, drejtoreshë dhe psikologe e Qendrës “Savant” e cila ofron shërbime psikologjike, defektologjike dhe logopedike për fëmijë dhe të rritur. Ajo gjithashtu foli për sfidat me të cilat përballen fëmijët, shërbimet që i ofrojnë, metodat e trajnimeve të problemeve të komunikimit dhe shumë tema të tjera.
fidat me të cilat përballen fëmijët dhe të rriturit sot janë të natyrave të ndryshme, mirëpo në përgjithësi të rriturit më shpesh kërkojnë ndihmë psikologjike është stresi dhe ankthi nga rutina e stërngarkuar e cila shkakton ngarkesë psikologjike, çrregullimet e ndryshme psikologjike, divorci dhe problatika të tjera. Ndërsa fëmijët të cilët i sjellin në qendrën tonë për trajtim psikologjik, logopedik dhe edukim special dhe rehabilitim janë fëmijë me çrregullime zhvillimi, çrregullime në komunikim dhe shumë problematika të tjera me ndonjë diagnozë apo pa një diagnozë të përcaktuar. Ndërsa kohëve të fundit për trajtim psikologjik kemi edhe fëmijët me ankth, fobi të ndryshme dhe fëmijë të bullizuar.
Çrregullimet e komunikimit kohëve të fundit janë problematika mjaft shqetësuese sepse numri më i madh i fëmijëve të moshave 2 deri në 6 vjeç që trajtohen në Qendrën Savant janë me çrregullime të komunikimit të cilët janë fëmijë me autizëm, vonesë gjuhësore apo edhe diagnoza të tjera specifike të cilat gjithashtu në vete kanë çrregullime në komunikim dhe përveç tjerash punohet edhe në zhvillimin e komunikimit si në gjuhën e kuptuar poashtu edhe në gjuhën e shprehur. Metodat që përzgjidhen në punë me fëmijët përcaktohen në varësi nga çrregullimi me të cilin shoqërohet fëmija, kështu që fëmijët me çrregullime të këtilla kryesisht trajtohen me metodën ABA, me terapi të lojës, terapi logopedike të cilat synojnë zhvillimin gjuhësor tek fëmijët.
Burimi:Portalb

Fatima Hassouna, e cila kishte dokumentuar luftën në Gaza për 18 muaj dhe ishte subjekt i një dokumentari të ri, u vra s...
19/04/2025

Fatima Hassouna, e cila kishte dokumentuar luftën në Gaza për 18 muaj dhe ishte subjekt i një dokumentari të ri, u vra së bashku me 10 anëtarë të familjes së saj.
Guardian raporton se si një fotoreportere e re që jetonte në Gaza, Fatima Hassouna e dinte se vdekja ishte në pragun e saj. Ndërsa kaloi 18 muajt e fundit të luftës duke dokumentuar sulmet ajrore, prishjen e shtëpisë së saj, zhvendosjen e pafund dhe vrasjen e 11 anëtarëve të familjes, gjithçka që ajo kërkoi ishte që të mos lejonte të shkonte në heshtje.
“Nëse unë vdes, dua një vdekje me zë të lartë”, shkroi Hassouna në rrjetet sociale. "Unë nuk dua të jem thjesht lajm i fundit, ose një numër në një grup, dua një vdekje që bota do ta dëgjojë, një ndikim që do të mbetet në kohë dhe një imazh të përjetshëm që nuk mund të varroset nga koha apo vendi."

Të mërkurën, vetëm disa ditë para dasmës së saj, 25-vjeçarja Hassouna u vra në një sulm ajror izraelit që goditi shtëpinë e saj në Gazën veriore. Dhjetë anëtarë të familjes së saj, përfshirë motrën e saj shtatzënë, u vranë gjithashtu.

Ushtria izraelite tha se kishte qenë një sulm në shënjestër ndaj një anëtari të Hamasit të përfshirë në sulmet ndaj ushtarëve dhe civilëve izraelitë.

Izraeli ka shkatërruar "sistematikisht" objektet e shëndetit seksual dhe riprodhues në Gaza, duke përdorur dhunën me baz...
21/03/2025

Izraeli ka shkatërruar "sistematikisht" objektet e shëndetit seksual dhe riprodhues në Gaza, duke përdorur dhunën me bazë gjinore, përfshirë seksuale dhe riprodhuese, si një strategji ushtarake kundër palestinezëve që nga tetori 2023, thanë ekspertët në një raport të OKB-së të publikuar më 13 mars.

Raporti i lëshuar nga Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Hetimin e OKB-së për Territorin e Pushtuar Palestinez, duke përfshirë Jerusalemin Lindor dhe Izraelin, dokumenton një sërë shkeljesh ndaj grave, burrave, vajzave dhe djemve palestinezë.

Gjetjet u prezantuan në një seancë publike dyditore në Gjenevë nga 11 deri më 12 mars. Gjatë seancës, viktimat, dëshmitarët dhe personeli mjekësor dëshmuan për veprimet e Izraelit në enklavë. Sipas raportit, këto veprime përbëjnë akte gjenocidi dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë shfarosjen.
Burimi:TRTAlbania

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Muslimania.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Muslimania.al:

Share