Shqiptaret.al

Shqiptaret.al Kjo është një faqe që përcjell, mbron dhe promovon arritjet e të gjithë Shqiptarëve anemban

Shqiptaret.al synon të bëhet një media pozitive, e paanshme, e vërtetë, e cila që përcjell, mbron dhe promovon arritjet e të gjithë Shqiptarëve brenda dhe anembanë botës.

Ky fenomen në fakt po haset rëndom edhe në vende të tjera, biles edhe në ato të zhvilluara, por mendoj shkaqet janë shum...
19/04/2024

Ky fenomen në fakt po haset rëndom edhe në vende të tjera, biles edhe në ato të zhvilluara, por mendoj shkaqet janë shumë të ndryshme.
Padyshim që arsyeja kryesore është emigracioni, akoma mbetet një bindje e fortë psikologjike tek të rinjtë që vetëm në emigracion ja vlen të punosh, të insistosh apo investosh të ardhmen.
Por, fenomene si, pasurimi i shpejtë nëpërmjet trafiqeve dhe krimit, të gjithë e kanë një të njohur në lagje, shoqëri apo fis, ndikon shumë në psikikën e të rinjve për refuzufimin e një punësimi normal. Ne fatkeqsisht, nuk jemi Finlandezë, që nuk e krahasojmë veten me të tjerët.
Padyshim edhe korrupsioni i gjithëpërhapur ka ndikim të fortë po aq sa paraja kriminale.
Por në këtë opinion timin dua të shtoj edhe fenomenin e këtyre call centerave mashtruese, sipas të gjitha përceptimeve, vijojnë të funksionojnë dhe po kamuflohen nëpër shtëpi banimi, etj.
Ky është një fenomen shumë, shumë i rrezikshëm pasi dekurajon punën normale, po kriminalizon gjithë rininë, ka ndikuar shumë në rritjen e qerave të ambienteve, etj, etj.

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë

Çfarë turpi, çfarë makthi, çfarë lemerie ndjen teksa mendon që këta dy i kemi patur udhëheqësit tanë, na kanë përfaqësua...
24/03/2024

Çfarë turpi, çfarë makthi, çfarë lemerie ndjen teksa mendon që këta dy i kemi patur udhëheqësit tanë, na kanë përfaqësuar ne për rreth 30 vite me rradhë. E si mundesh edhe ta mendosh që fëmijët tanë, mund të ndërtojnë jetën e tyre në këtë vend të bekuar dhe mallkuar, por me këta dy vërdallë? Tu vesh mbrapa këtyre, ne vitin 2024, mendoj ose duhet të jesh peng, ose duhet ta kesh qafën shumë të trashë. Arsye tjetër unë nuk mundem të përceptoj.

Padyshim që vrasja makabre e të ndjerit Pëllumb Meta, nga ana e fëmijëve të tij, një rast i padëgjuar dhe i rrallë edhe ...
08/03/2024

Padyshim që vrasja makabre e të ndjerit Pëllumb Meta, nga ana e fëmijëve të tij, një rast i padëgjuar dhe i rrallë edhe për shoqëritë perëndimore, e jo më për atë shqiptare, tregon se ky tranzicion i stërzgjatur i joni ka goditur dhe deformuar keqaz qelizën bazë të shoqërisë, pikërisht familjen.

Dhe ky është një fakt që nuk mund ti fshihemi por ta trajtojmë atë si shoqëri.

Për ngjarjen dyshoj shumë që dhe mamaja e tyre ka gisht, të paktën ka qënë në dijeni, fisi i saj kishte një histori të gjatë vrasjesh te llaftarshme brenda familjen, prandaj është një rast shumë i veçantë.

Sot është mbushur rrjeti me deklarimet e Sara Gjordenit, që gjasme babai i saj e ndiqte nga mbrapa me qëllim që ta helmonte, mendoj që kjo cfare nuk do bënte për audiecë apo para, kjo është e tepërt.

Këtu duhet të ndalemi pak dhe ti bëjmë thirrje institucioneve, AMA-s, etj, të mos lejojë që mediat të promovojnë kaq shumë monstra të tilla, se me këtë qasje apo pakujdesi mediatike, sikur normalizohen apo relativizohen për shoqërinë tonë ngjarje të tilla të tmerrshme.

Mendoj që shoqëria shqiptare, familja shqiptare, fëmijët tanë po rrezikohen seriozisht edhe nga mediat që për audience a ku di unë, publikojnë dhe promovojnë vetem histori banale, emisione vulgare, monstra të rrezikshme, që skanë fare lidhje me rastet normale të vajzave apo familjeve shqiptare.
Mendoj që shumë media, sidmos ata kombëtare, po bëjnë pikërisht efektin e kundërt të atij për të cilin janë licencuar apo lejuar të operojnë.

Ish-banorja e Big Brother VIP që doli pas konfrontimit fizik me Franceskën, ka rrëfyer sot në “Ftesë në 5” një anë shumë të errët të jetës së saj.

Don zoti, bëhen gjithnjë e më të shpeshta këta ngecjet e platformave sociale, përdoruesit e zakonshëm do rikthehen më hu...
05/03/2024

Don zoti, bëhen gjithnjë e më të shpeshta këta ngecjet e platformave sociale, përdoruesit e zakonshëm do rikthehen më humanoidë normalë, do rikthehen paksa tek njëri-tjetri, ndërsa të gjithë ata që meren me marketingun dixhital do të vetëdijësohen se i sigurtë është vetëm marketingu me platformën e websitit tend. FB, INST, TIKTOK, etj, duhen konsideruar të përkohshëm. Para rreth 10 vitesh ishim në garë kush investon dhe rrit audiencën në FB, duke konsideruar dhe shpresuar për të ardhmen, një ditë na tha Marku, e dini cfarë? sdo e përdorim më FB shimë për reklama, do e nisni nga e para me INST.

Facebook dhe Instagram kanë pësuar ndërprerje masive, duke krijuar probleme tek mijëra përdorues në të gjithë globin.

Vdekja e Navalnit padyshim që ka bërë çdo njeri të përjetojë një  ndjenjë të thellë proteste dhe hidhërimi, por edhe adm...
23/02/2024

Vdekja e Navalnit padyshim që ka bërë çdo njeri të përjetojë një ndjenjë të thellë proteste dhe hidhërimi, por edhe admirimi. Ai i la botës një gjurmë të fortë, si një rast unikal trimërie dhe guximi, si një rast i vetëflijimit për kauzat e demokracisë dhe lirisë, vlerat univerale të cilat besonte. Edhe pse e dinte se po shkonte drejt zjarrit, udhëtoi nga Gjermania drejt Rusisë Putiniste, dhe me një shpoti dhe ironi therëse priti vdekjen e tij, ose më mirë vrasjen e tij nga regjimi Rus. Ai i ka dhënë secilit prej nesh një leksion të madh , leksionin se akoma nuk janë shuar heronjtë e njerëzimit, leksionin se, paqja, liria dhe demokracia nuk na janë dhënë asnjëherë falas, se është detyra e çdo kujt të punojë e luftojë çdo ditë për ti fituar apo merituar ato, leksionin se para këtyre vlerave universale shumë gjëra të tjera janë shumë të parëndësishme në jetë. Jam i bindur se pas 20, 30 apo 100 vitesh bota do flasë vetem me admirim për këtë njeri të rrallë, dhe Vladimir Putinin do e ndjekë vetem përbuzja dhe turpi i historisë, atë që ka ndjekur në fakt çdo diktator si ai, atë do e ndjekin nga pas vetem piskamat e mallkimet e miliona fëmijëve që kanë vdekur për shkakun e tij, që ju kanë vrarë apo plagosur prindërit, apo i ka bërë ata të vuajnë, flas ata të Rusisë dhe Ukrahinës, por jo vetem. Dasha Navalnin, vajzën e tij, do e ndjekë përveçse kujtimi dhe krenaria për babain hero, edhe respekti dhe admirimi i gjithë botës demokratike, ndërsa vajzat e Vladimir Putin, do ju fshihen botës me turp, për shkakun e babait të tyre gjakatar.

Address

Rruga Haxhi Dalliu
Tirana
1057

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 20:00

Telephone

+355672010818

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shqiptaret.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shqiptaret.al:

Share