Pogradeci News

  • Home
  • Pogradeci News

Pogradeci News Faqja e parë, e vetmja informative në Pogradec, e cila mbulon edhe Korçën. Seriozitet dhe informim në kohë reale. Sepse lajmi për këtë zonë mbulimi jemi ne!

Faqja e parë, e vetmja informative në Pogradec,e cila mbulon edhe Korçën.Seriozitet dhe informim në kohë reale.Sepse lajmi për këtë zonë mbulimi jemi ne !

28/07/2025

Edicioni i Lajmeve 28.07.2025

Lezet dogana e Tushemishtit pa trafik fare😅
28/07/2025

Lezet dogana e Tushemishtit pa trafik fare😅

27/07/2025

Edicioni i Lajmeve 27.07.2025

26/07/2025

Edicioni i Lajmeve 26.07.2025

25/07/2025

Edicioni i Lajmeve 25.07.2025

Një zjarr u shënua pak momente më parë në fshatin Kriçkovë, në njësinë administrative Proptisht të Bashkisë Pogradec.Fla...
25/07/2025

Një zjarr u shënua pak momente më parë në fshatin Kriçkovë, në njësinë administrative Proptisht të Bashkisë Pogradec.

Flakët rrezikuan seriozisht disa banesa, por falë reagimit të shpejtë të banorëve të zonës dhe shërbimeve të njësisë administrative, u bë e mundur izolimi i zjarrit.

Në zonë mbërritën edhe forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen totale dhe po qëndrojnë për të evituar riaktivizimin.

E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari dhe editori televiziv në Pogradec Gaqo ÇyfekuNjë lajm i trishtë përcillet për ndarje...
25/07/2025

E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari dhe editori televiziv në Pogradec Gaqo Çyfeku

Një lajm i trishtë përcillet për ndarjen nga të gazetarit dhe editorit televiziv në Pogradec Gaqo Çyfeku. Ai ka ndëruar jetë në moshë reth 70 vjeçare, bëjnë të ditur të njohurit.

Gaqo Çyfeku kujtohet në Pogradec si inisiator i i hapjes së stacionit të parë televiziv Pogradeci TV që më pas u emërua ARV.

Më pas u zhvendos në Tiranë ku punoni si redaktor në Agjensinë Telegrafike Shqiptare. Gaqo Çyfeku më këtë aspekt profesional, por edhe atë njerëzor krijoi mardhënie të respektuara.

Ngushëllime familjes, të afërmve , miqve dhe shokëve!

🔴Njoftim i rëndësishëm! 🏃‍♂️🏃‍♀️Marathon Enkelana edicioni IV-ët, 26 Korrik 2025Marathon Enkelana vjen në Pogradec në ed...
25/07/2025

🔴Njoftim i rëndësishëm! 🏃‍♂️🏃‍♀️Marathon Enkelana edicioni IV-ët, 26 Korrik 2025

Marathon Enkelana vjen në Pogradec në edicionin e saj të IV-ët, do të ketë edhe këtë vit dy disiplina;

➡️21.195 m Lin-Pogradec
➡️11.500 m Pogradec-Tushemisht-Pogradec

Pjesë e garave do të jenë pjesëmarrës nga 38 vende të botës, profesionistë dhe amatorë. Për mbarëvajtjen e garës dhe zhvillimin e saj do të ketë bllokim të rrugëve si më poshtë:

🚫Dt 26 Korrik prej orës 18⁵⁰ deri në orën 20³⁰ aksi Lin-Pogradec(nisja e garës nga qendra e fshatit Lin) sportistët do të devijojnë në kilometrin e 12-të garës për të vrapuar më pas në korsinë e biçikletave.

🚫Gara 11.500 m, do të nisë nga qendra e Pogradecit prej orës 19:⁰⁰

➡️Do të jetë e bllokuar deri në orën 21⁰⁰

-Bulevardi "Resh*t Çollaku"
-Bulevardi "Kajo Karafili"
-Rruga deri tek Karburanti "Gega"
-Aksi Pogradec-Tushemisht si edhe rruga përgjatë liqenit në drejt Vilave dhe devijojnë tek rruga e zjarrfikëses për të shkuar drejt finish*t në qendër.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, do të jenë të angazhuara forcat e policisë së rendit, forcat e policisë rrugore, efektivët e policisë bashkiake, MZSH, ambulanca etj.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesëve të automjeteve dhe qytetarëve që të evitojnë lëvizjet me makine në oraret e përmendura për të mos krijuar anomali.

🚫Pogradec-Lin ora 18⁵⁰ deri në 20³⁰

🚫Pogradec-Tushemisht-Pogradec 19⁰⁰-21⁰⁰

Faleminderit!

24/07/2025

Edicioni i Lajmeve 24.07.2025

/Mesazh/Ckemi! Kam gjetur 3 celsa tek rruga rinia, afer raiffeisen bank. Mund ta postoni, ndoshta i duhen dikujt.
24/07/2025

/Mesazh/
Ckemi! Kam gjetur 3 celsa tek rruga rinia, afer raiffeisen bank. Mund ta postoni, ndoshta i duhen dikujt.

Rusi Gelato kerkon te punesoje 2 vajza per te sh*tur akulore si dhe 2 kamariere .Paga e kenaqeshme si dhe sigurimet shoq...
24/07/2025

Rusi Gelato kerkon te punesoje 2 vajza per te sh*tur akulore si dhe 2 kamariere .Paga e kenaqeshme si dhe sigurimet shoqerore te paguara .te interesuarit duhet te kontaktojne ne num tel 0694463366

DVKM KorçëKontrabandoi nga Maqedonia e Veriut, një sasi nafte, kapet në flagrancë gjatë transportimit të saj dhe vihet n...
24/07/2025

DVKM Korçë

Kontrabandoi nga Maqedonia e Veriut, një sasi nafte, kapet në flagrancë gjatë transportimit të saj dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Procedohet penalisht një doganier, për shpërdorim detyre.

Sekuestrohet sasia e naftës.

Në vijim të punës së intensifikuar të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, është goditur një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Në aksin rrugor "Pustec-Bigëll", në afërsi të PKK Goricë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. P. Gjatë kontrollit në automjet u konstatua një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën shtetasi M. P. nuk kishte ndonjë dokument apo faturë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 31 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", për shtetasin E. F., 46 vjeç, banues në Rogozhinë, doganier në PKK Goricë, pasi dyshohet se nuk ka kryer kontroll në automjetin e shtetasit M. P.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
-----
Pogradec

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore, duke lundruar me varkë metalike, ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë, drejtuesi i mjetit lundrues.

Bllokohet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, mjeti lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare Pogradec, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, krahas patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, kanë konstatuar në vendin e quajtur “Guri i Kuq”, një varkë metalike që po lundronte në afërsi të pushuesve.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar mjetin lundrues dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, shtetasin E. B., me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të nenit 24/1/c “Zhvillimi i aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara”, të ligjit nr. 43/2020.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

Address


Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pogradeci News posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Pogradeci News:

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Contact The Business
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share