BLU TV

BLU TV Mirësevini në Blu TV

Televizioni Blu TV është shtëpia juaj mediatike , me bazë në Vlorë dhe me shtrirje në të gjithë jugun e Shqipërisë.

Ne jemi sytë dhe zëri juaj në çdo cep të rajonit, duke sjellë në ekran jetën e komunitetit tonë Blue Televizion është një televizion lokal që mbulon qarkun e Vlorës me një shumëllojshmëri programesh, duke përfshirë lajme, sport, kulturë, argëtim dhe më shumë. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë përmbajtje cilësore që pasqyron interesat dhe nevojat e komunitetit tonë. Misioni ynë është të informojmë dhe të argëtojmë audiencën tonë me programe të dobishme, edukative dhe të këndshme. Me një ekip profesionistësh dhe gazetarësh të përkushtuar, ne synojmë të jemi burimi juaj kryesor për lajme të besueshme dhe argëtim cilësor në Vlorë. Përveç programeve tona televizive, ne jemi aktivë edhe në mediat sociale, ku ndajmë përditësime, transmetime live dhe përmbajtje ekskluzive. Na ndiqni për të qëndruar të informuar dhe për të marrë pjesë në bisedat që ndikojnë në komunitetin tonë.

10/08/2026

Edicioni Informativ | Ora 14:00 | 10/08/2026

10/08/2026

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në aksin Levan–Tepelenë, në zonën e Mollajt, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë, një automjet tip “Benz” ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Drejtuesi, bashkëshortja dhe dy vajzat e tij janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

10/08/2026

Durrësi vijon të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara nga pushuesit vendas dhe të huaj. Deti, trashëgimia historike, kultura dhe mikpritja e bëjnë qytetin bregdetar një prej pikave më tërheqëse të sezonit turistik.

10/08/2026

Vijojnë punimet për restaurimin e mureve antike të zbuluara në vitin 2022 pranë shkollës “Eftali Koçi” në Durrës. Projekti i IKTK-së përfshin edhe rehabilitimin e zonës përreth, me synim ruajtjen dhe promovimin e strukturave arkeologjike, mes tyre pjesë të fortifikimit antik, puse dhe mbetje të një akuadukti romak.

Vangjel Tavo shkrin IMT-në e Himarës, pas konstatimit të ndërtimeve pa lejeKryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka ...
10/08/2026

Vangjel Tavo shkrin IMT-në e Himarës, pas konstatimit të ndërtimeve pa leje

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka vendosur të shkrijë tërësisht strukturën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Himarë, pas konstatimit të ndërtimeve pa leje në territorin e bashkisë.

Vendimi vjen në një kohë kur problematika e ndërtimeve pa leje dhe mënyra e kontrollit të territorit janë kthyer në një prej çështjeve më të diskutuara në Himarë. Sipas burimeve, neglizhenca në ushtrimin e detyrës dhe favorizimi i ndërtimeve të paligjshme janë ndër arsyet që kanë çuar në këtë vendim.

Me shkrirjen e strukturës, Bashkia Himarë pritet të riorganizojë mënyrën e kontrollit dhe inspektimit të territorit, duke synuar një strukturë të re që do të ketë përgjegjësi për evidentimin dhe parandalimin e ndërtimeve pa leje.

Ky është rasti i dytë që kryebashkiaku Vangjel Tavo vendos të shkrijë strukturën e IMT-së në Himarë. Një vendim i ngjashëm ishte marrë edhe më 9 qershor 2025, kur struktura ishte shkrirë më parë.

Vendimi i fundit i kryebashkiakut vjen pas evidentimit të rasteve të reja të ndërtimeve pa leje dhe ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është ushtruar kontrolli i territorit nga strukturat përgjegjëse deri më tani.

Tashmë pritet të shihet se cila do të jetë struktura e re dhe nëse riorganizimi do të sjellë një kontroll më të rreptë ndaj ndërtimeve pa leje në territorin e Bashkisë Himarë.

10/08/2026

Situata e zjarreve në zonën pyjore të Drënies dhe Vloshtit paraqitet e qetësuar, ndërsa aktualisht nuk ka më fronte apo vatra aktive. Forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura vijojnë monitorimin në terren dhe ndërhyjnë në zona ku trungje e dru të djegur vijojnë të nxjerrin tym, për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi nga era dhe temperaturat e larta.

10/08/2026

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur 162 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet e kulturës më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të madhe të vizitorëve e përbëjnë turistët e huaj, të cilët kanë mbërritur nga vende të ndryshme të botës për ta kthyer Gjirokastrën në një nga destinacionet më të preferuara të turizmit kulturor. E ndërtuar mbi kodrën që mbikëqyr qytetin, Kalaja e Argjiros është një nga fortesat më të mëdha në Ballkan dhe simboli më i rëndësishëm i Gjirokastrës. Kalaja me vlera të veçanta historike dhe ndërtimore është vizituar nga turistë francezë,gjermanë,amerikanë, italianë, grekë, etj.Në mjediset e saj nuk kanë munguar edhe turistët vendas

Trigliceridet e larta, kolesteroli i çrregulluar dhe dhjamosja e mëlçisë lidhen shpesh me mbipeshën, diabetin, rezistenc...
10/08/2026

Trigliceridet e larta, kolesteroli i çrregulluar dhe dhjamosja e mëlçisë lidhen shpesh me mbipeshën, diabetin, rezistencën ndaj insulinës dhe hipertensionin.

Sipas ekspertëve, hapi i parë për përmirësimin e gjendjes është ndryshimi i stilit të jetesës. Rekomandohen dieta mesdhetare, aktiviteti fizik i rregullt, humbja graduale në peshë dhe kufizimi i alkoolit.

Ushqyerja duhet të bazohet te perimet, frutat, bishtajoret, drithërat integrale, peshku, vaji i ullirit dhe frutat e thata. Duhet të shmangen pijet me sheqer, ushqimet e përpunuara, fruktoza e shtuar dhe yndyrat e ngopura.

Humbja e 5–10% të peshës trupore mund të ulë dhjamin në mëlçi dhe trigliceridet, ndërsa humbja më e madhe mund të ndihmojë në përmirësimin e inflamacionit dhe fibrozës.

Në rastet më të rënda, mjeku mund të rekomandojë edhe medikamente. Analizat dhe trajtimi duhet të vlerësohen gjithmonë nga një specialist

Trigliceridet e larta, kolesteroli i çrregulluar dhe dhjamosja e mëlçisë lidhen shpesh me mbipeshën, diabetin, rezistencën ndaj insulinës dhe hipertensionin.

Eklipsi total i Diellit më 12 gusht, Europa përgatitet për spektaklin qiellor
10/08/2026

Eklipsi total i Diellit më 12 gusht, Europa përgatitet për spektaklin qiellor

Një nga fenomenet astronomike më të rralla të vitit do të ndodhë më 12 gusht 2026, kur një eklips total i Diellit do të jetë i dukshëm në disa zona të Europës Veriore dhe Perëndimore.

10/08/2026

Fluksi i lartë vijon në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës. Sipas Policisë Kufitare, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12.674 shtetas në hyrje-dalje, prej të cilëve 8.453 kanë hyrë në Shqipëri dhe 4.221 kanë dalë. Gjithashtu, kanë lëvizur 3.513 automjete, ndërsa janë shtuar sportelet për të shmangur radhët e pritjes.

Address

Lagjja "Pavarësia" , Përkrah Muzeut Kombëtar
Vlorë
9401

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BLU TV posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category