Ne Populli

Ne Populli Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ne Populli, Social Media Agency, Vlorë.

27/06/2021

Më vjen shumë keq o Kryeministri im që u zgjënjeva sepse besoja gjithnjë se vetëm ti me "çmëndurinë tënde" mund të vije në lëvizje makinerinë e ndryshkur të këtij shteti dhe ti ndryshoje gjërat, por ti i ke hipur kalit i vetëm dhe po ecën kuturu. Jo nga "padija", por për ti dhënë popullit tënd atë që meriton...
(Sepse çdo popull ka në krye politikanin që meriton!)
Ti Z. Kryeministër, në vënd që të merresh me politikat e mëdha siç i ka hije një kryeministri, ti merresh me inspektimin e çdo punimi që bëhet , ti merresh me punësimet e drejtorëve, specialistëve, dhe madje edhe me ngjyrosjen e godinave apo arredimin e sallave ku bëhen evente apo mbledhje. Ti do ti bësh të gjitha vetë. Dhe Inxhinierin, dhe arkitektin, dhe areduesin, në vënd që të lësh ata njerëz që i paguan dhe janë kopetentë në fushat e tyre.
Ti nuk fle kurrë i dashur Kryeministër, ti gjenë kohë për ti bërë të gjitha përveç punës tënde, pra atë që bënë një Kryeministër.
Megjithatë o Kryeministri im, unë prap do ta j*p votën ty, se më të mirë nga ty nuk ka.
Vetëm një gjë do të kërkoj si mbështetësi jot;
Mi kurse nga veshët e mij këta 'ndotjet akustike' , këta parashkollorët që akoma lexojn fjalimet me rrokje. Gjithashtu na i kurse dhe egon tënde prej kalamau dhe lere Dritan Lelin të bëj punën e tij se nëse nuk po e bënë, të drejtën e gjykimit e kanë vetëm qytetarët të cilët e kanë votuar se ti nuk e ke të drejtën morale pasi ti Vlonjatëve u dole garant për Dritan Lelin.
Tani që zgjodhe mandatin në Durrës, të lutem na ler të qetë ti bëjm vetë punët e shtëpisë tonë se ti ke punë më të mëdha për të bërë.

Nga mbështetësi yt për arsye sigurie

27/06/2021

Është e pa perceptueshme në një vënd tjetër që Kryeministri i Vëndit të merret me Kryetarët e bashkive, me drejtorët, me specialistët, me insepktimet e punimeve, madje dhe me ngjyrat e godinave! Unë di që ka organe kopetente për çdo gjë! Ka inxhinier për inspektimin e punimeve, ka Ministri apo institucione të tjera nga ku varen Drejtorët, ka qytetarë që i kanë dhënë votën Kryetarit të Bashkisë dhe po ata e kanë në dorë në mbarimin e mandatit tja j*pin përsëri ose mos tja j*pin më, ose në rast shkeljesh ka gjykata, kontroll i lart i Shtetit etj.. Kryeministri i një Shteti bënë politikat e mëdha e kështu me radhë sipas hierarkisë.
Po jo kështu fare mo vlla se u bë bajat në çdo tv apo portal, për çdo gjë bëhet, qoft edhe për një rrugë lagjeje duhet të shohim Kryeministrin të prononcohet sikur po bënë mrekulli.
Fundja e ke për detyrë more zotëri. Janë taksat tona. Ato çka po paguajm për të na u kthyer në shërbim asgjë më shumë. Po ju mirë bëni nga momenti që keni një popull që ju duartroket edhe kur thoni plaç. Kur keni para një popull i cili akoma thotë: Ky ka bërë punë se ai i pari nuk bëri asgjë! ja deri këtu arrin niveli i shumicës fatkeqsisht.

24/06/2021

Pas një periudhe dy vjeçare shumë të vështirë për të gjithë ne dhe sidomos ata që humbën njerëzit e tyre të dashur, por edhe për xhepat tanë, për biznesin që është me një këmbë në gropë drejt falimentimit, ne duhej të ishim më shumë se kurrë të bashkuar duke lënë pas çdo tekë politike apo "personale" dhe të vazhdonim para në mënyrë që çdo ditë të humbur ta kthenim në një mundësi për tju rikthyer sërish normalitetit!
Por mesa duket, për një grup njerëzish që bëjnë politikat e "vogla", është më e rëndësishme ajo karrige të cilës i janë turur të gjithë (ku shpesh i vënë peng dhe njëri-tjetërit), të jetë më e rëndësishme se ecuria normale e qytetit.
Nuk e kuptojn që duke baltosur Kryetarin e bashkisë, kanë baltosur Vlorën dhe automatikisht dhe veten e tyre pasi këta ishin të njëjtët njerëz që punuan për ti kërkuar qytetarëve votën duke i bindur se është i duhuri, dhe sot krejt pa pritur, i thonë se ky kryetare nuk është i denjë për qytetin. Do e quaja tallje në një rast tjetër, por nuk mund ta quaj të tillë se këtë e bëjnë njerëz që kanë inteligjencën e duhur.
Për fat të keq, Kjo histori vetëm përsëritet duke na çuar gjithnjë hapa dhe hapa pas.
Asnjë nga këto fenomene që ndodhin nuk janë në interes të qytetarëve, madje as kur ato lançohen gjoja në të mirë të qytetarëve.
Është për të ardhur vërtetë keq që: për interesa të ngushta gjithnjë luhet në kurriz të popullit! Jetojm në qytet të vogël ku e njohim aq mirë njeri-tjetërin dhe përditshmëria na lidh me secilin prej qytetarëve të këtij qyteti direkt apo indirekt. Me bindje të kundërta apo me besime të kundërta, në fund të fundit ne kalojm çdo ditë nga të njëjtat rrugë, frekuentojmë të njëjtat vënde, thithim të njëjtin ajër, përshëndetemi çdo ditë me njëri tjetërin dhe ndaj është e pavënd që për të kënaqurur tekat e disave që nuk kanë jetuar asnjë një ditë në këtë qytet dhe hiqen sikur Vlorën e kanë në zemër, ne të "luftojmë njëri-tjetërin" që ata të kënaqen , të zgërdhihen, e të thonë 'Vlora e bënë fora'!
Po çfarë bënë fora Vlora? kujt ja bënë?!
Përse mos ta bëjm vërtetë fora kur duhet , atëherë kur ne shtypemi e poshtërohemi nga këta që mburren me ne;
Përse mos ta bëjm njëherë fora që për dekada të tëra na kanë bërë të marrim rrugët e botës; përse mos ta bëjm njëherë fora që në këtë qytet ku derdhet uji pa mbarim në det, në çezmat tona vjen vetëm dy herë në ditë;
Përse mos ta bëjm fora që shumë familje jetojnë vetëm me një ndihmë ekonomike 3500L të reja në shekullin 21;
ja pra miq të dashur të qytetit tim, këto janë arsye për ta bërë "fora"😉
Ps. Nuk e kam me askënd personale, e kam me të gjithë ju bashkë.

për arsye sigurie se dihet që partia ta bënë gjyqin ke apo nuk ke të drejtë😉

22/06/2021

Një gjë nuk arrij të kuptoj në këtë "luftë" të shëmtuar shtrigash dhe qylaxhinjsh që nuk kanë asnjë kontribut të vetëm në këtë qytet;
Përse deri para se të rrefuzonte Z. Leli ofertën e Kryeministrit Rama për deputet, Vlora ishte perlë, ishte e pastër dhe pa asnjë problem, ku çdo gjë funksiononte në rregull ndërsa tani jo?! Në momentin që Z. Leli rrefuzoj ofertën e Kryeministrit Rama, çuditërisht Vlora u bë e pa pastërt, rrugë të pa shtruara, periferitë përibret etj etj.
Ore kujtoni se po tallni menderen me qytetarët e Vlorës ju? Ju lutem, po na fyeni intelektin!
Përse nuk jeni ndjerë kaq kohë po vetëm ngrinit kartona 'pro' ?
Pranojeni, problemi juaj nuk janë "punët e pa bëra" në qytet, as Leli, por ëndra e secilit prej jush që të zini kush më parë atë karrige që ti plotësoni qejfet një grupi palçosh që kërkojnë të fusin duart në xhepat e Vlonjatëve. Dhe ju jeni të gatshëm të sakrifikoni edhe atë pak dinjitet që mund t'ju kishte mbetur.
Përfundimisht këtë qytet e mbajn peng parazitët që ngrihen lartë si puna e kërmillit me të lëpirë, dhe po këta kërmij parazitë, për interesa dhe ambicie personale pengojn zhvillimin normal të këtij qyteti.
Gjëja më e shëmtuar me këta është se pasi nisen të gjithë bashkë në luftë, rrugës i fusin pengën njëri tjetërit sepse secili do të dali i pari dhe Z. Rama e ka kuptuar mirë këtë ndaj i loz si gur shahu.
Gjithsesi të na rroj partia se të tjerët vijn e ikin🤫

Address

Vlorë
9401

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ne Populli posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share