07/06/2026
Kushner drejt tërheqjes nga investimi në Sazan? Greqia hyn në lojë me ofertë për Mykonos
ATHINË – Një zhvillim i rëndësishëm mund të ndryshojë rrënjësisht të ardhmen e një prej investimeve më të diskutuara në Shqipëri. Sipas burimeve pranë Gazeta Journal, kompania e Jared Kushner po shqyrton mundësinë e tërheqjes nga projekti miliarda dollarësh në ishullin e Sazanit.
Projekti, i cili synonte transformimin e ishullit në një resort luksoz të standardeve ndërkombëtare, është përballur muajt e fundit me kundërshtime të forta nga banorët, ambientalistët dhe grupe të ndryshme të shoqërisë civile.
Sipas të njëjtave burime, investitorët po shqyrtojnë alternativa të reja në rajon, ndërsa Greqia thuhet se ka ofruar kushte të favorshme për tërheqjen e investimeve të profilit të lartë në destinacione prestigjioze si Mykonos.
Detaje të tjera mbi arsyet e mundshme të tërheqjes, ofertën greke dhe planet e ardhshme të Affinity Partners pritet të publikohen në orët në vijim.
Lajmi vjen në një moment kur projekti në Sazan dhe Zvërnec ka hyrë në qendër të debatit publik në Shqipëri, mes protestave, polemikave politike dhe shqetësimeve për ndikimin mjedisor.
Nëse konfirmohet, largimi i Kushner nga Sazani do të përbënte një kthesë të fortë për një investim që ishte prezantuar si një nga projektet më të mëdha turistike në historinë e vendit.
Burimi:
Get the latest insights and updates from Greek City Times. Experience Greece's culture, history, and community like never before.