Gazeta Albania Times

Gazeta Albania Times Gazeta Albania Times eshte nje mjet informimi qe i paraqitet lexuesit ne formen klasike ne print por edhe ne web dhe rrjete sociale.

Ergys AlushiPak veta e dinë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit kishte degën e saj edhe në Vlorë.Abdyl Frashëri erdhi vetë n...
10/06/2026

Ergys Alushi

Pak veta e dinë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit kishte degën e saj edhe në Vlorë.

Abdyl Frashëri erdhi vetë në Vlorë për të organizuar dhe themeluar këtë degë, në krye të së cilës u zgjodh Mustafa Nuri Vlora, përfaqësues i një prej familjeve më të njohura të qytetit.

Në disa burime dhe dëshmi të kohës përmendet edhe mundësia që, gjatë qëndrimit të tij në Vlorë dhe Kaninë, ai të ketë kryer veprime të lidhura me pasurinë e tij, duke vendosur një pjesë të të ardhurave në shërbim të çështjes kombëtare, një tregues i sakrificës personale që shoqëroi idealin e madh të kohës.

Në ato vite të vështira, kur trojet shqiptare kërcënoheshin nga copëtimi, Dega e Vlorës arriti të mobilizonte rreth 10 mijë burra të armatosur për mbrojtjen e kufijve jugorë.

Gjiri i Vlorës, ndërkohë, shihte shpesh siluetat e anijeve luftarake osmane dhe britanike, si një presion i vazhdueshëm mbi fatin e vendimeve të Kongresi i Berlinit.

Por kjo nuk ishte një histori e lehtë. Ishte një kohë e mbushur me rrezik, pasiguri dhe vendime të mëdha.

Pas shtypjes së Lidhjes, Abdyl Frashëri u arrestua dhe u internua në Çanakkale, larg tokës për të cilën kishte luftuar.

Për tre vjet ai u mbajt i izoluar brenda mureve të një kështjelle, por as burgimi dhe as internimi nuk mundën të shuajnë idealin që kishte ndezur në zemrat e shqiptarëve.

Sot, kur i kthehemi këtyre ngjarjeve, kuptojmë se liria dhe identiteti kombëtar nuk u dhuruan. Ato u ndërtuan mbi sakrifica, mbi njerëz që vendosën atdheun përpara vetes.

Historia vazhdon…

Ergys AlushiNë Vlorë politika nuk ka qenë kurrë vetëm politikë.Ka qenë kujtim. Përplasje. Besim. Zhgënjim.Ka qenë pjesë ...
10/06/2026

Ergys Alushi

Në Vlorë politika nuk ka qenë kurrë vetëm politikë.
Ka qenë kujtim.
Përplasje.
Besim.
Zhgënjim.
Ka qenë pjesë e jetës së përditshme të njerëzve, aq pranë sa edhe bisedat në familje, zërat në kafene apo heshtjet e gjata në mbrëmjet e vështira të tranzicionit.

Dhe historia e Partisë Socialiste në Vlorë është një pjesë e historisë së këtij qyteti që jetoi çdo ndryshim më fort se shumë qytete të tjera të Shqipërisë.

Gjithçka nisi në ditët e trazuara të vitit 1991.

Në fillim të atij viti, Vlora dukej sikur jetonte mes dy epokave.

Në Sheshin e Flamurit vazhdonin ende mitingjet e fundit të Partisë së Punës, ndërsa pak ditë më vonë po ai shesh mbushej me thirrje për pluralizëm, demokraci dhe Europë.

Ishte koha kur njerëzit kishin nisur të humbnin besimin tek sistemi që kishte sunduar për gati pesëdhjetë vjet.

Në ndërmarrje mungonte puna.
Në dyqane mungonin ushqimet. Në port ndihej ankthi.
Dhe në fytyrat e njerëzve lexohej lodhja e një kohe që po mbaronte.

Më 12 qershor 1991, në Kongresin e 10-të, Partia e Punës e Shqipërisë mori vendimin historik për të ndryshuar emrin dhe identitetin e saj politik.

Lindi Partia Socialiste e Shqipërisë.

Pak muaj më vonë, më 6 shtator 1991, Fatos Nano mbërriti në Vlorë për takimin e parë me anëtarët dhe simpatizantët socialistë të qytetit.

Salla ishte e mbushur me njerëz që kërkonin përgjigje.
Çfarë do të ishte Partia Socialiste?
A do të mohonte të shkuarën?
A do të mbijetonte në Shqipërinë e pluralizmit?
Njerëzit nuk kërkonin më parulla.
Kërkonin siguri.

Në ato muaj të parë, drejtimin e socialistëve të Vlorës e mbante Halil Hasko.

Por tranzicioni ishte i vështirë edhe brenda vetë partisë. Konfliktet për identitetin e ri politik, debatet mes nostalgjikëve të Partisë së Punës dhe brezit që kërkonte reformim, po e trondisnin organizatën socialiste.

Historia vazhdon....

10/06/2026

🌊☀️ Muzikë, aventurë dhe destinacionet më të bukura të Vlorës në një ditë të vetme!

Nisuni me Regina Mare drejt Ishullit të Sazanit, Shpellës së Haxhi Aliut dhe plazheve mahnitëse të Karaburunit. Shijoni detin kristal, atmosferën e mrekullueshme në bord dhe ritmet e verës që e bëjnë çdo udhëtim të paharrueshëm.

🛥️ Nisja çdo ditë nga Porti i Vlorës
🎶 Muzikë dhe argëtim në bord
🏝️ Sazan • Haxhi Ali • Karaburun

Regina Mare , aty ku aventura takon detin.

10/06/2026

Aksident në lagjen “10 Korriku” në Vlorë
Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, ku një automjet është përplasur me një motomjet.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta dhe pritet zbardhja e plotë e rrethanave nga autoritetet përkatëse

Ergys AlushiPranvera e vitit 1993 ishte një kohë kur Shqipëria ende kërkonte rrugën e saj mes pasigurive të tranzicionit...
09/06/2026

Ergys Alushi

Pranvera e vitit 1993 ishte një kohë kur Shqipëria ende kërkonte rrugën e saj mes pasigurive të tranzicionit dhe shpresës për t’u bërë pjesë e botës perëndimore.

Në ato ditë, kur vendi sapo kishte nisur të hapte dyert pas dekadash izolimi, vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Manfred Wörner, në Ishullin e Sazanit u përjetua jo thjesht si një ngjarje diplomatike, por si një shenjë se Shqipëria nuk ishte më vetëm.

Për shumë njerëz, Sazani nuk ishte thjesht një ishull.
Ishte simboli i një Shqipërie që për dekada kishte jetuar e mbyllur përballë detit, duke e parë horizontin si kufi dhe jo si mundësi.

Kur në brigjet e tij mbërritën përfaqësuesit e aleancës më të madhe ushtarake të botës, shumëkush ndjeu se historia po ndryshonte drejtim.

Aty, mes detit, erës dhe kujtimeve të një kohe të vështirë, u fol për sigurinë, për partneritetin dhe për të ardhmen e ishullit e të Shqipërisë.

Gazeta "Zëri i Vlorës", shkruajti asaj kohe për këtë vizitë.

Edhe sot, kur flasim për Sazanin, nuk flasim vetëm për një copë tokë të rrethuar nga deti.

Flasim për kujtesën e një vendi që doli nga izolimi, për rëndësinë strategjike të një ishulli që ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes të fuqive të.mëdha.

Sepse ka vende që vlejnë jo vetëm për atë që janë, por edhe për atë që përfaqësojnë.

Historia vazhdon...

09/06/2026

I veshur si klloun gjatë një shfaqjeje të arteve marciale, një robot goditi me shkelma një fëmijë, i cili fatmirësisht nuk pësoi lëndime.
Incidenti ndodhi gjatë një demonstrimi publik, kur roboti, i maskuar si klloun dhe i përfshirë në performancë, goditi papritur një fëmijë të pranishëm. Sipas informacioneve të raportuara, fëmija nuk ka pësuar dëmtime dhe gjendja e tij është e mirë.

Ngjarja ka ngjallur diskutime mbi sigurinë në përdorimin e robotëve gjatë aktiviteteve publike dhe nevojën për masa më të rrepta mbikëqyrjeje, veçanërisht kur në afërsi ndodhen fëmijë ose spektatorë. Autoritetet dhe organizatorët pritet të shqyrtojnë rrethanat e incidentit për të kuptuar shkakun e sjelljes së papritur të robotit dhe për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Kontrollet e sigurisë në aeroportet e Shteteve të Bashkuara vazhdojnë të ngjallin debate. Disa figura të njohura të futb...
09/06/2026

Kontrollet e sigurisë në aeroportet e Shteteve të Bashkuara vazhdojnë të ngjallin debate.

Disa figura të njohura të futbollit ndërkombëtar kanë përjetuar procedura veçanërisht të rrepta: nga sulmuesi irakian Hussein, i cili u ndalua dhe u mor në pyetje për rreth shtatë orë në aeroportin O'Hare International Airport në Çikago, deri te një arbitër somalez që, sipas raportimeve, është kthyer në vendin e tij pa shpjegime zyrtare.

Ndër rastet më të fundit është ai i kombëtares së Uzbekistan, e cila iu nënshtrua kontrolleve të hollësishme pas mbërritjes në United States.

Trajneri i ekipit, Fabio Cannavaro, ish-kapiten i Italy që fitoi 2006 FIFA World Cup, iu nënshtrua fillimisht kontrollit me detektor metalesh dhe më pas verifikimeve të kryera nga qentë antidrogë.

Këto episode kanë rikthyer diskutimet mbi balancën midis masave të sigurisë kombëtare dhe trajtimit të udhëtarëve, përfshirë sportistët dhe delegacionet zyrtare që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara.

09/06/2026

Edi Rama

Task Forca Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik 2026, veprimet dhe masat konkrete që do të garantojnë mbarëvajtjen e sezonit veror në të gjithë vendin✍️☀️🌊⛰️🌄🏞️🌌🌅🗾

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet kryesore që lidhen me sigurinë në plazhe, respektimin e distancave të mjeteve lundruese, pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve në zonat turistike, kontrollin e zhurmave, sigurinë ushqimore, funksionimin e pikave shëndetësore sezonale, si dhe menaxhimin e trafikut dhe fluksit të lartë të vizitorëve në pikat kufitare dhe destinacionet bregdetare🤝🇦🇱

NjoftimSot, më datë 08.06.2026, u mblodh Kryesia e Shoqatës Patriotike “Çamëria” për të diskutuar mbi organizimin e akti...
09/06/2026

Njoftim

Sot, më datë 08.06.2026, u mblodh Kryesia e Shoqatës Patriotike “Çamëria” për të diskutuar mbi organizimin e aktiviteteve në kuadër të “Javës Çame” gjatë muajit qershor, si dhe mbi procesin e anëtarësimeve dhe zgjedhjeve të kryetarëve të degëve të shoqatës në të gjithë vendin, si edhe të Kryetarit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”.

Pas diskutimeve, Kryesia vendosi që deri më datë 15.06.2026 të ngrihet Komisioni i Posaçëm Qendror Zgjedhor, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të të gjitha degëve të shoqatës në Shqipëri. Ky komision do të ketë përgjegjësinë për administrimin e procesit të anëtarësimeve, mbledhjen e kuotacioneve dhe organizimin e procesit zgjedhor, i cili parashikohet të përmbyllet brenda vjeshtës së këtij viti.

Gjithashtu, Kryesia miratoi programin e aktiviteteve të “Javës Çame”, e cila do të zhvillohet nga data 22 qershor deri më 27 qershor 2026, me një sërë veprimtarish përkujtimore, kulturore dhe patriotike në nder të historisë, identitetit dhe kauzës së Çamërisë.

Kryesia e Shoqatës Patriotike “Çamëria”
08.06.2026

Shumë media të huaja kanë shkruar mbi protestat e zhvilluara javën e fundit në Shqipëri, ndërsa nuk kanë qenë të pakta p...
09/06/2026

Shumë media të huaja kanë shkruar mbi protestat e zhvilluara javën e fundit në Shqipëri, ndërsa nuk kanë qenë të pakta prononcimet e kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin e që planifikohet për në Zvërnec e që ka shkaktuar kaq shumë polemika.

Për Al Jazeera, kreu i qeverisë ripërsëriti se pavarësisht hipotezave që qarkullojnë, projekti me vlerë miliarda dollarë do të realizohet.

Këtë projekt, e cilësoi si një mundësi të rëndësishme investimi për vendin dhe hodhi poshtë akuzat se qeveria po shet pronë publike.

Asnjëherë nuk ka qenë në diskutim nëse ky projekt do të realizohet apo jo.

Ky është një bekim për vendin. Një investim prej 4 miliardë eurosh në një vend me një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 27 miliardë eurosh flet vetë.

Sa i përket projektit që ka shkaktuar gjithë këtë reagim dhe polemikë në mbarë botën, bëhet fjalë për pronë private.

Nuk bëhet fjalë për tokë publike që qeveria shqiptare po e jep duke e sh*tur vendin.

Është pronë private. Është një shprehje interesi e bazuar në një marrëveshje private mes palëve private, në të cilën qeveria shqiptare nuk ka asnjë rol”, deklaroi numri një i kabinetit nga zyra e tij.

Address

Lagjia Pavaresia
Vlorë
9401

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazeta Albania Times posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Gazeta Albania Times:

Share