Vlora News

Vlora News Vlora News- Portali online më i ndjekur në Jug por jo vetëm, ku lajmi qarkullon në kohë reale

www.vloranews.al është një mundësi informimi në kohë reale për të gjithë!

Aksident në Vlorë, lëndohet drejtuesi i motoritNjë aksident rrugor ka ndodhur pak momente më parë në qytetin e Vlorës.Nj...
11/05/2026

Aksident në Vlorë, lëndohet drejtuesi i motorit

Një aksident rrugor ka ndodhur pak momente më parë në qytetin e Vlorës.

Një automjet ka aksidentuar një motor në lëvizjes dhe për pasojë ka mbetu i lënduar drejtuesi i motorit.

I lënduari ka marrë ndihmën e parë dhe po transportohet me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Tragjedi e dyfishtë ne një familje nga Peja .Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orëshNjë tragjedi e rëndë ka kapluar nj...
11/05/2026

Tragjedi e dyfishtë ne një familje nga Peja .Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh

Një tragjedi e rëndë ka kapluar një familje nga Peja, pasi dy vëllezër kanë humbur jetën brenda pak orësh. Fillimisht, Gazmend Maloku, i njohur nga të afërmit dhe miqtë si “Meni”, humbi jetën aksidentalisht.

Vetëm pak kohë më vonë, edhe vëllai i tij, Bashkim Maloku, ndërroi jetë pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Sipas burimeve, Bashkimi ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në spital, brenda rreth një ore pasi kishte marrë lajmin për humbjen tragjike të vëllait të tij.

Dy humbje të njëpasnjëshme në të njëjtën ditë kanë lënë të pikëlluar familjarët, miqtë dhe qytetarë të shumtë në Pejë.

Janë zhvilluar ditën e sotme, 11 maj,  seancat për caktimin e masës së sigurimit ndaj 31-vjeçarit Kostandin Vogli dhe 50...
11/05/2026

Janë zhvilluar ditën e sotme, 11 maj, seancat për caktimin e masës së sigurimit ndaj 31-vjeçarit Kostandin Vogli dhe 50-vjeçarit Tori Ruçi alias Viktor Ruçi, të përfshirë në konfliktin që degjeneroi në vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili në Gjashtë të Sarandës pak ditë më parë.

Sipas hetimeve paraprake, shkak i përplasjes mes palëve ka qenë një konflikt pronësie për një “Beach-Bar” në bregdetin e Bashkisë Himarë. Sherri mes tyre ka agravuar fillimisht në dhunë me sende të forta dhe më pas në përdorimin e armëve, ku mbeti i vrarë 66-vjeçari Ismaili, mbrëmjen e 7 majit.

I pari që u paraqit para Gjykatës ishte 50-vjeçari Tori Ruçi, i ndaluar nga policia të shtunën, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Gjatë seancës për verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës, gjyqtari Mikel Hysometaj vendosi vazhdimin e masës “Arrest në shtëpi”, duke detyruar të dyshuarin të mos largohet nga banesa e tij në fshatin Gjashtë të Sarandës. Burime nga hetimi bëjnë me dije se Ruçi rezulton i dënuar edhe më parë për veprën penale “Prodhim dhe sh*tje të lëndëve narkotike”.

Pas përfundimit të kësaj seance, prokurorja e çështjes Armida Kaçi dhe gjyqtari Mikel Hysometaj u zhvendosën në spitalin “Petro Nako” të Sarandës, ku ndodhet i shtruar nën masa të rrepta sigurie 31-vjeçari Kostandin Vogli, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë gjatë konfliktit.

Prokuroria kishte ngritur ndaj tij tre akuza: “Moskallëzim krimi”, “Shkatërrim i pronës” kryer në bashkëpunim dhe “Kanosje” kryer në bashkëpunim.

Në përfundim të seancës, gjyqtari Mikel Hysometaj pranoi kërkesën e prokurores Armida Kaçi, duke caktuar ndaj 31-vjeçarit masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Megjithatë, edhe pse masa u vendos mbi bazën e akuzave të ngritura nga Prokuroria, Gjykata mbajti një qëndrim ndryshe sa i takon cilësimit juridik të ngjarjes.

Sipas Gjykatës, bazuar në aktet e paraqitura deri në këtë fazë të hetimit, vepra penale duhet të cilësohet si “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si edhe “Moskallëzim krimi” dhe “Shkatërrim i pronës” kryer në bashkëpunim.

11/05/2026

Nis Pastrimi i Zonës, Tregtarët Zhvendosen te “24 Maji” Vlora po përgatitet për një tjetër kantier të rëndësishëm që do të ndryshojë faqen e qytetit.

Kryetarja e Bashkisë, Brunilda Mersini, ka njoftuar nisjen e punës për pastrimin e zonës së tregut ushqimor dhe industrial në pjesën historike, duke i hapur rrugë një projekti madhor transformimi.

Hapësira aktuale, një pikë kyçe në koordinatat e Vlorës, prej kohësh ishte kthyer në një shqetësim për qytetarët.

Gjendja e rënduar higjieno-sanitare e bënte të pamundur tregtimin e produkteve, sidomos atyre ushqimore, në kushte dinjitoze dhe të sigurta.

11/05/2026

Banorët e ish-Fabrikës së Çimentos shtrojnë rrugën me paratë e tyre. Në lagjen e ish-fabrikës së Çimentos, durimi ka mbaruar bashkë me premtimet. Pas një jete në pritje të makinerive të Bashkisë, banorët kanë vendosur t’i marrin vetë lopatat dhe mjetet për të shtruar rrugën e tyre.

11/05/2026

Në kulmin e energjisë!

Address

Lagja Pavarësia
Vlorë
9401

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vlora News posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Vlora News:

Share