02/07/2026
Në politikë, edhe pa e patur qëllim, ke gjithmonë dëshmitarë. Kështu, sa herë rrethanat kërkojnë t'i zvogëlojnë ose zmadhojnë kontributet e tua, dëshmitarët mbeten gjithmonë rojtarët e së vërtetës, së drejtës, së duhurës.
Atird Hoxha është i duhuri i zgjedhur në kryesinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë, jo si emër, aq sa si model. Një figurë politike e re me eksperiencën e mjaftueshme dhe dëshminë e pastër të demokratëve të Vlorës. Atirdi di nga vjen politikisht sepse i njeh rrënjët, natyrën, gjuhën, sakrificat dhe objektivat e demokratëve të qytetit të tij. I njeh qysh adoleshent si anëtar i PD Vlorë, më pas si i ri në krye të FRPD Vlorë, prelud i funksionit të tij si kryetar i degës së PD Vlorë, ndërsa sot zëri më aktiv e më i fortë në Këshillin Bashkiak. Në të ndërmjetme, Atird Hoxha është modeli i demokratit vlonjat që i ka thënë 'PO' garës së brendshme të primareve, betejës për votë në listë të hapur dhe aftësisë për ta përfaqësuar po aq denjësisht votën në listë të mbyllur. Ky është modeli që nënkupton ripërtëritjen, atë që buron nga ngjitja shkallë-shkallë, guximi dhe durimi për ta pranuar cdo sfidë. Një vend në ripërtëritje nuk duhet falur për hir të së resë, duhet fituar në emër të së resë që kërkon ta trashëgojë të ardhmen me meritë dhe garë.
Sa për Atirdin, demokratë e vlonjatë e njohin për qytetarinë, dashamirësinë dhe thjeshtësine e tij. Ne të rinjtë e njohim si një mik tek i cili kemi gjetur përkrahje ndërthurur me biseda e mendime të mencura politike. Ky është njeriu që i duhet politikës.
FRPD Dega Vlorë i uron Atirdit zgjedhjen si anëtar i kryesisë së PD Shqipëri duke i shprehur mirënjohjen që e përfaqëson Vlorën me modelin e duhur!
FRPD Vlorë 💙✌🏻