IDEA News

IDEA News Idea News

26/05/2026
07/03/2026
Gazetaria radiofonike është ndoshta arti më i padukshëm dhe njëkohësisht më depërtues i komunikimit. Ajo nuk mbështetet ...
12/02/2026

Gazetaria radiofonike është ndoshta arti më i padukshëm dhe njëkohësisht më depërtues i komunikimit. Ajo nuk mbështetet te drita e kamerës, as te fuqia e imazhit të gatshëm por jeton vetëm përmes zërit dhe pikërisht për këtë arsye, kërkon një mjeshtëri më të hollë, më të ndjeshme dhe më njerëzore.

Zëri i gazetarit radiofonik nuk është thjesht mjet informimi por urë mes realitetit dhe imagjinatës së dëgjuesit. Në çdo frymëmarrje, në çdo luhatje të tonit, në çdo pauzë të menduar me kujdes, fshihet një botë e tërë emocionesh që dëgjuesi e ndërton vetë.

Radioja nuk i imponon pamjen përkundrazi ajo e fton mendjen ta krijojë dhe pikërisht këtu qëndron magjia e saj. Gazetari radiofonik është një piktor pa penel, një regjisor pa skenë, një rrëfimtar që ndërton universin e tij vetëm me tinguj. Ngjyra e tonit të zërit bëhet dritë, bëhet horizont, bëhet atmosferë. Një fjali e thënë me ngrohtësi mund të krijojë siguri, e njëjta fjali, e mbështjellë me gravitet, mund të zgjojë reflektim apo shqetësim.

Një pauzë e vogël mund të jetë më e fuqishme se një paragraf i tërë, sepse është momenti kur dëgjuesi ndërton në heshtje botën që po i rrëfehet.

Dhe në një epokë të mbushur me imazhe të shpejta dhe informacion të vrullshëm, radioja mbetet hapësira ku fjala merr frymë.
Ajo kërkon gazetarë që dinë të dëgjojnë po aq sa dinë të flasin, që e kuptojnë se ritmi i fjalës është një muzikë e padukshme, por thellësisht ndikuese. Sepse dëgjuesi nuk lidhet vetëm me informacionin por me ndjesinë që zëri i transmeton.

Gazetari radiofonik mban një përgjegjësi të rrallë sepse ai hyn në jetën e njerëzve pa trokitur.
Ai shoqëron udhët, punët e përditshme, momentet e vetmisë apo të reflektimit dhe për këtë arsye, çdo fjalë duhet të peshohet, çdo intonacion duhet të jetë i sinqertë, çdo frymëmarrje duhet të jetë njerëzore.
Radioja nuk fal artificin, sepse dëgjuesi e ndien menjëherë kur zëri nuk buron nga e vërteta.

E pra me dashurinë e bukur për radion e them me zë të lartë se gazetaria radiofonike, e pazëvendësueshme, mbetet një dialog i heshtur mes zërit dhe imagjinatës. Ajo është prova se ndonjëherë, për të parë më qartë, mjafton të mbyllësh sytë dhe të dëgjosh dhe aty, në atë hapësirë të padukshme ku fjala shndërrohet në imazh, gazetari radiofonik bëhet arkitekti i botëve që lindin vetëm në mendjen dhe zemrën e dëgjuesit.

Gëzuar Ditën e Radios!

02/02/2026

Ka tema që nuk lindin në tryeza simpoziumesh dhe as në dokumente strategjike por nga nevoja reale e kohës dhe nga përvoja konkrete e praktikës arsimore.

👏👏👏
22/12/2025

👏👏👏

👏👏👏
11/06/2025

👏👏👏

Mesatarja, më shumë pengesë se sa matës real? Shkrimi i Marieta Mërkurit analizon si deformohet arsimi nga fiktiviteti i notave, presioni ndaj mësuesve dhe mungesa e meritokracisë, duke propozuar reformimin e sistemit të pranimeve në universitete.

👏👏👏
11/06/2025

👏👏👏

Arsimi i lartë nuk është pasaportë largimi, por ftesë për të ndërtuar të ardhmen aty ku je. Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës ofron dije, përfshirje dhe mundësi me standarde europiane. Zgjedhja për të qëndruar është zgjedhje e vetëdijshme. Nga Marieta Merkuri.

Gazepqarë, apo Gazetarë, - këtë gjë e përcakton vetëm etika Nga Laureta PetoshatiKa një mëri të fshehur mes medias dhe p...
01/06/2025

Gazepqarë, apo Gazetarë, - këtë gjë e përcakton vetëm etika

Nga Laureta Petoshati

Ka një mëri të fshehur mes medias dhe publikut, për të mos thënë të atyre që konsumojnë median në qytetin tim, Vlorë. Kjo mëri e heshtur është bashkudhëtare me mosbesimin ndaj medias fillimisht, pastaj ndaj disa gazetarëve në mënyrë të veçantë. E them këtë, sepse para pak ditësh, u përsërit e njëjta gjë, që kishte ndodhur shumë vite më parë dhe unë rastësisht dëgjova shprehjen "këta janë gazepqarë, jo gazetarë." Bëhej fjalë për lajmin mbi vdekjen e Artan Lames, në kohën që ai ishte ende i gjallë, por në koma. Lajme të tilla thyejnë humanizmin si një prej kodeve të etikës së gazetarit. Ka pasur raste që janë thyer njëkohësisht të gjitha kodet dhe duket se çdo kod ishte një urë besimi dhe respekti e hedhur në erë, që kërkon kohë të gjatë për t'u rifituar. Mbas vitit 1997, që dikujt i duket i largët, por dikujt i duket sikur ka ndodhur dje, shumë familje në Vlorë, u cënuan nga shpifjet, por më shumë nga gjuha e urrejtjes që përdorte gazeta 55 ndaj atyre që kishin dalë në protestat që pasuan pas rënies së firmave piramidale. Të gjithë ato artikuj që cënonin integritetin moral dhe jetën personale të shumë qytetarëve, pasuan me një mal padish, që gjykata i zvarriti aq sa askush nuk u kujtua më për to. Por dëmi ishte i dyanshëm dhe mbi të gjitha ndaj medias, e cila humbi besimin e publikut. Vlora, qysh atëherë ka një mëri dhe mosbesim saqë dhe kur flitet për lajme me saktësi burimi, me vërtetësi, me objektivitet, prapëseprapë, ka një dozë mosbesimi dhe lajmi mund t'u duket i stisur. Kjo edhe për faktin se në Vlorë para pak vitesh dy gazetarë të kaheve të ndryshme politike, të dy mediave të ndryshme, asaj të shkruar dhe asaj vizive, bëhen shkaktarë të dy ngjarjeve, të cilat nuk sollën vërtetësi lajmi, por dhimbje. Gazetarja Z. L, merr në intervistë për një të përditëshme një ish ushtarak, i cili kishte qenë komandant i Nëndetëseve dhe komandant i Shkollës së Marinës Vlorë. Ai kishte mbaruar shkollën në BRSS me medalje ari. Gazetarja në fjalë e interviston dhe ai ia sqaron që shkollën e lartë ushtarake e kishte bërë në Baku dhe Akademinë Ushtarake e kishte bërë më vonë në Leningrad, pas dy viteve punë në Shqipëri. Për ta bërë më interesante intervistën, ajo e kishte pyetur për të dashurat dhe ai ishte treguar i sinqertë, por gazetarja nuk e kishte ndarë as vendin (Bakuja ishte e Azebajzhanit) dhe as periudhën në Leningad, që ishte i Rusisë. I binte kështu që të hamendësohej se ushtaraku kishte pasur të dashura në kohën që ishte në Rusi dhe që ishte i martuar. Bashkëshortja e tij me gazetën në dorë shkon dhe kërkon ndarje në gjykatë dhe ndahen rreth moshës 80 vjeçare. Rasti i dytë është i gazetarit A.H, i cili në atë kohë punonte në një televizion mjaft të njohur, që tani është bërë kombëtar. Ai raportoi lajmin se një tjetër ish ushtarak madhor, ish komandant tankesh, kishte vrarë veten pas një krize nervore. Në fakt, nuk kishte ndoshur asnjë vetëvrasje, por lajmin do ta kishte porositur ndonjë kundështar politik, pasi ai ishte i angazhuar në një parti politike të majtë. Direkt pas lajmit, fëmijët e tij dhe gjithë njerëzit që i kishte jashtë Shqipërisë, u shqetësuan dhe u nisën deri nga Australia e largët drejt Shqipërisë. Problemi më i madh ishte vajza e tij, që pësoi një parainfarkt, pasi sipas saj, pas vdekjes së nënës nuk duhej lënë i ati që të jetonte vetëm dhe ajo fajësonte veten. Lajmi ishte i rremë. Televizioni u hodh në gjyq dhe pagoi një shumë të konsiderueshme si dëmshpërblim.
Pra, nëse një ndër kodet e etikës së gazetarisë është dhe minimizimi i dëmit që mund të sjellë një lajm nga kurioziteti i tepruar, ose nga dëshira për sensacion, ose hakmarrje, në rastet e treguara kemi thyerjen e disa kodeve dhe në vend që gazetaria ti shërbejë publikut, ta bëjë shoqërinë më të përgjegjëshme, më qytetare, përkundrazi, i shkakton asaj shqetësime dhe dëm moral e shëndetësor. Për etikën mund të flitet shumë, por po aq mund të flitet dhe për pseudo-etikën. E kam fjalën për rastet kur je gazetar në një televizion dhe je porositur që të mos dalin të zemëruar të ftuarit nga emisioni yt. Por në fakt, këta të ftuar, gënjejnë sy për sy, hedhin insinuata për njerëz jo të pranishëm dhe gazetari të bëjë sikur nuk kupton, të heshtë gojarisht, por nuk i hesht shpirti, ndërgjegja. Heshtja në këtë rast është pseudo-etikë. Kjo vjen për shkakun se jo të gjithë jemi të lirë, punojmë në media që sponsorizohen nga dikush që ndikon në lajm dhe cënon paanshmërinë, apo objektivitetin. Gjithsesi, mendoj se ne gazetarët kemi ende punë për të bërë që me anë të lajmeve të sakta, të paanshme, të verifikuara nga disa burime, objektive, pa keqinterpretime, që nuk lëndojnë apo cënojnë humanizmin, madje duke vepruar me dhembshuri dhe pa arrogancë, të heqim shprehjen e rëndomtë që qarkullon prej kohësh: gazepqarë, apo gazetarë! Këtë gjë e bën vetëm etika. Vetëm etika të bën gazetar dhe të fut në profesionin që Gabriel Garcia Marquez e quan “profesionin më të mirë në botë, pasion që s’njeh kufij.”

Address

Vlorë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when IDEA News posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share