Gazeta Albania Times

Gazeta Albania Times Albania Times eshte nje mjet informimi qe i paraqitet lexuesit ne formen klasike ne print por edhe ne web dhe rrjete sociale.

12/07/2025

VlorëVijon operacioni “Plazhi i lirë” për lirimin e hapësirave publike në bregdet dhe verifikimin e ligjshmërisë së aktiviteteve të subjekteve private.

Goditet një rast i pushtimit të hapësirës publike në zonën e “Ujit të Ftohtë”, procedohet penalisht një shtetas që kishte zënë hapësirën duke vendosur çadra dhe shezlongë, pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe Policisë Bashkiake, gjatë kontrolleve të ushtruara në vijën bregdetare të qytetit, në kuadër të operacionit
Plazhi i lirë”, konstatuan se shtetasi F. B. kishte zënë në mënyrë të paligjshme një hapësirë publike, duke vendosur pa leje 35 çadra dhe 70 shezlongë, për përfitim të kundërligjshëm.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit F. B., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.✅ Kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin bregdetar të Vlorës, me qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe garantimin e hapësirave të lira për pushuesit.

“Porti i Vlorës ‘vluan’ nga lëvizjet: Tragete të mbushur, policia në gadishmëri dhe rikthimi i dy legjendave të parodisë...
12/07/2025

“Porti i Vlorës ‘vluan’ nga lëvizjet: Tragete të mbushur, policia në gadishmëri dhe rikthimi i dy legjendave të parodisë”

Nga Agron Brataj “Porti i Vlorës ‘vluan’ nga lëvizjet: Tragete të mbushur, policia në gadishmëri[Read More...]

Mbrojtje nga përmbytjet dhe standarde të reja urbane Vlora përfiton rikonstruksionin e hidrovoritNjë lajm i rëndësishëm ...
12/07/2025

Mbrojtje nga përmbytjet dhe standarde të reja urbane

Vlora përfiton rikonstruksionin e hidrovorit
Një lajm i rëndësishëm për qytetin e Vlorës vjen nga qeveria, e cila ka miratuar projektin për rikonstruksionin e hidrovorit të qytetit, një ndërhyrje strategjike që synon rritjen e sigurisë ndaj përmbytjeve dhe përmirësimin e standardeve të infrastrukturës urbane.

Projekti do të financohet nga buxheti i shtetit, në kuadër të programit

Menaxhimi i Infrastrukturës së Kullimit dhe Ujitjes, dhe do të zbatohet me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Rikonstruksioni i plotë i hidrovorit synon rritjen e ndjeshme të kapaciteteve teknike për largimin e ujërave të tepërta gjatë reshjeve intensive, duke minimizuar rrezikun e përmbytjeve në zonat urbane dhe periferike të Vlorës.

Ky investim është një hap domethënës drejt ndërtimit të një qyteti turistik funksional gjatë gjithë vitit, ku infrastruktura mjedisore dhe siguria janë në qendër të zhvillimit.

Një investim për jetën, sigurinë dhe të ardhmen e qytetarëve të Vlorës

12/07/2025

Se mos na dha ndonje opinion për drejtor ky 😂😂

12/07/2025

Policia e rendit dhe ajo bashkiake kanë nisur kontrollin në terren për verifikimin e dokumentacionit të plazheve private.

Gjatë kontrollit në një nga plazhet përgjatë Lungomares, janë vërejtur parregullsi në dokumentacionin për shfrytëzimin e hapësirës së plazhit, dhe sot në orët e para të ditës, policia e rendit dhe ajo bashkiake kanë hequr çadrat dhe shezlongët.

Në total janë hequr 40 çadra dhe 80 shezlongë, ndërkohë që hapësira prej rreth 500 m² do të kthehet në plazh publik.Nuk ka pasur kundërshtime nga pronari.

Aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth, Jorida Tabaku: Paketa e Maleve, “kali i Trojës” për Veriun
12/07/2025

Aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth, Jorida Tabaku: Paketa e Maleve, “kali i Trojës” për Veriun

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale pas prishjes së disa[Read More...]

12/07/2025

SarandëFinalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë, operacioni policor i koduar “Diving”.Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma.Vihen në pranga 3 shtetas, mes tyre edhe një person në kërkim për vepra të rënda penale.Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 16 fishekë dhe automjeti tip “Porsche”.Në vijim të kontrolleve të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lidhur me një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje që cenonte sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Diving”.Si rezultat, në lagjen nr. 1, rruga “Butrinti”, Sarandë, u ndalua për kontroll automjeti luksoz tip “Porsche”, me të cilin udhëtonin 3 shtetas. Gjatë veprimeve, njëri prej tyre, shtetasi E. D., tentoi të largohej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma e zjarrit, me qëllim humbjen e provave. Por falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë, me mbështetjen e Policisë Kufitare që ndodhej në patrullim në afërsi me mjetin e tyre lundrues, u bë e mundur kapja në flagrancë e këtij shtetasi.Gjithashtu, nga punonjësit e Policisë Sarandë u bë e mundur, brenda një kohe shumë të shkurtër, gjetja e çantës me armën që ky shtetas tentoi të fshihte duke e hedhur në det.Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:• E. D., 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;• I. G., 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;• B. C., 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, i cili rezultoi edhe person i shpallur në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.Arma e zjarrit (pistoletë), municioni luftarak dhe automjeti tip “Porsche” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. 👮🚔 ✅ 🇦🇱 👮🤝

11/07/2025

Konflikt i dhunshëm në Ujin e Ftohtë.
Katër persona të shoqëruar nga policia, dyshohet për të plagosurNjë konflikt i dhunshëm ka ndodhur pak momente më parë në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Ngjarja është shënuar pranë vendit të njohur si “Rrapi”, në ambientet e një hoteli, ku disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike.

Përplasja ka eskaluar në dhunë me grushta, shkelma dhe sende të forta, ndërsa raportohet se është përdorur edhe një mjet prerës, dyshohet thikë. Si pasojë e përplasjes, dyshohet për persona të plagosur.

Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se katër persona janë shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të përfshirëve

11/07/2025
Flamurtar rikthehet në Kategorinë Superiore pas një mungese 5-vjeçare, por sipas premtimeve të drejtuesve të klubit, per...
11/07/2025

Flamurtar rikthehet në Kategorinë Superiore pas një mungese 5-vjeçare, por sipas premtimeve të drejtuesve të klubit, periudha e errët ka marrë fund dhe kuqezinjtë i presin vetëm “ditë të bardha”.

Planet janë të mëdha, por edhe objektivat, pasi synohen dy trofetë që në sezonin e parë të kthimit në elitë.

Drejtori i klubit vlonjat, Alfred Ferko, është në një linjë me Sinan Idrizin, kur thotë se Flamurtari në Superiore do të ketë një skuadër të denjë.

Drejtori i klubit zbulon se po punohet me kujdes dhe se afrimet e reja janë çështje kohe.

Ferko premton emra surprizë që do të bëjnë diferencën dhe do të kontribuojnë në arritjen e objektivave të klubit.

Presim përforcime në skuadër. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm në këtë drejtim. Është çështje ditësh dhe çështje kohe.

Po punojmë intensivisht për të gjitha gjërat në drejtim të skuadrës, që do të përfaqësojë Flamurtarin dhe Vlorën në Kategorinë Superiore pas një mungese 5-vjeçare.

Mbi të gjitha, jemi duke punuar me kujdes. Nuk ka pse të nxitohemi. Kjo është një punë që po bëhet me angazhimin më maksimal nga klubi.

Duhen afruar lojtarë shumë cilësorë. Është vetëm çështje ditësh.

Ju do të shikoni që vërtet do të vijnë emra të denjë për Flamurtarin dhe për të bërë diçka shumë më tepër për të arritur objektivat tona.

Duhet pak durim, pasi na presin gjëra shumë të mira përpara”, shprehet fillimisht Ferko.

AXHENDA

Zyrtari i klubit, Alfred Ferko, konfirmon se Flamurtari do të zhvillojë një fazë përgatitore prej 21 ditësh në Turqi.

Ai thotë se axhenda ndryshoi pasi duhet që skuadra të plotësohet. Sipas Ferkos, përgatitjet në tokën turke do të jenë shumë intensive. “Është e vërtetë që ndryshoi programi i fazës përgatitore.

Kjo gjë u bë për t’u formuar i gjithë grupi. Do të shkojmë 21 ditë dhe drejtimi do të jetë drejtë Turqisë.

Do të jetë një vendi ideal për të bërë fazë përgatitore. Skuadra do të zhvillojë atje një fazë shumë intensive me qëllim që në gusht ta nisim sa më mbarë kampionatin”, deklaron Ferko.

INVESTIMET

Stadiumi “Flamurtari” është një kantier i hapur ndërtimi. Fusha ka përfunduar tashmë së shtruari dhe po punohet me tribunat.

Ferko thotë se çdo gjë do të jetë e re për t’i dhënë Vlorës një stadium dinjitoz. “Kur të fillojë kampionati, më 23 gusht, do të jetë gati edhe fusha e re.

Ne e filluam të parën, pikërisht për këtë qëllim dhe për të arritur në kohë.

Fusha përfundimisht është mbyllur. Aktualisht po punohet për infrastrukturën në çdo cep të stadiumit. Çdo gjë do të jetë e re dhe e denjë për tifozët e Flamurtarit.
Vlonjatëve do t’u dhurojmë një stadium që ata meritojnë për Superioren”, përfundoi drejtori i klubit vlonjat.

Babai i përgjakur, i rraskapitur, por i qëndrueshëm mbi dhimbjen e vet… vajza e tij e plagosur shtrihet përpara tij, duk...
11/07/2025

Babai i përgjakur, i rraskapitur, por i qëndrueshëm mbi dhimbjen e vet… vajza e tij e plagosur shtrihet përpara tij, duke gjakosur në heshtje. Ai thotë: “S’dua të më mjekoni, vetëm shpëtoni vajzën time!”

Përreth tij, të plagosurit janë të zhytur në gjak, mes jetës dhe vdekjes. Janë aq shumë sa s’ka mëkatar për t’i mjekuar… as shtretër për të pushuar… as ilaçe për të shpresuar…

Ah, atdheu ynë i mjerë nga turpi i tërhequrve…

Kjo është Gaza, o botë e verbër.

Address

Vlora

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazeta Albania Times posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Gazeta Albania Times:

Share