Bedri Hamza për Kryeminister

Bedri Hamza për Kryeminister Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Bedri Hamza për Kryeminister, Gasse.

12/06/2026

Sonte u shua një luftëtar i madh i lirisë. Sahit Jashari, bashkëluftëtar i Adem Jasharit, u nda nga jeta.

Ai u largua fizikisht nga ne, por përjetësisht mbetet pjesë e historisë së Kosovës së lirë dhe e brezit më të lavdishëm të UÇK-së që solli lirinë.

Ngushëllime të sinqerta familjes Jashari dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij.

Prehu në paqe, luftëtar i lirisë!

07/06/2026

Qytetarët e Kosovës treguan edhe një herë qytetari, përgjegjësi dhe kulturë demokratike. Në një proces të qetë e dinjitoz, ata dëshmuan se besojnë në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit tonë.

Dua t’i falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces zgjedhor, si dhe institucionet, komisionerët, vëzhguesit, mediat dhe forcat e rendit për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e tij.

Tani është shumë e rëndësishme që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve.

Demokracia nuk përfundon me hedhjen e votës në kuti, por vazhdon edhe me respektimin e saj. Le të kujdesemi së bashku që çdo votë e qytetarëve të ruhet dhe të mbrohet deri në fund.

Faleminderit Kosovë!

07/06/2026
Faleminderit Kosovë!Faleminderit të gjithëve!Kjo fushatë ka ofruar një zgjedhje të qartë mes dy rrugëve.Njëra rrugë ësht...
07/06/2026

Faleminderit Kosovë!
Faleminderit të gjithëve!

Kjo fushatë ka ofruar një zgjedhje të qartë mes dy rrugëve.

Njëra rrugë është rruga e krizës, e përçarjes, e konfliktit, e izolimit dhe e arrogancës. Rruga tjetër është rruga e zhvillimit, e stabilitetit, e bashkëpunimit, e punës dhe e rezultateve.

Ne jemi rruga e dytë. Rruga e qytetarëve. Rruga e Kosovës. Sepse Kosova nuk ka më kohë për eksperimente.

Nesër, secili prej jush ka një fuqi të jashtëzakonshme.

Një votë.
Një vendim.
Një mundësi për ta ndalur krizën dhe për ta ndryshuar Kosovën.

Unë kam besim në qytetarët e Kosovës.

Le ta bëjmë Kosovën shtet që punon, zhvillohet dhe i shërben qytetarit.

Votoni numrin 125! Votoni Partinë Demokratike të Kosovës!

Stop krizës. Ndrysho Kosovën. 🇽🇰

S’ka vend më të veçantë se vendlindja.Një rikthim te rrënjët dhe te njerëzit e mi në Klinë të Epërme, aty ku kam nisur r...
06/06/2026

S’ka vend më të veçantë se vendlindja.

Një rikthim te rrënjët dhe te njerëzit e mi në Klinë të Epërme, aty ku kam nisur rrugëtimin tim dhe kam mësuar vlerat që më udhëheqin edhe sot.

Kosova që duam është ajo që u jep më shumë mundësi të rinjve, siguri familjeve dhe dinjitet çdo qytetari.

Stop krizës. Ndrysho Kosovën.

06/06/2026

Kur zëvendësministrja e Ekonomisë nuk e di GDP-në e Kosovës, e kupton pse ekonomia ka mbetur në vend.

Pyetja ishte e thjeshtë. Përgjigjja duhej të ishte edhe më e thjeshtë.

Por kur nuk e di përgjigjen, fillon ikja nga tema, arsyetimet dhe rrotullimet.

Katër vjet e më shumë në pushtet, e ende nuk i dinë as shifrat bazike të shtetit që qeverisin. Kjo nuk është pakujdesi, është paaftësi.” 🔥📉

ME PDK VJEN NDRYSHIMI

🔵 Sonte, ora 20:00, Sheshi Skënderbeu në Prishtinë!Është koha të bashkohemi në tubimin përmbyllës dhe t’i japim zë vizio...
06/06/2026

🔵 Sonte, ora 20:00, Sheshi Skënderbeu në Prishtinë!

Është koha të bashkohemi në tubimin përmbyllës dhe t’i japim zë vizionit për zhvillim, dinjitet dhe një Kosovë që ecën përpara.

Ejani me familje, miq e bashkëpunëtorë, që së bashku të dërgojmë mesazhin se qytetarët meritojnë më shumë punë, më shumë zhvillim dhe më shumë respekt.

📍 Sheshi Skënderbeu, Prishtinë
🕗 Ora 20:00

Prishtina sonte flet me zërin e qytetarëve. Mos mungoni! 💙🇽🇰

06/06/2026

Zoti Kurti po abuzon me parane publike dhe po përpiqet ta blejë votën

06/06/2026

Me më pak para në buxhet, u ndërtuan mbi 200 km autostrada, u themelua shteti, u shpall pavarësia, u krijuan institucionet, policia, ushtria, u ndërtuan shkolla, çerdhe, spitale dhe u hapën mijëra vende pune.

Sot, pas mbi 20 miliardë eurove të menaxhuara nga pushteti në detyrë, propaganda flet me zë të lartë, por bilanci i projekteve madhore mbetet i varfër: një urë te Saradrani dhe një vadë në Lupç.

Qytetarët nuk jetojnë nga videot promocionale, por nga veprat. Historia mban mend ata që ndërtojnë shtet, jo ata që shesin spektakël me paratë e shtetit.

Adresse

Gasse

Telefon

+38348688500

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Bedri Hamza për Kryeminister erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Bedri Hamza për Kryeminister senden:

Verknüpfungen

Teilen