Radio Rinia Dëgjo Shqip - Graz

Radio Rinia Dëgjo Shqip - Graz Çdo të Shtune prej orës 17:00-18:00, cdo të Diele prej ores 12:00-13:00 live në Radio Helsinki 92.6 FM.🇦🇱🇽🇰

27/02/2026
Pritje solemne në Vjenë me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës🇽🇰18🥂
27/02/2026

Pritje solemne në Vjenë me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës🇽🇰18🥂

30/01/2026

Këtë të diel në programin e gjuhes shqipe në Radio Helsinki Graz (92.6 MHz)
Do të kemi mysafir Kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi.
Intervistën do ta moderojë Fatos Kryeziu.

Qëndroni me ne edhe përmes live stream-it online.

24/01/2026

Intervistën e realizuam më datë 12.12.2025 në Klagenfurt me znj. Hatixhe Bilalli, kryetare e shoqatës “Arbëria” – Klagenfurt. Kjo intervistë u përgatit në bashkëpunim me Vehbi Halitin, me shumë përkushtim dhe frymë pozitive.
Gjatë bisedës, znj. Bilalli na foli për aktivitetet e shoqatës, veçanërisht për organizimin e festës së 28 Nëntorit dhe festave të fundvitit në Klagenfurt, të cilat u realizuan me shumë sukses dhe pjesëmarrje të madhe. Atmosfera ishte e ngrohtë dhe festive, e pasuruar me valle dhe këngë shqiptare, që i dhanë ngjyrë dhe emocion mbrëmjes.
Falënderim i veçantë për znj. Hatixhe Bilalli për organizimin e bukur dhe për angazhimin e saj të vazhdueshëm në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare në diasporë. Ishte kënaqësi të bashkëpunonim dhe të përcillnim këtë aktivitet të rëndësishëm për komunitetin tonë.
Ky material synon të dokumentojë dhe promovojë përpjekjet e vazhdueshme të shoqatave shqiptare në Austri, duke inkurajuar pjesëmarrjen aktive të komunitetit dhe ruajtjen e vlerave tona kombëtare.

📻 Më 25.01.2026 | Ora 12:00–13:00 Do të kemi kënaqësinë dhe nderin të kemi në studio një mysafir të veçantë nga Kosova –...
22/01/2026

📻 Më 25.01.2026 | Ora 12:00–13:00

Do të kemi kënaqësinë dhe nderin të kemi në studio një mysafir të veçantë nga Kosova – Kryetarin e Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, një drejtues me përvojë të gjatë institucionale, i cili aktualisht është në mandatin e tij të katërt, dëshmi e besimit qytetar, profesionalizmit dhe vizionit të qartë për zhvillimin e komunës.

Z. Haliti po qëndron për vizitë zyrtare në Austri, ku ka zhvilluar takime me zëvendëskryetaren e Komunës së Kapfenbergut dhe me kryetaren e Komunës së Grazit, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkomunal dhe ndërtimit të partneriteteve institucionale afatgjata.

Po ashtu, ai po merr pjesë në një Konferencë Evropiane për Biomasën, ku po diskutohen temat e energjisë së ripërtëritshme, menaxhimit të mbetjeve organike dhe investimeve të gjelbra – fusha me rëndësi strategjike për zhvillimin e komunave dhe zonave rurale, edhe në Kosovë.

Gjatë intervistës do të flasim për:

zhvillimin e Komunës së Vitisë dhe projektet e realizuara
sfidat aktuale dhe prioritetet strategjike
qeverisjen lokale, transparencën dhe bashkëpunimin institucional
bujqësinë, arsimin dhe investimet
rolin e diasporës në zhvillimin lokal
perspektivat dhe vizioni për të ardhmen

Qëllimi ynë është të informojmë diasporën dhe publikun e gjerë mbi realitetin në komunat e Kosovës, duke ofruar një pasqyrë konkrete të mundësive për bashkëpunim, investim dhe zhvillim të qëndrueshëm.

🎙️ Ju ftojmë të na ndiqni në Radio Helsinki – frekuenca 92.6 MHz në Graz dhe live stream në https://helsinki.at/livestream/

Moderator
Fatos Kryeziu

28/12/2025

Sot, së bashku me kolegun tim Vehbi Haliti, do të flasim për festat e fundvitit, zgjedhjet në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin me shoqatat shqiptare në Steiermark dhe Kärnten.
Po ashtu, do të kemi telefonata direkte me dëgjuesit, sipas traditës së rregullt të emisionit.

📻 Radio Rinia – dëgjoni në gjuhën shqipe në valët e Radio Helsinki 92.6 FM, ose përmes live stream-it.
Ju ftojmë të na ndiqni dhe të bëheni pjesë e bisedës!

Përse duhen nderuar vlerat? Një vështrim mbi jetën dhe veprimtarinë e Prof. Dr. Isak Shemes21.12.2025 12:00 - 13:00Radio...
20/12/2025

Përse duhen nderuar vlerat? Një vështrim mbi jetën dhe veprimtarinë e Prof. Dr. Isak Shemes

21.12.2025 12:00 - 13:00

Radio Televizioni Shqiptar ka realizuar një emision dokumentar të veçantë kushtuar jetës dhe veprimtarisë shumëdekadëshe të Prof. Dr. Isak Shemes, një personalitet i shquar i albanologjisë dhe arsimit shqiptar. Dokumentari është prodhuar nga gazetaria e talentuar Edlira Birko nga RTSH – Shqipëri dhe pasqyron në mënyrë të hollësishme kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e shkencës dhe kulturës shqiptare.

Në këtë projekt është përfshirë edhe Instituti Albanologjik në Graz, duke ndihmuar në thellimin e pasqyrës mbi veprimtarinë shkencore dhe institucionale të Prof. Dr. Shemes në studimet albanologjike, si dhe rolin e tij si edukator dhe udhëheqës i respektuar në komunitetin akademik.

Prof. Dr. Isak Shema është një figurë kyçe e historisë së arsimit dhe kulturës shqiptare. Si edukator i shquar dhe albanolog, ai ka dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në zhvillimin e arsimit të lartë dhe të shkencës në Kosovë, duke luajtur një rol vendimtar në periudhën e pasluftës dhe të rilindjes kulturore dhe arsimore. Jetëshkrimi dhe veprimtaria e tij janë të pasura dhe të mbushura me sfida, gjithmonë të karakterizuara nga përkushtimi i vazhdueshëm për shkollën shqipe dhe zhvillimin e arsimit kombëtar.

Së fundmi, Prof. Dr. Isak Shema është emëruar Drejtor i Institutit Albanologjik në Graz (Austri) nga Bordi Ekzekutiv i këtij institucioni, një detyrë që shënon njohjen dhe respektin e veçantë për kontributin e tij shumëvjeçar akademik dhe shkencor.

Intervista dhe dokumentari do të transmetohen me daten 21.12.2025 ora 12:00 edhe në Radio Helsinki, në programin në gjuhën shqipe, duke ofruar një mundësi unike për të njohur më nga afër jetën, sfidat dhe arritjet e një prej figurave më të shquara të albanologjisë dhe arsimit shqiptar.

https://www.youtube.com/watch?v=ahAyrdYVKis&list=PLMK7p5myFjH6Ft-qJD_4IRuA7DFTN-uxz

Fatos Kryeziu

18/12/2025

Sonte nga ora 19:00 në RTSh-2 mund të ndiqni intervisten me gazetaren Edlira Birko kushtuar jetës dhe veprimtarisë mbi 6 dekada të Prof. Dr Isak Shemes.

Në këtë projekt është përfshirë edhe Instituti Albanologjik në Graz, duke kontribuar në pasqyrimin e veprimtarisë shkencore dhe institucionale në fushën e studimeve albanologjike.

Profesor Dr. Isak Shema është një figurë kyçe e historisë së arsimit dhe kulturës shqiptare. Edukator i shquar dhe albanolog, ai ka dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në zhvillimin e arsimit të lartë dhe të shkencës në Kosovë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në periudhën e pasluftës dhe të rilindjes kulturore e arsimore.

Jetëshkrimi dhe veprimtaria e tij janë të pasura, të shoqëruara me sfida dhe të karakterizuara nga përkushtimi i vazhdueshëm për shkollën shqipe dhe zhvillimin e arsimit kombëtar.

Së fundmi, Prof. Dr. Isak Shema është emëruar Drejtor i Institutit Albanologjik në Graz (Austri) nga Bordi Ekzekutiv i këtij institucioni, një përgjegjësi që përfaqëson vlerësim të veçantë për kontributin e tij shumëvjeçar shkencor dhe akademik.

Me këtë rast, Presidenti i Bordit Ekzekutiv të Institutit Albanologjik në Graz, z. Fatos Kryeziu, ka dhënë një intervistë të shkurtër, në të cilën ka folur për vizionin, strategjinë dhe angazhimet shkencore e institucionale të Prof. Dr. Isak Shemes brenda Institutit, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit akademik dhe kulturor në fushën e studimeve albanologjike.

Vehbi Haliti

Universiteti Mjekësisë i Graz-it ka pritur një delegacion nga Universiteti i Prishtinës. Rektorja Andrea Kurz, së bashku...
16/12/2025

Universiteti Mjekësisë i Graz-it ka pritur një delegacion nga Universiteti i Prishtinës. Rektorja Andrea Kurz, së bashku me Lars Peter Kamolz dhe Lumnije Kqiku-Biblekaj, si dhe përfaqësuesit nga Kosova, rektori Arben Hajrullahu dhe ish-ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, kanë përcaktuar thellimin e bashkëpunimit, si dhe hapa të mëtejshëm dhe një plan veprimi për bashkëpunim të përbashkët.

Foto: nga e majta në të djathtë: Rifat Latifi, Andrea Kurz, Arben Hajrullahu, Lumnije Kqiku-Biblekaj dhe Lars-Peter Kamolz.

Credit: Med Uni Graz / Wiesner.

Një falënderim i veçantë shkon për Prof. Dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj, për angazhimin, përkushtimin dhe rolin e saj kyç në thellimin e këtij bashkëpunimi të rëndësishëm ndërinstitucional. Kontributi i saj profesional dhe vizioni për bashkëpunim afatgjatë kanë qenë vendimtarë në ndërtimin e urave të reja të partneritetit akademik dhe shkencor.

Radio Rinia- Graz,
Fatos Kryeziu

Orari i Shërbimeve Konsullore për FundvitTë nderuar bashkatdhetarë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ju njofto...
02/12/2025

Orari i Shërbimeve Konsullore për Fundvit

Të nderuar bashkatdhetarë,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ju njofton se ofrimi i shërbimeve të rregullta konsullore për vitin kalendarik 2025 do të përfundojë më 19 dhjetor 2025.

Nga 22 dhjetori, shërbimet konsullore nuk do të mund të ofrohen për shkak të përfundimit të vitit fiskal 2025.

Pas përfundimit të festave zyrtare në Republikën e Kosovës dhe në Austri, ofrimi i shërbimeve konsullore do të rifillojë më 5 janar 2026.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj, dhe ju përcjellim urimet më të përzemërta për festat e fundvitit!

Me nderime,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri

Për raste urgjente, ju lutemi kontaktoni në numrin emergjent: +43 (0) 676 646 81903

Adresse

Schönaugasse 8
Graz
8010

Öffnungszeiten

12:00 - 14:00

Telefon

0316 83088080

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Radio Rinia Dëgjo Shqip - Graz erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Radio Rinia Dëgjo Shqip - Graz senden:

Teilen

Kategorie