Gazeta 01

Gazeta 01 Gazeta 01 përkujdeset që çdo ditë, t'i keni informatat e fundit nga vendi, rajoni dhe bota.

Lajmet e përzgjedhura dhe të vërtetuara, reagimet ndaj zhvillimeve kryesore dhe temat që shënojnë përditshmërinë e jetës në Kosovë!

Është ndarë nga jeta Kimete Fazliu-Podvorica, motra e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu.Lajmin e kanë bërë të ...
12/06/2026

Është ndarë nga jeta Kimete Fazliu-Podvorica, motra e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e saj në rrjetet sociale.

“Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer njoftojmë familjarët, miqtë, shokët dhe të gjithë dashamirët se ka ndërruar jetë, motra jonë e dashur, Kimete Fazliu – Podvorica”, thuhet në njoftim.

“Motra Kimete, ishte një grua punëtore, e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurve të saj. Ajo la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm”.

Ngushëllime familjes 💔

Ata thanë se Fazliu-Podvorica vdiq në Gjermani pas një sëmundjeje të rëndë, teksa për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të vijnë njoftime.

Ka vdekur zyrtari policor, Afrim Xhemaili.Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës e cila ka shprehur n...
08/06/2026

Ka vdekur zyrtari policor, Afrim Xhemaili.

Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës e cila ka shprehur ngushëllimet e saj përmes një postimi në Facebook.

“Me rastin e vdekjes së zyrtarit policor Afrim Xhemaili, familjes, miqve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në mesazhin e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Ngushëllime familjes 💔

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Mitrovicë, ku një person dyshohet se pas një mosma...
07/06/2026

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Mitrovicë, ku një person dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të dyshuarin për intervistim, ndërsa është intervistuar edhe viktima.

“Palët (i dyshuari dhe viktima), pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë

Ndërron jetë tragjikisht futbollisti vushtrrias Fatjon Bunjaku- -Vushtrria dhe  komuntiteti futbollistik  kanë marrë një...
07/06/2026

Ndërron jetë tragjikisht futbollisti vushtrrias Fatjon Bunjaku
- -
Vushtrria dhe komuntiteti futbollistik kanë marrë një lajm të hidhur për ndarjen nga jeta të futbollistit Fatjon Bunjaku.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e fshatit Samadrexhë, ku thuhet se Fatjon Fatmir Bunjaku ka humbur jetën mbrëmë në një aksident tragjik.

“Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njoftojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Ngushëllime familjes 💔

Artistja shqiptare nga Kosova vazhdon të korrë suksese në skenën ndërkombëtare, duke u shpallur fituese në një nga festi...
05/06/2026

Artistja shqiptare nga Kosova vazhdon të korrë suksese në skenën ndërkombëtare, duke u shpallur fituese në një nga festivalet më të njohura muzikore në Vantaa të Finlandës.

Artistja shqiptare nga Kosova, Rina Januzi, ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj artistike, duke fituar trofeun e konkursit “Can U Louhela Jam 2026”, pjesë e festivalit prestigjioz muzikor Louhela Jam që mbahet në qytetin Vantaa të Finlandës. Urime dhe suksese 🫡🥰

Shqiptarja nga Kosova përfundoi specializimin në një nga fushat më sfiduese të mjekësisë.Një histori frymëzuese suksesi ...
05/06/2026

Shqiptarja nga Kosova përfundoi specializimin në një nga fushat më sfiduese të mjekësisë.

Një histori frymëzuese suksesi për gratë shqiptare vjen nga Suedia, ku Mihrije Fejza nga Mitrovica ka arritur të përfundojë me sukses specializimin në fushën e stomatologjisë.

Ajo ka mbrojtur diplomën e specializimit në një nga disiplinat më kërkuese dhe sfiduese të mjekësisë, duke shënuar një arritje të rëndësishme profesionale dhe akademike.

Mihrije Fejza ka specializuar në universitetin prestigjioz suedez Tandvårds högskolan, institucion i njohur për standardet e larta në edukimin stomatologjik dhe shkencat dentare.

Ajo që e bën historinë e saj edhe më frymëzuese është fakti se këtë sukses e arriti përkundër sfidave të jetës personale, duke balancuar angazhimet akademike dhe profesionale me rolin e saj si nënë e dy fëmijëve.

Arritja e saj po konsiderohet një shembull motivues për shumë vajza dhe gra shqiptare në diasporë, duke dëshmuar se përkushtimi dhe puna mund të çojnë drejt suksesit edhe në fushat më sfiduese profesionale.

Urime dhe suksese 🥰

Vajza e këngëtarit Sinan Vllasaliu, Edona Vllasaliu Kurteshi, ka njoftuar se gjendja shëndetësore e babait të saj është ...
05/06/2026

Vajza e këngëtarit Sinan Vllasaliu, Edona Vllasaliu Kurteshi, ka njoftuar se gjendja shëndetësore e babait të saj është e mirë dhe se ai po rikuperohet pas aksidentit që kishte pësuar me motor.

Ajo bëri të ditur se këngëtari, i cili ishte i ftuar të performonte edhe në dasmën e Dua Lipës, nuk ka mundur të marrë pjesë për shkak të lëndimeve që kanë rezultuar me ndërhyrje kirurgjike.

Në një postim në Instagram, ajo shprehu mirënjohje për stafin mjekësor për kujdesin dhe përkushtimin e treguar gjatë trajtimit të tij.

“Babi im, i cili me shumë dashuri për muzikën ishte i ftuar të këndonte edhe në dasmën e Dua Lipa, fatkeqësisht nuk mundi të ishte prezent për shkak të këtij aksidenti. Megjithatë, sot mbi të gjitha jemi mirënjohës që ai është në duar të sigurta dhe po rikuperohet. Faleminderit pafund secilit mjek, infermier dhe çdo anëtari të stafit për kujdesin, durimin dhe zemrën që treguat. Mirësia juaj nuk harrohet”, shkroi ajo.

Familjarë, miq dhe të afërm do t’u japin sot lamtumirën e fundit dy të rinjve nga Kosova, Jetmir Binakut dhe Leonit Aliu...
05/06/2026

Familjarë, miq dhe të afërm do t’u japin sot lamtumirën e fundit dy të rinjve nga Kosova, Jetmir Binakut dhe Leonit Aliut, të cilët humbën jetën tragjikisht në bregdetin e Shëngjinit.

Sipas njoftimeve të publikuara nga familjet, ceremonia e varrimit të Jetmir Binakut do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e fshatit Gllobar të Drenasit.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, i njoftojmë të gjithë farefisin, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë tragjikisht djali, vëllau dhe nipi ynë i dashur, Jetmir Binaku. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër pas namazit të xhumasë në ora 14:00 në varrezat e fshatit Gllobar”, thuhet në njoftimin e familjes Binaku.

Ndërkaq, Leonit Aliu do të përcillet për në banesën e fundit në orën 15:00, në fshatin Rezallë, lagjja Aliu.

Babai i të ndjerit, përmes një njoftimi prekës, ka bërë të ditur kohën e ceremonisë së varrimit.

“Na ike shumë herët, në lulen e rinisë, por kujtimi yt, buzëqeshja jote dhe mirësia jote do të mbeten përgjithmonë me ne. Largimi yt la një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në paqe, djali im Leonit”, ka shkruar ai.

Jetmir Binaku dhe Leonit Aliu humbën jetën në një ngjarje tragjike në Shëngjin, ku dyshohet se u morën nga rrymat dhe dallgët e forta të detit.

Ngjarja tragjike ndodhi të mërkurën, kur pesë shokë nga Kosova kishin hyrë në det, por dy prej tyre nuk arritën të mbijetonin, ndërsa tre të tjerët u dërguan në spital për trajtim.

Ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arjanit Elshani, i cili është njëkohësisht djali i dëshmorit Zejnullah Elshani,...
04/06/2026

Ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arjanit Elshani, i cili është njëkohësisht djali i dëshmorit Zejnullah Elshani, ka shënuar një arritje të rëndësishme në karrierën e tij profesionale, duke diplomuar me sukses nga programi MPBOLC 03-26, ku është vlerësuar me dy nga çmimet më të larta të këtij programi, “Honor Graduate” dhe “Iron Man”. Urime dhe suksese 🫡

Dy të rinjtë nga Kosova humbën jetën të mërkurën në plazhin e Shëngjin, pasi u morën nga dallgët gjatë larjes në det, nd...
03/06/2026

Dy të rinjtë nga Kosova humbën jetën të mërkurën në plazhin e Shëngjin, pasi u morën nga dallgët gjatë larjes në det, ndërsa ngjarja ka shkaktuar pikëllim të madh në Kosovë dhe Shqipëri.

Ngushëllime familjes 💔

Adresse

Wienerbergerßtrase
Möllersdorf
2514

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Gazeta 01 erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Gazeta 01 senden:

Teilen