Open-TV

Open-TV Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Open-TV, Medien- und Nachrichtenunternehmen, Wels.

25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit/ Shkupi bëhet qendër e diskutimeve për bashkëjetesën, dialogun dhe rrugën drejt BE-së-Më...
10/08/2026

25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit/ Shkupi bëhet qendër e diskutimeve për bashkëjetesën, dialogun dhe rrugën drejt BE-së

-Më 12 dhe 13 gusht, në Shkup do të shënohet 25-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përmes një manifestimi dyditor me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohura nga Maqedonia e Veriut dhe nga rajoni.

Nën moton 25 dhe përtej, me një seri panelesh diskutimi, debateve dhe aktiviteteve kulturore do të shënojnë këtë përvjetor të rëndësishëm, duke rikthyer në fokus rëndësinë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, proceset që pasuan nënshkrimin e saj, avancimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe rrugën e vendit drejt integrimit evropian.

Manifestimi organizohet nën patronatin e Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe ministrit Agon Ferati, me synimin që 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit të shërbejë jo vetëm si moment përkujtimi, por edhe si hapësirë për reflektim, debat dhe përcaktim të vizionit për të ardhmen.

Programi do të fillojë më 12 Gusht, kur përmes disa paneleve tematike do të mblidhen personalitete nga sfera të ndryshme.

Për më shumë se pesë orë, pjesëmarrësit do të diskutojnë tema që lidhen drejtpërdrejt me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, rëndësinë e saj për zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë, marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, përvojat e 25 viteve të fundit, si dhe sfidat dhe mundësitë që e presin vendin në procesin e integrimit evropian.

Në fokus do të jenë edhe pyetjet se çfarë ka ndryshuar gjatë këtyre 25 viteve, cilat janë rezultatet e arritura, cilat sfida kanë mbetur ende për t'u adresuar dhe si mund të ndërtohet një shoqëri edhe më gjithëpërfshirëse, demokratike dhe evropiane.

Në panelet e diskutimit pritet të marrin pjesë figura të njohura publike, politike, akademike dhe shoqërore nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni, duke krijuar një platformë rajonale për shkëmbimin e ideve dhe përvojave.

Një nga shtyllat kryesore të manifestimit do të jetë ndërlidhja mes përvojës, arritjeve dhe praktikave të 25 viteve të kaluara dhe vizionit për të ardhmen – me fokus në atë se si do të duken 25 vitet e ardhshme të Marrëveshjes së Ohrit dhe si do të ndërthuret ky vizion me rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

Diskutimet do të trajtojnë rëndësinë e dialogut, respektimit të të drejtave të komuniteteve, institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe përfshirjes së të gjithë qytetarëve në proceset shtetërore si pjesë e vizionit evropian të vendit.

Organizatorët synojnë që përvjetori të mos mbetet vetëm një ngjarje simbolike, por të shndërrohet në një mundësi për të hapur diskutime konkrete mbi të ardhmen e vendit dhe mbi mënyrën se si përvoja e 25 viteve mund të shërbejë si bazë për një kapitull të ri.

Programi do të vazhdojë me manifestimin qendror, më 13 Gusht, me një ngjarje të veçantë në mbrëmje, e cila do të zhvillohet në sheshin kryesor të Shkupit, pranë Urës së Gurit.

Mbrëmja do të përfshijë koncert recital, ndërsa para publikut do të mbajnë fjalime edhe personalitete të larta shtetërore.

Kështu, dy ditët e manifestimit do të ndërthurin diskutimin politik dhe institucional me kulturën, duke i dhënë përvjetorit një dimension më të gjerë dhe duke e sjellë atë edhe më pranë qytetarëve.

25-vjetori i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit vjen si një moment për të reflektuar mbi një prej marrëveshjeve më të rëndësishme në historinë e re politike të Maqedonisë së Veriut.

Manifestimi i 12 dhe 13
Gushtit synon të sjellë në një hapësirë të përbashkët zëra të ndryshëm nga rajoni, për të diskutuar të kaluarën, për të analizuar të tashmen dhe, mbi të gjitha, për të folur për të ardhmen.

Nga Marrëveshja e Ohrit te perspektiva evropiane – dy ditë diskutime, ide, kulturë dhe mesazhe për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe një të ardhme të përbashkët evropiane.

Nisma, nën patronatin e Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe ministrit Agon Ferati, synon që 25-vjetori të shënohet si një moment i rëndësishëm i dialogut dhe reflektimit, por edhe si një mesazh se proceset e nisura 25 vite më parë duhet të vazhdojnë të ndërtohen përmes bashkëpunimit, dialogut dhe orientimit të qartë evropian.

ZYRTARE ✅️  Berat Djimsiti largohet nga Serie A dhe i është bashkuar Al Diriyah nga Atalanta për një marrëveshje prej 3 ...
10/08/2026

ZYRTARE ✅️ Berat Djimsiti largohet nga Serie A dhe i është bashkuar Al Diriyah nga Atalanta për një marrëveshje prej 3 milionë euro. Aventura e kapitenit të Shqipërisë do të vazhdojë në Arabinë Saudite. 🇸🇦📍

🗣 "Mbërrita i ri në Bergamo, largohem me shumë krenari dhe me një shtëpi të dytë e familje. Faleminderit Atalanta dhe qyteti i Bergamos".

10/08/2026

"Kosova është Serbi", parulla provokuese në fshatin Umindoll të Kumanovës, reagon Sulimanit, kreu i FR të nëndegës së BDI-së në Nikushtak: Jemi për bashkëjetesë, respekt dhe paqe, përçarjet nuk i shërbejnë askujt!

Open-TV

10/08/2026

💔 “Nënë, mos ma ndal rrugën e babait…”
Me lot në sy, nëna Fatime rrëfen fjalët e djalit të saj, dëshmorit Hilmi Hoti, në 25 vjetorin e rënies së tij në fshatin Hotël.

Fjalë që i kanë mbetur përgjithmonë në zemrën e saj…

Open-TV

Struga TL prezanton kosovarin, Qëndrim Ismajli (FOTO)Qëndrim Ismajli është përforcimi më i ri i Struga Trim Lum. Ai skua...
10/08/2026

Struga TL prezanton kosovarin, Qëndrim Ismajli (FOTO)

Qëndrim Ismajli është përforcimi më i ri i Struga Trim Lum. Ai skuadrës tonë i bashkohet nga radhët e Teutës nga Superliga shqiptare, aty ku më parë kishte luajtur edhe me Tiranën dhe Flamurtarin.

27-vjeçari gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Gjilanin në Superligën e Kosovës, ndërsa do të jetë kjo hera e parë që do të luaj në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Ismajli luan në krahun e majtë të mbrojtjes, por gjithashtu mbulon mirë edhe pozitën e qendërmbrojtësit, mesfushorit qendror, mesfushorit të fundit, ndërsa në raste ka luajtur edhe si sulmues i krahut të majtë.

Pra një lojtar i kapshëm për futbollin modern dhe shumicën e trajnerëve, që preferojnë futbollistë të këtillë, që luajnë në më shumë pozita.

Pas zyrtarizimit te FC Struga Trim Lum, Qendrim Ismajli për faqen zyrtare të klubit u shpreh:

“Erdha te Struga Trim Lum për shkak organizimit të mirë të klubit. Me Drejtorin kam pasur kontakte edhe në të kaluarën, ndaj dhe shfrytëzojë rastin për të falënderuar për besimin, por tash ishte koha për të realizuar këtë transferim. Po ashtu më duhet të theksoj se në të kaluarën kam punuar edhe me trajnerin Shkëmbi te Tirana, ashtu që jam i lumtur që do të punoj sërish bashkë me një strateg si ai”.

🔥 ARDIAN NUHIU KTHEHET TE DRITA!Pas disa vitesh, trajneri që shkroi histori me klubin bardhekaltër rikthehet në Gjilan! ...
10/08/2026

🔥 ARDIAN NUHIU KTHEHET TE DRITA!
Pas disa vitesh, trajneri që shkroi histori me klubin bardhekaltër rikthehet në Gjilan! ⚽️💙
Një rikthim i madh, një emër i madh, një mision i ri! Nuhiu e njeh mirë Dritën, me të cilën fitoi titullin kampion në sezonin 2019/20. �

Open-TV

 : Kaseta e prishur e BDI-së nuk e fshin vendimin e Grubit për kazinotëLinku në koment 👇
10/08/2026

: Kaseta e prishur e BDI-së nuk e fshin vendimin e Grubit për kazinotë

Linku në koment 👇

REAGIM I AKI-KUMANOVË PËR PARULLAT "KOSOVA ËSHTË SERBI" NË UMINDOLL!Parullat “Kosova është Serbi” në fshatin Umindoll nu...
10/08/2026

REAGIM I AKI-KUMANOVË PËR PARULLAT "KOSOVA ËSHTË SERBI" NË UMINDOLL!

Parullat “Kosova është Serbi” në fshatin Umindoll nuk janë thjesht shkrime në rrugë, janë provokim që kërkon reagim institucional!

Parullat janë shkruar në rrugën e vjetër që lidh Shkupin me Kumanovën, një rrugë e frekuentuar çdo ditë nga shumë shqiptarë.
Në një ambient të ndjeshëm, veprime të tilla mund të nxisin tensione, reagime dhe incidente të panevojshme.

Prandaj kërkojmë që institucionet kompetente të veprojnë, të zbulojnë autorët dhe të marrin masat e nevojshme. Heshtja nuk i shërben bashkëjetesës.

Presim edhe reagimin e kryetarit të Komunës, Maksim Dimitrievski, i cili pak ditësh, për një rast tjetër, reagoi menjëherë, ndërsa tani kur preken drejtpërdrejt shqiptarët dhe krijohet një provokim që mund të cenojë marrëdhëniet ndëretnike, presim të njëjtën qartësi dhe vendosmëri.
Sepse kur ngacmohen shqiptarët, kryetari nuk mund të bëhet as i shurdhër, as i verbër.

Kumanova ka nevojë për përgjegjësi, jo për standarde të dyfishta.

AKI Kumanovë

"Kosova është Serbi" në Umindoll, reagon nëndega e BDI nga Nikushtaku: Përçarja nuk kalonLINKU NE KOMENT 👇
10/08/2026

"Kosova është Serbi" në Umindoll, reagon nëndega e BDI nga Nikushtaku: Përçarja nuk kalon

LINKU NE KOMENT 👇

🚨 TAKIM I RËNDËSISHËM NË HARAÇINË!🇦🇱 Bamirësi dhe biznesmeni i njohur kumanovar që jeton dhe vepron në Belgjikë, Ismet A...
10/08/2026

🚨 TAKIM I RËNDËSISHËM NË HARAÇINË!

🇦🇱 Bamirësi dhe biznesmeni i njohur kumanovar që jeton dhe vepron në Belgjikë, Ismet Ajeti, vizitoi sot kryetarin e Haraçinës, Daut Beqiri!

Një takim mes dy figurave të njohura, në fokus ishin zhvillimi i Haraçinës, mbështetja për qytetarët dhe kontributi në të mirë të vendlindjes. 🤝

Ismet Ajeti, i njohur për kontributin e tij humanitar dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit shqiptar zhvilloi një bisedë me kryetarin Daut Beqiri, duke përcjellë mesazhin se bashkëpunimi dhe përkushtimi janë çelësi i progresit.

💪 Kur bamirësia bashkohet me përgjegjësinë dhe dashurinë për vendlindjen, komuniteti fiton!

🇦🇱

Adresse

Wels

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Open-TV erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Open-TV senden:

Verknüpfungen

Teilen