03/12/2025
Shkruan Vudi Xhymsh*ti ✍️
🚨 KJO S’ËSHTË GAZETARI 👇🏼
Është Vehbi Kajtazi, një operator politik i veshur me petkun e gazetarit.
T’i themi gjërat kjartë. Ajo që bën zt Kajtazi nuk ka lidhje me gazetarinë.
Gazetaria verifikon.
Kajtazi vetëm shpërndan.
Gazetaria vë në dyshim.
Kajtazi e përsërit narrativën e partisë që e shpërblen atë.
Gazetaria i ekspozon pushtetet.
Kajtazi iu shërben atyre.
Të paraqesësh një takim periferik në 🇺🇸 Washington si “nivel i Shtëpisë së Bardhë” nuk është gabim profesional, është ndërhyrje politike. Dhe kur dikush që e njeh mirë protokollin (kuptohet nëse e njeh!?) e bën këtë me vetëdije, ai nuk është gazetar; ai është operator politik që fshehet pas titullit “gazetar”.
Kajtazi nuk po informon publikun.
Ai po e shtyn drejt një iluzioni të rremë.
Po i jep ngjyrë zyrtare një skenografie të sajuar për t’i mashtruar votuesit.
Kajtazi, po e përdor profesionin si mburojë, jo si mjet të së vërtetës.
Dhe ky është thelbi 👇🏼
kur një njeri përdor gazetarinë si kostum, ndërsa rolin e vërtetë e luan si aktor i politikës, publiku humb dhe e vërteta varroset.
Vehbi Kajtazi nuk po është viktimë e standardit të ulët gazetaresk.
Ai po e prodhon vetë atë.
🚨 NE I KEMI VERIFIKUAR PRETENDIMET E ZT HAMZA
Ne i kemi verifikuar pretendimet e Bedri Hamzës për takime me “zyrtarë të lartë amerikanë”. Ajo që gjetëm është e thjeshtë dhe e pakontestueshme: personat me të cilët ai është fotografuar nuk figurojnë në listat zyrtare të 🇺🇸 Shtëpisë së Bardhë, nuk paraqiten në strukturat e larta të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe nuk mbajnë titujt që ai ka pretenduar në postimet e tij publike. Nuk ka njoftim, as protokoll zyrtar amerikan, as komunikatë institucionale që të mbështesë verzionin e tij. Janë takime të nivelit të dytë, dhe jashtë strukturave shtetërore, ndërkohë që publikut iu sh*tën si “audienca të nivelit të lartë”. Kjo është qartësisht një paraqitje mashtruese e realitetit, një fasadë e dizajnuar për konsum elektoral, jo një arritje diplomatike.