Gazeta ZEB - Videos

Gazeta ZEB - Videos Gazeta ZEB
Zëri i Egjiptianëve të Ballkanit, është gazetë nacionaliste e Egjiptianëve të Ballkanit

16/12/2025

Ka ndërruar jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës pjesë e listës zgjedhore të Partisë Liberale Egjiptiane, Bastri Dubova. Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, kryetari i kësaj partie, Veton Berisha.

Berisha në emër të Partisë Liberale Egjiptiane, i ka shprehur ngushëllime familjarëve për ndarjen nga jeta të Bastri Dubova.

“Në emër të Partisë Liberale Egjiptiane, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Bastri Dubova, aktivist kombëtarë, anëtar i Lëvizjes Egjiptiane, anëtar i Partisë Liberale Egjiptiane, si dhe pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit! Bastri Dubova është shpallur Qytetar nderi në Komunën e Obiliqit nga kryetari i kësaj komune...Mikun tonë do ta kujtojmë përgjithmonë si një aktivist i palodhur, burrë fisnik e bujar”, ka shkruar Berisha.

15/12/2025

VOTO ✅️120



13/12/2025

🤫Ata që janë Egjiptian, e nuk kanë familje të përziera votojnë veq për Egjiptian #120

28/11/2025

26/11/2025

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi.

Kështu kanë konfirmuar për Klankosova.tv, burime të afërta me artistin.

Shpat Kasapi ishte vetëm 40 vjeç, derisa sipas raportimeve të mediave në Maqedoni të Veriut, ai vdiq pasi pësoi arrest kardiak.

23/11/2025

Momenti kur VETEVENDOSJE e Lista Serbe votuan së bashku

VV–LISTA SERBE, në koordinim me Mimoza Kusarin dhe zemlakin e saj Radocicin, dhe me urdhër të Albin Kurtit, votuan pikërisht kundër USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, kundër atyre që dhanë jetën, familjet, derdhën gjakun dhe djersën për këtë Kosovë. Nuk dyshoj në tradhtinë e VV-së, sepse po arrin që kokat atdhetare, intelektuale e çlirimtare ti linçojë bash ashtu siç ka dëshirë Lista Serbe dhe Serbia, e duke u munduar t'ia humbë vlerat në popull, pra ti linçojë e ti quajë si “tradhtarë e spiunë të Serbisë”, por këtu po shfaqet pikërisht tradhtia nga ana juaj, zotri.

Ja pse e kemi problemin me Albin Kurtin, sepse lufta me Serbinë nuk është ndalur asnjëher, e dimë armikun dhe e presim nga armiku, por gjithmonë të vështirë luftën na e kanë bërë tradhtarët. Nale veten, Albin, e lidhi pak argatët.

23/11/2025

Francë: Dënohet me 30 vjet burgim shqiptari për vrasjen e “partnerit” të tij

Juria e Gjykatës së Krimeve në Poitiers, Francë, ka dhënë vendimin. Sipas tyre, autori i vrasjes së një të riu në vitin 2023 ka qenë bashkëshorti i tij. Ky fakt u konsiderua rrethanë rënduese në vendimin përfundimtar, i cili u shpall pas pesë orësh diskutimi. Gjykata e dënoi atë me tridhjetë vjet burgim.

Në ditën e dytë të gjyqit ndaj Ismail Garos, një shtetas shqiptar i akuzuar për vrasjen e “partnerit” të tij, i cili e kishte strehuar prej gati tre vitesh banesën e tij në Poitiers, gjykata u përqendrua edhe në vlerësimin e personalitetit të të pandehurit, transmeton Klankosova.tv.

Ai ishte jashtëzakonisht ekspresiv në bankën e të akuzuarve, ndërhynte shpesh dhe këmbëngulte në qëndrimin e tij të pandryshuar që nga dita e parë: “Të gjykohem mbi bazën e provave.”

Juria dëgjoi një sërë raportesh ekspertësh, të paraqitura drejtpërdrejt ose përmes videolidhjes, për të përcaktuar – përtej aktit të vrasjes – nëse i pandehuri kishte qenë bashkëjetues me viktimën, çka përbën rrethanë rënduese, si dhe nëse ai mund të kishte pasur çrregullime mendore që do të kishin ndikuar aftësinë e tij për të gjykuar në momentin e krimit.

Analizat toksikologjike të kryera disa orë pas ngjarjes nuk zbuluan asnjë gjurmë alkooli, droge apo ilaçesh, sipas raportit të biologes së paraqitur në gjykatë. Mjeku ligjor plotësoi këto të dhëna me vëzhgime të detajuara, përfshirë fotografitë, të cilat ndihmuan në rindërtimin e skenarit të vrasjes.

22/11/2025

Kosova ka kapacitete t’i mbrojë liderët e saj dhe shtetin e saj në çdo situatë. Çdo tentim për të rrezikuar interesat e Republikës së Kosovës do të ndalet me vendosmëri. Sovraniteti nuk vihet në dyshim. 🇽🇰

̈sia

09/11/2025

Gazmend Muhaxheri nga LDK shpalli fitoren në Pejë

09/11/2025

Pushteti qe jau ka pru shpirtin në fyt qytetarëve

27/10/2025

Nga “koalicioni me ta nuk zgjat as 5 orë” deri tek çudia pse LDK nuk bëri koalicion me VV-në – krejt çka tha Kurti ndër vite

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha sot se ka besuar që mund të bashkëpunojë me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

“Unë nuk po e kuptoj Lidhjen Demokratike të Kosovës, të ju them sinqerisht. Nuk duan qeveri të udhëhequr nga unë dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk duan të formojnë qeverinë e tyre me partitë e tjera opozitare, por insistojnë në disa zgjedhje të reja ku përsëri do ta përsërisin atë slloganin që ne dalim të parët. Po nuk dalin të parët. Është një çik e çuditshme për mua kjo sjellje”, tha ai.

“Njëherë e kisha përshtypjen që me të vërtetë ndoshta e kanë me mua personalisht. Thjesht, s’duan që Albin Kurti të jetë kryeministër, por kur po e shohim tash para balotazhit, ata janë kundër edhe kandidatëve lokal të LDK-së që po duan të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen”, tha ai.

Por, Kurti para disa vitesh thoshte se “ne e kemi provu me ta, 51 ditë na ka zgjat – o për Zotin qetash as pesë orë nuk mundet me zgjatë”.

Adres

Avenue Louise 54
Brussels
1050

Meldingen

Wees de eerste die het weet en laat ons u een e-mail sturen wanneer Gazeta ZEB - Videos nieuws en promoties plaatst. Uw e-mailadres wordt niet voor andere doeleinden gebruikt en u kunt zich op elk gewenst moment afmelden.

Contact

Stuur een bericht naar Gazeta ZEB - Videos:

Delen