Gazeta ZEB

Gazeta ZEB Gazeta ZEB
Zëri i Egjiptianëve të Ballkanit, është gazetë nacionaliste e Egjiptianëve të Ballkanit

Ditë e rëndë për Kosovën: UÇK-ja dënohen me 81 vjet burgimKosova sot është përballur me një nga vendimet më të rëndësish...
16/09/2026

Ditë e rëndë për Kosovën: UÇK-ja dënohen me 81 vjet burgim

Kosova sot është përballur me një nga vendimet më të rëndësishme gjyqësore që nga përfundimi i luftës. Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë dënuar me gjithsej 81 vjet burgim katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Aktgjykimi i shkallës së parë është shpallur pas një procesi gjyqësor që nisi në prill të vitit 2023, ndërsa katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Gjatë procesit gjyqësor janë dëgjuar 134 dëshmitarë, ndërsa në çështjen gjyqësore janë përfshirë 156 viktima. Të katër ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm dhe i kanë kundërshtuar akuzat ndaj tyre gjatë gjithë procesit.

Dënimin më të lartë e ka marrë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është dënuar me 25 vjet burgim.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, gjatë leximit të aktgjykimit ka njoftuar se Thaçi është shpallur fajtor pas shqyrtimit të provave të paraqitura gjatë procesit.

Thaçi, i cili gjatë luftës ishte drejtor politik i UÇK-së, pas përfundimit të luftës ka mbajtur postet e kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, ndërsa më vonë është zgjedhur president i Republikës së Kosovës.

Me 25 vjet burgim është dënuar edhe Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi ishte një nga figurat politike të UÇK-së gjatë luftës, ndërsa pas përfundimit të saj vazhdoi angazhimin politik dhe institucional në Kosovë. Dënimi i tij është i barabartë me atë të Thaçit dhe përbën pjesën tjetër më të madhe të totalit prej 81 vjetësh burgim.

Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim.

Sipas raportimeve nga procesi gjyqësor, trupi gjykues e ka lidhur përgjegjësinë e Veselit me vrasje të paligjshme dhe torturë gjatë periudhës prill 1998–qershor 1999.

Veseli ishte një nga drejtuesit e UÇK-së gjatë luftës, ndërsa pas luftës ka udhëhequr Partinë Demokratike të Kosovës dhe ka shërbyer si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim, dënimi më i ulët i shqiptuar ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Selimi, një nga figurat e njohura të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, pas luftës vazhdoi aktivitetin politik dhe shërbeu si deputet i Kuvendit të Kosovës. Edhe ai e ka ndjekur të gjithë procesin gjyqësor nga paraburgimi, së bashku me tre ish-bashkëluftëtarët e tij.

Gjatë leximit të aktgjykimit, trupi gjykues ka bërë të ditur se Prokuroria nuk kishte arritur t’i provonte përtej dyshimit të arsyeshëm akuzat për krime kundër njerëzimit.

Megjithatë, gjykata ka konstatuar përgjegjësi për disa krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjet.

Sipas konstatimeve të trupit gjykues, katër të akuzuarit kishin kontribuar në një qëllim të përbashkët kriminal dhe, sipas gjykatës, nuk kishin ndërmarrë hapa për parandalimin, hetimin apo ndëshkimin e krimeve të kryera.

Aktgjykimi i shpallur sot është i shkallës së parë dhe ndaj tij palët kanë të drejtë ankese.

Alarm në Arabinë Saudite, rrëzohet droni Huthi pranë MekësArabia Saudite ka njoftuar se ka rrëzuar një dron të rebelëve ...
16/09/2026

Alarm në Arabinë Saudite, rrëzohet droni Huthi pranë Mekës

Arabia Saudite ka njoftuar se ka rrëzuar një dron të rebelëve Huthi në periferi të Mekës, qytetit më të shenjtë të Islamit. Incidenti ka shkaktuar reagime të menjëhershme në rajon, ndërsa Huthit kanë mohuar se kanë shënjestruar Mekën.

Sipas Turki al-Maliki, zëdhënës i Forcave të Koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite, bëhet fjalë për herën e parë në pothuajse një dekadë që Huthit akuzohen se kanë shënjestruar Mekën. Në vitin 2017, Arabia Saudite deklaroi se kishte interceptuar një raketë balistike të lëshuar nga Huthit.

Zyrtarët e grupit rebel jemenas e mohuan shpejt se Mekka ishte objektivi i sulmit. Meka ka një rëndësi të veçantë për myslimanët në mbarë botën. Qyteti konsiderohet vendlindja e Profetit Muhamed dhe çdo vit miliona besimtarë udhëtojnë drejt tij për pelegrinazh.

Al-Maliki e dënoi incidentin, duke e akuzuar grupin Huthi se synon të provokojë ndjenjat e miliona myslimanëve. Ai tha se Arabia Saudite do të ndërmarrë “masat e nevojshme dhe parandaluese” ndaj grupit.

Edhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC), e përbërë nga 57 shtete anëtare, e dënoi incidentin. Organizata deklaroi se përpjekjet për të goditur vendet e shenjta dhe xhamitë shkelin shenjtërinë e tyre dhe shkaktojnë frikë te civilët. Incidenti vjen në një periudhë përshkallëzimi të tensioneve mes Huthive dhe Arabisë Saudite. Sipas autoriteteve saudite, grupi ka lëshuar ditët e fundit raketa balistike dhe dronë drejt disa qyteteve të mbretërisë, përfshirë Khamis Mushait, Abha dhe Taif. Nga këto sulme janë raportuar 13 civilë të plagosur.

“Kurti është homoseksual, urren Thaçin e Krasniqin”- Çka përmban dokumenti komprometues “Leptiri”, që iu gjet Fatmir She...
16/09/2026

“Kurti është homoseksual, urren Thaçin e Krasniqin”- Çka përmban dokumenti komprometues “Leptiri”, që iu gjet Fatmir Shehollit?

Prokuroria Speciale në aktakuzën ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh ka gjetur dokumentin e emërtuar “Leptiri”, që parashihte komprometimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, gjatë kohës sa po mbahej si i burgosur politik në Nish.

Dokumenti i përfshirë në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, i cili pretendohet se është përgatitur nga strukturat e Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB) në vitin 2001, përmban të dhëna për mënyrën se si synohej të ushtrohej presion ndaj Kurtit gjatë kohës sa ai vuante dënimin në Serbi, raporton Gazeta Insajderi.

Në dokument përmendet një burim operativ me nofkën “Leptir”, i cili, sipas pretendimeve të RDB-së, kishte për detyrë të siguronte materiale komprometuese që do të mund të përdoreshin ndaj Kurtit për ta shtyrë atë drejt bashkëpunimit me shërbimin serb.

Në raport, Kurti përshkruhet si person i mbyllur dhe i tërhequr, që pretendohej se kishte vështirësi në krijimin e kontakteve me të burgosurit e tjerë.

Dokumenti përmban edhe pretendime intime lidhur me Kurtin. Në të thuhet se burimi “Leptir” kishte përcjellë pretendimin për një lidhje homoseksuale të Kurtit me një të burgosur tjetër.

“Informacionet e mbledhura përmes personave kompetentë në Kodin Penal dhe në kontaktet me pozicionet operative të angazhuara për bashkëpunim gjatë vuajtjes së dënimit të tij me burg (“Leptir”, “Robi” dhe “Metar”) në Kodin Penal të Çuprisë, tregojnë se i burgosuri politik Kurti Albin është një person i tërhequr dhe jashtëzakonisht i mbyllur, i cili ka vështirësi në kontakt me të burgosurit e tjerë, dhe se ai ka orientim të theksuar homoseksual”, thuhet në dokument.

Një pjesë tjetër e raportit fokusohet te qëndrimet politike që, sipas RDB-së, Kurti i kishte shprehur gjatë kohës në burg.

Sipas dëshmisë së atribuar të “Leptirit”, Kurti ishte kritik ndaj udhëheqësve të UÇK-së, duke i cilësuar ata si të paarsimuar dhe të prapambetur. Në veçanti, dokumenti pretendon se ai kishte qëndrim përçmues ndaj Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit.



Në anën tjetër, në dokument thuhet se Kurti kishte vlerësim për Nait Hasanin nga Prishtina, me të cilin, sipas burimit, kishte marrëdhënie miqësore.

“Ai deklaroi se Kurti i përçmon udhëheqësit e “UÇK-së” terroriste dhe se shpesh fliste për ta si njerëz të prapambetur dhe të paarsimuar, “banditë nga pylli”, të cilët kryen mizori kundër serbëve, por edhe kundër shqiptarëve në numër të madh. Ai përçmon veçanërisht Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, ndërsa vlerësoi vetëm një farë Nait Hasani nga Prishtina, me të cilin është në marrëdhënie miqësore dhe të cilin e respekton shumë”, thuhet në dokument.



RDB-ja kishte pretenduar gjithashtu se Kurti nuk e shihte të ardhmen e tij në Kosovë pas përfundimit të dënimit.

Sipas dokumentit, ai kishte planifikuar që pas lirimit të largohej nga Kosova dhe të vendosej në Norvegji.

Dokumenti është publikuar si pjesë e materialeve të përfshira në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Dokumenti i plotë, i përkthyer pa ndërhyrje:

Albin Kurti nga Prishtina po vuan dënimin me burg në Qendrën e Burgut në Çupri, i cili u dënua nga Gjykata e Qarkut në Nish (K 337/99) me 15 vjet burg për një vepër penale sipas neneve 125 dhe 136 të Kodit Penal të RFJ-së. Fillimi i vuajtjes së dënimit të tij 27.04.1999 – skadimi 27.04.2014.

Informacionet e mbledhura përmes personave kompetentë në Kodin Penal dhe në kontaktet me pozicionet operative të angazhuara për bashkëpunim gjatë vuajtjes së dënimit të tij me burg (“Leptir”, “Robi” dhe “Metar”) në Kodin Penal të Çuprisë, tregojnë se i burgosuri politik Albin Kurti është një person i tërhequr dhe jashtëzakonisht i mbyllur, i cili ka vështirësi në kontakt me të burgosurit e tjerë, dhe se ai ka orientim të theksuar homoseksual.

Konkretisht, Ndërlidhësi Operacional “Leptir”, i cili, ndryshe nga të burgosurit e tjerë, është në kontakt të ngushtë me Kurtin, na tha gjatë kontakteve tona se ai është në një marrëdhënie homoseksuale me të dhe se kontaktet e tij me të janë të ngushta dhe jashtëzakonisht të hapura. Sipas “Leptir”, Kurti dënon në mënyrë të barabartë shoqërinë serbe dhe atë shqiptare, duke e vlerësuar atë si patriarkale dhe të prapambetur, dhe se të drejtat e njeriut si të shqiptarëve ashtu edhe të serbëve janë të kërcënuara në mënyrë të barabartë, veçanërisht të drejtat e homoseksualëve. Ai deklaroi se Kurti i përçmon udhëheqësit e “UÇK-së” terroriste dhe se shpesh fliste për ta si njerëz të prapambetur dhe të paarsimuar, “banditë nga pylli”, të cilët kryen mizori kundër serbëve, por edhe kundër shqiptarëve në numër të madh. Ai përçmon veçanërisht Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, ndërsa vlerësoi vetëm një farë Nait Hasani nga Prishtina, me të cilin është në marrëdhënie miqësore dhe të cilin e respekton shumë (Nuk e përjashtojmë mundësinë që kjo të jetë marrëdhënia homoseksuale e Kurtit në Kosovë).

Kurti nuk e sheh mbijetesën e tij të vazhdueshme në Kosovë, pavarësisht nëse do të qëndrojë deri në vitin 2014 duke vuajtur dënimin me burg në Serbi.

Ai planifikon të udhëtojë për në Norvegji kur të lirohet nga burgu, ku, nëpërmjet lidhjeve të tij, do të sigurojë dokumentet për qëndrim të përhershëm në këtë vend skandinav.

15/09/2026

13/09/2026

🚨🇮🇳 India fsheh lagjet e varfra të Delhit përpara Samitit të BRICS-it

Një veprim masiv nga India për të shmangur turpin, pasi lagjet e varfra të Delhit po fshihen përpara Samitit të BRICS-it dhe mbërritjes së liderëve botërorë.

Në vend që të trajtojë varfërinë, India shpenzon para duke sponsorizuar terrorizmin kundër Pakistanit!

🇧🇷🇷🇺🇮🇳🇨🇳🇿🇦

12/09/2026

Në “Marshin për Liri” në Prishtinë është përcjellë një mesazh i fuqishëm në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po presin verdiktin e Gjykatës Speciale më 16 shtator.

“Marshi për Liri” po mbahet në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët më 16 shtator pritet të marrin verdiktin në procesin gjyqësor në Hagë.

11/09/2026
AfD kërkon anulimin e njohjes së Kosovës dhe kundërshton zgjerimin e BE-së në BallkanPartia e djathtë gjermane AfD ka mb...
11/09/2026

AfD kërkon anulimin e njohjes së Kosovës dhe kundërshton zgjerimin e BE-së në Ballkan

Partia e djathtë gjermane AfD ka mbajtur prej vitesh një qëndrim të hapur kundër pavarësisë së Kosovës, duke kërkuar anulimin e njohjes së saj nga Gjermania dhe ndryshimin e politikës së Berlinit ndaj Prishtinës.

Qëndrimi më i drejtpërdrejtë u shpreh në janar të vitit 2023, kur Petr Bystron, atëherë zëdhënës i AfD-së për politikën e jashtme, e cilësoi njohjen e Kosovës nga Gjermania si një “gabim”.

AfD e konsideron ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 dhe shkëputjen e Kosovës nga Jugosllavia si të paligjshme. Partia ka kërkuar që Gjermania t’i kërkojë falje Serbisë për bombardimet dhe të anulojë njohjen e Kosovës.

Në një dokument parlamentar të qershorit 2023, të nënshkruar nga Alice Weidel dhe Tino Chrupalla, AfD e cilëson Kosovën si “shtet të rremë”. Në dokument kërkohen gjithashtu kompetenca ekzekutive për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe një administrim i veçantë për kishat dhe manastiret serbe në Kosovë.

Nisma e AfD-së u rrëzua në Bundestag në shtator të vitit 2024.

Qëndrimi i partisë është ashpërsuar edhe ndaj pranisë gjermane në Kosovë. Në maj të vitit 2023, deputeti Markus Frohnmaier deklaroi se “projekti Kosovë ka dështuar”, duke kërkuar tërheqjen e Gjermanisë nga KFOR-i dhe ndërprerjen e ndihmës për Kosovën.

AfD kundërshton gjithashtu zgjerimin e Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor. Në vend të anëtarësimit të plotë, partia ka propozuar një model marrëdhëniesh të ngjashëm me atë që BE-ja ka me Zvicrën ose Norvegjinë.

Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në MalishevëNjë n...
26/08/2026

Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kërvasarin e Malishevës dhe mbarë vendin. Jetlira Foniqi Bytyqi, 25 vjeçare dhe 34 javëshe shtatzënë, ka humbur jetën pasi u plagos me armë zjarri, ndërsa bashkëshorti i saj, Egzon Bytyqi, 26 vjeçar, ka mbetur i plagosur rëndë dhe po trajtohet si i dyshuar në rast.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 23 gushtit, rreth orës 23:00. Policia fillimisht u njoftua për një plagosje me armë zjarri në fshatin Kërvasari, ndërsa drejt vendit të ngjarjes u nisën menjëherë patrullat policore dhe ekipet e Emergjencës së Malishevës.

Kur ekipet mbërritën në shtëpi, Jetlira dhe Egzoni u gjetën të plagosur me armë zjarri brenda dhomës së gjumit. Të dy u dërguan me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për Jetlirën, megjithatë, plagët rezultuan fatale. Rreth orës 01:10 është konfirmuar se ajo kishte ndërruar jetë, ndërsa Egzon Bytyqi vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.

Sipas të dhënave të rastit të siguruara nga Sinjali, Egzoni kishte rreth katër vite që jetonte dhe punonte në Gjermani, ndërsa në Kosovë ishte kthyer vetëm rreth një muaj para tragjedisë.

Sinjali ka mësuar se familjarët kanë deklaruar para autoriteteve se gjatë qëndrimit në Gjermani ai kishte pasur probleme të shëndetit mendor. Këto janë deklarime të familjarëve të evidentuara në informacionet fillestare të rastit dhe jo konstatime mjekësore të verifikuara.

Detaje janë siguruar edhe për armën që dyshohet se është përdorur. Sipas informacioneve që posedon Sinjali, ajo i përket babait të të dyshuarit, i cili ka deklaruar para autoriteteve se e posedonte me leje. Policia e ka gjetur dhe sekuestruar armën në vendin e ngjarjes.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka konfirmuar se Egzon Bytyqi po trajtohet si i dyshuar, ndërsa rasti është iniciuar për “Vrasje të rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Trupi i pajetë i Jetlirës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa ajo do të varroset sot nga ora 18:00.

Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur saktësisht se çfarë ndodhi brenda dhomës së gjumit dhe rrethanat që çuan në tragjedinë ku humbi jetën 25-vjeçarja shtatzënë.

Adresse

Avenue Louise 54
Brussels
1050

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Gazeta ZEB publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Raccourcis

Mis en avant

Partager