Amla Media

Amla Media AMLA MEDIA burimi juaj i besuar për lajmet dhe përditësimet në kohë reale nga Shqipëria dhe bota.
(6)

12/08/2025
Zbulohen 19 banorët zyrtarë të Big Brother VIP Kosova…18 Nentor 2025Big Brother VIP Kosova 4 ka hapur zyrtarisht dyert d...
11/18/2025

Zbulohen 19 banorët zyrtarë të Big Brother VIP Kosova…

18 Nentor 2025

Big Brother VIP Kosova 4 ka hapur zyrtarisht dyert dhe lista e banorëve po bën xhiron e rrjetit. Nga yje të muzikës e televizionit, tek emra që kanë ndezur portalet gjatë gjithë vitit, ky edicion vjen me një përzierje të fortë personalitetesh që premton dramë, surpriza dhe histori të papritura.

Klodian Mihaj, djaloshi nga Shkodra që jeton në Venecia dhe që ka shkëlqyer në “Too Hot to Handle, Italy”, hyn në shtëpi si një nga figurat më intriguese. Por edhe prania e Ikballe Huduti Berishës, teologes që nuk e nisi dot lojën për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortit, ka ngjallur shumë diskutime.

Bia Khalifa, modelja rumune e OnlyFans, dhe Dolce, influencere shumë e ndjekur, pritet të sjellin dinamika krejt të veçanta. Po ashtu, këngëtari Ardit Stafai dhe spiritualisti-profesor Getoar Halili i shtojnë shtëpisë prurje me energji të ndryshme.

Në zonën e ekranit, prezantuesja Hygerta Sako vjen si një banore me elegancë dhe eksperiencë, ndërsa Alba Pollozhani — fermere e “Ferma VIP 2” dhe një nga emrat më të komentuar të portaleve — hyn në BBVK me bagazh të fortë protagonizmi.

Rikthimi më i bujshëm është padyshim ai i Eduard Kuçit, i cili vitin e kaluar braktisi garën por tani vjen sërish për të vijuar rrugëtimin e lënë përgjysmë. Krah tyre, humanistja Shkurte Haxhiu dhe ish-reperja e kthyer në influencere Benita Zema sjellin ngjyra të tjera të karaktereve në lojë.

Në frontin e muzikës, këtë vit janë të pranishëm tre këngëtarë: Mentor Haziri, Kushtrim Kelani dhe talenti i ri-influencer Londrim Mekaj. Artan Misini, regjisor, futet me prapaskenën e tij artistike, ndërsa Linda Rei, transgjinore dhe make up artist, pritet të jetë një prej figurave më të komentuara të edicionit.

Listën e plotë e plotësojnë influencarja Elijona Binakaj, asambleistja Sasa Hoda dhe këngëtari Ibro Deli — duke e bërë këtë edicion një miks të pazakontë profilesh që mund të përplasen, të surprizojnë ose të çojnë lojën në nivele që BBVK nuk i ka parë më herët.

Kaq shumë zëra, kaq shumë histori – dhe të gjithë të mbyllur nën një çati. Le të nisë spektakli.

Çfarë dihet deri tani..Reality Show më i komentuar në vend nis sonte..18 Nentor 2025Sot në orën 21:00 starton zyrtarisht...
11/18/2025

Çfarë dihet deri tani..
Reality Show më i komentuar në vend nis sonte..

18 Nentor 2025

Sot në orën 21:00 starton zyrtarisht edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, një sezon që ka gjeneruar më shumë pritshmëri se çdo vit tjetër. Me një publik tashmë të etur për surpriza, debat dhe personalitete të reja, produksioni ka ndërtuar një atmosferë të tillë misteri që ka rritur edhe më shumë interesin për natën e parë.

Prezantuesit

Këtë vit, drejtimin e spektaklit e mbajnë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, një dyshe që rikthehet me përvojë, koherencë dhe një stil prezantimi që publiku kosovar tashmë e njeh mirë. Të dy kanë premtojnë një ritëm më dinamik, më modern dhe më të përqendruar te historia e secilit banor.

Banorët

Edhe pse identitetet e tyre mbeten të mbrojtura deri në momentet e para të spektaklit, është konfirmuar se 20 banorë të përzgjedhur do të hyjnë sonte në shtëpi. Sipas paralajmërimeve të produksionit, në këtë edicion do të ketë një përzierje profilesh — nga arti dhe media, tek sipërmarrja dhe bota digjitale — të dizajnuara për të prodhuar dinamika të fuqishme që nga dita e parë.

Izolimi

Banorët janë izoluar qysh dje, duke iu nënshtruar rregullit standard të ndalimit të çdo kontakti me botën e jashtme. Ky proces shënon nisjen e vërtetë të garës, përpara se kamerat të hapen për publikun.

Shtëpia e re

Një nga elementet që ka shkaktuar më së shumti interes është vetë shtëpia, e cila këtë vit ka pësuar një transformim të thellë. Ajo është zgjeruar, janë shtuar hapësira të reja dhe dizajni është krijuar për të nxjerrë më shumë tension dramatik dhe më shumë momente spontane midis banorëve. Madje, një story i publikuar nga Olsa Muhameti, ku duket një grup që zbret shkallët, ka ngritur dyshimet se shtëpia mund të ketë dy kate, duke shtuar një dimension të ri në rrjedhën e lojës.

Pritshmëritë për natën e parë

Nata e hapjes pritet të sjellë një episod të gjatë, me prezantimin e secilit banor, hyrjet e tyre të para, strukturën e shtëpisë dhe disa nga rregullat kyçe të edicionit. Burime brenda produksionit lënë të kuptohet se mund të ketë edhe një twist në fillim, ndoshta të lidhur me ndarjen e hapësirave, dhomat sekrete ose përjashtime të menjëhershme.

Atmosfera në publik

Rrjetet sociale janë përfshirë nga diskutimet, teoritë dhe pritjet. Fansat presin që ky sezon të jetë më i forti vizualisht, më i rafinuari në strukturë dhe më i paparashikueshmi në lojë.

Me kaq shumë enigmë të pazbuluar dhe me energjinë e një starti që pritet prej javësh, Big Brother VIP Kosova 4 duket gati të hapë një sezon që do të dominojë bisedat.

Gjyshja që e therrasin "NANUSH" pritet të futet në Big Brother VIP Kosova por ka një kërkesë të veçant për produksionin....
11/07/2025

Gjyshja që e therrasin "NANUSH" pritet të futet në Big Brother VIP Kosova por ka një kërkesë të veçant për produksionin...

06 Nëntor 2025

Sezoni i ri i reality shoë-t të shumëpërfolur “Big Brother” pritet të sjellë më shumë diversitet se kurrë më parë, duke përfshirë një përzierje të gjerë të karaktereve, profesionistëve dhe personaliteteve publike që do të bëjnë bashkëjetesën brenda shtëpisë më të famshme në vend edhe më interesante.

Sipas informacioneve të publikuara nga “Kosovarja”, organizatorët e këtij edicioni kanë përgatitur një format të pasur me përmbajtje, ku secili banor do të sjellë një histori, një mënyrë jetese dhe një perspektivë unike, duke premtuar kështu shumë dinamika të reja për publikun.

Një nga emrat që përflitet të jetë pjesë e kastit të ri është Igballe Huduti, një figurë që tashmë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik për personalitetin e saj dhe qëndrimet e qarta që ka shprehur në rrjete sociale dhe media.Burime të afërta me produksionin bëjnë të ditur se Huduti ka paraqitur një kërkesë të veçantë përpara hyrjes së mundshme në shtëpi.

Ajo raportohet se ka kërkuar të ketë një dhomë të ndarë nga banorët e tjerë, për shkak të bindjeve dhe praktikave të saj fetare, pasi mban mbulesë dhe dëshiron të ruajë privatësinë dhe respektin për vlerat personale që e karakterizojnë.

Kërkesa e saj, sipas burimeve të njëjta, është marrë seriozisht nga produksioni i “Big Brother”, i cili po shqyrton mundësinë e krijimit të një hapësire të përshtatshme që do t’i mundësonte asaj të ndihet rehat dhe e respektuar gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ky veprim shihet si një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes dhe respektimit të diversitetit kulturor e fetar brenda formatit, i cili gjithmonë ka synuar të përfaqësojë pjesë të ndryshme të shoqërisë në një ambient të përbashkët.

Nëse kjo kërkesë pranohet dhe Huduti bëhet pjesë e zyrtarizuar e “Big Brother”-it, ajo do të jetë një ndër konkurrentet më të veçanta të këtij edicioni, duke sjellë një dimension të ri në mënyrën si perceptohet bashkëjetesa dhe respekti për dallimet individuale.Një pjesë e publikut e ka përshëndetur këtë nismë, duke e cilësuar si një shembull pozitiv të bashkëjetesës harmonike, ndërsa të tjerë janë kuriozë të shohin se si do të realizohet kjo në praktikë brenda shtëpisë, që dihet për natyrën e saj të hapur dhe sfidat që vendos mes banorëve.

Produksioni i “Big Brother” ka treguar ndër vite se është i gatshëm të përshtatet me rrethana të ndryshme dhe të ruajë balancën mes spektaklit dhe respektit për identitetet personale të pjesëmarrësve.

Kështu, nëse informacionet rezultojnë të sakta, hyrja e Igballe Hudutit do të shënonte një hap të ri për emisionin, duke e bërë këtë sezon jo vetëm më të larmishëm në aspekte sociale dhe kulturore, por edhe më të ndjeshëm ndaj përfshirjes dhe tolerancës.

Ndërkohë, publiku tashmë po pret me padurim zbulimin e plotë të listës së konkurrentëve, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me diskutime, hamendësime dhe komente për personazhet që mund të bëhen pjesë e këtij formati.

Pavarësisht se ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni, fakti që emri i Igballe Hudutit përmendet në këtë kontekst ka ngjallur interes të madh dhe ka shtuar pritshmëritë për një sezon që duket se do të jetë më ndryshe dhe më përfaqësues se kurrë më parë.

“Jemi të lumtur për Ismajlin dhe Tucin, janë të rëndësishëm”/ Sylvinho për listën: Manajn nuk e donin, por më pas u kthy...
11/07/2025

“Jemi të lumtur për Ismajlin dhe Tucin, janë të rëndësishëm”/ Sylvinho për listën: Manajn nuk e donin, por më pas u kthye në hero...

07 Nentor 2025

Trajneri i Kombëtares Sylvinho, publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy takime, ku risia e vetme ishte Indrit Tuci.

Në konferencën përpara mediave, braziliani shpjegoi përzgjedhjet e tij dhe objektivat e Kombëtares.

“Sa më shumë të luajë Medon Berisha, aq më mirë për ne. Më pëlqen shumë si lojtar. E kemi marrë në Europian për të fituar eksperiencën dhe të ndihmojë Kombëtaren. Ka disa limite me ndryshimet gjatë ndeshjeve, madje edhe në miqësore. Është në një moment të mirë me klubin e tij. Gripshi më pëlqeu me Jordaninë. Është inteligjent dhe ka mundësi për të shënuar. Ai ka 15 ditë që është me pushime. Ne na duhen lojtarë që momentalisht po stërviten. Nuk kam kohë të mendojmë për grumbullimet e tjera, por vetëm për ndeshjet me Andorrën e Anglinë.

Rikthimi i Ismajlit, jam tepër i lumtur. Kishte një dëmtim, por tashmë e ka lënë pas. Sa i përket Tucit, është një lojtar që ka luajtur dy ndeshje në Nations League. Pati një transferim, por humbi kohë sepse ishte i dëmtuar. Është një lojtar që natyralisht është në rolin e trekuartistit, por transformohet në një sulmues qendre. Është një opsion ekstra sepse të jep mundësi të shënojë gol.

Kriteri ka qenë gjithmonë i tillë. Nuk grumbullojmë një lojtar që mund të luajë 10 ndeshje me Realin. Dua të bëj një paralelizëm me Rey Manajn. Ai humbi një penallti kundër Serbisë dhe të gjithë thanë që nuk duhej grumbulluar më. Pas 97 ditësh u kthye në hero. Ai është një lojtar shumë i mirë. Bajrami nuk luan por është golashënuesi më i mirë që kemi. Duhet të fusim lojtarë që e përfaqësojnë më së miri fanellën e Shqipërisë. Këta lojtarë na japin besim. Ky ka qenë kriteri. Kemi bërë disa ndryshime gjatë këtyre tre vite.

Ne na duhen lojtarë të cilët shënojnë gol dhe kanë kapacitet për të provuar në fazën ofensive. Broja për shembull që e ka bërë këtë. Asani gjithashtu. Muja ka më shumë karakteristika të një mesfushori. Ne na duhen lojtarë që shënojnë gol dhe ka karakteristika sulmuese. Broja dhe Uzuni i kanë këto karakteristika”, u shpreh Sylvinho.

Shqipëria do të udhëtojë në Andorra më 13 nëntor dhe pas tre ditësh do të presë Anglinë në Tiranë.

Ngërçi politik në Kosovë, presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re...04 Nëntor, 2025 Pr...
11/04/2025

Ngërçi politik në Kosovë, presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re...

04 Nëntor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë mandatin për formimin e Qeverisë së re kandidatit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Në një deklaratë për media, Osmani theksoi se Kushtetuta e Kosovës e detyron presidentin të emërojë mandatarin e dytë në rast se përpjekja e parë dështon.

“Kushtetuta nuk thotë ‘mund të emëroj’, por thotë ‘emëron kandidatin tjetër’ në rast se dështon i pari. Gjuha e përdorur në Kushtetutë është obligative, pra e detyron presidenten e vendit ta emërojë mandatarin e dytë,” tha Osmani.

Ajo shtoi se vendimi i saj është në përputhje me tri aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese dhe neni 95.4 të Kushtetutës:

“Sot, në përputhje me Kushtetutën, kam mandatuar zotin Glauk Konjufca për kryeministër, ashtu siç qartë e përcakton Kushtetuta dhe praktika e Gjykatës Kushtetuese,” tha Osmani.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se kandidati i propozuar nga LVV-ja, Glauk Konjufca, disponon të gjitha votat që Kurti i kishte marrë vetë më 26 tetor në Kuvend, pra 56 vota.

“Konjufca i ka të gjitha votat që i kam pasur unë. Ju e dini që më 26 tetor në Kuvend unë mora 56 vota. Ato i ka sigurt edhe Glauku, ndoshta ka edhe më shumë, por më pak nuk mund të marrë. Maksimumi im është minimum i Glaukut, prandaj le të përpiqemi maksimalisht,” tha Kurti.

Vuçiç i dorëzuar përballë protestave masive, njofton zgjedhje të parakohshme në Serbi...04 Nëntor, 2025      Presidenti ...
11/04/2025

Vuçiç i dorëzuar përballë protestave masive, njofton zgjedhje të parakohshme në Serbi...

04 Nëntor, 2025

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se do të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak të protestave të vazhdueshme antiqeveritare.

Trazirat filluan në nëntor 2024, pas shembjes së çatisë në një stacion hekurudhor në Novi Sad, i cili vrau 16 persona. Pas tragjedisë, aktivistët akuzuan qeverinë për korrupsion dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe dorëheqjen e Vuçiçit.

Vuçiç dhe mbështetësit e tij pretendojnë se protestat janë përpjekje të nxitura nga jashtë për ndryshim regjimi dhe janë pjesë e një “revolucioni me ngjyra” të koordinuar të mbështetur nga qeveritë perëndimore përmes përdorimit të OJQ-ve. Ai ka akuzuar forcat e opozitës se bashkëpunojnë me agjencitë e inteligjencës perëndimore, kroate dhe shqiptare për të rrëzuar qeverinë e tij.

Vuçiç u tha gazetarëve të dielën se zgjedhjet parlamentare “do të mbahen para përfundimit të mandatit” të Asamblesë Kombëtare aktuale, e cila skadon në dhjetor 2027.

“Institucionet kompetente në vendin tonë do të marrin vendime në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, por, në lidhje me kërkesat e protestuesve për të mbajtur zgjedhjet e parakohshme… ato do të mbahen përpara afatit”, tha ai, duke shtuar se data e saktë do të vendoset më vonë.

Në komentet e mëvonshme, Vuçiç përmendi një “mandat gjashtëmujor”, të cilin disa media serbe e interpretuan si një aludim se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen që vitin e ardhshëm.

Njoftimi i Vuçiçit pasoi disa ditë demonstratash të ripërtërira që shënuan përvjetorin e parë të tragjedisë së Novi Sadit. Mbështetësit dhe kundërshtarët e partisë në pushtet SNS të Vuçiçit u përleshën në Beograd të dielën, pavarësisht përpjekjeve të policisë për t’i ndarë ata. Mediat serbe raportuan se u hodhën shishe dhe fishekzjarre, me dhjetëra të arrestuar.

Nën presionin e publikut, qeveria më parë u ofroi lëshime protestuesve, duke përfshirë disa dorëheqje ministrore dhe publikimin e dokumenteve që lidhen me shembjen e Novi Sadit.

Nëse doni ta shijoni bukën dhe të mos shëndosheni, duhet të dini këtë sekret...03 Nëntor, 2025 Buka është ushqim bazë në...
11/04/2025

Nëse doni ta shijoni bukën dhe të mos shëndosheni, duhet të dini këtë sekret...

03 Nëntor, 2025

Buka është ushqim bazë në çdo shtëpi, por shpesh lind pyetja: a të shëndosh apo jo?

Sipas mjekut Alexandre Olmos Torrex, gjithçka varet nga mënyra e konsumimit. Ai shpjegon se nëse buka ngrihet dhe më pas shkrin, një pjesë e niseshtesë kthehet në niseshte rezistente, e cila nuk tretet plotësisht dhe vepron si prebiotik, duke ushqyer bakteret e mira në zorrë.

Kjo e bën bukën më të shëndetshme: ul rritjen e glukozës, jep më pak kalori dhe ngop më shumë. Pra, ngrirja e bukës para konsumimit mund të jetë çelësi për ta shijuar pa u shqetësuar për peshën apo sheqerin në gjak.

Siria njeh pavarësinë e Kosovës, Osmani: Mirënjohje për vendimin, dy popujt kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për lirinë....
10/29/2025

Siria njeh pavarësinë e Kosovës, Osmani: Mirënjohje për vendimin, dy popujt kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për lirinë...

29 Tetor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Republika Arabe e Sirisë ka njohur pavarësinë e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga vetë Osmani përmes një postimi në rrjete sociale, ku njoftoi se marrëveshja është arritur sot në Riad.

Ajo tha se njohja u bë e mundur me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

“Sot në Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë,” shkroi Osmani.

Presidentja shtoi se kjo njohje është më shumë se një akt formal diplomatik, duke e quajtur “njohje të sakrificës së shumë brezave për liri”.

“Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë,” theksoi ajo.

Gjykata Supreme refuzon padinë për mbulesën islame në shkollat e Kosovës, konfirmon rregulloren e ministrisë për uniform...
10/29/2025

Gjykata Supreme refuzon padinë për mbulesën islame në shkollat e Kosovës, konfirmon rregulloren e ministrisë për uniformën...

29 Tetor, 2025

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesë-padinë e rrjetit të Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita”, e paraqitur kundër ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), me të cilën ka kërkuar që të shpallet i paligjshëm dhe të shfuqizohet neni 3 paragraf 1, nën paragraf 1.13 i Udhëzimit Administrativ Nr.06/2014 (MASHT) Kodi i Mirësjelljes dhe Masat Disiplinore për Nxënës të Shkollave të Mesme të Larta.

Paditësja pretendon se me Udhëzimin Administrativ nr.06/2014, që është një akt administrativ i përgjithshëm, nuk mund të ndalohet ushtrimi i të drejtave dhe lirive kushtetuese të vajzave që mbajnë shaminë e kokës (mbulesën islame).

“E njëjta ka theksuar se me neni 55.1 të Kushtetutës, saktësohet qartë se “të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj”, duke shtuar se në katër vitet e fundit kanë pranuar ankesa të shumta nga vajzat që janë përjashtuar nga shkollat publike ose të cilave u është pezulluar vijimi i rregullt i procesit mësimor për shkak të bartjes së shamisë në kokë”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Gjykata Supreme e Kosovës, ka shqyrtuar me kujdes bazën ligjore të aktit nënligjor normativ të kontestuar, përkatësisht Udhëzimit Administrativ Nr.06/2014, dhe ka vlerësuar se dispozita nga neni 3 paragraf 1, nën paragraf 1.13, gjen mbështetje në Ligjin nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në Ligjin nr. 04/L-138 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional.

“Nga këto dispozita rezulton se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka autorizim të qartë ligjor për të përcaktuar rregulla për sjelljen e nxënësve, përfshirë edhe rregullat për veshjen – uniformën. Rrjedhimisht, akti nënligjor është në përputhje me autorizimin e shprehur ligjor të dhënë nga ligjvënësi. Përcaktimi sikurse në aktin e kontestuar, me të cilin ndalohet bartja e uniformës fetare në shkolla, gjen mbështetje në një akt më të lartë ligjor për nga fuqia hierarkike, andaj si i tillë nuk mund të shfuqizohet”, vijon njoftimi.

Gjykata është kufizuar në arsyetimin e pretendimeve, përkitazi me nenin 55 paragraf 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkatësisht për kufizimin e lirisë së besimit dhe fesë, si një ndër të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Vetëm 56 vota pro/ Kurti nuk siguron dot numrat e nevojshëm, dështon krijimi i qeverisë së re në Kosovë...26 Tetor, 2025...
10/26/2025

Vetëm 56 vota pro/ Kurti nuk siguron dot numrat e nevojshëm, dështon krijimi i qeverisë së re në Kosovë...

26 Tetor, 2025

Propozimi i mandatarit Albin Kurti për një mandat të ri katërvjecar nuk mori përkrahjen e nevojshme prej 61 votash në Kuvendin e Kosovës.

Kështu, me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 absentime, Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se tani përgjegjësia kalon sërish te presidentja Vjosa Osmani dhe mbylli punimet e seancës së sotshme.

A do të ketë qeveri të dielën? Osmani: Në qoftë se jo, do t’i ftoj të gjitha partitë. Nëse s’ka shumicë, zgjedhjet janë ...
10/24/2025

A do të ketë qeveri të dielën? Osmani: Në qoftë se jo, do t’i ftoj të gjitha partitë. Nëse s’ka shumicë, zgjedhjet janë e vetmja alternativë...

24 Tetor, 2025

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ende nuk dihet se a do të ketë seancë të dielën për krijimin e qeverisë ashtu siç u raportua gjatë ditës së sotme. Presidentja, theksoi se kjo seancë ftohet vetëm nëse krijohen nga Albin Kurti, 61 votat e nevojshme për qeveri.

Osmani u deklarua edhe për çështjen e marrëveshjeve politike, duke thënë se një gjë e tillë mund të arrihet ‘’në momentet e fundit’’, dhe se, ‘’rrjedhat politike në Kosovë nganjëherë janë të paparashikueshme’’.

‘’Tani nuk dihet në qoftë se të dielën do të ketë seancë të kuvendit apo jo, sepse seanca e Kuvendit ftohet vetëm në qoftë se krijohen 61 votat e nevojshme nga i mandatuari për kryeministër zoti Kurti, në qoftë se kjo do të ndodh apo jo është tërësisht në duart e partive politike dhe për momentin nuk mund të parashikoj edhe pse e diela është shumë afër, por siç e dini rrjedhat politike në Kosovë nganjëherë janë të paparashikueshme pra brenda orës mund të ketë zhvillime, mund të ketë marrëveshje në momentet e fundit.

Tutje, Osmani në intervistën dhënë për DW, ka theksuar se ajo do të ftojë të gjitha partitë politike për të parë nëse e kanë shumicën për të krijuar qeverinë, nëse kjo e fundit s’votohet të dielën. Ajo po ashtu ka deklaruar se zgjedhjet janë alternativa e vetme në rast të mos formimit të qeverisë.

‘‘Në qoftë se ka marrëveshje mund të mbahet seanca, mund të ketë qeveri. Në qoftë se se s’ka marrëveshje, atëherë si presidente e vendit do t’i ftoj të gjitha partitë politike në qoftë se ka mundësi se dikush ta krijojë shumicën, sepse mendoj se është përsëri herët të flasim për zgjedhje të jashtëzakonshme, por ajo është një alternativë në qoftë se nuk krijohet shumica, në fakt mbetet e vetmja alternativë sipas Kushtetutës.’’, ka deklaruar ajo.

Address

Oakville, ON

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Amla Media posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Amla Media:

Share