15/12/2025
“Zoti i Botërave më dha forcën🤲, kurajon e besimin” Fjalët e heroit musliman që i mori armën nga dora një prej dy autorëve të masakrës në Australi
Të paktën 16 persona u vranë në një nga plazhet e Sidnejt në Australinë e largët. Dhjetëra mbetën të plagosur. Përgjegjës të masakrës, rezultojnë dy persona, babë e bir.
Por ishte vetëm një qytetar, ai i cili me aktin e tij heroik, arriti të ndalojë njërin prej autorëve, duke i hequr nga dora armën me të cilën ai vijonte të qëllonte drejt njerëzve në plazh.
Ahmed al- Ahmed, baba i dy fëmijëve dhe pronar i një fruta perimesh, po kalonte rastësisht në plazhin ku po zhvillohej një festë hebreje që ishte objekt i sulmit me armë.
Një kushëri i tij i quajtur Mustafa, tha për mediat se çfarë i kishte thënë në spital Ahmed.
“Nuk mendova për vdekjen në atë moment, por nuk mund të duroja dot më teksa shihja njerëz që po vriteshin. Zoti i Botërave më dha forcën, kurajon e besimin dhe veten e gjeta duke u hedhur mbi personin e armatosur për të shpëtuar jetët e njerëzve”
Dy autorët, babë e bir, janë identifikuar si Sajid Akram, 50 vjeç, dhe Naveed Akram, 24 vjeç. 50 vjeçari u qëllua dhe u vra nga oficerët e policisë në zonën bregdetare, ndërsa i biri u neutralizua dhe u mor në paraburgim.