Arti TV

Arti TV Radio Televizioni Shqiptar ne Zvicer-Zurich

Gëzuar Kurban Bajramin!Qoftë kjo festë një moment i veçantë bashkimi, dashurie dhe paqeje
06/06/2025

Gëzuar Kurban Bajramin!
Qoftë kjo festë një moment i veçantë bashkimi, dashurie dhe paqeje

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR VOTIMIN FIZIK NË CYRIH 🇽🇰Të nderuar bashkatdhetarë,🗳️ Votimi fizik për të gjithë bashkatdhet...
04/02/2025

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR VOTIMIN FIZIK NË CYRIH 🇽🇰

Të nderuar bashkatdhetarë,

🗳️ Votimi fizik për të gjithë bashkatdhetarët që janë regjistruar të votojnë fizikisht në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, do të mbahet më 8 shkurt 2025.

Adresa e Konsullatës është: Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048, Zurich

Votimi bëhet nga ora 07:00 deri në 19:00.

Ju rekomandojmë që:

✅ Të përdorni transportin publik 🚋, pasi mundësitë e parkimit janë të kufizuara.

✅ Të keni me vete dokumentin e identifikimit për të realizuar të drejtën tuaj të votës.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!

Me respekt,
Vigan Berisha
Shef Misioni
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

21/01/2025

Të nderuar bashkatdhetarë në Zvicër,

Adresa e vetme ku duhet dërguar zarfet për votim me postë për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në Zvicër, është:
KQZ
Postfach 1
8048 Zürich

Pra të gjithë Ju që keni zgjedhur opsionin e votimit me postë në Zvicër, Ju lutemi, MOS i dërgoni zarfet me fletvotime në adresën e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, por në adresën e lartcekur.

Ju kërkojmë që, nëse është e mundur, ta shpërndani këtë informacion kudo që mundeni.


Me respekt,
Vigan Berisha
Shef Misioni
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Një përkushtim i ri – Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në ZvicërNë ze...
15/01/2025

Një përkushtim i ri – Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Në zemër të Zvicrës, në Cyrih, Konsullata e Republikës së Kosovës ka qenë një pikë kyçe për qytetarët kosovarë dhe një qendër e rëndësishme për diplomacinë dhe komunitetin kosovar.

Gjatë këtij viti, ky mision ka bërë përparime të mëdha në avancimin e shërbimeve konsullore, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve që ofron për qytetarët.

Një nga arritjet më të dukshme është eliminimi i nevojës për termine për kryerjen e shërbimeve konsullore, duke lejuar qytetarët të marrin shërbimet që u duhen pa pritje. Ky ndryshim ka ardhur si rezultat i punës intensive dhe përkushtimit të stafit të Konsullatës, të cilët kanë punuar pa pushim për të siguruar që kërkesat e qytetarëve të plotësohen në kohë.

Ndër sfidat më të mëdha që ka hasur Konsullata janë intensiteti i kërkesave dhe ngarkesa e qytetarëve që jetojnë në rrethin konsullor që mbulon konsullata e Cyrihut. Megjithatë, me bashkëpunimin dhe ndihmën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, këto sfida janë tejkaluar me sukses.

Cyrihu, përveç se është një nyje ekonomike dhe financiare e Zvicrës, është gjithashtu një qendër kryesore e mërgatës.

Kjo ka bërë që Konsullata të luajë një rol të rëndësishëm në ndërlidhjen mes bizneseve kosovare dhe atyre zvicerane. Gjatë vitit, janë zhvilluar takime të shumta me rrjetet e bizneseve shqiptare, duke krijuar mundësi të reja për investime dhe bashkëpunime ekonomike.

Në aspektin kulturor, Konsullata ka qenë një mbështetëse e madhe e artistëve kosovarë, duke organizuar dhe bashkëorganizuar ekspozita, festivale dhe aktivitete tjera kulturore dhe sportive. Këto aktivitete jo vetëm që promovojnë kulturën dhe identitetin kombëtar, por gjithashtu forcojnë lidhjet mes Republikës së Kosovës dhe mërgatës.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm gjatë këtij viti ka qenë përmirësimi i infrastrukturës së Konsullatës për personat me nevoja të veçanta, themelimi i kendit të librave në kuader të konsullates, promovimi i librave dhe dita e hapur per qytetarët, duke e bërë atë edhe më të aksesueshme për të gjithë qytetarët.

Në mesazhin e tij për mërgatën kosovare në Zvicër, Shefi i Misionit, z.Vigan Berisha, thekson rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit, si dhe nevojën për të ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare mes brezave të rinj.
Ai gjithashtu falënderon Zvicrën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe apelon për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor.

Në përfundim, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në shërbim të qytetarëve të saj dhe në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe mërgatës, duke kontribuar kështu në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe kulturor të vend.

Le të jetë 2025 një vit i begatë, i ngrohtë dhe plot sukses për ju dhe të dashurit tuaj.🎄 Gëzuar Festa e Vitit të Ri 202...
31/12/2024

Le të jetë 2025 një vit i begatë, i ngrohtë dhe plot sukses për ju dhe të dashurit tuaj.
🎄 Gëzuar Festa e Vitit të Ri 2025!🎄🎇🎆

Të dashur bashkatdhetarë,Për shkak të përmbylljes së vitit fiskal dhe festave të fundvitit, ju informojmë se shërbimet k...
17/12/2024

Të dashur bashkatdhetarë,

Për shkak të përmbylljes së vitit fiskal dhe festave të fundvitit, ju informojmë se shërbimet konsullore në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih do të ofrohen deri më datën 23.12.2024.

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ju uron festat e fundvitit dhe shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!

Për raste emergjente, mund të na kontaktoni në:
📧 Email: [email protected]
📞 Numri emergjent: +41 43 311 89 00

Ju lutemi vini re:
Numri i zakonshëm i telefonit, nuk do të jetë aktiv gjatë festave zyrtare dhe ditëve të fundjavës.

Me respekt,
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Kjo ditë simbolizon forcën, unitetin dhe krenarinë tonë kombëtare. Gëzuar 28 Nëntori!
27/11/2024

Kjo ditë simbolizon forcën, unitetin dhe krenarinë tonë kombëtare. Gëzuar 28 Nëntori!

Të dashur bashkatdhetarë,Me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, regjistrimi online diasporës, është zgjatur der...
05/08/2024

Të dashur bashkatdhetarë,

Me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, regjistrimi online diasporës, është zgjatur deri me datën 31 gusht 2024.

Të gjithë bashkatdhetarët që ende nuk kanë arritur të regjistrohen, ju njoftojmë se Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, është e gatshme të ju ndihmoj në çdo kohë gjatë ditëve të punës, nga e hëna deri të premten nga ora: 09:00 deri në ora 20:00, ndërsa në ditën e shtune nga ora: 10:00 deri më 20:00 deri më 31 gusht 2024, kur edhe do të përfundojë ky proces.
Ju mirpresim!

Me respekt,
Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih

23/06/2024

Në 25-vjetorin e rënies heroike të heroit Agim Ramadani. Akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Tij.

"Çele gur gojën" teksti sipas Azem Shkrelit. Dramatizimi, përshtatja, interpretimi, skenografia dhe regjia Nimon Muçaj. ...
21/09/2023

"Çele gur gojën" teksti sipas Azem Shkrelit. Dramatizimi, përshtatja, interpretimi, skenografia dhe regjia Nimon Muçaj. Ndriçimi dhe rekuizitat Xhemë Fetaj. Efektet e muzikës dhe xhirimi "Open reklama" Pejë. Mbështetur nga MKRS. Kjo shfaqje u punua në kohë pandemie dhe pati disa paraqitje në Deçan, Prizren, Ferizaj dhe Fier etj. Në Festivalin Ndërkombëtar të monodramës mori çmimin special të jurisë! Falenderojmë pronarin e Restorantit "Gryka e Deçanit" në Deçan me pronar naim Kuçi si dhe kryetarin e Komunës, Bashkim Ramosaj për ndihmën e pakursyer. Premiera ishte me 29 tetor 2021 ora 17.30

Radio Televizioni ARTI TV GmbHZvicër-DietikonAdresa: Lerzenstrasse 8 Dietikon 8953 SwitzerlandTel: +4143 317 88 55 ArtiTVTel: +41 76 203 00 01We...

Film Dokumentar kushtuar Heroit të Kosovës - ENVER ALAJ (1975 - 1998)
15/07/2023

Film Dokumentar kushtuar Heroit të Kosovës - ENVER ALAJ (1975 - 1998)

Radio Televizioni ARTI TV GmbHZvicër-DietikonAdresa: Lerzenstrasse 8 Dietikon 8953 SwitzerlandTel: +4143 317 88 55 ArtiTVTel: +41 76 203 00 01We...

LIDHJA SHQIPTARE NË BOTË - PJESA E DYTË
16/04/2023

LIDHJA SHQIPTARE NË BOTË - PJESA E DYTË

Radio Televizioni ARTI TV GmbHZvicër-DietikonAdresa: Lerzenstrasse 8 Dietikon 8953 SwitzerlandTel: +4143 317 88 55 ArtiTVWeb: artitv.chE-Mail: i...

Adresse

Dietikon

Öffnungszeiten

Montag 09:00 - 21:00
Dienstag 09:00 - 21:00
Mittwoch 09:00 - 21:00
Donnerstag 09:00 - 21:00
Freitag 09:00 - 21:00
Samstag 09:00 - 21:00
Sonntag 09:00 - 21:00

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Arti TV erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Arti TV senden:

Teilen

Kategorie