SAM24 SAM24.info / Platformë që bashkon mendjet dhe zemrat shqiptare!

Kartevizita e Babait të Kombit, Ismail Beut Qemajlit, publikohet për herë të parë në media nga dora e stërnipit të tij, ...
02/09/2025

Kartevizita e Babait të Kombit, Ismail Beut Qemajlit, publikohet për herë të parë në media nga dora e stërnipit të tij, Shkëlqesia e Tij z. Darling Vlora.
Së shpejti, një intervistë ekskluzive në SAM24.info.
Faleminderit për respektin, z. Vlora.
-Fans

SAM24.info: Çdo vit i ri shkollor, një hap drejt së ardhmes!Në emër të stafit të Qendrës Mediale SAM24.info, urojmë të g...
01/09/2025

SAM24.info: Çdo vit i ri shkollor, një hap drejt së ardhmes!

Në emër të stafit të Qendrës Mediale SAM24.info, urojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit fillimin e vitit të ri shkollor.

Edhe pse në Zvicër dhe në disa shtete të tjera ku jeton mërgata jonë shkolla ka filluar më herët, ne sot urojmë me zemër dhe duam gjithmonë më të mirën për nxënësit dhe mësuesit në atdhe.

Shkolla nuk është thjesht një ndërtesë me klasa e banka – ajo është tempulli i dijes, vendi ku lindin ëndrrat, ku formohen mendjet dhe ku ngjizet e ardhmja e kombit.

Nxënës të dashur: çdo faqe që do të lexoni, çdo mësim që do të përvetësoni, është një hap më afër qëllimeve tuaja dhe një gur i fortë në themelin e shoqërisë sonë.

Mësimdhënës të nderuar: përkushtimi juaj është drita që ndriçon rrugën e brezave të rinj, fuqia e së cilës mbetet e pavdekshme.

Prindër: përkrahja juaj është krahu që i ndihmon fëmijët të fluturojnë më lart drejt dijes e suksesit. Le të jetë ky vit shkollor i mbushur me shëndet, dije, suksese dhe frymëzim.

Sepse çdo vit i ri shkollor është më shumë se një fillim – është një hap i sigurt drejt së ardhmes që të gjithë bashkë e ndërtojmë. Urime !
( Foto ilustrim )

SAM24.info

30/08/2025
30/08/2025

Ansambli „Trojet“ që bashkojnë zemrat shqiptare në Zvicër

Ansambli „Trojet“ që bashkojnë zemrat shqiptare në Zvicër Nga: Dashnim HEBIBIEffretikon, 30 gusht 2025 - Ka ngjarje që n...
30/08/2025

Ansambli „Trojet“ që bashkojnë zemrat shqiptare në Zvicër


Nga: Dashnim HEBIBI
Effretikon, 30 gusht 2025 - Ka ngjarje që nuk përshkruhen vetëm si aktivitete kulturore, por si përjetime të vërteta shpirtërore. Ka momente kur, edhe pse larg vendlindjes, ndihesh më afër se kurrë me atdheun. Këtë e dëshmoi edhe një herë Ansambli “Trojet” në Zvicër, i cili më 30 gusht 2025 organizoi një manifestim të veçantë në Effretikon. Ishte një pasdite ku fjala “festë” merrte kuptimin më të plotë: një dasmë shqiptare, një bashkim brezash, një thirrje që na kujton se sa kohë të jetojë gjuha shqipe, do të jetojë edhe ky ansambël.

Ansambli “Trojet” ka një forcë të veçantë, një energji që të bën të besosh se sa kohë të jetojë gjuha shqipe, do të jetojë edhe ky ansambël. Kjo nuk është thjesht një shoqatë kulturore, por një univers i vogël ku mblidhen prindër, fëmijë, të rinj e të moshuar, për të ndarë dashurinë e pakushtëzuar për këngën, vallen, gjuhën dhe flamurin kuqezi.

Çdo manifestim i tyre është një dëshmi e gjallë se diaspora nuk është largim, por një zgjerim i atdheut.

Pra sot më 30 gusht 2025, në Robinsonplatz, Kirchweg 33, Effretikon, presidenti i ansamblit Zeqe Gashi, sekretari Taip Zeqiri, gjithë kryesia dhe dhjetëra prindër, fëmijë e dashamirë të artit e kulturës shqiptare organizuan një manifestim të veçantë – “Festa e Gjysmëvitit”. Që nga hapi i parë pranë vendit të mbajtjes, në natyrë, ndiheshe sikur po shkoje në një dasmë shqiptare në atdhe: me flamuj, me buzëqeshje, me muzikë e pritje vëllazërore.

Një pritje si në dasmat shqiptare
Kryesia e ansamblit, me dorë në zemër, i priste mysafirët duke u dëshiruar mirëseardhje. Ishte përkujdesur çdo detaj që programi të rridhte natyrshëm në natyrë: dy skena të ngritura, tavolina e karrige, një kënd i veçantë për fëmijë, e mbi të gjitha një atmosferë ku ndihej ngrohtësia familjare. Edhe vizatime kishte në çdo tavolinë nga vetë fëmijët sikur kanë dashur të thonë, ne jemi e ardhmja e kombit, mos ke i frikë, ne do ta ruajmë gjuhën e bukur shqipe që e kanë ruajtur të parët tanë me shekuj.

Flamuj kuq e zi, ushqime tradicionale, të përgaditura nga nënat e motrat mërgimtare, pije e embëlsira, gjithçka e bënte vendin të dukej si një botë tjetër – një Shqipëri e vogël e sjellë në Zvicër.

Mysafirët e nderit
Manifestimin e nderuan personalitete të rëndësishme:
• Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Bernë, Shkëlqesia e tij z. Rexhep Demiri,
• Shefi i misionit konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha,
• Prof. dr. Xhavit Lipaj, studiues i njohur për fushën e demencës,
• Meti Krasniqi, kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës nga iniciativa qytetare “Ndryshe” dhe UDK,
• Aktivisti i mirënjohur në diasporë e atdhe, Florim Useini
Përfaqësues të qendrës mediale PhD. Dashnim Hebibi nga
SAM24.info dhe nga Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore në Cyrih.

Presidenti Zeqë Gashi falënderoi me zemër mysafirët dhe u shpreh se edhe natyra këtë ditë ishte me ansamblin, pasi shiu u ndal pikërisht në momentin e fillimit të festës.
Fjalët e ngrohta të mysafirëve
Ambasadori Demiri theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës e traditës, duke u shprehur:
“Jam shumë i lumtur që shoh këtu shqiptarë nga të gjitha trevat tona. Punohet me zemër e me shumë sakrificë për të ruajtur më të shtrenjtën – gjuhën dhe traditat tona – duke nderuar njëkohësisht mikpritjen zvicerane. Vazhdoni dhe mos u ndalni.”

Pas tij, z. Vigan Berisha vuri theksin te rinia shqiptare e lindur në Zvicër:
“Kur shoh të rinjtë tanë që këndojnë e vallëzojnë shqip, më mbushet zemra me shpresë. Është një dëshmi se lidhja me vendin e të parëve nuk do të shkeputet kurrë.”

Prof. dr. Xhavit Lipaj, për herë të dytë mysafir i ansamblit, tha se ndihej i nderuar që ishte mes tyre. Ndërsa Florim Useini dhe Meti Krasniqi falënderuan për ftesën dhe uruan suksese të mëtejshme.

Një festë për të gjithë – si një familje e madhe shqiptare
Atmosfera ishte e jashtëzakonshme: fëmijët luanin në grupin e tyre, të rriturit këndonin e vallëzonin, ndërsa kryesia kujdesej që mysafirët të kalonin sa më mirë. Ishte e pamundur të mos ndjeje mallin dhe dashurinë për atdheun. Shqiptarë nga Prizreni, Prishtina, Peja, Deçani, Istogu, Gjilani, Kamenica, Tetova, Gostivari, Kërçova, Presheva, Bujanoci e Tërnoci ishin mbledhur si një familje e madhe.

Secili kishte sjellë ushqime nga shtëpia: pite, flija, ëmbëlsira tradicionale, mish të pjekur në grill – një shtruarje tipike shqiptare ku i madh e i vogël këndonte e vallëzonte.

Kryetari Gashi theksoi se ansambli “Trojet” i ka besuar rinisë, e rezultatet po shihen: kuize, lojëra, valle, këngë dhe programe të përgatitura me përkushtim. “Ne nuk punojmë për fitim, por për të kontribuar në ruajtjen e kulturës sonë kombëtare. Fëmijët këtu janë si motra e vëllezër dhe kanë gjetur një shtëpi të dytë në këtë ansambël,” tha ai.

Zëri i prindërve dhe artistëve
Prindër të shumtë treguan me emocion për fëmijët e tyre në ansambël:
• Ramiz Shala nga Prizreni kishte katër fëmijë nga mosha 15 deri 24 vjeç: “Me kënaqësi u kam thënë shkoni, dhe ata janë të lumtur.”

• Bubekir Morina nga Gjilani kishte gjithashtu katër fëmijë, nga 7 deri 22 vjeç: “Jo vetëm fëmijët tanë kënaqen, por edhe ne prindërit. Falënderoj kryesinë që punon pa interes personal.”
• Ensar Morina, i cili dikur ishte fëmijë i ansamblit, tani është përgjegjës i grupit të të rriturve.

• Xhemail Morina kishte tre fëmijë të vegjël në ansambël: “Kur kanë ushtrime, mezi presin. Është gëzim edhe për ne prindërit.”
Këngëtari Bexhet Sallai solli me kitarën e tij këngë të vjetra plot kuptim, që bashkuan të gjithë në këngë dhe valle, duke sjellë mall e kujtime nga vitet studentore.

Një përmbyllje madhështore
Në fund, mysafirët u shprehën të mahnitur nga organizimi dhe premtuan mbështetje të mëtejshme për ansamblin. Fëmijët me veshje kombëtare, kuizi me pyetje nga historia e kultura shqiptare, buzëqeshjet dhe përqafimet vëllazërore e bënë këtë manifestim një dasmë të vërtetë kombëtare në diasporë.

Edhe gjesti modest i kryetarit Zeqe Gashi, që kërkoi që edhe fëmija më i vogël i ansamblit të thoshte “faleminderit” për mysafirët, ishte një shenjë e qartë se tek “Trojet” gjithkush ka vend, nga më i madhi deri te më i vogli.

Ansambli “Trojet” nuk është thjesht një ansambël. Është një atdhe i vogël i shpërndarë në mërgim, është një shkollë e gjuhës dhe traditës, është një familje e madhe që ka besim se për sa kohë të jetojë gjuha shqipe, do të jetojë edhe ky ansambël.

Njoftim: Ndërprerje teknike e përkohshme e portalit SAM24.infoTë nderuar bashkatdhetarë, të dashur miq, shokë e lexues k...
29/08/2025

Njoftim: Ndërprerje teknike e përkohshme e portalit SAM24.info

Të nderuar bashkatdhetarë, të dashur miq, shokë e lexues kudo që jeni,

Ju që informoheni përmes platformës sonë mediale SAM24.info me qendër në Dietikon të Zvicrës, ju njoftojmë se duke filluar nga sot, 29.08.2025, ora 15:00, portali ynë do të ketë një ndërprerje teknike për disa ditë.

Kjo ndërprerje është e nevojshme pasi po punohet në zhvillimin e aplikacionit mobil (APP) dhe në disa përmirësime teknike që do ta bëjnë platformën tonë edhe më funksionale dhe më të përshtatshme për ju, lexuesit tanë.

Gjithashtu, shumë shpejt do të prezantojmë një paketë të re mediale, ku përveç portalit do të përfshihet edhe revista mujore (PDF), kanali televiziv tvsam24.info përmes YouTube, si dhe risi të tjera që do të pasurojnë qendrën tonë mediale dhe tuajën me punë e përkushtim serioz dhe me përgjegjësi. Dita ditës ne me ndihmën tuaj po rrisim lexueshmërinë dhe po rritet bashkëpunimi.

Presim edhe reklama nga afaristë të shumtë që janë gjithandej. Ju afaristë të dashur kudo që gjendeni na lajmerohuni dhe ju ofrojmë paketë të mira reklamimi dhe e ndihmoni fjalën e lirë por në anë tjetë edhe është imazh për kompanitë tuaja.

Bashkë do ia dalim. Ju kemi thënë se nuk është qëllimi jonë fitimprurës por të mbijetoj fjala e lirë e mërgimtarit kësaj arterie të kombit që kurrë nuk u ndal e as që do të ndalet për të mirën e kombit.

Nga 24 marsi i këtij viti kemi marrë mbështetje të fuqishme nga shumë personalitete dhe dera jonë është e hapur. Tek ne nuk do të ketë shkrime me porosi, as të paguara, por përmes reklamave ne do të mbijetojmë e duke ruajtur etikën profesionale dhe bashkëpunimin me media serioze si në Zvicër dhe në trojet tona etnike. Ne duam që përmes kësaj platforme të jemi me ju në arritjet e juaja e të brezit të ri që po rriten në mërgim e pa harruar edhe seniorët. Na besoni, bashkohuni me ne.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Në emër të stafit të Qendrës Mediale SAM24.info
Petrit Markaj, Editor

29.08.2025, Dietikon

Adresse

Heimstrasse 46
Dietikon
8953

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von SAM24 erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen