03/10/2026
“Nëse më votoni...” Kandidon për President të Austrisë, u bën këtë premtim shqiptarëve
Günther Fehlinger-Jahn ka shpallur kandidaturën për t’u bërë president i Austrisë në zgjedhjet e vitit 2028. Ai ka bërë një premtim përpara votuesve me origjinë shqiptare në Austri, duke thënë se nëse e votojnë do të kthejë në Krujë përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut.
"Si president i Austrisë, zotohem të kthej përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut në Krujë, Shqipëri, për të nderuar mbretin Skënderbe. Zotohem. O Zot, më ndihmo ta përmbush këtë zotim ndaj Skënderbeut, Austrisë dhe Shqipërisë", shprehet ai.
Fehlinger-Jahn drejton Komitetin Austriak për Zgjerimin e NATO-s dhe me profesion është konsulent biznesi.