10/10/2025
Genc Prelvukaj vlerëson lart profesor Mentor Ferizin: Kuadër me shumë potencial, mik i mirë dhe pedagog fantastik
Një ndër figurat më të njohura të skenës muzikore dhe politike në Kosovë, Genc Prelvukaj, ka shprehur publikisht vlerësimin e tij për profesor Mentor Ferizin, një emër që po fiton gjithnjë e më shumë respekt e përkrahje në komunën e Vushtrrisë.
Në një postim të bërë në profilin e tij në Facebook, Genc Prelvukaj ka shkruar:
“Profesor Mentor Ferizi është kuadër me shumë potencial nga strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, në komunën e Vushtrrisë.
Kam shkruar edhe njëherë tjetër për cilësitë e tij që rrallë herë i sheh tek njerëzit tjerë. I edukuar, mik i mirë dhe pedagog fantastik, i cili gëzon respekt në mbarë shoqërinë e asaj zone dhe më tepër.
Z. Ferizi është kandidat për kuvendin komunal nga lista jonë dhe mban numrin 8.”
Ky vlerësim nga Genci, që njihet si një personalitet me ndikim në opinionin publik, shihet si një mbështetje e rëndësishme për Mentor Ferizin, i cili është pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.
Mentor Ferizi, me përvojën e tij si pedagog dhe me integritetin profesional e njerëzor që e karakterizon, është konsideruar si një ndër kuadrot më të përgatitur për ta përfaqësuar me dinjitet qytetarin e Vushtrrisë në institucionet lokale.
Mbështetja publike e Prelvukajt është një dëshmi e qartë se PDK në Vushtrri po forcohet me figura të besueshme, të respektuara dhe me profil të lartë intelektual.
Numri 8 në listën e PDK-së – Profesor Mentor Ferizi, po shihet si një zgjedhje e duhur për një përfaqësim të denjë dhe vizionar në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.