Albradio on air

Albradio on air Radio e parë Shqipe ON AIR 24orë në valët e 🇨🇭 (veturat e prodhuara pas vitit 2013 (jo të gjitha!) kanë DAB+ radio)

27 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve...
12/06/2026

27 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

E vlerësuar nga ata që e përjetuan si ditë e çlirimit dhe si një ndër ditët më të mëdha të historisë së Kosovës, 12 qershori, ndonëse jo e njohur edhe si festë zyrtare, është një ditë kur nga ushtarakë dhe diplomatë botërorë do të mbahet mend si një ditë gati konfrontimi midis Perëndimit dhe Rusisë, një ditë siç thuhej, ‘që do të mund të niste Luftën e Tretë Botërore.’
Ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë më 12 qershor ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik, duke u gjetur ballë për ballë me trupat e Rusisë të cilët një ditë më parë ‘befasisht’ kishin marrë Aeroportin e Prishtinës me qëllimin e ndarjes së Kosovës.

Pas bllokadës amerikano-britanike të pistës së aeroportit, ministria e Jashtme ruse e quajti ndërhyrjen e ushtarëve të saj ‘një gabim.’ Dhe çdo gjë tjetër tashmë është histori. Hyrja e NATO-s ktheu në Kosovë mbi një milionë shqiptarë.
Hyrja e ushtarëve të NATO-s hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi një milionë shqiptarëve të Kosovës të degdisur refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës.

Deri tash kanë shërbyer në Kosovë afër 500 mijë pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të shumë vendeve, kryesisht atyre perëndimore, duke qenë larg familjeve dhe më të dashurve të tyre dhe duke sakrifikuar edhe nga një pjesë të jetës për lirinë, sigurinë dhe paqen në Kosovë.

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë politike, por me n...
08/06/2026

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë politike, por me një rënie të mbështetjes krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit. Nga 51.1 për qind të votave që kishte fituar atëherë, LVV-ja ka marrë 42.91 për qind.

Rezultatet tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 42.91 për qind të votave, ose 297 mijë e 363 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.12 për qind, përkatësisht 147 mijë e 220 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 17.58 për qind, ose 122 mijë e 575 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.16 për qind, që përkthehet në 49 mijë e 917 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se sot do të fillojë me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.

Fëmijëria është buzëqeshje, lojë dhe ëndrra pa fund. 🎈Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!❤️
01/06/2026

Fëmijëria është buzëqeshje, lojë dhe ëndrra pa fund. 🎈
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!❤️

Paqe, shëndet dhe begati në çdo familje. Gëzuar! 🤍
27/05/2026

Paqe, shëndet dhe begati në çdo familje. Gëzuar! 🤍

18/05/2026

https://www.albradio.ch/misioni/

Faleminderit nga thellësia e zemrës që iu bashkuat fushatës "1 Fr – 1 Zemër" për ruajtjen e antenave të albradios në Zvicër.

Nuk gjejmë fjalë të mjaftueshme për të shprehur mirënjohjen tonë. Vërtet, nuk gjejmë.

Sepse albradioja nuk ka asnjë financim nga shtetet tona amë – as nga Shqipëria, as nga Kosova, as nga Ilirida. Albradioja ka vetëm juve.
Bizneset e suksesshme dhe juve që në Zvicër kërkoni gjuhën tuaj, zërin tuaj, identitetin tuaj, juve që e njihni më së miri kuptimin e fjalës Asimilim!

Antenat DAB+ në Zvicër, studio, stafi, transmetimi, sinjali, teknika, licenca... – çdo muaj, çdo detaj ka një kosto dhe ne e paguajmë atë vetëm falë jush.

Një lutje nga ne për ju:
🙏 Ju lutemi, pyesni njerëzit tuaj të afërt – familjen, shokët, kolegët – a kanë dëgjuar për fushatën 1 Fr - 1 Zemër. Tregojuani se sa jetike është kjo mbështetje prej vetëm 1 Fr në vit për radion tonë të përbashkët.

Së bashku, mund t'i lëvizim edhe malet.

Send a message to learn more

TRANSPARENCË E KRISTALTËLista e donatorëve privat që kanë kontribuar deri sot (18.05.2026) për të mbështetur fushatën 1 ...
18/05/2026

TRANSPARENCË E KRISTALTË
Lista e donatorëve privat që kanë kontribuar deri sot (18.05.2026) për të mbështetur fushatën 1 Fr - 1 Zemër (23,674.- Fr/Zemra) për antenat e radios së vetme shqipe të licensuar në valë Nacionale të Zvicrës.
Bëhu edhe ti pjesë e kësaj kampanje popullore për ruajtjen e valëve të albradios.

https://www.albradio.ch/misioni/

18/05/2026

Ky është gazetari Albert Limani. Teksa po ndiqte performancën e Alis, përfaqësuesit të Shqipërisë në Eurovision, një grua nga delegacioni i Serbisë tentoi ta largonte flamurin e Kosovës.

Por, Albert Limani nuk lejoi që flamuri i Kosovës të prekej. 👏🏻❤️

17/05/2026

Një incident ka ndodhur në Qendrën e Mediave në festivalin e këngës Eurovision, që po mbahet në Vjenë, ku një pjesëtares së delegacionit të Serbisë i ka penguar valëvitja e flamurit të Kosovës gjatë performancës së këngëtarit shqiptar, Alis Kallaçi, me këngën “Nân”.

Anëtari i Eurovision Kosova, Albert Limani, i cili ndodhej bashkë me ekipin e RTK-së në sallën e mediave duke e ndjekur performancën e Alisit, ka bërë të ditur se një grua nga delegacioni i Serbisë ka tentuar t’ua largojë flamurin e Kosovës.

“Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se ‘ky flamur nuk lejohet këtu’. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht. Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar Limani në Facebook, teksa ka publikuar edhe videon nga momenti i incidentit.

Alis Kallaçi ka performuar i pesti me radhë në finalen e Eurovisionit, duke interpretuar këngën “Nân”, një baladë emocionale kushtuar lidhjes së thellë mes nënës dhe fëmijës.

14/05/2026
Fushata e përkrahjes së albradios ka filluar me 22.04.2026 dhe po vazhdon ...Çfarë po kërkojmë ne? Ne po kërkojmë nga 27...
07/05/2026

Fushata e përkrahjes së albradios ka filluar me 22.04.2026 dhe po vazhdon ...

Çfarë po kërkojmë ne?
Ne po kërkojmë nga 278'000 bashkatdhetar nga 1 Fr në vit, sepse kaq na nevojiten për ti ruajtur valët e albradios dhe derisa të na vijnë Shtetet tona në krah, ne jemi vet organizuar për të ruajtur gjuhën, kulturën, trashigiminë tonë ashtu siç dijm ne vet.
Bashkëkombasit tanë po i përgjigjen me shumë pozitivitet thirrjes sonë "1 Fr 1 zemër" dhe deri më 07.05.2026 janë dhuruar 15'827.- Fr ose përafërsisht 6% të shumës së nevojshme.

Bëhu edhe ti pjesë e kësaj nisme me karakter Kombëtar dhe jepe 1 Fr ose edhe shpërndaje te rrethi yt këtë mesazh.

1Fr për ty është shumë pak, ndërsa për albradion është vet jeta.

Adresse

Industriestrasse 9
Neuenhof
5432

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Albradio on air erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen

Kategorie