Rtv Drita

Rtv Drita Televizioni Drita është një televizion shqiptar i themeluar dhe liçensuar në Cyrih të Zvicrës për t'i shërbyer familjes shqiptare të kudo ndodhur.

Televizioni Drita është një televizion shqiptar i themeluar dhe liçensuar në Zyrih të Zvicrës për t'i shërbyer familjes shqiptare të kudo ndodhur.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur kritika të forta ndaj qeverisë shqiptare lidhur me rënien e ndjeshme të numrit...
05/08/2025

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur kritika të forta ndaj qeverisë shqiptare lidhur me rënien e ndjeshme të numrit të turistëve që frekuentojnë bregdetin dhe zonat turistike të Shqipërisë. Në një deklaratë publike, Berisha e lidh këtë trend negativ me pastrimin e parave të krimit, të cilat sipas tij kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës dhe shtrenjtime të prodhimeve vendase.
Berisha theksoi se viti i kaluar regjistroi një rënie drastike të vizitorëve në plazhet, liqenet dhe bregdetin shqiptar, fenomen që, sipas tij, ka marrë përmasa edhe më të thella gjatë këtij viti.

Ai u bazua edhe në të dhënat e Institutit të Statistikave, të cilat sipas tij tregojnë për një rënie dyshifrore të eksporteve nga viti në vit, duke e lidhur këtë ngadalësim ekonomik me fenomenin e pastrimit të parave dhe administratën aktuale të vendit.

Berisha reagoi sërish ashpër ndaj ndryshimeve në kodin e ri penal, duke akuzuar qeverinë se qëndron pas dënimeve që tenton t’i bëjë qytetarëve, biznesit e medias.

Megjithatë, ish-kreu i qeverisë refuzoi të komentojë mbi ndryshimet e fundit të kompanisë lobuese që ka lidhur kontratë me qeverinë, duke deklaruar se kontrata është transparente. Në të njëjtën kohë, ai bëri akuza të forta ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, lidhur me çështjen McGonigal, duke theksuar se hetimet nuk po zhvillohen me profesionalizmin e duhur.

https://drita.tv Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur kritika të forta ndaj qeverisë shqiptare lidhur me rënien e ndjeshme të numrit të turistëve që fr...

Policia e Gjirokastrës zbardh rastin e kultivimit të hashash*t në Lazarat, arrestohet 55 vjeçari
05/08/2025

Policia e Gjirokastrës zbardh rastin e kultivimit të hashash*t në Lazarat, arrestohet 55 vjeçari

https://drita.tv

Gjykata e Tiranës ka vendosur të mbajë në fuqi masën e arrestit me burg pa afat ndaj 42-vjeçarit Flodian Plaku, i cili a...
05/08/2025

Gjykata e Tiranës ka vendosur të mbajë në fuqi masën e arrestit me burg pa afat ndaj 42-vjeçarit Flodian Plaku, i cili akuzohet për vrasjen e Gentjan Bejtjes, ngjarje e ndodhur një vit më parë në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Plaku, i njohur edhe me mbiemrat Mamo dhe Serjani, mohoi çdo përfshirje në krim gjatë seancës gjyqësore që zgjati rreth 30 minuta.
“Nuk kam lidhje me ngjarjen që më akuzoni. Unë kam përdorur një makinë golf 10 ditë para se të kryhej vrasja dhe aty mund të kem lënë gjurmë, prandaj erdhi policia tek unë,” deklaroi Plaku.
Avokati i tij, i caktuar nga gjykata, kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, por kjo kërkesë u refuzua nga trupi gjykues. Arrestimi i Plakut u realizua pasditen e të dielës në një hotel në Orikum, ku ai ishte strehuar prej disa kohësh. Gjatë kapjes i janë gjetur 25 mijë euro në dorë, shtatë celularë dhe dy armë zjarri.
Para tij janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet si bashkëpunëtorë në këtë vrasje: Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 mars, kur Gentjan Bejtja u ekzekutua me mbi 30 plumba brenda serës në oborrin e shtëpisë së tij në Larushk. Sipas hetimeve, tre persona zbritën nga një automjet “Land Rover Discovery” dhe qëlluan ndaj tij me kallashnikovë, duke u larguar më pas drejt zonave Hasan e Bubq.
Policia dyshon se vrasja është porositur dhe ekzekutuar nga vrasës me pagesë, duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

https://drita.tv Gjykata e Tiranës ka vendosur të mbajë në fuqi masën e arrestit me burg pa afat ndaj 42-vjeçarit Flodian Plaku, i cili akuzohet për vrasje...

Në një skenë që ngjan me një rrëfim të errët gjakmarrjeje, një tjetër akt dhune ka tronditur Shkodrën. Frrok Lleshaj, 65...
05/08/2025

Në një skenë që ngjan me një rrëfim të errët gjakmarrjeje, një tjetër akt dhune ka tronditur Shkodrën. Frrok Lleshaj, 65 vjeç, ish-punonjës policie dhe banor i fshatit Pacram të Vaut të Dejës, u gjet i vrarë mbrëmjen e së hënës jo shumë larg banesës së tij, në një zonë të errët dhe të pabanuar.
Sipas burimeve hetimore, ai është qëlluar 6 herë me armë zjarri, ndoshta me një pistoletë me silenciator, çka ngre dyshime për një atentat të mirëmenduar. Kamera sigurie mungojnë në zonë, ndërsa autori dyshohet të jetë larguar me motor. Hetuesit kanë shoqëruar mbi 10 persona për të ndihmuar në zbardhjen e rrethanave të vrasjes.
Pista kryesore mbi të cilën po heton grupi hetimor është ajo e hakmarrjes. Frrok Lleshaj mbante mbi shpinë një histori të mbushur me ngjarje të rënda. Në fillim të viteve ’90, ai kishte vrarë kushëririn e tij Dodë Lleshaj, pas një konflikti të rëndë familjar që kishte nisur nga dyshimet për vrasjen e djalit të tij në Greqi. Për këtë ngjarje, Frroku nuk pranoi kurrë autorësinë.
Por historia e tij e errët nuk ndalet aty. Disa vite pas vrasjes së parë, ai u përfshi në një tjetër krim të rëndë duke qëlluar për vdekje një tjetër person, për të cilin e pranoi autorësinë dhe u dënua me 25 vite burg. Pas vuajtjes së dënimit, Frrok Lleshaj fitoi lirinë në vitin 2023 dhe jetonte i vetëm, i tërhequr nga gjithçka, duke u marrë me blegtori.
Pesë viktima janë shënuar ndër vite si pasojë e hasmërive ku ai ka qenë pjesë, duke përfshirë edhe vetë Lleshajn në këtë zinxhir tragjik të dhunës dhe hakmarrjes.
Megjithatë, hetuesit nuk përjashtojnë as mundësinë e ndonjë konflikti të kohëve të fundit, ndonëse të gjitha indiciet duken të kthejnë sytë nga plagët e së kaluarës që ende nuk janë shëruar. Grupi hetimor i ngritur nga policia dhe prokuroria e Shkodrës po punon për të identifikuar autorët dhe zbardhur të plotë motivin e kësaj vrasjeje që rikthen edhe një herë në vëmendje plagën e vjetër të gjakmarrjes në Shqipëri.

https://drita.tv Në një skenë që ngjan me një rrëfim të errët gjakmarrjeje, një tjetër akt dhune ka tronditur Shkodrën. Frrok Lleshaj, 65 vjeç, ish-punonjës...

Edicioni Informativ nē   dt:05/08/2025
05/08/2025

Edicioni Informativ nē dt:05/08/2025

https://drita.tv Me tone të ashpra akuzuese, ish-kryeministri Sali Berisha shpërthen ndaj qeverisë, duke e etiketuar si “narko-qeveri” që po shkatërron turi...

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit ka zhvilluar një operacion të suksesshëm kundër k...
05/08/2025

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit ka zhvilluar një operacion të suksesshëm kundër korrupsionit dhe veprimeve të paligjshme financiare, duke arrestuar katër persona, mes tyre edhe një kolonel i lartë i Policisë së Kosovës. Aksioni u zhvillua pas një hetimi disa mujor, i udhëhequr nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), i cili punoi në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë për të dokumentuar dhe siguruar prova.
Zyrtari policor dyshohet për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, siç parashihen në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Kjo nismë vjen si pjesë e përpjekjeve për pastrimin e institucioneve dhe përforcimin e besueshmërisë së Policisë së Kosovës si një institucion me kredibilitet të lartë.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, përgëzoi hetuesit dhe Inspektoratin Policor për rezultatet e arritura, duke theksuar se krimi nuk ka vend në shoqëri dhe as në radhët e Policisë. Ai theksoi nevojën për veprime më të ashpra dhe të vendosura për të larguar nga Policia çdo element që cenon imazhin dhe besueshmërinë e këtij institucioni. Sveçla njoftoi se do të mbështes çdo iniciativë për përmirësimin dhe pastrimin e Policisë së Kosovës.
Hetimet dhe procedurat ndaj personave të arrestuar vijojnë nga autoritetet kompetente, ndërkohë që Policia e Kosovës dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të rasteve dhe për të siguruar drejtësi.

https://drita.tv Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit ka zhvilluar një operacion të suksesshëm kundër korrupsionit dhe ve...

Kosova – Parashikimi për datën 6 gusht 2025Kosova për datën 6 gusht do të jetë nën ndikimin e motit kryesisht të kthjell...
05/08/2025

Kosova – Parashikimi për datën 6 gusht 2025

Kosova për datën 6 gusht do të jetë nën ndikimin e motit kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë, me kthjellime të gjera dhe vranësira të pakta kalimtare. Mundësi të ulët për reshje të lokalizuara, por në përgjithësi dita do të jetë e thatë dhe e përshtatshme për aktivitete në natyrë.

Temperatura minimale do të zbresë nga 13 deri në 16 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 29 deri në 31 gradë celsius në pjesën më të madhe të territorit. Era do të fryjë lehtë nga drejtimi verior me shpejtësi 2 deri në 6 metra për sekondë dhe në lugina deri në 7 metra për sekondë.

Temperaturat minimale dhe maksimale për disa nga qytetet kryesore të Kosovës do të jenë si më poshtë:

Mitrovicë.

: 15, deri në 30 gradë celsius

Podujevë.

: 14, deri në 29 gradë celsius

Skënderaj.

: 14, deri në 29 gradë celsius

Pejë.

: 15, deri në 30 gradë celsius

Prishtinë.

: 14, deri në 30 gradë celsius

Gjakovë.

: 15, deri në 31 gradë celsius

Malishevë.

: 15, deri në 30 gradë celsius

Gjilan.

: 14, deri në 29 gradë celsius

Ferizaj.

: 14, deri në 29 gradë celsius

Kaçanik.

: 14, deri në 29 gradë celsius

Suharekë.

: 15, deri në 30 gradë celsius

Prizren.

: 15, deri në 31 gradë celsius

Parashikimi është hartuar bazuar në të dhëna nga burime ndërkombëtare të besueshme si AccuWeather, BBC Weather, Weather25, Meteoprog, EaseWeather dhe Weather2Travel

https://drita.tv Kosova – Parashikimi për datën 6 gusht 2025Kosova për datën 6 gusht do të jetë nën ndikimin e motit kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë,...

Shqipëria – Parashikimi për datën 6 gusht 2025Territori shqiptar për datën 6 gusht do të karakterizohet nga mot kryesish...
05/08/2025

Shqipëria – Parashikimi për datën 6 gusht 2025

Territori shqiptar për datën 6 gusht do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin. Në zonat malore mund të ketë vranësira të pakta kalimtare, me mundësi shumë të ulët për reshje të izoluara pasdite, sidomos në zonat verilindore dhe juglindore.

Temperatura minimale pritet të zbresë deri në 19 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të ngjitet nga 31 deri në 33 gradë celsius në zonat e ulëta dhe qendrore. Gjatë ditës pritet të ketë rreth 10 orë diell dhe një nivel shumë të ulët reshjesh, duke iu përshtatur mesatares së gushtit gjatë të cilit ka zakonisht 3-8 ditë me reshje të dobëta.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndim me shpejtësi rreth 3 deri në 7 metra për sekondë. Në bregdet, era herë pas here mund të arrijë deri në 9 metra për sekondë. Deti do të ketë dallgëzim të ulët, nga 2 deri në 3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale për disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë do të jenë si më poshtë:

Shkodër.

: 22, deri në 33 gradë celsius

Kukës.

: 19, deri në 31 gradë celsius

Peshkopi.

: 18, deri në 29 gradë celsius

Tiranë.

: 21, deri në 33 gradë celsius

Durrës.

: 21, deri në 32 gradë celsius

Kavajë.

: 21, deri në 32 gradë celsius

Elbasan.

: 20, deri në 33 gradë celsius

Berat.

: 21 deri në 33 gradë celsius

Korçë.

: 17, deri në 27 gradë celsius

Vlorë.

: 24, deri në 31 gradë celsius

Gjirokastër.

: 20 deri në 32 gradë celsius

Sarandë.

: 20, deri në 32 gradë celsius

https://drita.tv Shqipëria – Parashikimi për datën 6 gusht 2025Territori shqiptar për datën 6 gusht do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët dhe i...

05/08/2025

"Vetmia nuk të vret. Të shëron, ngadalë e në heshtje."

Rregullore e re për kantieret e ndërtimit
05/08/2025

Rregullore e re për kantieret e ndërtimit

Siç u paralajmërua një javë më parë nga Kryeministri Edi Rama, tashmë në Fletoren Zyrtare është publikuar rregullorja për zbatimin e punimeve të ndërtimit dhe rregullat e kantierit. Sipas rregullores, kantieri konsiderohet i ngritur vetëm në momentin që është vendosur rrethimi, sin...

Berisha: Turizmi është dështimi i narkoshtetit
05/08/2025

Berisha: Turizmi është dështimi i narkoshtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se “turizmi është dështim i narkoshtetit”. Ai u shpreh se pretendimi për 10 milionë turistë në vit në vendin tonë është një mashtrim. Sipas Berishës vitin e kaluar ka pasur një rënie drastike të tu...

Blerja e naftës ruse, India reagon pas paralajmërimit të Trump për tarifa doganore më të larta
05/08/2025

Blerja e naftës ruse, India reagon pas paralajmërimit të Trump për tarifa doganore më të larta

India e ka cilësuar të pajustifikuar dhe të paarsyeshëm, kërcënimin e presidentit amerikan, Donald Trump për tarifa doganore më të larta ndaj mallrave indiane, për shkak të blerjes së naftës ruse nga ky vend. Në një deklaratë, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Indisë, ...

Adresse

Seebacherstrasse 67
Zürich
8052

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Rtv Drita erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Rtv Drita senden:

Teilen

Kategorie