Rtv Drita

Rtv Drita Televizioni Drita është një televizion shqiptar i themeluar dhe liçensuar në Cyrih të Zvicrës për t'i shërbyer familjes shqiptare të kudo ndodhur.

Televizioni Drita është një televizion shqiptar i themeluar dhe liçensuar në Zyrih të Zvicrës për t'i shërbyer familjes shqiptare të kudo ndodhur.

Edicioni Informativ – 8.09.2026 Ngjarjet kryesore të ditës
08/09/2026

Edicioni Informativ – 8.09.2026 Ngjarjet kryesore të ditës

...

08/09/2026

Ka nisur në Vlorë zbatimi i projektit për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet dhe shtesat e paligjshme. Në fazën e parë, në lagjen “Lef Sallata”, pranë Tregut të Orizit, janë identifikuar 25 objekte që pritet të shemben, kryesisht ambiente shërbimi dhe garazhe. Projekti do të shtrihet edhe në lagje të tjera të qytetit, ndërsa banorët që rrezikojnë të humbasin banesat kërkojnë të përfshihen në skemat e strehimit social.

08/09/2026

Mazhoranca socialiste synon të miratojë më 17 shtator ndryshimet ligjore për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Njoftimi u bë nga Taulant Balla në Konferencën e Kryetarëve, ndërsa opozita ka deklaruar se nuk do ta votojë draftin, duke pretenduar se nuk përputhet plotësisht me vendimin e Kushtetueses. Për miratimin e projektligjit nevojiten 84 vota, çka e detyron mazhorancën të sigurojë mbështetjen e të gjithë deputetëve të saj dhe të aleatëve parlamentarë.

08/09/2026

Administrata e Gjykatës së Apelit dhe e Dhomave Civile e Penale të Gjykatës së Tiranës ka ndërprerë shërbimet, në shenjë proteste për mos-ekzekutimin e pagave të muajit gusht. Punonjësit dhe sekretarët kanë njoftuar drejtuesit e gjykatave dhe presin një vendim pas mbledhjes së kryetarëve të gjykatave në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë, situata pritet të diskutohet edhe në sistemin e prokurorisë, ndërsa në qendër të konfliktit është formula e re e pagave për magjistratët.

08/09/2026

139 persona janë paraqitur me probleme gastrointestinale në Qendrën Shëndetësore të Fushë-Arrëzit nga 24 gushti deri më 3 shtator. Hetimi i Institutit të Shëndetit Publik ka evidentuar ndotje mikrobiologjike në disa pika të sistemit të furnizimit me ujë, ndërsa është konstatuar edhe problem me lëndën e përdorur për dezinfektimin e tij. ISHP rekomandon pastrimin dhe dezinfektimin e rrjetit, forcimin e klorinimit dhe sigurimin e burimeve alternative të ujit deri në normalizimin e situatës.

08/09/2026

Pas vrasjes së 24-vjeçarit Ylber Luli në Shkodër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë Vendore në qark. Hita ka shprehur pakënaqësi për rezultatet e strukturave lokale dhe ka kërkuar rritje të efektivitetit në terren dhe goditje më të fortë të kriminalitetit. Në fokus të porosive kanë qenë zbardhja e vrasjeve, grupet kriminale, trafiku dhe kultivimi i kanabisit, siguria rrugore dhe mbrojtja e mjediseve shkollore.

08/09/2026

Një konflikt i nisur në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka përfunduar me vdekjen e një 24-vjeçari dhe plagosjen e dy personave të tjerë. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku dyshohet se 25-vjeçari Andri Vulaj qëlloi me armë ndaj Qamil Lulit dhe djalit të tij, Ylber Lulit. Pas të shtënave, babë e bir dyshohet se e kanë goditur me thikë Vulajn, i cili u ndalua më pas nga policia.

08/09/2026

Prej katër ditësh, efektivët e MZSH-së Kavajë po përballen pa ndërprerje me një zjarr të përmasave të mëdha në zonën e Kryeziut, i cili është shtrirë në drejtim të Helmasit. Terreni i vështirë dhe aktivizimi i vazhdueshëm i vatrave e kanë bërë ndërhyrjen veçanërisht të vështirë, ndërsa në operacion janë angazhuar edhe forca nga Kamza, Rrogozhina dhe Durrësi, si dhe një avion Air Tractor. Pavarësisht intensitetit të flakëve, deri tani janë mbrojtur banesat, banorët dhe bagëtitë, ndërsa vijon puna për izolimin përfundimtar të zjarrit.

08/09/2026

Kuvendi nisi sesionin e ri parlamentar, me reformën territoriale, atë zgjedhore dhe procesin e integrimit europian në fokus të punës së deputetëve. Mazhoranca dhe opozita vijojnë të kenë qëndrime të ndryshme për mënyrën se si duhet të trajtohen nismat kryesore, ndërsa Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakordësi as për kalendarin e punimeve. Në nisje të sesionit, Presidenti Bajram Begaj u bëri thirrje deputetëve për dialog dhe bashkëpunim, duke e lidhur punën e Kuvendit me forcimin e institucioneve dhe afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

08/09/2026

Albin Kurti ka konfirmuar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të thirrur për të mërkurën, 9 shtator. I pyetur nëse partia e tij do të paraqesë një kandidat për kryetar të Kuvendit, Kurti nuk dha një përgjigje konkrete. Seanca pritet të zhvillohet në një kohë kur partitë politike po përpiqen të gjejnë zgjidhje për krizën institucionale dhe zgjedhjen e presidentit.

Adresse

Seebacherstrasse 67
Zürich
8052

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Rtv Drita erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen

Kategorie