08/09/2026
🇦🇱 “Diaspora Jehon” – kultura shqiptare jehon pa kufij! 🇦🇱
📸 FOTOREPORTAZH | Dita e parë e Festivalit “Diaspora Jehon”
Renens u kthye në një skenë të madhe të kulturës shqiptare, ku kënga, vallja, muzika dhe veshjet tradicionale bashkuan shqiptarë nga trojet dhe diaspora. 💃🎶
Atmosfera festive dhe emocionet e ditës së parë sollën momente të veçanta të edicionit të dytë të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Diaspora Jehon”.
📷 Alb’swiss TV sjell përmes fotografive disa nga momentet më të bukura të ditës së parë të festivalit.
🎥 Në ditët në vijim, Alb’swiss TV do të transmetojë edhe reportazhin përmbledhës të dy ditëve të festivalit, me momentet më të rëndësishme, performancat dhe emocionet e këtij aktiviteti të veçantë kulturor.
❤️🇦🇱 Kur jehon tradita, bashkohet edhe shqiptaria!