Dialogplus

Dialogplus Log i fjalës së lirë.

Kroatët e kanë bërë një film. Një film mbi gjeneralin Ante Gotovina. Në atë film, që është shfaqur si seri në televizion...
29/01/2020

Kroatët e kanë bërë një film. Një film mbi gjeneralin Ante Gotovina. Në atë film, që është shfaqur si seri në televizionin kroat HRT, ekziston vetëm një gjeneral. Askush tjetër. Ai është heroi. Kryeheroi. I vetmi. Demek, ai është vetëm Ante Gotovina. Pasi që filmi i kushtohet Ante Gotovinës, është normale që figura e tij të jetë në fokus. Por kur fokusi i përjashton të tjerët, ata që kanë merita të mëdha për çlirimin e Kroacisë, atëherë diçka nuk është në rregull. [ 619 more words ]

Gjenerali kroat Rahim Ademi, i cili është me origjinë nga Kosova, ka thënë se filmi kroat për gjeneralin Ante Gotovina është fyes dhe nuk e pasqyron të vërtetën e luftës për çlirimin e Kroacisë. Ad…

«Krimineli im i luftës. Takime personale me një arkitekt të gjenocidit». Ky është titulli i librit të autores amerikane ...
29/01/2020

«Krimineli im i luftës. Takime personale me një arkitekt të gjenocidit». Ky është titulli i librit të autores amerikane Jessica Stern. Arkitekti i gjenocidit është Radovan Karaxhiqi. Libri është botuar këto ditë në Amerikë. Më parë Stern botoi në «New York Times» një tekst ku paralajmëronte publikimin e librit. Shkrimi në gazetën amerikane ngjalli reagime negative në komunitetin e Twitterit. Stern u akuzua se ndaj Karaxhiqit mban qëndrim jokritik, pothuaj gjunjëzues dhe përmes vokabularit ezoterik tenon të relativizojë krimet e palës serbe në Bosnjë. [ 998 more words ]

Një libër i autores amerikane Jessica Stern mbi takimet e saj me Radovan Karaxhiqin në burgun e Hagës ka ndezur shumë debate në Amerikë dhe në Bosnjë. Stern relativizon dhe minimizon krimet serbe. …

Në Zvicër Gassann Nyangi ka punuar në një firmë sigurimesh. Dhe kohën e lirë e ka kaluar me shqiptarë, kurdë, turq dhe t...
27/01/2020

Në Zvicër Gassann Nyangi ka punuar në një firmë sigurimesh. Dhe kohën e lirë e ka kaluar me shqiptarë, kurdë, turq dhe të huaj të tjerë, kryesisht në Ostermundigen afër Bernit. Këtu Gassann Nyangi ka dëgjuar fjalët e para shqip. «Melodinë e shqipes», thotë ai. E tani? Tani ai shëtit rrugëve të Prishtinës si të kishte jetuar përherë në kryeqyetin e Kosovës. [ 271 more words ]

Televizioni i Zvicrës portreton Gassann Nyangit.

Si quhet virusi? Organizata Botërore e Shëndetësisë deri më tani flet për virusin «2019-nCoV». Virusi i përket familjes ...
26/01/2020

Si quhet virusi? Organizata Botërore e Shëndetësisë deri më tani flet për virusin «2019-nCoV». Virusi i përket familjes së Koronës, ngjashëm me Middle East Respiratory Syndrome (Mers) apo Severe Acute Respiratory Syndrome (Sars). Kur është zbuluar virusi? Sipas Institutit Robert Koch, autoritetit më të lartë gjerman për sëmundje infektive, virusi Korona për herë të parë është identifikuar në vitet ’60. Virusi mund të infektojë njerëzit, por edhe zogjtë dhe gjitarët. [ 368 more words ]

Një shpjegim bazuar në raportet e shkencëtarëve në redaksitë e mediave gjermane dhe zvicerane.

1. Rijeka është qytet i Giacomo Scottit. Ai erdhi në Jugosllavi pas Luftës së Dytë Botërore dhe më vonë u bë njëri prej ...
26/01/2020

1. Rijeka është qytet i Giacomo Scottit. Ai erdhi në Jugosllavi pas Luftës së Dytë Botërore dhe më vonë u bë njëri prej poetëve më të njohur të letërsisë së pakicës italiane. Scotti ka një vëllim me poezi në gjuhën shqipe, botuar nga Rilindja. Aty gjenden edhe dy poezi me motive kosovare, njëra për katundin Isniq, tjetra për lumin Bistrica. Kush ka fat librin e botuar nga Rilindja e gjen në qendër të Prishtinës, te librash*tësit që kanë pasur fat të sigurojnë një pjesë të publikimeve të shumta të Rilindjes. [ 1,061 more word ]

Rijeka sivjet është kryeqytet europian i kulturës. Një ese mbi një qytet me dy emra – Rijeka (kroatisht), Fiume (italisht) – ku përplaset historia e shekullit XX, ku lindën shkrimtarë që i ku…

Dikur, pak para Dresdenit, ne gjendemi në veturë, qielli ka një ngjyrë hiri, drunjtë mbi arat e papunuara janë të zhvesh...
25/01/2020

Dikur, pak para Dresdenit, ne gjendemi në veturë, qielli ka një ngjyrë hiri, drunjtë mbi arat e papunuara janë të zhveshur, Rainer Höss thotë: «Jam i obsesionuar pas Auschwitzit». E thotë këtë fjali ndërsa ne kalojmë me shpejtësi pranë kamionëve, dyqaneve të pikave të karburantit, mbi pullazet e të cilave gjenden bredhat e Krishtlindjeve që bëjnë dritë. «Shkuarja në Auschwitz i jep kuptim jetës sime». [ 4,386 more words ]

Para 75 vitesh u çlirua Auschwitzi. Rainer Hössin, nipin e komandantit të kampit të shfarosjes, deri më sot e ndjek trashëgimia monstruoze e emrit të tij. Një reportazh nga gazeta zvicerane «NZZ am…

Po të mos ishte i njohur gjerësisht në opinionin ballkanik si aktor dhe manipulator i madh, Aleksandër Vuçiqi do ta shti...
24/01/2020

Po të mos ishte i njohur gjerësisht në opinionin ballkanik si aktor dhe manipulator i madh, Aleksandër Vuçiqi do ta shtinte në gjynah jo vetëm Richard Grenellin. Në konferencën për media pas takimit me emisarin e Donald Trumpit, kryetari i Serbisë u ankua se vendi i tij, si pasojë e tarifave ndëshkuese kosovare, ka humbur 435 milionë euro, domethënë 1'039'000 në ditë. [ 910 more words ]

Është mirë të flitet për ekonominë në Ballkan. Këtu emisari i Donald Trumpit ka të drejtë. Por para ekonomisë duhet të flitet për problemin thelbësor politik: sabotimin që Serbia i bën shtetësisë s…

Kur Surinami, një shtet jugamerikan, u bë vendi i parë që tërhoqi njohjen e shtetësisë së Kosovës në tetor 2017 dhe njof...
23/01/2020

Kur Surinami, një shtet jugamerikan, u bë vendi i parë që tërhoqi njohjen e shtetësisë së Kosovës në tetor 2017 dhe njoftimi erdhi nga Serbia, Qeveria në Prishtinë deklaroi se kjo nuk është e mundur sipas së drejtës ndërkombëtare. Surinami kishte vetëm një vit që e kishte pranuar Kosovën dhe po aq kohë kishte që Serbia e Kosova kishin nisur dialogun për «normalizim marrëdhëniesh». [ 1,452 more word ]

Tërheqja e njohjeve ka rritur frustrimin në Prishtinë dhe ambiciet në Beograd, por lufta për njohje e çnjohje deri më tani ka pasur vetëm një rezultat – bllokimin e dialogut mes të dy vendeve…

Para se presidenti Donald Trump të marrë fjalën në Davos, organizatorët zviceranë nxorën në skenë një kor, i cili këndoi...
21/01/2020

Para se presidenti Donald Trump të marrë fjalën në Davos, organizatorët zviceranë nxorën në skenë një kor, i cili këndoi këngën: «Le Ranz des Vaches», vallja e lopëve, një himn jozyrtar i Zvicrës franceze. Kjo është një këngë e lashtë çobanësh, të cilët këndojnë: «Lyoba por aria!» - ejani lopë për t'u mjelur. Në dialektet alpine alemane dhe romane lopës i thuhet «lobe». [ 231 more words ]

Një ese i shkurtër nga malet e Davosit.

Mao Ce Duni është njëri nga udhëheqësit më brutalë të kohëve moderne. Ai ishte kryetar i Republikës Popullore të Kinës m...
19/01/2020

Mao Ce Duni është njëri nga udhëheqësit më brutalë të kohëve moderne. Ai ishte kryetar i Republikës Popullore të Kinës mes viteve 1954-1959 dhe mes 1943-1976 kryetar i Partisë Komuniste të Kinës. Me fushatat e tij të quajtura «Kërcimi i Madh Përpara» dhe «Revolucioni Kulturor», ai u përpoq të modernizojë ekonominë dhe shoqërinë e Kinës. Rezultati doli ndryshe: rreth 70 milionë të vdekur, nga dhuna dhe uria. [ 956 more words ]

Beteja për ishullin e Sazanit mes Kinës dhe Bashkimit Sovjetik, 2,2 milionë shinikë drithë, një pyetje e Mao Ce Dunit për Ramiz Alinë dhe Mehmet Shehun dhe një tallje me Enver Hoxhën.

Këtë javë televizioni publik i Zvicrës u ka ofruar hapësirë të rinjve për të folur mbi hallet e tyre, dëshirat, probleme...
19/01/2020

Këtë javë televizioni publik i Zvicrës u ka ofruar hapësirë të rinjve për të folur mbi hallet e tyre, dëshirat, problemet, shqetësimet. Disa flasin për ndjekësit që kanë në Instagram, të tjerët ankohen për mobing digjital (terrorizim me postime nga të tjerët), ndonjëri flet për dashurinë e parë, të gjithë e kalojnë një pjesë të mirë të jetës në telefonin e mençur. [ 276 more words ]

Mbi vajzat shqiptare në televizionin e Zvicrës dhe prindërit që gabimisht mendojnë se edhe gjeneratat e ardhshme do të mund të jetojnë të veçuara në biotopet e tyre shqiptare në Zvicër.…

Eliot Engel që kryeson Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në një letër dërguar admiralit Foggo, i...
18/01/2020

Eliot Engel që kryeson Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në një letër dërguar admiralit Foggo, i cili është komandant i forcave të NATO-s më seli në Napoli, shpreh shqetësimin e tij rreth komenteve që admirali kishte bërë në një intervistë më 16 dhjetor të vitit të kaluar në Beograd rreth bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Serbisë që “nuk e pasqyrojnë në mnëyrën e duhur politiken e Shteteve të Bashkuara dhe bien ndesh me një raport të Depatmentit të Mbrojtjes që është dërguar në Kongres më herët gjatë këtij viti. [ 344 more words ]

Ligjvënësi amerikan, Eliot L. Engel, i bëri thirrje të shtunën admiralit amerikan James Foggo, komandant i marinës amerikane për Evropën, që të jetë i kujdesshëm në komentet e ardhshme rreth Serbis…

Adresse

Albulastrasse 47
Zürich
8048

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Dialogplus erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Dialogplus senden:

Teilen