Hanapress.net

Hanapress.net Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Hanapress.net, News & Media Website, Bujanovac.

Sot u mbajt seanca e XVI e Këshillit Komunal të Bujanocit, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan një sërë pikash të ren...
05/08/2026

Sot u mbajt seanca e XVI e Këshillit Komunal të Bujanocit, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan një sërë pikash të rendit të ditës me rëndësi për funksionimin e komunës dhe realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.

Vazhdojmë punën me përkushtim, përgjegjësi dhe transparencë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Komunës së Bujanocit, ka shkruar kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.

04/08/2026
Manifestimi tradicional “Ditët e Diasporës”
01/08/2026

Manifestimi tradicional “Ditët e Diasporës”

🎉 Sot fillon "Vera Kulturore – Bujanoc 2026"!Ju ftojmë të na bashkoheni sonte nga ora 18:30 në hapjen zyrtare të manifes...
31/07/2026

🎉 Sot fillon "Vera Kulturore – Bujanoc 2026"!

Ju ftojmë të na bashkoheni sonte nga ora 18:30 në hapjen zyrtare të manifestimit "Vera Kulturore – Bujanoc 2026".

🌟 Programi hapës do të nisë me performancën e fëmijëve të çerdhes së qytetit, të cilët do ta sjellin atmosferën festive me këngë, valle dhe buzëqeshje.

Ora 18:30

📅 Programi i fundjavës:

🟠 E shtunë
🎤 Koncert
🍽️ Tryezë me ushqime tradicionale

🟣 E diel
🎶 Mbrëmje muzikore
🖼️ Ekspozitë artistike

✨ Pas programit të fundjavës, "Vera Kulturore – Bujanoc 2026" do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me koncerte, ekspozita, mbrëmje kulturore, aktivitete për fëmijë dhe programe të tjera artistike e argëtuese.

Ju presim të kalojmë së bashku një verë të mbushur me kulturë, art dhe momente të bukura!

📍 Bujanoc
🕡 Sot | Ora 18:30

Mirë se vini!

29/07/2026
29/07/2026

Kjo këngë i kushtohet Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, si dhe mi...

Përfundon rruga Breznicë–Muhoc, Malësia e Bujanocit lidhet  tërësisht me qendrën komunaleKanë përfunduar në afat rekord ...
26/07/2026

Përfundon rruga Breznicë–Muhoc, Malësia e Bujanocit lidhet tërësisht me qendrën komunale

Kanë përfunduar në afat rekord punimet për asfaltimin e rrugës Breznicë–Muhoc, në një gjatësi prej 4.1 kilometrash, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për banorët e Malësisë së Bujanocit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili theksoi se kjo rrugë do ta lehtësojë ndjeshëm jetën e përditshme të qytetarëve, do të përmirësojë qarkullimin dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

Me përfundimin e këtij aksi rrugor, Malësia e Bujanocit tashmë është pothuajse në tërësi e lidhur me qendrën komunale, duke përmirësuar ndjeshëm qasjen për banorët e fshatrave të kësaj ane dhe duke krijuar kushte më të mira për zhvillim, investime dhe qëndrueshmëri.

"Rruga Breznicë–Muhoc tashmë është e përfunduar. Sot përfunduan punimet në një gjatësi prej 4.1 kilometrash. Një rrugë shumë e rëndësishme për banorët e Malësisë së Bujanocit, e cila do ta lehtësojë jetën e përditshme, lëvizjen dhe njëkohësisht do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të kësaj pjese. Urime dhe e gëzofshin banorët e Malësisë së Bujanocit", ka shkruar Pajaziti.

Në inaugurimin e rrugës morën pjesë edhe banorë të zonës, të cilët organizuan një koktej rasti për të shënuar përfundimin e këtij projekti, duke shprehur kënaqësinë për realizimin e një investimi të shumëpritur.

Ftesë nga Asociacioni Qytetar Bujanoci 📣 BUJANOC, A JENI GATI?Në kuadër të projektit veror “Youth Meet Up”, Asociacioni ...
26/07/2026

Ftesë nga Asociacioni Qytetar Bujanoci

📣 BUJANOC, A JENI GATI?

Në kuadër të projektit veror “Youth Meet Up”, Asociacioni Qytetar “Bujanoci” – Zvicër organizon një Ditë Sportive, që do të bashkojë bashkatdhetarët nga diaspora dhe qytetarët e Bujanocit në një atmosferë sportive, festive dhe miqësore.

📍 Vendndodhja: Oborri i Shkollës Fillore “Naim Frashëri” – Bujanoc
📅 Data: E shtunë, 1 gusht 2026
⏰ Ora: 16:30 – 21:30

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar klubet sportive të qytetit tonë:

• KF Besa
• KB Elita
• KK Besa
• KV Flaka
• Lugina Bike
• …dhe shumë të tjerë.

Ftojmë të gjithë qytetarët e Bujanocit, pa dallim moshe apo gjinie, të bëhen pjesë e kësaj dite të veçantë. Le të krijojmë së bashku një atmosferë të bukur, duke promovuar sportin, bashkëpunimin dhe dashurinë për vendlindjen.

Nëse je Bujanocali, mos mungo! Të presim më 1 gusht në Bujanoc.

Asociacioni Qytetar “Bujanoci” – Zvicër

Paralajmërim për stuhi me breshër dhe erë të fuqishme për ditën e sotme Sektori për Situata të Jashtëzakonshme pranë Min...
21/07/2026

Paralajmërim për stuhi me breshër dhe erë të fuqishme për ditën e sotme

Sektori për Situata të Jashtëzakonshme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka lëshuar një paralajmërim për mot të lig, i cili pritet të godasë zonën më 21 korrik 2026.

Sipas njoftimit, pritet stuhi e shoqëruar me breshër dhe erë të fuqishme, e cila mund të paraqesë rrezik për sigurinë e njerëzve dhe të kafshëve.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet, përveç rasteve kur janë të domosdoshme, si dhe të marrin masa për mbrojtjen e automjeteve dhe pronës së tyre nga dëmet e mundshme.

Address

Bujanovac
17520

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hanapress.net posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share