Spektri

Spektri Spektri është mediumi i parë privat elektronik në Serbi, i cili emeton program në gjuhën shqipe!

Objektivat themelore të këtij mediumi janë informimi i shpejtë, i drejtë dhe korrekt. Spektri ka plotësisht një politikë të pavarur redaktuese, që nuk lejon implikimet politike si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Skema programore është e dedikuar për të gjitha moshat dhe çdo shije të shikuesve.

Asociacioni Qytetar BUJANOCI ZvicërDitë Sportive "Youth meet up" në oborrin e shkollës fillore "Naim Frashëri" në Bujano...
02/08/2026

Asociacioni Qytetar BUJANOCI Zvicër
Ditë Sportive "Youth meet up" në oborrin e shkollës fillore "Naim Frashëri" në Bujanoc me pjesëmarrjen e klubeve: KF Besa, KB Elita, KV Flaka, Lugina Bike, KK Besa.

Momente nga nata e dytë e turneut "Mahallë me Mahallë" në stadiumin e KF Tërnocit.
01/08/2026

Momente nga nata e dytë e turneut "Mahallë me Mahallë" në stadiumin e KF Tërnocit.

Përfundoi Turneu "Mahallë me Mahallë në nder të 50-vjetorit të KF Tërnocit! 💙
01/08/2026

Përfundoi Turneu "Mahallë me Mahallë në nder të 50-vjetorit të KF Tërnocit! 💙

Sot në Bujanoc – Ditë Sportive në kuadër të projektit “Youth Meet Up”Asociacioni Qytetar “Bujanoci” – Zvicër organizon s...
01/08/2026

Sot në Bujanoc – Ditë Sportive në kuadër të projektit “Youth Meet Up”

Asociacioni Qytetar “Bujanoci” – Zvicër organizon sot një aktivitet sportiv dhe rekreativ që do të mbledhë bashkatdhetarët nga diaspora dhe qytetarët e Bujanocit në një atmosferë miqësore.

🏟️ Aktiviteti mbahet në oborrin e Shkollës Fillore “Naim Frashëri”, duke filluar nga ora 16:30, me pjesëmarrjen e klubeve sportive të Bujanocit dhe shumë aktivitete për të gjitha moshat.

📍 Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në krijimin e një atmosfere të bukur sportive, duke promovuar shoqërinë, bashkëpunimin dhe dashurinë për vendlindjen.

Pjesëmarrës nga të gjitha moshat gjatë turneut "Mahallë me Mahallë" në stadiumin e KF Tërnocit.Ju mirëpresim sonte nga o...
31/07/2026

Pjesëmarrës nga të gjitha moshat gjatë turneut "Mahallë me Mahallë" në stadiumin e KF Tërnocit.
Ju mirëpresim sonte nga ora 20:00 me gjysmëfinalen dhe finalen e madhe!

Momente nga nata e parë e turneut "Mahallë me Mahallë" në stadiumin e KF Tërnocit. Ju mirëpresim sonte nga ora 20:00 me ...
31/07/2026

Momente nga nata e parë e turneut "Mahallë me Mahallë" në stadiumin e KF Tërnocit. Ju mirëpresim sonte nga ora 20:00 me gjysmëfinalen dhe finalen e madhe!

Përfundoi nata e parë e Turneut Jubilar në nder të 50-vjetorit të KF Tërnocit! 💙🤍Me shumë emocione dhe kujtime të bukura...
30/07/2026

Përfundoi nata e parë e Turneut Jubilar në nder të 50-vjetorit të KF Tërnocit! 💙🤍

Me shumë emocione dhe kujtime të bukura u zhvillua nata e parë e turneut “Mahallë me Mahallë”, ku 6 mahallat e Tërnocit zhvilluan nga dy ndeshje, duke rikthyer atmosferën që për dekada ka shoqëruar futbollin.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte kur fushën e mbushën më të vegjlit e Tërnocit. Pikërisht në këtë fushë, ku dikur djersitnin baballarët dhe gjyshërit e tyre me fanellën e KF Tërnocit, sot vrapuan fëmijët e tyre, duke dëshmuar se tradita dhe dashuria për klubin vazhdojnë të jetojnë brez pas brezi.

Nesër na pret nata finale:
⚽ Dy gjysmëfinalet
🏆Finalja e madhe
🎉 Manifestimi qendror me rastin e 50-vjetorit të KF Tërnocit.

Ftohen të gjithë ish-futbollistët, trajnerët, drejtuesit, sponsorët, donatorët dhe të gjithë ata që ndër vite kanë dhënë kontribut për KF Tërnocin, si dhe të gjithë banorët e Tërnocit, të marrin pjesë në manifestimin jubilar, për të kujtuar historinë e klubit dhe për të nderuar ata që e ndërtuan atë.

💙🤍 50 vjet histori. 50 vjet krenari. Një klub, një fshat, një familje – KF Tërnoci.

Sonte nis Turneu Jubilar në nder të 50-vjetorit të KF Tërnocit! 💙🤍Në kuadër të shënimit të 50-vjetorit të KF Tërnocit, s...
30/07/2026

Sonte nis Turneu Jubilar në nder të 50-vjetorit të KF Tërnocit! 💙🤍

Në kuadër të shënimit të 50-vjetorit të KF Tërnocit, sonte nga ora 19:00 fillon turneu “Mahallë me Mahallë”, një aktivitet i organizuar ekskluzivisht për banorët e Tërnocit.

Ky turne nuk është vetëm një garë futbolli, por një rikthim i traditës, rivalitetit sportiv dhe frymës së bashkimit që ka karakterizuar gjithmonë fshatin.

Agjenda:
30 korrik – Ndeshjet e turneut, nga ora 19:00
31 korrik – Vazhdimi i turneut, nga ora 19:00
31 korrik, ora 20:00 – Manifestimi qendror me rastin e 50-vjetorit të KF Tërnocit.

Diaspora rikthehet në vendlindje, ndërsa Presheva i pret me art, muzikë dhe teatër!Për tri mbrëmje me radhë, Shtëpia e K...
29/07/2026

Diaspora rikthehet në vendlindje, ndërsa Presheva i pret me art, muzikë dhe teatër!

Për tri mbrëmje me radhë, Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” dhe Teatri i Qytetit të Preshevës ju ftojnë të bëheni pjesë e manifestimit “Ditët e Diasporës – Presheva 2026”, ku emocionet, kultura dhe tradita takohen në një atmosferë të veçantë.

🎶 Muzikë që bashkon brezat…
🎭 Shfaqje teatrore që prekin zemrën…
🤝 Takime me miq, familjarë dhe bashkatdhetarë…

Ky është momenti kur Presheva jeton më bukur se kurrë!

📅 PROGRAMI

🎼 01 Gusht | 19:30
Koncert Mirëseardhjeje
📍 Oborri i Shtëpisë së Kulturës
🎤 SHKA “Presheva” & Kori i Grave “Nexhmije Pagarusha” nga Prishtina

🎭 02 Gusht | 19:30
“Vetmi në Perëndim”
📍 Salla e Madhe e Shtëpisë së Kulturës
Një nga veprat më të fuqishme teatrore, sjellë nga Teatri i Qytetit të Preshevës.

🎭 03 Gusht | 19:30
“Ikja nga Gjermania”
📍 Salla e Madhe e Shtëpisë së Kulturës
Një shfaqje që trajton me emocion dhe humor realitetin e emigrimit dhe identitetit.

❤️ Ejani me familjen dhe miqtë!
Le ta festojmë së bashku kulturën, artin dhe lidhjen e pandashme me vendlindjen.

📍 Preshevë
🗓️ 1, 2 dhe 3 Gusht 2026
🕢 Çdo mbrëmje nga ora 19:30

Mirë se vini në Ditët e Diasporës – aty ku zemra e mërgimtarit rreh në ritmin e Preshevës! 🇦🇱✨

Address

Kosovska 24
Bujanovc
17520

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spektri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Spektri:

Shortcuts

Share