Bujanoci.INFO

Bujanoci.INFO :::...Bujanoci.INFO...:::
Contact: [email protected]

Bujanoci.INFO është agjenci e pavarur e lajmeve e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës si dhe më gjërë, e cila raporton nga komuna e Bujanocit dhe nga rajonet tjera. Shërbimet tona sigurojnë mbulimin e çështjeve të përditshme, përfshirë politikën, shëndetësinë, arsimin, mbrojtjen sociale, administrimin e mirëfilltë, dhe ato u ofrohen konsumuesve kombëtarë dhe ndërkombëtarë në gjuhën shqipe! Bujanoci

.INFO u lind në gusht të vitit 2010 dhe është themeluar si një agjensi e pavarur e lajmeve për Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën që synon standarde më të larta profesionale përfshirë informimin e paanshëm, të drejtë, të saktë dhe të shpejtë. Bujanoci.INFO ofron edicionet e fundit në gjuhën shqipe Web-it dhe e-mail-it, sipas nevojës së konsumuesve të saj. Ky është një burim i pazëvendsueshëm për mediat e shtypura, për radio e televizion, për organizatat humanitare dhe ato për zhvillim, për diplomatët dhe për komunitetin e biznesit – për çdokë që është i interesuar rreth Bujanocit, Preshevës, Medvegjës dhe rreth Ballkanit.

20/04/2026

Shqiptarët e Ndershëm - Pošteni Albanci!🔥
Takimi kokë më kokë i Kryetarit të Bujanocit dhe Kryetarit të kuvendit (Deputetit në Tentativë) me Aleksander Vuçiq

Premtimet :

Drejtuesit e komunës së Bujanocit në takim tek presidenti Vuçiq

Drejtuesit e Bujanocit, kryetari i Komunës Arbër Pajaziti dhe ai i Kuvendit Komunal Driton Rexhepi, janë pritur sot në Beograd nga presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Postimi i kryetarit Arbër Pajaziti pas takimit:

Me Kryetarin e Kuvendit Komunal, Driton Rexhepi, sot u pritëm nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vučić.

Gjatë një bisede të hapur, shpalosëm nevojat dhe kërkesat që janë me rëndësi për Bujanocin dhe qytetarët e saj.

Kërkuam rritjen e mjeteve nga transferi qendror, rinovimin urgjent të dy shkollave shqipe, si dhe një mbështetje ad hoc për një projekt të ujit të pijshëm.

Në aspektin e infrastrukturës, prezantuam edhe projekte të tjera, për të cilat u dakorduam që të detajizohen më tej me ministritë përkatëse. Po ashtu, u theksua se është çështje ditësh kur do të fillojnë disa projekte infrastrukturore në komunën tonë.

Presidentit ia paraqitëm edhe qëndrimet tona të qarta lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme dhe obligimeve të marra nga qeveria.

Theksuam se është nevojë e domosdoshme përfshirja proporcionale e shqiptarëve në organet shtetërore, me theks të veçantë në polici. Si hap të parë drejt ndërtimit të besimit të ndërsjellë, propozuam njohjen e diplomave.

Gjithashtu, trajtuam çështjen e ndjeshme të pasivizimit të adresave dhe mekanizmat jo vetëm për ndalimin e saj, por edhe për rikthimin e adresave të qytetarëve të prekur.

U dakorduam se Bujanoci ka nevojë për investime në ekonomi dhe, në këtë drejtim, shkëmbyem ide rreth sektorëve që mund të gjenerojnë vende të reja pune. Diskutuam edhe për energjinë, veçanërisht për shtrirjen e gazifikimit edhe në komunën tonë.

Po ashtu, kërkova edhe lejimin e hapjes së konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Bujanoc.

Me Presidentin Aleksandar Vučić u pajtuam që çështjet e diskutuara duhet të kenë afat optimal të realizimit në praktikë dhe se duhet të vihen në dispozicion resurset e të gjitha niveleve të pushtetit.

Në fund, u pajtuam që takime si ky i sotmi të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me praninë e ministrave nga kabineti qeveritar, si dhe pa pasur asgjë kundër pjesëmarrjes së përfaqësuesve ndërkombëtarë.

26/01/2026

26 vjetori i themelimit ë UÇPMB-së 🇦🇱🔥

12/01/2026

Ka hyrë një dreq i madh këtu, dhe po bën kërdinë pa pikë turpi.

🚨🔥Ekonomia në errësirë, klubet e natës në dritë🔥🚨Në mungesë të ideve serioze për zhvillim ekonomik, pushteti lokal në Bu...
05/01/2026

🚨🔥Ekonomia në errësirë, klubet e natës në dritë🔥🚨

Në mungesë të ideve serioze për zhvillim ekonomik, pushteti lokal në Bujanoc ka gjetur “zgjidhjen” e radhës: mbështetjen e klubeve të natës me para publike.
Nga buxheti për ekonomi prej 10.000.000 dinarësh, janë ndarë subvencione për 214 biznese, që i bie nga 46.729 dinarë për biznes. Një shumë që nuk e ringjall prodhimin, nuk hap vende pune dhe nuk mban të rinjtë në vend — por shërben për statistika dhe marketing politik.
Si “risi” e këtij konkursi, për herë të parë janë futur edhe klubet e natës, përfshirë edhe klubin e njohur të natës “Zvonko Banana”(16). Në një komunë ku bizneset prodhuese mezi mbijetojnë, del se prioritet i pushtetit lokal p***a qenë jeta e natës, jo ekonomia reale.
Ironia është e plotë:
👉 këto mjete ende nuk janë paguar.
Pra, lista ka, reklama ka, vetëlavdërim ka por para jo.
Kjo nuk është strategji zhvillimore.
Kjo është ndarje simbolike për sy e faqe, pa efekt real dhe pa vizion afatgjatë.
Bujanoci ka nevojë për investime serioze, vende pune dhe mbështetje për sektorët që prodhojnë vlerë jo për drita neon dhe eksperimente politike me paranë publike.

Mirë se erdhe në Bujanoc – qyteti që merr frymë përmes tymit.🔥
20/07/2025

Mirë se erdhe në Bujanoc – qyteti që merr frymë përmes tymit.🔥

18/07/2025

I Tashmi (I komunës) met Kalumin ( e KNSH-ës) 🤜🤛

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ndërsa në Policinë e Kosovës inkuadrohen pjesëtarë nga ko...
27/05/2025

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ndërsa në Policinë e Kosovës inkuadrohen pjesëtarë nga komuniteti serb, në konkursin e fundit të Policisë së Serbisë, nuk është pranuar asnjë shqiptar.

🌙 Me zemër drejt Qabes së Shenjtë – Udhëtimi i Haxhilerëve nga Lugina e Preshevës 🕋Nga Lugina jonë e dashur, nën sytë e ...
26/05/2025

🌙 Me zemër drejt Qabes së Shenjtë – Udhëtimi i Haxhilerëve nga Lugina e Preshevës 🕋

Nga Lugina jonë e dashur, nën sytë e lagur të nënave, duart lutëse të baballarëve dhe përqafimet e ngrohta të fëmijëve, haxhilerët tanë morën rrugën drejt Qabes, atje ku zemrat i flasin drejtpërdrejt Zotit.
Janë momente që nuk përshkruhen me fjalë. Çdo hap i tyre është i mbështjellë me bekim, çdo valë e dorës përshëndetëse na rrënqeth trupin e na ngroh shpirtin.
Janë të bekuar që u përgjigjën thirrjes së Zotit: “Lebejk Allahumme Lebejk!” – Ja ku jam, o Zot, të përgjigjem thirrjes Tënde!
Udhëtimi i tyre është lutja jonë, shpresa jonë, amaneti ynë. Lutuni për neve, për paqe, për mëshirë, për bashkim e për dritë në zemrat tona. Zoti ua pranoftë Haxhin dhe ua lehtësoftë çdo hap!

Udhë të mbarë, Haxhilerë të Luginës – kthehuni të pastruar, të ndriçuar, të mbushur me dritën e Qabes! 🌙🕋

26/05/2025

LOJË SHPËRBLYESE

Kush është personaliteti nga Bujanoci që dha shumë për infrastrukturën, ekonominë, arsimin dhe kulturën?
Një figurë që punoi në heshtje, por la gjurmë që flasin vetë.

E njeh?
Komento emrin – dhe shpërblimi mund të jetë i yti!

Sot filloj kursi gjuhes shqipe në Novi Pazar i financuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë ne Beograd.Faleminderit...
26/05/2025

Sot filloj kursi gjuhes shqipe në Novi Pazar i financuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë ne Beograd.
Faleminderit ambasador z.Bardhyl Canaj.
Faleminderit atdhe. 🇦🇱

Grupi i parë.

Shkruan: Amina Nuraj zyrtare e KNSH-ës në Novi Pazar

Address

Bujanovci

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bujanoci.INFO posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Bujanoci.INFO:

Share