Preshevarja.com

Preshevarja.com Portal i pavarur i themeluar në dhjetor të vitit 2020

Shkatërrimi Ekonomik i Preshevës nga Koalicioni APN-LR dhe Hipokrizia e tyre në opozitëNga M.I.Presheva dikur ishte një ...
24/02/2025

Shkatërrimi Ekonomik i Preshevës nga Koalicioni APN-LR dhe Hipokrizia e tyre në opozitë

Nga M.I.

Presheva dikur ishte një vend me potencial për zhvillim ekonomik, me mundësi për investime dhe një rini të gatshme për të ndërtuar të ardhmen këtu.

Por çfarë ndodhi në tetë vite qeverisje të koalicionit APN-LR? Shkatërrim, stagnim dhe dështim total! Për dy mandate rresht, ata menaxhuan këtë komunë si një pronë private, duke e zhytur në papunësi, mungesë investimesh dhe largimin masiv të të rinjve.

Sot, këta të njëjtët që shkatërruan Preshevën, kanë paturpësinë të dalin si opozitë dhe të kundërshtojnë çdo iniciativë që mund të ndihmojë qytetin tonë të rimëkëmbet.

Kur ishin në pushtet, nuk u kujtuan për interesat e qytetarëve, ndërsa tani, për çdo vendim pozitiv, bëjnë zhurmë dhe kundërshtojnë pa asnjë argument të arsyeshëm.

Gjatë dy mandateve të tyre, ata nuk arritën të sjellin asnjë investim serioz në komunë.

Projektet infrastrukturore mbetën vetëm premtime në fushata, ndërsa bizneset u përballën me vështirësi të shumta, pa mbështetje institucionale.

Papunësia u rrit ndjeshëm, duke bërë që të rinjtë të shohin emigrimin si të vetmen zgjidhje.

Sot, pas gjithë këtij shkatërrimi, koalicioni që na la në këtë gjendje të mjerueshme del e luan rolin e “opozitës konstruktive”, ndërkohë që realiteti është krejt ndryshe: ata kundërshtojnë çdo projekt zhvillimor vetëm sepse nuk janë më në pushtet.

Është për turp të shohësh njerëz që dikur kishin në dorë fatin e qytetit dhe e lanë në gjendje të mjerueshme, të dalin sot dhe të flasin për përgjegjësi e transparencë.

Ne, qytetarët e Preshevës, nuk duhet të kemi kujtesë të shkurtër.

Nuk mund të harrojmë se kush e solli këtë situatë dhe kush tani po përpiqet ta pengojë daljen nga kriza.

Është koha për të mbështetur ata që vërtet duan të punojnë për zhvillimin e Preshevës dhe për të mos lejuar që ata që e shkatërruan të bëhen pengesë edhe për përmirësimin e saj.

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të të dashurit tonë Baca Bajram.Baca Bajram Qerkini ishte një si...
24/02/2025

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të të dashurit tonë Baca Bajram.

Baca Bajram Qerkini ishte një simbol i rezistencës dhe një avokues i palodhur i të drejtave të të gjitha familjeve të personave të zhdukur, pavarësisht prejardhjes së tyre.

Për mbi 25 vjet, ai luftoi për të drejtën e njohjes, duke u kërkuar me këmbëngulje të gjithëve që të njohin të drejtat e familjarëve të personave të zhdukur.

Vdekja e tij është një kujtesë e dhimbshme se edhe 25 vjet pas konfliktit, shumë prindër dhe të afërm të të zhdukurve po plaken dhe po vdesin – pa gjetur kurrë eshtrat e të dashurve të tyre.

Bajram Qerkini ishte jo vetëm një avokues i përkushtuar por edhe një plak i respektuar në Kosovë dhe një zë me ndikim në drejtësinë tranzicionale.

Ai vazhdimisht mbrojti një qasje të përqendruar tek viktimat, e bazuar në të drejtat e njeriut dhe gjithëpërfshirëse për të gjitha viktimat, pavarësisht nga përkatësia etnike.

Varrimi do të bëhet më 25.02.2025, në ora 12.00, në varrezat e qytetit “Shipol” në Mitrovicë.

Kryeministri i Serbisë, Milos Vucevic, ka dhënë dorëheqjen pas gati tre muajsh protesta në Beograd, të nxitura nga dyshi...
28/01/2025

Kryeministri i Serbisë, Milos Vucevic, ka dhënë dorëheqjen pas gati tre muajsh protesta në Beograd, të nxitura nga dyshimet për korrupsion lidhur me një aksident në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor, ku humbën jetën 15 persona dhe u plagosën 30 të tjerë.

Protestat, të udhëhequra kryesisht nga studentë, kanë akuzuar qeverinë për korrupsion endemik.

Vucevic vendosi të japë dorëheqjen për të ulur tensionet sociale dhe deklaroi se anëtarë të tjerë të kabinetit të tij gjithashtu do të japin dorëheqjen.

Ai gjithashtu denoncoi ndikimin e forcave të huaja në protestat.

Ky zhvillim ka shkaktuar një krizë politike në Serbi, me bllokime rrugësh dhe një thirrje nga presidenti Aleksandar Vucic për të rinovuar qeverinë. 

Besim Vokshi, heroi i Vukovarit                          Vjeshtë e ftohtë, 19 nëntor 1991. Vukovari ishte shndërruar në ...
17/01/2025

Besim Vokshi, heroi i Vukovarit


Vjeshtë e ftohtë, 19 nëntor 1991. Vukovari ishte shndërruar në ferr, i rrethuar dhe i sulmuar barbarisht nga paramilitarë, çetnikë e ushtarë serbë. Ferri nuk ishte ndryshe, aty ishte në Vukovar.

Besim Vokshi, një djalë i ri luftarak, nuk kishte hezituar asnjë çast për t'iu bashkangjitur ushtrisë kroate e cila ishte në formim, për të luftuar agresorin dhe armikun e përbashkët serb. Gjatë luftimeve në Vukovar humbjet ishin të mëdha te kroatët, të plagosur kishte pafund, 1600 luftëtarë kroat kundër hordhisë serbe fashiste me 36000 xhelatë barbarë, që vrisnin, masakronin e shkatërronin mizorisht.

Në këtë fotografi shohim Besimin, duke bartur mbi supe bashkëluftëtarin e tij kroat, të plagosur rëndë, të cilin e nxorri nga vija e frontit dhe duke e bartur nga Vukovari e hiç më pak se deri në Vinkovci!
Fytyrën e Besimit, në këtë fotografi, nuk ka kroat që nuk e njeh.
Sot Besim Vokshi jeton në Itali.

Ka ndërruar jetë në moshën 30 vjeçare Arlind Miftari nga fshati Norçë, Komuna e PreshevësNe i shprehim ngushllimet më të...
12/01/2025

Ka ndërruar jetë në moshën 30 vjeçare Arlind Miftari nga fshati Norçë, Komuna e Preshevës

Ne i shprehim ngushllimet më të sinqerta familjes Miftari, u prehtë në paqe

Gjesti hyn në Big Brother Albania
07/01/2025

Gjesti hyn në Big Brother Albania

KUJDES‼️Çeki  rrugët e pa pastruara
05/01/2025

KUJDES‼️

Çeki rrugët e pa pastruara

Kolona të Gjata mbi 5 Kilometra në Kufirin Serbi-Hungari: Udhëtarët Përballen me Pritje të GjatëPreshevë – Udhëtarët që ...
05/01/2025

Kolona të Gjata mbi 5 Kilometra në Kufirin Serbi-Hungari: Udhëtarët Përballen me Pritje të Gjatë

Preshevë – Udhëtarët që kalojnë kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë po përballen me pritje të gjata dhe kolona që shtrihen mbi 5 kilometra në pikën kufitare Horgosh-Röszke. Fluksi i lartë i automjeteve dhe kontrollet e shtuara nga autoritetet kufitare po shkaktojnë vonesa të konsiderueshme.

Sipas raportimeve nga terreni, shumë prej udhëtarëve janë emigrantë që kthehen nga pushimet dimërore, por ka edhe një numër të madh të kamionëve dhe autobusëve që kontribuojnë në trafikun e rënduar.

Pritjet Kalojnë 3-5 Orë

Shumë shoferë raportojnë se pritjet për të kaluar kufirin po zgjasin nga 3 deri në 5 orë. “Jemi në kolonë prej më shumë se 4 orësh dhe nuk ka lëvizje të dukshme. Është shumë e vështirë, sidomos për familjet me fëmijë të vegjël,” tha një udhëtar nga Presheva.

Preshevarja.com do të vazhdojë të ndjekë situatën dhe të informojë qytetarët për çdo zhvillim të ri. Nëse jeni duke udhëtuar, na dërgoni përvojën tuaj

31/12/2024

Preshevari drejtuar Kosovës

Presheva me sistem të ri parkingjesh: Fillon nga 1 janari 2025Qyteti i Preshevës do të hyjë në vitin 2025 me një ndryshi...
31/12/2024

Presheva me sistem të ri parkingjesh: Fillon nga 1 janari 2025

Qyteti i Preshevës do të hyjë në vitin 2025 me një ndryshim të rëndësishëm në menaxhimin urban – sistematizimin dhe pagesën e parkingjeve në rrugën kryesore të qytetit. Ky proces do të nisë më 1 janar 2025, duke përfshirë një fazë eksperimentale prej 15 ditësh, për të lehtësuar adaptimin e qytetarëve dhe për të vlerësuar efektivitetin e sistemit.

Rregullimi i kaosit urban

Vendimi për të vendosur sistemin e parkingjeve ka ardhur si një nevojë për të rregulluar kaosin urban dhe për të çliruar hapësirat publike të zëna shpesh nga parkimet e parregulluara. Sistemi do të menaxhohet nga Ndërmarrja Publike “Moravica”.

Çmimet dhe zonat e parkingut

Parkingjet do të ndahen në dy zona kryesore:
• Zona e parë: Çmimi prej 40 RSD për një orë.
• Zona e dytë: Çmimi prej 35 RSD për një orë.

Përveç pagesës për orë, qytetarët do të kenë mundësi të përdorin tiketa dhe tarifa ditore, mujore, si dhe tarifa të veçanta për banorët që jetojnë në afërsi të zonave të parkingut.

Faza e dytë

Pas përfundimit të fazës eksperimentale, sistemi i parkingjeve do të zgjerohet për të përfshirë edhe rrugë të tjera të qytetit.

Reagimet e qytetarëve

Si çdo ndryshim i madh, edhe ky sistem pritet të ketë përkrahës dhe kundërshtues. Megjithatë, përvoja nga qytete të tjera me rrethana të ngjashme ka treguar se, në fund, këto sisteme rezultojnë të pëlqyera dhe të dobishme për të gjithë.

Ndërmarrja Publike “Moravica” ka premtuar që qytetarët do të informohen rregullisht për çdo veprim në lidhje me këtë proces, për të siguruar një tranzicion të suksesshëm.

Ky hap shihet si një përpjekje e rëndësishme për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytet dhe për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme për menaxhimin e hapësirave publike.

Të nderuar motra dhe vëllezër shqiptarë,Sot, kur marr këtë detyrë të lartë si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ndi...
27/12/2024

Të nderuar motra dhe vëllezër shqiptarë,

Sot, kur marr këtë detyrë të lartë si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ndiej thellësisht përgjegjësinë dhe krenarinë që më keni besuar. Ky është një moment i veçantë jo vetëm për mua, por për gjithë shqiptarët kudo që janë, sepse ky këshill është zëri i Luginës tonë – zëri i bashkimit, i përparimit dhe i identitetit tonë të përbashkët.

Unë vij sot para jush me një vizion të qartë: të forcojmë bashkëpunimin, të mbrojmë të drejtat tona kombëtare dhe të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për çdo shqiptar. Ky këshill duhet të jetë jo vetëm një forum diskutimesh, por një motor ndryshimesh, një udhërrëfyes drejt unitetit dhe zhvillimit.

Në një botë që ndryshon me ritme të shpejta, shqiptarët duhet të jenë gjithmonë të bashkuar dhe të gatshëm për sfida të reja. Detyra jonë nuk është vetëm të ruajmë trashëgiminë tonë kulturore dhe gjuhën tonë të lashtë, por ta forcojmë atë në zemrat dhe mendjet e brezave të rinj. Të jemi gardianë të kulturës sonë dhe ndërkohë, liderë në arsim, ekonomi dhe teknologji.

Sot, unë ju premtoj se si kryetar i KKSh:
Do të luftoj pa u lodhur për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e çdo shqiptari, kudo ku ndodhet.
Do të punoj për të forcuar lidhjet tona kombëtare, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe diasporë.
Për më shumë Shqipëri dhe Kosovë në Luginë.

Do të angazhohem që çdo vendim i këtij këshilli të jetë në shërbim të kombit tonë, duke vendosur interesin kombëtar mbi gjithçka tjetër.

Shqiptarët kanë dëshmuar ndër shekuj se janë një komb i fuqishëm, një popull që i tejkalon vështirësitë duke u ngritur më i fortë. Tani është koha që të marrim fatin tonë në dorë, të vendosim themele të qëndrueshme për një të ardhme që fëmijët tanë do ta trashëgojnë me krenari.

Ju falënderoj nga zemra për besimin tuaj. Ky është një besim që nuk do ta tradhtoj. Së bashku, do të tregojmë se shqiptarët mund të jenë gjithmonë shembull i unitetit, përparimit dhe dinjitetit kombëtar.

Zoti e bekoftë Luginën e Preshevës!
Zoti e bekoftë Kombin Shqiptar!🇦🇱

Me respekt dhe përkushtim,
Enkel Rexhepi
Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar

Zëvendëskryetari i Kuvendit të Preshevës, Armend Aliu, pritet në Kryeministri nga Ministri Taulant BallaZëvendëskryetari...
27/12/2024

Zëvendëskryetari i Kuvendit të Preshevës, Armend Aliu, pritet në Kryeministri nga Ministri Taulant Balla

Zëvendëskryetari i Kuvendit të Preshevës, Armend Aliu, së bashku me bashkëpunëtorin e tij dhe anëtarin e Këshillit Inicues të Aleancës për Luginën, zhvilluan një takim të rëndësishëm në Kryeministri me Ministrin për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla

Gjatë këtij takimi, u diskutuan çështje kyçe që prekin Luginën e Preshevës, duke përfshirë planet për projekte konkrete dhe bashkëpunim të qëndrueshëm institucional.

Ministri Balla theksoi angazhimin e tij për të mbështetur iniciativat që synojnë përmirësimin e kushteve socio-ekonomike në rajon.

Armend Aliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, e cilësoi këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të objektivave për Luginën.

Ai shprehu bindjen se viti 2025 do të jetë një vit i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit, falë bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët.

Ky takim shënon një tjetër përpjekje për të adresuar sfidat e rajonit dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Address

Presevo

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Preshevarja.com posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Preshevarja.com:

Share