Preshevaorg

Preshevaorg MË AFËR VENDLINDJES PRESHEVA ORG - Më afër vendlindjes ...

Gjendja aktuale në Kufirin Kosovë-Sërbi nga  kufiri Preshevë - Gjilan
10/08/2026

Gjendja aktuale në Kufirin Kosovë-Sërbi nga kufiri Preshevë - Gjilan

Deklarata e ministres së Serbisë, Snezhana Paunoviq, e bërë gjatë një interviste të transmetuar në Kurir TV më 11 korrik...
23/07/2026

Deklarata e ministres së Serbisë, Snezhana Paunoviq, e bërë gjatë një interviste të transmetuar në Kurir TV më 11 korrik 2026, se: ’’𝐏𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡𝐚 𝐞 𝐥𝐢𝐫𝐞̈ 𝐬𝐢 𝐌𝐢𝐥𝐥𝐨𝐬𝐡𝐞𝐯𝐢𝐜̧𝐢, 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐚 𝐬𝐩𝐚𝐬𝐭𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐞𝐭𝐧𝐢𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟏𝟗𝟗𝟖’’, nuk mund të merret si një qëndrim i izoluar apo si një qasje individuale, shkëputur nga konteksti politik e institucional.
Ajo është pjesë e një vazhdimësie të retorikës e diskursit politik e institucionale, përjashtuese dhe etnocentrike, që prej vitesh ushqen ndarje etnike, intolerancë, armiqësi dhe ka riprodhuar narrativa nacionaliste.
Në këtë rast shprehi reagimin, pasi shqetësimi ynë nuk buron vetëm nga kjo deklaratë, por edhe nga klima e përgjithshme e krijuar përmes gjuhës së urrejtjes që targetojnë me mbishkrime
’’𝐯𝐝𝐞𝐤𝐣𝐞 𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞”, përbëjnë një formë të papranueshme të nxitjes së urrejtjes dhe ndikojnë drejtpërdrejt në ndjenjën e sigurisë së shqiptarëve 𝐞𝐭𝐧𝐢𝐤 𝐞 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐤𝐭𝐨𝐧𝐞̈ në 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈, 𝐌𝐞𝐝𝐯𝐞𝐠𝐣𝐞̈, 𝐞 𝐁𝐮𝐣𝐚𝐧𝐨𝐜.
Shqiptarët në këtë Rajon jetojn në një ambient të pasigurisë, dhe me retorikën 𝐏𝐞̈𝐫𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 - 𝐃𝐢𝐬𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐮𝐞𝐬𝐞,vazhdojnë të përballen, e ballafaqohen me sfida serioze në ushtrimin e plotë të të drejtave të tyre individuale dhe kolektive.
Kjo narrativë e diskursit politik i ndjekur nga gjuha publike e përfaqësuesve institucionalë instalon një pasiguri të plotë, duke mbjellë frikë, e shton panikun dhe dron, kjo prodhon efekte tepër negative në perspektivën e zhvillimit të këtij rajoni të banuar me shumicë shqiptare,në Serbi.
𝐌𝐨𝐬𝐳𝐛𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐨𝐬𝐏𝐞̈𝐫𝐟𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐏𝐫𝐨𝐩𝐨𝐫𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥, shqetësues mbetet edhe fenomeni i 𝐩𝐚𝐬𝐢𝐯𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐝𝐫𝐞𝐬𝐚𝐯𝐞, një praktikë që është evidentuar dhe kritikuar në raportet e organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
𝐍𝐞̈ 𝐫𝐮𝐚𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭𝐞𝐭, 𝐝𝐢𝐧𝐣𝐢𝐭𝐞𝐭, 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐞𝐭𝐧𝐢𝐤 𝐞 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐤𝐭𝐨𝐧𝐞̈, në 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈, 𝐌𝐞𝐝𝐯𝐞𝐠𝐣𝐞̈,𝐞 𝐁𝐮𝐣𝐚𝐧𝐨𝐜, ku në këtë kontekst, konsiderojmë se institucionet e 𝐁𝐄-𝐬𝐞̈, si dhe mekanizmat e 𝐎𝐊𝐁-𝐞̈𝐬, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duhet ta trajtojnë këtë situatë me vëmendje të shtuar.
Është e nevojshme të intensifikohet monitorimi ndërkombëtar në këtë Krahinë, por edhe të forcohet dialogu institucional dhe të kërkohet respektimi i plotë i standardeve evropiane dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të individuale dhe kelektive.
Stabiliteti afatgjatë në këto hapsira nuk mund të ndërtohet mbi retorikë nacionaliste të viteve 1990-ta, përjashtim etnik apo politika 𝐝𝐢𝐬𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐮𝐞𝐬𝐞.
Prandaj, është thelbësore që autoritetet e Serbisë të distancohen qartë nga ideologjia nacionaliste, e politika hegjemoniste, dhe çdo formë e gjuhës së urrejtjes, të dënojnë publikisht çdo nxitje të armiqësisë etnike.
Këto politika mbeten alarmuese posaqërisht 𝐩𝐚𝐬𝐢𝐯𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐚𝐝𝐫𝐞𝐬𝐚𝐯𝐞, e cila, për shkak të drejtat themelore dhe ndryshimet demografike që prodhon, cilësohet si një formë e spastrimit administrativ me pasoja të karakterit etnik.
*Vështrim nga Refik Hasani: Ky reagim bazohet në hulumtimet, studimet dhe publikimet shumëvjeçare, si dhe në njohjen e drejtpërdrejtë të rrethanave politike, institucionale dhe të gjendjes së të drejtave të njeriut në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, të ndërtuar përmes një angazhimi të vazhdueshëm në analizimin zhvillimeve në këtë rajon.

https://www.facebook.com/share/p/1Dgq34nSVb/

Reagim mbi deklaratën  e Snezhana Paunoviq, Ministre  e SerbisëDeklarata  Snezhana Paunoviq, Ministre në Qeverin e Serbi...
17/07/2026

Reagim mbi deklaratën e Snezhana Paunoviq, Ministre e Serbisë

Deklarata Snezhana Paunoviq, Ministre në Qeverin e Serbisë, nuk është një nga dekalaratat e para të zyrtarëve më të lartë të Serbisë, që bën një ofendim të rëndë duke përdorur një Gjuhë me plotë urrejtje, racizëm dhe ksenofobi.

Në Serbi, gjithnjë e më shumë po hasen, jan shkruar pankarta me mbishkrimet publike, ku shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet e hapura publike ndaj neve shqiptarëve, edhe deklarata më të rënda ofenduese është publikuar së fundi edhe nga Ana Brnabiq, ish-kryeministre e Serbisë, e citojm: ’’Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim’’, aktualisht Kryetare e Parlamentit të Serbisë. Kurse mbishkrimet, pankaratat ’’Vdekje e shqiptarëve”, hasen të shkruara gjithëandej nëpër qytete të Serbisë.

Unë e konsideroj një Gjuhë dhe nxitje e urrejtjes-kërcnim, jo vetëm kundër shtetit të Republikës së Kosovës, por jan duke kërcnuar kundër gjithë shqiptarëve. Deklarata e Snezhana Paunoviq, Ministre e Serbisë, më së rëndi përjetohet tek shqiptarët etnik e autokton në Krahinën e Luginës së Preshevës.

Deklarata e Snezhana Paunoviq, Ministre e Serbisë, deklarata e më hershme nga Ana Brnabiq, aktualisht Kryetare e Parlamentit të Serbisë, si dhe mbishkrimet, pankaratat ’’Vdekje shqiptarëve”, shqiptarët etnik e autokton në Krahinën e Luginës, që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, mendoj përjetohet shumë rëndë.

Se nëse pastrimi etnik nuk u arrit në Kosovë, ky është një mesazh se Serbia do të realizoj pikërisht në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Kjo është droja e madhe që dominon pasi vazhdohet se statusi politik i Krahinës shqiptare, të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, nuk është zgjidhur ende, përkundër vullnetit plebish*tar të kësaj Krahine, Referendumin e datës 1 e 2 Mars 1992,dhe kryengritjes së armatosur UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, por edhe arritjes së Marrëveshjes së Konçulit.
Kjo deklaratë e Snezhana Paunoviq, Ministre e Serbisë,në mesin e qytetarëve të kësaj krahine, instalon një pasiguri të plotë, kështu mbjellë frikë,e një psikozë të bazuar, e shton panikun dhe dron, kjo prodhon efekte tepër negative posaqërisht tek shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte diskriminimit klasik, është demotivim për rini dhe kuadrot e shkolluara, duke ju ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, migrim e asimilim.

Pas kësaj deklarate nga një Ministre e Serbisë,do të duhej të alarmohen dhe të jetë një paralajmërim shumë serioz, është më se e domosdoshme të shtohet prezenca dhe monitorimi, nga ndërkombëtarët,në Rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrit të shpopullojë zytarisht Preshevën, Medvegjën, e Bujanocin, pasivizimi i adresave që njëmendë është pastrim i organizuar shtetëror Etnik.

Reagim nga Mr.Sc.Refik Hasani, publicist dhe veprimtar,më 16 korrik 2026

Përleshje me thikë në Preshevë, një person mbetet i plagosur pas konfliktit për mbledhjen e mbeturinave të riciklueshmeN...
13/07/2026

Përleshje me thikë në Preshevë, një person mbetet i plagosur pas konfliktit për mbledhjen e mbeturinave të riciklueshme

Një përleshje e shoqëruar me përdorimin e thikës është regjistruar në Preshevë, pas një konflikti mes një banori të Preshevës dhe një shtetasi rus, i cili banon në Qendrën Pritëse për Migrantë në stacionin hekurudhor në Preshevë, përcjell preshevacom.

Sipas informacioneve, konflikti ka shpërthyer për shkak të mosmarrëveshjeve rreth mbledhjes së lëndëve të para dytësore (mbeturinave të riciklueshme).

Gjatë përplasjes, banori i Preshevës dyshohet se e ka goditur me thikë shtetasin rus, duke i shkaktuar tri plagë në pjesën e shpatullës.

Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal në procedurë të rregullt për veprën penale “shkaktim i lëndimeve të rënda trupore”.

I plagosuri, pasi mori ndihmën e nevojshme mjekësore, është liruar për trajtim në shtëpi.

Grabitje filmike në Preshevë – katër persona me Audi plaçkitin një këmbimore, plaçkitësit arrijnë të arratisenNjë grabit...
13/07/2026

Grabitje filmike në Preshevë – katër persona me Audi plaçkitin një këmbimore, plaçkitësit arrijnë të arratisen

Një grabitje e organizuar ka tronditur Preshevën në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku cak i sulmit ka qenë një këmbimore valutash.

Sipas informacioneve që Preshevacom ka siguruar nga burime jozyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, kur katër persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur një automjet të tipit Audi, kanë hyrë në këmbimore dhe kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme parash në euro.

Burimet tona bëjnë të ditur se gjatë grabitjes është aktivizuar sistemi i alarmit i vendosur nga MNF të cilët kanë intervenuar menjëherë. Megjithatë, autorët kanë arritur të largohen me shpejtësi, duke humbur gjurmët.

Po sipas informacioneve jozyrtare, grabitësit kanë tentuar të marrin edhe shumën e parave që ndodhej në kasafortën metalike tjetër të sigurisë, por nuk kanë arritur ta hapin atë.

Preshevacom do të vazhdojë ta ndjekë nga afër këtë ngjarje dhe do t’ju informojë me çdo zhvillim të ri.

Koordinacioni Trupit Koordinues nis fushatë informuese për pasivizimin e adresave në Preshevë, Bujanoc dhe MedvegjëShërb...
10/07/2026

Koordinacioni Trupit Koordinues nis fushatë informuese për pasivizimin e adresave në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Shërbimi i Koordinacionit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ka nisur një fushatë informuese lidhur me procedurën e pasivizimit të adresave, me synim informimin në kohë, objektiv dhe transparent të qytetarëve për të drejtat e tyre dhe procedurat ligjore në fuqi.

Kjo nismë bazohet në Planin e Veprimit për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare për periudhën 2026–2029, të cilin Qeveria e Serbisë e miratoi në mbledhjen e mbajtur më 28 maj 2026.

Fushata zhvillohet në kuadër të masës 1.2 të Planit të Veprimit, e cila parasheh identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve që lidhen me mekanizmin e verifikimit të statusit të vendbanimit të pjesëtarëve të pakicave kombëtare. Në kuadër të aktivitetit 1.2.1, Shërbimi i Koordinacionit të Trupit merr pjesë si partner në hartimin e hartës së procesit të pasivizimit të adresave, ndërsa përmes aktivitetit 1.2.2 është përgjegjës për përgatitjen e broshurave shumëgjuhëshe informuese mbi mekanizmin e pasivizimit të adresave dhe mjetet juridike që qytetarët kanë në dispozicion.

Sipas njoftimit, kjo fushatë vjen pas shtimit të ankesave të përfaqësuesve të pakicës kombëtare shqiptare lidhur me procedurën e pasivizimit të adresave të banimit në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Për këtë arsye, Shërbimi i Koordinacionit ka vlerësuar se është e nevojshme që qytetarëve t’u ofrohen informacione të qarta, të verifikuara dhe lehtësisht të qasshme, të bazuara në legjislacionin e Republikës së Serbisë.

Qëllimi i fushatës është që procedura e pasivizimit të adresave të paraqitet në mënyrë objektive dhe transparente, duke sqaruar paqartësitë dhe duke u mundësuar qytetarëve të mbrojnë në kohë të drejtat e tyre.

Në kuadër të fushatës janë përgatitur broshura shumëgjuhëshe, postera dhe billborde, të cilat do të vendosen dhe shpërndahen në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Broshura shpjegon në mënyrë të thjeshtë procedurën e pasivizimit të adresës, kushtet në të cilat mund të ndodhë pasivizimi, pasojat e mundshme, procedurën për riregjistrimin e vendbanimit, përkatësisht rikthimin e adresës në status aktiv, si dhe mjetet juridike që qytetarët mund të përdorin për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Posterët do të vendosen në institucionet publike, ndërsa billbordet në lokacionet kryesore të tri komunave. Në to do të jetë i vendosur edhe një kod QR, i cili u mundëson qytetarëve të qasen drejtpërdrejt në versionin elektronik të broshurës dygjuhëshe. Në këtë mënyrë, sipas autoriteteve, qytetarët do të kenë qasje të shpejtë dhe të lehtë në të gjitha informacionet relevante mbi procedurën e pasivizimit të adresave, të drejtat e tyre dhe mjetet juridike që kanë në dispozicion.

Broshurat do t’u shpërndahen komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Këshillit Kombëtar Shqiptar, si dhe institucioneve publike në këto tri komuna. Versioni elektronik do të publikohet edhe në faqen zyrtare të Shërbimit të Koordinacionit të Trupit dhe në platformat e institucioneve të tjera kompetente.

Shërbimi i Koordinacionit vlerëson se bëhet fjalë për një fushatë me interes të veçantë publik, e cila synon t’u mundësojë qytetarëve informim të plotë dhe në kohë për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në realizimin e të drejtave të tyre. Sipas këtij institucioni, rëndësia e veçantë e fushatës qëndron në informimin e qytetarëve për pasojat që mund të sjellë pasivizimi i vendbanimit dhe mënyrat për mbrojtjen e të drejtave të tyre, me qëllim shmangien e pasojave negative në statusin juridik dhe në qasjen ndaj të drejtave dhe shërbimeve që u takojnë si qytetarë të Republikës së Serbisë.

Me realizimin e kësaj fushate, Shërbimi i Koordinacionit të Trupit thotë se po zbaton detyrimet e parashikuara në Planin e Veprimit për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare për periudhën 2026–2029, duke synuar rritjen e informimit të qytetarëve, transparencën e institucioneve dhe realizimin më efikas të të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Burimi: Shërbimi i Koordinacionit të Trupit të Qeverisë së Republikës së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

09/07/2026

Intervistë ekslusive me autoren e librit " Pasqyra e Fundit "-Blerta Aliu Ahmeti

#

09/07/2026

Sot në ditën e dytë të Panairit të librit " Presheva 2026 " ishte prezente dhe Ministrja e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Kosovës, znj. Saranda Bogujevci .

Hapja e një Zyre në nivel  të Parlamentit apo Qeverisë  së Kosovës, për Çështjen  e Luginës së Preshevës, ishte dhe mbet...
09/07/2026

Hapja e një Zyre në nivel të Parlamentit apo Qeverisë së Kosovës, për Çështjen e Luginës së Preshevës, ishte dhe mbetët të jetë domosdoshmëri e kohës?

🎯Hapja kësaj zyre,me rëndësi:
📍Krijimi i një mekanizmi të qëndrueshëm institucional të Parlamentit dhe Qeverisë së Kosovës, për Luginën e Preshevës, për të mbrojtur të drejtat e tyre individuale dhe kolektive dhe për ta mbajtur këtë çështje në qendër të vëmendjes politike me institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, pasi kjo Krahinë nuk ka të zgjidhur statusin politik dhe juridik,

📍Të forcojë, e shton lidhjet vllazërore, kulturore dhe institucionale ndërmjet Kosovës dhe shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,

📍Trajtimi dhe zgjidhja e problemeve juridike dhe administrative, të dokumentacionit dhe shtetësisë dhe mbrojtja e pronës dhe e të drejtave të shqiptarëve të dëbuar, shpërngulur dhe zhvendosur,

📍Do të rrisë vëmendjen e trajtoj mjaftueshëm-angazhim më i fuqishëm, që nënkupton qasje më aktive ndaj shqiptarëve, të trajtohet si prioritet politik dhe kombëtar, me përkushtim të vazhdueshëm këtë çështje në nivelin e institucioneve të Kosovës ndaj shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

📌Vështrim nga Mr.Sc.Refik Hasani, përveqë këtij hulumtimi të publikuar, ka trajtuar e prezentuar edhe në tryeza, tribuna, sesione, por edhe deklarata, intervista e prononcime mbi hapjen e një Zyre në nivel të Parlamentit apo Qeverisë së Kosovës, për Çështjen e Luginës së Preshevës, që nga viti 2008, i cili propozim dhe projekt strategjik vazhdon të mbetët aktual sot e asaj dite.

Address

Rruga: "15 Nentori", Nr 90
Presevo
17523

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Preshevaorg posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Preshevaorg:

Shortcuts

Share