RTV PRESHEVA

RTV PRESHEVA www.presheva.tv Preshevë.
(1)

Radiotelevizioni i Preshevës është mediumi i parë publik, në gjuhën shqipe në Republikën e Serbisë, i cili për një kohë të gjatë (nga 2002 e deri më 2020) veproi, fillimisht në kuadër të Shtëpisë së kulturës "Abdulla Krashnica" e më pas (nga viti 2009) në kuadër të Ndërmarrjes Informative Publike “Presheva” në Preshevë. Fillimisht, nga 20 shkurti 2001, filloi punën me programin eksperimental Radio Presheva, të cilës në fillim i jepej leja vetëm për program muzikor, edukativ, komercial, por jo edhe informativ. Me vendimin e ndarjes së frekuencave, ministritë e atëhershme përkatëse të Qeverisë Federative e Republikane, kishin ndaluar emetimin e programeve informative. Më vonë, me kërkesë të Drejtorisë së Shtëpisë së Kulturës dhe të Redaksisë së Radio Preshevës, Departamenti për Media i Misionit të OSBE-së me seli në Beograd, intervenoi dhe me sukses arriti të bind Ministrinë Federative për Telekomunikacion, e cila dha lejen për emetimin e programeve informative. Pas marrjes së lejes, Redaksia e Radio Preshevës, startoi me programin e saj të rregulltë, më 11 maj 2001 me skemë programore dhe me program informativ, ndaj edhe kjo datë konsiderohet si ditë e themelimit të Radio Preshevës, të cilën e ndihmuan Kuvendi i Komunës së Preshevës, Qeveria e Republikës së Serbisë, Departamenti për Media i Misionit të OSBE-së me seli në Beograd dhe Organizata Qeveritare Amerikane USAID. Më vonë, saktësisht më 31 tetor 2002 përfunduan punimet në rregullimin dhe lidhjen e aparaturës si dhe lëshimin e sinjalit në etër, ndërsa më 01.11.2002 filloi punën me programin e saj eksperimental Televizioni Presheva. E tërë teknika televizive ishte donacion i Televizionit BK të Beogradit, ekspertët e të cilit për gati tri javë, kanë përgatitur, instaluar teknikën dhe kanë aftësuar punëtorët e profileve të ndryshme teknike të Televizionit Presheva. Televizioni Presheva startoi në tërësi me teknikë të sistemit analog, por në ndërkohë me ndihmën e pushtetit lokal dhe të donacioneve të tjera, gradualisht është pajisur me teknikën digjitale. Pas procesit të privatizimit në Serbi, të mediave ku themelues ishin pushtetet lokale ndër të cilat ishte edhe RTV Presheva si dhe proceseve të shumta gjyqësore, më 23.07.2020 me vendimin e Agjensionit të Regjistrave Ekonomik, pronësia e këtij mediumi kalohet në pronësi private të Ardita Saqipit, punëtores së këtij mediumi, me emërtim të ri RTV PRESHEVA sh.p.k. Programet e RTV PRESHEVA transmetohen përmes multipleksit në Besna Kobillë, përmes internetit në platforma të ndryshme në rajon, Europë, Amerikë e Australi, ndërsa një pjesë e informacioneve dhe programeve të prodhuara editohen edhe përmes Facebook profilit RTV PRESHEVA dhe kanalit në youtube.com

14/08/2026
Ardita Sinani pjesmarrëse e Konferencës së IX-të  e  Ambasadorëve të Republikës së KosovësMirënjohje të veçantë për Qeve...
13/08/2026

Ardita Sinani pjesmarrëse e Konferencës së IX-të e Ambasadorëve të Republikës së Kosovës

Mirënjohje të veçantë për Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Pjesëmarrja në pritjen me rastin e përmbylljes së Konferencës së IX-të të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës ishte një mundësi e rëndësishme për të përcjellë nga afër realitetin e shqiptarëve të Luginës, sfidat me të cilat përballemi dhe nevojën për një koordinim edhe më të madh të hapave politikë.

Zëri i Luginës duhet të dëgjohet fuqishëm dhe çështjet tona të mbeten në vëmendjen e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Bashkëpunimi, koordinimi dhe mbështetja e ndërsjellë janë rruga drejt avancimit të të drejtave dhe pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

NjoftimNëse dikush ka gjetur një kuletë me dokumente personale dhe disa mjete financiare, ju lutemi të kontaktoni në num...
12/08/2026

Njoftim

Nëse dikush ka gjetur një kuletë me dokumente personale dhe disa mjete financiare, ju lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit: +381668556732

Ka ndërruar  jetë Sanije Januzi nga PreshevaNgushllime familjes Januzi
11/08/2026

Ka ndërruar jetë Sanije Januzi nga Presheva

Ngushllime familjes Januzi

Ka ndërruar jetë Vjollca Veseli nga Presheva/CorroticëVarrimi  bëhet me namazin e drekës në varrezat e fshatit Corroticë...
10/08/2026

Ka ndërruar jetë Vjollca Veseli nga Presheva/Corroticë

Varrimi bëhet me namazin e drekës në varrezat e fshatit Corroticë.
Ngushllimë familjes Veseli

Njoftim për qytetarët nga shefi i kabinetit të kryetares së komunës së Preshevës, Besim Shabani👇Të nderuar qytetarë,Si S...
06/08/2026

Njoftim për qytetarët nga shefi i kabinetit të kryetares së komunës së Preshevës, Besim Shabani👇

Të nderuar qytetarë,
Si Shef i Kabinetit të Kryetares së Komunës së Preshevës, e konsideroj obligim t’ju informoj për punën që qeverisja lokale po zhvillon çdo ditë për të siguruar fonde dhe investime në interes të qytetarëve tanë.

Gjatë vitit 2026, qeverisja lokale, përmes Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe sektorëve përkatës, ka përgatitur dhe dorëzuar aplikime në ministri, ambasada dhe institucione të ndryshme për projekte në fushën e infrastrukturës, arsimit, kulturës, rinisë, mbrojtjes së mjedisit, energjisë, zhvillimit rural dhe shërbimeve publike.

Një pjesë e projekteve janë miratuar dhe po zbatohen, një pjesë janë ende në pritje të vendimeve, ndërsa disa janë refuzuar.

Kjo dëshmon se qeverisja lokale po punon me përkushtim dhe po shfrytëzon çdo mundësi financimi, megjithëse realizimi i shumë projekteve varet nga vendimet e ministrive dhe institucioneve përkatëse.

Projektet e aplikuara gjatë vitit 2026

Projekti Vlera Statusi
Siguria në Komunikacion 1.200.000 RSD ✅ Aprovuar

Rregullimi i hyrjes së objektit multifunksional – Zyra për të Rinj 1.320.000 RSD ⏳ Në pritje

Ndërrimi i kulmit në SHF “9 Maji”, Leran 70.000 € ❌ Refuzuar

Programi i promovimit të vullnetarizmit 450.000 RSD ✅ Aprovuar

Rehabilitimi i rrugës “Ramiz Sadiku” – Faza II 4.998.600 RSD ❌ Refuzuar

Vendosja e 80 karrigeve në Amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës 1.280.000 RSD ❌ Refuzuar

Promovimi i Lahutës 15.000 € ⏳ Në pritje

Panelet solare për JP “Moravica” 32.976.000 RSD ❌ Refuzuar

Kabinet modern i gjuhëve të huaja 9.340 € ⏳ Në pritje

“Miholjski susreti sela” 500.000 RSD ✅ Aprovuar

Ndërrimi i kalldasë në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” 32.410.000 RSD ⏳ Në pritje

Gjelbërimi me pemë autoktone – Presheva 2026 5.500.500 RSD ⏳ Në pritje

Kamion për nevojat e JP “Moravica” 13.500.000 RSD ⏳ Në pritje

Përmbledhje sipas vlerës së projekteve
Projekte me vlerë në dinarë (RSD)
* Vlera totale: 94.135.100 RSD
* ✅ Të aprovuara: 2.150.000 RSD (2.28%)
* ⏳ Në pritje: 52.730.500 RSD (56.02%)
* ❌ Të refuzuara: 39.254.600 RSD (41.70%)

Projekte që kemi konkur në fondet ndërkombtare,
me vlerë në euro (€)
* Vlera totale: 94.340 €
* ✅ Të aprovuara: 0 € (0.00%)
* ⏳ Në pritje: 24.340 € (25.80%)
* ❌ Të refuzuara: 70.000 € (74.20%)

Ne, si qeverisje lokale, do të vazhdojmë të aplikojmë në çdo thirrje publike dhe të angazhohemi maksimalisht për të siguruar sa më shumë investime në interes të qytetarëve të Komunës së Preshevës.
Besojmë se vetëm përmes punës së vazhdueshme, përkushtimit dhe këmbënguljes mund të krijojmë më shumë mundësi zhvillimi për komunën tonë.

Address

Presevo

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when RTV PRESHEVA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to RTV PRESHEVA:

Shortcuts

Share

Category