Lugina Flet

Lugina Flet Mirësevini në faqen e mediumit LuginaFlet, medium i cili synon të raportojë në mënyrë profesionale nga dhe për Luginën e Preshevës.

Në këtë faqe ne do të mundohemi të ju ofrojmë të rejat dhe informacionet më të fundit nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Përveç lajmeve nga Lugina e Prshevës, në LUGINAFLET ju mund të ndiqni edhe lajmet e tjera të transmetuara nga mediumet e tjera rajonale, e që kanë të bëjnë me Luginën e Preshevës.

"BU dhu VR në trafik" / Kushtrim Kadriu​Kushtrim Kadriu ka publikuar një reagim të fortë në rrjetet sociale lidhur me ku...
31/08/2026

"BU dhu VR në trafik" / Kushtrim Kadriu

​Kushtrim Kadriu ka publikuar një reagim të fortë në rrjetet sociale lidhur me kulturën e ngasjes së automjeteve nga shoferët me targa BU (Bujanoc) dhe VR (Vranje), kryesisht shqiptarë nga Kosova Lindore.

​Sipas tij, një pjesë e madhe e këtyre shoferëve shfaqin pasiguri dhe papërgjegjshmëri në trafik.

​"Kur i sheh në trafik, veç ruaju! Ndalen në mes të rrugës, sinjalizim nuk japin. Kam lobuar e ndihmuar që shqiptarët e Kosovës Lindore ta kenë vendin meritor në Kosovë, ama mësohuni me vozitë, allahile!" — është shprehur ai.


​👇 A jeni dakord me këtë konstatim apo mendoni se rregullat e trafikut shkelen nga të gjithë pa dallim targash? Shkruani mendimin tuaj në komente!

31/08/2026

Përshëndetje të gjithëve nga Presheva! 🇦🇱

Sot kemi një pyetje për ju dhe duam ta dëgjojmë mendimin tuaj.

Gjatë viteve të fundit, Presheva ka pasur projekte dhe investime të ndryshme, por pyetja është: si e vlerësoni punën e pushtetit të kaluar dhe të pushtetit aktual?

Cili prej tyre, sipas jush, ka bërë më shumë për Preshevën dhe për qytetarët?

Cilat investime mendoni se kanë qenë më të rëndësishme? A ka pasur projekte që kanë sjellë ndryshim të vërtetë në jetën e qytetarëve?

Dhe mbi të gjitha, çfarë mendoni se duhet të bëhet më tej?

A ka fusha ku Presheva ka mbetur prapa? Infrastrukturë, rrugë, ekonomi, arsim, sport, kulturë apo vende të reja pune?

Nuk po kërkojmë përgjigje politike. Po kërkojmë mendimin tuaj si qytetarë të Preshevës.

👇 Shkruani në komente: Cili pushtet ka bërë më shumë për Preshevën dhe pse?

Le ta zhvillojmë një debat me argumente, fakte dhe respekt për njëri-tjetrin.

Për të mos humbur asnjë informacion nga Presheva, bëjeni Like faqes dhe na ndiqni!

A i lejohet një milioneri ta devijoj lumin në oborr të shtëpisë?Neymar u gjobit me 3.3 milionë dollarë nga komuna e Mang...
31/08/2026

A i lejohet një milioneri ta devijoj lumin në oborr të shtëpisë?

Neymar u gjobit me 3.3 milionë dollarë nga komuna e Mangaraciba, në Rio de Zhaneiro, Brazil, për ndërtimin e paligjshëm të një liqeni artificial në vilën e tij.

Bëhet fjalë për një liqen dhe një lumë artificial që Neymar kishte ndërtuar së fundmi në vilën e tij luksoze në Rio de Zhaneiro, një devijim zgjatimi i një lumi aty pranë, i shoqëruar edhe me prerjen e disa pemëve, të cilat kanë ngritur në këmbë menjëherë Agjencinë e Mjedisit në Brazil, pas denoncimit të grupeve ambientaliste.

Autoritetet i kishin vënë në dukje paligjshmëritë dhe i kishin kërkuar që të respektonte, por ai provokoi duke bërë edhe një festë private madje.

Parregullsitë e gjetura përfshijnë devijimin e rrjedhës së përrenjve të zonës, bllokimin e ujit të një lumi pa leje, gërmimet e ndaluara, lëvizjen e gurëve pa leje nga zona në rezidencë dhe marrjen e rërës nga plazhi në shtëpi.

Tani Neymar, me shumë mundësi, do i duhet të kthejë gjithçka siç ishte më parë.

- Po milionerët shqiptarë të pasluftës në Kosovë e ata të pas Komunizmit në Shqipëri, sa lumin, rërën, plazhin, malin e fushat i përvetësuan dhe i betonituan? A duhet ngritur në këmbë kombi shqiptar dhe të ndaloj shkatërrimin e tokës dhe detit shqiptar?
Po media, sa e korruptuar është? Sa milionerë kanë televizonet e tyre propagandistike?

Lefkov: Qendra kombëtare e të dhënave është detyrim nga agjenda e reformaveShteti duhet t’i mbrojë të dhënat e të gjitha...
30/08/2026

Lefkov: Qendra kombëtare e të dhënave është detyrim nga agjenda e reformave

Shteti duhet t’i mbrojë të dhënat e të gjitha institucioneve “Pikërisht kjo është ajo kundër së cilës kundërshton LSDM-ja, ndërsa vetëm për t’ua kujtuar: gjatë kohës së qeverisjes së tyre pati një sulm ndaj sistemit të FSSH-së dhe qytetarët nuk mund t’i realizonin të drejtat e tyre”, tha deputeti Mile Lefkov nga OBRM-PDUKM.

LSDM-ja dhe Venko Filipçe kritikojnë çdo ditë kur bëhet fjalë për zhvillimin e industrisë së lidhur me qendrat e të dhënave. Bëhet fjalë për një industri që përfaqëson të ardhmen dhe që po zhvillohet në mbarë botën, por Filipçe, për arsye që vetëm ai i di, e kundërshton, tha Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së, në konferencën e sotme për shtyp.

“Me këtë rast, dëshirojmë t’ia shpjegojmë edhe Filipçes, edhe mikut të tij Zoran Zaev, i cili me sa duket ende i jep udhëzime për punën, se Maqedonia tashmë ka një qendër të të dhënave në Prilep.

Por ajo nuk është qendër kryesore, por sekondare. Kjo do të thotë se, në rast të një sulmi të mundshëm kibernetik ndaj sistemit të një institucioni të caktuar, të dhënat ruhen në qendrën sekondare.

Aktualisht, çdo institucion gjen mënyrën e vet se si do t’i ruajë të dhënat e tij.

Prandaj, Maqedonisë i nevojitet një sistem bazë, primar, kombëtar për ruajtjen e të gjitha të dhënave të të gjitha institucioneve.
Si shtet, Maqedonia ka një projekt në kuadër të Agjendës së Reformave me BE-në për ndërtimin e një qendre kombëtare të të dhënave. Në këtë kuadër, BE-ja siguron financim dhe ndihmë financiare, ndërsa Maqedonia ka detyrimin të ndërtojë një qendër bazë, primare dhe kombëtare të të dhënave”, tha Lefkov.

32 milionë eurot e NPB-së, LVV i reagon Ramës: Po gënjen për përgjegjësinëPërplasja politike rreth situatës në Ndërmarrj...
30/08/2026

32 milionë eurot e NPB-së, LVV i reagon Ramës: Po gënjen për përgjegjësinë

Përplasja politike rreth situatës në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) në Prishtinë ka vazhduar edhe sot, pasi asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqytet kanë reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me obligimin prej mbi 32 milionë eurosh që rrezikon ndërmarrjen.

Rama, së bashku me nënkryetarët Florian Dushi dhe Besiana Musmurati, një ditë më parë kërkoi hetim të plotë dhe të paanshëm për kontratën e NPB-së në Lakrishtë, të lidhur në vitin 2021. Sipas Komunës, kompania me të cilën ishte lidhur kontrata ishte themeluar vetëm një javë para shpalljes së procesit publik.

Në një konferencë për media, asamblistët e LVV-së kanë akuzuar Ramën se po paraqet në mënyrë të pavërtetë përgjegjësitë për gjendjen e NPB-së dhe kanë thënë se për këtë çështje kanë ngritur shqetësime prej vitesh.

Asamblisti Egzon Azemi tha se LVV-ja kishte paralajmëruar vazhdimisht për problemet në NPB, duke pretenduar se kërkesat e tyre për trajtimin e çështjes në Kuvendin Komunal ishin bllokuar nga partitë e tjera.

“Kemi paralajmëruar publikisht për dëmin që po i shkaktohet NPB-së, kemi mbajtur dhjetëra konferenca e dhjetëra prononcime për këtë skandal, por për vite të tëra, pothuajse në çdo seancë që kemi kërkuar ta fusim si pikë në Kuvendin Komunal, jemi bllokuar nga PDK, AAK dhe LDK”, tha Azemi.

Ai kritikoi gjithashtu Komunën e Prishtinës për mungesën e përfaqësuesit të saj ligjor në procesin gjyqësor, duke thënë se çështja tashmë ndodhet në shkallë të dytë.

“Në një proces ku sot flitet për 32 milionë euro që tashmë, sipas vendimit të shkallës së dytë, Ndërmarrja Publike i ka obligim ndaj operatorëve privatë, Komuna nuk e ka dërguar as përfaqësuesin e vet ligjor në seancën ku po shqyrtoheshin provat dhe ku u dha fjala përfundimtare”, deklaroi Azemi.

Sipas tij, kjo tregon, siç e quajti ai, “hipokrizinë” e kryetarit Rama.

Ndërkaq, asamblisti tjetër i LVV-së, Çlirim Gërbeshi, tha se gjatë konferencës së Ramës ishte sulmuar vazhdimisht Vetëvendosje, ndonëse, sipas tij, kjo parti e kishte ngritur çështjen e NPB-së prej vitit 2018.

“Lëvizja Vetëvendosje me asamblistët e saj që nga viti 2018 e kanë ngritur këtë çështje dhe këtë shqetësim”, tha Gërbeshi.

Ai pretendoi se menaxhmentet e kaluara, së bashku me PDK-në dhe LDK-në, e kanë sjellë NPB-në në situatën aktuale.

“Shpendi bashkë me PDK-në e LDK-në e kanë çuar këtë ndërmarrje drejt falimentimit”, deklaroi Gërbeshi.

Përplasja vjen një ditë pasi Rama kërkoi hetim për kontratën në Lakrishtë dhe tha se procesi ishte zhvilluar gjatë kohës kur Vetëvendosje udhëhiqte Prishtinën, duke theksuar se administrata e tij nuk kishte qenë pjesë e inicimit, negocimit apo nënshkrimit të kontratës.

Kështu, çështja e mbi 32 milionë eurove të pretenduara si obligim i NPB-së ka rikthyer përplasjet politike mes drejtimit aktual të Komunës së Prishtinës dhe asamblistëve të LVV-së, me palët që ia atribuojnë njëra-tjetrës përgjegjësinë për situatën e krijuar

🔴 Ish-ambasadori William Walker u ka shkruar letër Kurtit, Hamzës, Abdixhikut dhe Gjinit duke propozuar Faton Bislimin p...
30/08/2026

🔴 Ish-ambasadori William Walker u ka shkruar letër Kurtit, Hamzës, Abdixhikut dhe Gjinit duke propozuar Faton Bislimin për president konsensual.

Zjarri shkatërron rreth 200 hektarë në BreznicëNjë zjarr masiv që ka shpërthyer në rrethinën e Komunës së Bujanocit, për...
30/08/2026

Zjarri shkatërron rreth 200 hektarë në Breznicë

Një zjarr masiv që ka shpërthyer në rrethinën e Komunës së Bujanocit, përkatësisht në zonën e fshatit Breznicë, ka përfshirë një sipërfaqe të madhe prej rreth 200 hektarësh me pyje, shkurre dhe kullosa, duke shkaktuar dëme të mëdha mjedisore.

Përveç përmasave të mëdha të flakëve, ndërhyrja e ekipeve të zjarrfikësve dhe njësive të shpëtimit po vështirësohet tej mase për shkak të terrenit specifik dhe të rrezikshëm. Kjo zonë njihet si rajon me rrisk të lartë nga prania e mundshme e mjeteve të pashpërthyera shpërthyese (pjesë e mbeturinave të luftës/minave), gjë që përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e zjarrfikësve në terren.

Sipas informacioneve nga terreni, vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të favorshme, ndërsa të gjitha njësitë emergjente po monitorojnë situatën nga afër për të parandaluar depërtimin e flakëve drejt zonave të banuara dhe shtëpive të fshatit.

Autoritetet kompetente apelojnë te të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë dhe të njoftojnë menjëhatë shërbimet e emergjencës nëse vrejnë tym apo vatra të reja zjarri.

🎒❤️ Shtatori po afrohet…Por për disa fëmijë, fillimi i shkollës vjen me më shumë shqetësime se gëzim. Ka fëmijë jetimë q...
30/08/2026

🎒❤️ Shtatori po afrohet…

Por për disa fëmijë, fillimi i shkollës vjen me më shumë shqetësime se gëzim. Ka fëmijë jetimë që kanë nevojë për një çantë, mjete shkollore dhe mbi të gjitha, për mbështetjen dhe dashurinë tonë. 🤲

Le të bëhemi bashkë që edhe ata ta nisin shkollën me buzëqeshje dhe me zemrën plot shpresë. ❤️

Ata që duan të bëhen pjesë e këtij sevapi, Zoti ju shpërbleftë me të mira dhe jua shtoftë bereqetin. 🤲❤️
Ju e dini tashmë se ku mund të lajmëroheni për çdo info:

+381628280825

30/08/2026

🚨 Risi në Preshevë!
E doni makinën të pastër për vetëm 5 minuta? 🚗✨

Ejani te Auto Larja Robotike 360°!

📍 Rruga "Selami Hallaçi" (Preshevë–Rahovicë), përballë 'HENCO' dhe pranë 'Altini Engineering'.

30/08/2026

🚨 Risi në Preshevë!
E doni makinën të pastër për vetëm 5 minuta? 🚗✨

Ejani te Auto Larja Robotike 360°!

📍 Rruga "Selami Hallaçi" (Preshevë–Rahovicë), përballë 'HENCO' dhe pranë 'Altini Engineering'.

Address

Presevo
17523

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lugina Flet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Lugina Flet:

Shortcuts

Share