rtvpresheva.com

rtvpresheva.com rtvpresheva.com medium i pavarur informativ, pjesë e Qendrës mediatike “Media Index” Preshevë Shpejt dhe Saktë!

Po mbahet turneu Memorial në Corroticë për nder të Rabit Aliut👇Sot në fshatin Corroticë është organizuar turne në futbol...
26/07/2025

Po mbahet turneu Memorial në Corroticë për nder të Rabit Aliut👇

Sot në fshatin Corroticë është organizuar turne në futboll të vogël për nderë të ish ushtarit të UÇK-së dhe UÇPMB-së Rabit Aliu. Turneu ishte begatuar edhe me program artistik dhe muzikorë.

Manifestimin me pjesmarrjen e tyre e nderuan kryetarja Ardita Sinani dhe kryetari i kuvendit Agim Sabedini

„Heronjtë janë yjet që shëndrisin qiellin e lirisë!

Memoriali dhe turneu i mbajtur në Çorroticë, në nderim të dëshmorit dhe ish-ushtarit të UÇK-së dhe UÇPMB-së, Rabit Aliut, na kujtojnë se sakrifica e tyre është dritë që nuk shuhet kurrë.
Ata që dhanë gjithçka për kombin dhe për vatanin, jetojnë përjetësisht në kujtesën tonë.

Lavdi Rabit Aliut! Lavdi të gjithë atyre që luftuan për liri dhe atdhe!“ ka shkruar me këtë rast kryetarja Sinani

25/07/2025

Kur të gjithë shqiptarët ❤️🇦🇱🇽🇰❤️ i bënë bashkë Presheva
Sa krenari kur sheh këtë Reportazh nga TV 6+1 Vlora

Sot kryetarja Ardit Sinani mori pjesë në aktivitetin e veçantë në natyrë, të organizuar nga Biblioteka “Mehmet Jusufi”, ...
25/07/2025

Sot kryetarja Ardit Sinani mori pjesë në aktivitetin e veçantë në natyrë, të organizuar nga Biblioteka “Mehmet Jusufi”, kushtuar fëmijëve nga diaspora dhe vendi.

Nën moton “Leximi është pushimi më i bukur”, ky organizim synoi të afrojë fëmijët me librin dhe gjuhën shqipe, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë, kulturore dhe argëtuese.

„Falënderim të veçantë për drejtoreshën e bibliotekës, znj. Albina Azizi, për përkushtimin dhe punën e palodhshme që po bën në promovimin e leximit dhe vlerave tona kulturore, si dhe për këtë nismë që bashkoi fëmijët në një ditë ndryshe, mes librash, lojërash dhe buzëqeshjesh. 🙏

Mbështesim çdo përpjekje që fuqizon lidhjen e brezave të rinj me kulturën dhe gjuhën amtare“ ka deklaruar kryetarja Sinani

Kryeministri me bashkëshorten
25/07/2025

Kryeministri me bashkëshorten

Vendoet tabela „Mirupafshim“ në Mitrovicën e Veriut
25/07/2025

Vendoet tabela „Mirupafshim“ në Mitrovicën e Veriut

Ministri serb, Starovic: Serbia e gatshme për kompromis shumë të madh me Kosovën👇Serbia është e gatshme të pranojë kompr...
25/07/2025

Ministri serb, Starovic: Serbia e gatshme për kompromis shumë të madh me Kosovën👇

Serbia është e gatshme të pranojë kompromise shumë të mëdha “në mosmarrëveshjen” me Kosovën dhe dëshiron të normalizojë plotësisht marrëdhëniet e saj me vendin, dhe gjithashtu beson në aftësinë e Bashkimit Evropian për të gjetur zgjidhje praktike dhe krijuese.

Kështu u shpreh ministri serb i integrimit evropian, Nemanja Staroviq, në një intervistë me agjencinë austriake të lajmeve APA.

Ai shtoi se Beogradi është gati për dialog me Prishtinën, por se rezultati duhet të jetë një kompromis.

“Kjo nuk duhet të jetë një lojë e tipit gjithçka ose asgjë, ku njëra palë humb gjithçka në mënyrë që tjetra të fitojë gjithçka. Duhet të jetë një kompromis”, u shpreh Staroviq.

I pyetur se si mendon se Serbia dhe Kosova do të mund të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, përkundër marrëdhënieve të pazgjidhura mes tyre, Nemanja Staroviq u shpreh se Beogradi është i vetëdijshëm se kjo paraqet një “sfidë të jashtëzakonshme”.

“Por jemi po ashtu të vetëdijshëm se BE-ja gjithmonë ka aplikuar zgjidhje praktike dhe kreative”, tha ministri serb, duke përmendur shembullin e Qipros, ku në vitin 2004 u pranua në BE vetëm pjesa e njohur ndërkombëtarisht e këtij shteti të ndarë.

🎓 🇦🇱𝟗𝟐 𝐤𝐮𝐨𝐭𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐮𝐫𝐬𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬!💪Me angazhimin e përbashkët të 🇦🇱Ambasadës së Republikë...
25/07/2025

🎓 🇦🇱𝟗𝟐 𝐤𝐮𝐨𝐭𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐮𝐫𝐬𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬!💪

Me angazhimin e përbashkët të 🇦🇱Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd, Universitetit Politeknik të Tiranës, dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, janë ndarë 92 kuota dhe bursa për të rinjtë e Luginës së Preshevës, për studime në programet bachelor dhe master!

Kjo është një mundësi konkrete për arsimim cilësor dhe integrim të mëtejshëm në arsimin e lartë shqiptar. 🎓📚

𝐅𝐚𝐤𝐮𝐥𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐈𝐧𝐱𝐡𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐌𝐞𝐤𝐚𝐧𝐢𝐤𝐞

• Bachelor në Inxhinieri Mekanike – 1 student
• Bachelor në Inxhinieri Materiale – 1 student
• Bachelor në Inxhinieri Ekonomike – 1 student

𝐅𝐚𝐤𝐮𝐥𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐓𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐈𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭

• Bachelor në Inxhinieri Elektronike – 6 studentë
• Bachelor në Inxhinieri të Telekomunikacioneve – 6 studentë
• Bachelor në Inxhinieri Informatike – 6 studentë
• Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike – 6 studentë
• Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni – 6 studentë
• Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike – 6 studentë
• Master Profesional në Teknologji Informacioni – 3 studentë
• Master Profesional në Inxhinieri Software – 3 studentë

𝐅𝐚𝐤𝐮𝐥𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐈𝐧𝐱𝐡𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭

• Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi – 3 studentë
• Bachelor në Inxhinieri Hidroteknike – 3 studentë
• Bachelor në Inxhinieri Mjedisi – 3 studentë
• Bachelor në Inxhinieri Gjeodezi – 3 studentë
• Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi, profili Strukturist – 3 studentë
• Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi, profili Infrastrukturë e Transportit – 3 studentë
• Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi, profili Gjeoteknikë – 3 studentë
• Master i Shkencave në Inxhinieri Hidroteknike – 3 studentë
• Master i Shkencave në Inxhinieri Mjedisi, profili Trajtim Uji – 1 student
• Master i Shkencave në Inxhinieri Mjedisi, profili Energjetikë – 1 student
• Master i Shkencave në Inxhinieri Gjeodezi – 3 studentë
• Master Profesional në Inxhinieri Gjeodezi – 3 studentë

𝐅𝐮𝐬𝐡𝐚 𝐞 𝐈𝐧𝐱𝐡𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐤𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈

• Bachelor në Inxhinieri e Naftës dhe Gazit – 1 student
• Bachelor në Inxhinieri Gjeoinformatike – 1 student
• Master i Shkencave në Inxhinieri Gjeologjike, profili Gjeoinformatikë – 1 student
• Master i Shkencave në Inxhinieri Gjeologjike, profili Gjeologji Inxhinierike dhe Hidrogjeologji – 1 student
• Master i Shkencave në Inxhinieri Gjeologjike, profili Gjeologji e Vendburimeve Hidrokarbure – 1 student
• Master i Shkencave në Inxhinieri Gjeologjike, profili Vendburimet e Mineraleve të Dobishme – Petrologji – 1 student
• Master Profesional në Inxhinieri Gjeologjike, profili Gjeoinformatikë – 1 student
• Master Profesional në Inxhinieri Gjeologjike, profili Gjeologji Inxhinierike dhe Hidrogjeologji – 1 student
• Master Profesional në Inxhinieri Gjeologjike, profili Gjeologji e Vendburimeve Hidrokarbure – 1 student
• Master Profesional në Inxhinieri Gjeologjike, profili Vendburimet e Mineraleve të Dobishme – Petrologji – 1 student

𝐅𝐚𝐤𝐮𝐥𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐀𝐫𝐤𝐢𝐭𝐞𝐤𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐔𝐫𝐛𝐚𝐧𝐢𝐬𝐭𝐢𝐤𝐞̈𝐬

• Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn – 1 student
• Master i Shkencave në Arkitekturë, profili Urbanist – 3 studentë
• Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture – 2 studentë

Federats Shqiptare e Futbollit zbarkon në Preshevë👇📣 SOT FILLON TURNEU I FUTBOLLIT PËR GRUPMOSHAT U7 – U13 NË LUGINË!📍 Q...
24/07/2025

Federats Shqiptare e Futbollit zbarkon në Preshevë👇

📣 SOT FILLON TURNEU I FUTBOLLIT PËR GRUPMOSHAT U7 – U13 NË LUGINË!
📍 Qendra Sportive “Presheva” | 24 – 28 Korrik 2025

Me plot emocion dhe energji rinore, sot zyrtarisht nis Turneu i Luginës në futboll për grupmoshat U7 deri U13! ⚽
Ky aktivitet madhor sportiv organizohet nga Qendra Sportive “Presheva” në bashkëpunim me Shoqatën Sportive “Lëvizja”, me përkrahjen e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd.

Presidenti i KE-së i përgjigjet letrës së Shaip Kamberit: Edhe një hap drejtë internacionalizimit të çështjes së shqipta...
24/07/2025

Presidenti i KE-së i përgjigjet letrës së Shaip Kamberit: Edhe një hap drejtë internacionalizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës👇

Presidenti i KE-së i është përgjigjur sot letrës së deputetit Shaip Kamberi dhe ka cekur se BE-ja po ndjek me kujdes trajtimin e pakicës shqiptare në Luginë të Preshevës

„Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, në përgjigjen e tij ndaj letrës së dërguar me 25 shkurt 2025, më ka siguruar se BE-ja po ndjek me kujdes trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë edhe komunitetin shqiptar në Serbi.

Sipas presidentit Costa, pakicat do të luajnë rol të rëndësishëm në kuadër të angazhimeve të Serbisë në procesin e anëtarësimit në BE. Nga Serbia pritet të përafrojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.“ ka deklaruar Kamberi

Këshilli i Evropës është njoftuar hollsishëm nga deputeti Shaip Kamberi me çështjen e pasivizimit të adresave. Kjo çështje është trajtuar edhe në raportet e zgjerimit të BE-së.

„Angazhimi i jonë për avancimin e pozitës së pakicave do të vazhdojë - BE dhe integrimi i rajonit në të, mbeten aspiratat tona të vetme politike“ ka përfunduar zoti Kamberi

Zyrtare: Bardhyl Bajrami emërohet drejtor i Shkollës Fillore „Ibrahim Kelmendi“ në PreshevëKy vendim arriti pasi më herë...
24/07/2025

Zyrtare: Bardhyl Bajrami emërohet drejtor i Shkollës Fillore „Ibrahim Kelmendi“ në Preshevë
Ky vendim arriti pasi më herët në Këshillin Drejtues kishte marrë njëzëshëm besimin duke u votuar 9:0 në votime

Sot dhe në ditët e fundjavës temperatura mbi 40‘CInstituti Hidrometeorologjik i Serbisë ka lëshuar herët në mëngjes disa...
24/07/2025

Sot dhe në ditët e fundjavës temperatura mbi 40‘C

Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë ka lëshuar herët në mëngjes disa paralajmërime për temperatura shumë të larta, të cilat sot pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Në Preshevë dhe Bujanoc sot dhe në dy ditët e ardhshme pritet mot ekstrem i nxehtë ku termometri do të tejkaloj mbi 40‘C

23/07/2025

Deklarata e zëvendëskryetarit Ragmi Mustafa në lëshimin e transformatorit për punë me fuqi instaluese 250 kVA në dalje të fshatit Rahovicë

Address

Presevo

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when rtvpresheva.com posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to rtvpresheva.com:

Share