lokalja.com

lokalja.com Lokalja është Media Elektronike në Facebook dhe Portalin www.lokalja.com/ Lajme nga të gjitha fushat!
(2)

Lokalja.com është Media Elektronike e cila do të ju mbaj afër me Lajme nga vendi dhe nga rajoni, Intervista dhe Video të Ndryshme

Kur keqardhja kthehet në urdhër partiak!Para disa ditësh, drejtoreshës së shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi”, Fitore Sa...
24/07/2025

Kur keqardhja kthehet në urdhër partiak!

Para disa ditësh, drejtoreshës së shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi”, Fitore Sahiti, me shumë “keqardhje” iu njoftua nga kabineti i ministrit të Arsimit në Beograd se kanë URDHËR nga LARTË nga SNS-i, që drejtori i shkollës do të jetë kandidati i Ardita Sinanit dhe PVD-së.

Kjo, edhe pse konkursi ishte shpallur në përputhje me ligjin dhe pavarësisht ankesave të shumta për mënyrën krejtësisht të paligjshme të emërimit të këshillit të përkohshëm të shkollës.

Ky është një rast i paprecedentë më parë, ku e gjithë struktura e shtetit është mobilizuar për t’ia plotësuar një kërkesë “modeste” Arditës dhe PVD-së, për ta marrë shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në mënyrë klandestine, duke shkelur çdo normë ligjore.

Veli Mustafa
Kryetar i Degës së Alternativës Për Ndryshim

KUR MIRËNJOHJA KTHEHET ME MIRËNJOHJE!Ju kujtohet kur para disa muajsh PVD-ja ndau mirënjohje për SNS-in, pa asnjë arsye?...
24/07/2025

KUR MIRËNJOHJA KTHEHET ME MIRËNJOHJE!

Ju kujtohet kur para disa muajsh PVD-ja ndau mirënjohje për SNS-in, pa asnjë arsye? Sot kuptuam pse, sepse ajo mirënjohje ishte një investim politik, për një shpërblim që do të vinte më vonë.

Dhe ja ku erdhi! Sot, SNS-i, në një akt të pashembullt dhe arrogant, ia “ktheu borxhin", si dhuratë partnerëve të devotshëm, Arditës dhe PVD-së duke ua dhuruar shkollën "Ibrahim Kelmendi".

Po, ua dha si të ishte pronë private, duke shkelur çdo normë ligjore, duke shpërfillur kolektivin e shkollës, duke shkelur mbi vullnetin e prindërve dhe mbi të gjitha, duke fyer çdo qytetar të komunës sonë.

Ky rast i paprecedent e tregon më së miri se kur je mbi ligjin, kur je vegël e partisë shtet dhe kur lidhjet me Beogradin janë më të forta se përgjegjësia ndaj qytetarëve, gjithçka është e mundur.

E nëse dikush kishte ende dilema për lidhjet e Arditës dhe të PVD-së me Beogradin, kjo është një tjetër dëshmi e qartë e gjithë kësaj!

Visar Memeti
Kryetar i Alternativës Për Ndryshim

Edhepse Fitore Sahiti mori pëlqim bindshëm nga këshilli profesorëve dhe komisioni i konkursit për drejtor, Ministria e e...
17/07/2025

Edhepse Fitore Sahiti mori pëlqim bindshëm nga këshilli profesorëve dhe komisioni i konkursit për drejtor, Ministria e emëron ud drejtor kandidatin tjetër

Ende nuk dihet arsya pse në shkollën fillore Prof Ibrahim Kelmendi në Preshevë nuk është emëruar Fitore Sahiti në krye të saj.

Pas hapjes së konkursit, në këtë institucion, kandidatja Fitore Sahiti kaloi fazën e parë në përmbajtjen e dokumenteve dhe kushtet që duhej të plotësohen nga ana e saj ku komisioni vlerësoi pozitiv kandidaten në fjalë, ajo në fazën e dytë në votimet e rregullta nga ana e mësimdhënësve të këtij institucioni, Fitore Sahiti kishte marrë 79 pëlqime, ndërsa kandidati tjetër vetëm 21 vota dhe kundër i kishte 79.

Ende nuk është zyrtare , por thuhet se një vendim tjetër ka ardhur nga Ministria Arsimit dhe ud drejtor do të jetë Bardhyl Bajrami, i cili ishte i parafundit, në listën e vlerësimeve nga ana e komisionit të konkursit të kësaj shkolle.

17/07/2025

Bardhyl Bajrami emrohet ud drejtor në shkollën fillore: Prof Ibrahim Kelmendi në Preshevë Jozyrtarisht mësohet se sot Ministria e Arsimit ka vendosur që Bardhyl Bajrami të emrohet ud drejtor në shkollën fillore: Prof Ibrahim Kelmendi në Preshevë. Para disa javëve nga Ministria kishte ard...

Sot, në Sallën e Kuvendit Komunal, nisëm hapin e parë drejt hartimit të Planit Lokal të Veprimit për të Rinjtë në Bujano...
16/07/2025

Sot, në Sallën e Kuvendit Komunal, nisëm hapin e parë drejt hartimit të Planit Lokal të Veprimit për të Rinjtë në Bujanoc.
Ishte kënaqësi të dëgjoj zërin e të rinjve tanë – të guximshëm, plot ide, dhe të vendosur për të sjellë ndryshim.

Si Kryetar i Komunës, jam dhe do të jem gjithmonë në krah të të rinjve – për t’i dëgjuar, për t’i mbështetur dhe për të punuar së bashku për një Bujanoc ku ata ndihen të përfshirë dhe të fuqizuar.

Faleminderit të gjithë të rinjve aktiv, të cilët me përkushtimin e tyre po e bëjnë qytetin tonë më të dashur dhe më të mirë për të gjithë!

Arbër Pajaziti
Kryetar i komunës së Bujanocit

“ Ushqime me porosi në Preshevë “- Nerimane VeliuBëjmë përgaditjen e ushqimeve për evente të ndryshme: Ditëlindje, Aheng...
15/07/2025

“ Ushqime me porosi në Preshevë “- Nerimane Veliu

Bëjmë përgaditjen e ushqimeve për evente të ndryshme: Ditëlindje, Ahengje, Mevlude, Babina, Natën e Pulës, Qylyme dhe raste të tjera të veçanta.

Ushqime të freskëta, Ushqime Tradicionale, të gjitha llojet e Gjellërave të përgaditura çdo ditë me përbërës të freskët.

Ëmbëlsira të ndryshme.

Me ne mund të bëni marrëveshje mujore të ushqimit për të moshuarit apo për çdonjërin nga ju.

Ne ua sjellim ushqimin në shtëpitë e juaja.

Preshevë, nr kontaktues për porosi 063 823 9134

14/07/2025

Agim Çeku dhe 11 të akuzuar të tjerë janë denuar sot me nga 1 vit burgim për rastin Veteranët ku u shpallën fajtor për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. 11 të tjerët janë: Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem ...

📣 NJOFTIM ZYRTARFtojmë të gjithë sportdashësit që të marrin pjesë në Turneun Tradicional “Artan Abazi” – 2025, në nderim...
11/07/2025

📣 NJOFTIM ZYRTAR

Ftojmë të gjithë sportdashësit që të marrin pjesë në Turneun Tradicional “Artan Abazi” – 2025, në nderim të dëshmorit të kombit!

📆 Data e zhvillimit të turneut:
🗓️ 21 - 23 Korrik 2025
📍 Stadiumi “Abdullah Krashnica” – Miratoc (Preshevë)

⚽ Të dhëna për pjesëmarrje:
💸 Taksa për ekip: 6000 din ose 50€
📞 Kontakt: 063638042 / 063638046

📝 Paraqitja e ekipeve:
Nga data 13.07 deri më 20.07.2025

🎯 Shorti i ndeshjeve:
📅 20.07.2025 ⏰ Ora 17:00 – në fshatin Miratoc

🏆 Shpërblimet për fituesit:
🥇 Vendi i parë: 65% e shumës së mbledhur
🥈 Vendi i dytë: 35% e shumës së mbledhur
🎖️ Portieri më i mirë
🏅 Lojtari më i mirë

🇦🇱 Ardhja juaj nderon gjakun e dëshmorit!
Me respekt,
Shoqata “Miratoca Jonë”

🫡 Ju mirëpresim!

Reagon qytetari nga Diaspora V.D.PARKINGJET NË PRESHEVË: një tragjik komedi e radhëse e Komunës dhe Moravicës, jam i bin...
10/07/2025

Reagon qytetari nga Diaspora V.D.

PARKINGJET NË PRESHEVË: një tragjik komedi e radhëse e Komunës dhe Moravicës, jam i bindur se kjo ide ka lind nga Drejtori i famshëm i cili gjith vjen me idea palidhje që nuk ka lidhje asgje me shërbim ndaj qytetarëve.
Psh. Unë ne Mynhen si banorë i lagjes ku banoj ne vit i paguaj Komunës për parking 30EURO për një kerr (automobil) dmth ekonomia e Gjermanis dihet nuk krahasohet me shtete ne ku jetojm në Ballkan kurse ne Preshevë Moravica kërkon mujore nga banorët e lagjes 1400 DIN(14 euro) në vit i bie afër 140EURO për një ekonomi në Sërbi e sidomos Presheva dihet se nëçfar gjendje të varfur ekonomike gjindet, si banorë i rrugës për nje kerr(automobil) në vit në rrugën ku banoj unë dhe për të gjith nuk duhet të kaloj shumën më shumë se 10 EURO. Ju kisha lut ideatorit të parkingjeve në Preshevë ta mendojë edhe një herë kët projekt. Simbas meje kjo ide e parkingjeve është një budallaki e madhe sepse Presheva gjërat elementare simbas standarteve të një qytetit nuk i posedon dmth shumë sende mungojn në infrastrukturë kurse Parkingjet vijn kur i boni standardet e një qyteti të civilizuar.
Për fund mos vjedhni vetëm atëherë mundeni me arrit një standard të një qyteti ndërtuar mir dhe të civilizuar.
Mynhen 30EURO viti Presheva 140EURO viti. Në Mynhen ka shërbim ndaj banorve kurse në Preshevë budallakija...Presheva në garë me Monaco🤔🤔🤔

08/07/2025

Gazetari dhe drejtori i televizionit T7 ka paralajmëruar se sonte në orën 20:45 në televizionin T7 do ta publikoj videon kur policët në Lipjan duke arrestuar Agonin e ndjerë, ata e mbytën. Sonte, ekskluzivisht ne “Pressing”, transmetohet videoja e plote - pa nderhyrje dhe e pa-transmetua...

Nga qentë endacakë në Preshevë, sulmoet një vajzëNjë vajzë është sulmuar sot rreth orës 12:00 nga disa qenë endacakë në ...
07/07/2025

Nga qentë endacakë në Preshevë, sulmoet një vajzë

Një vajzë është sulmuar sot rreth orës 12:00 nga disa qenë endacakë në Preshevë. Sipas dëshmitarëve, bëhet fjalë për disa qenë që kanë sulmuar vajzën. Fatmirësisht ajo menjëherë ka marrë ndihmën e parë në Shtëpinë e Shëndetit dhe tani është jashtë rrezikut për jetën.

Nuk është hera e parë që qytetarët kërkojnë nga komuna e Preshevës që të zgjidhet njëherë e përgjithmonë problemi i qenëve endacak në Preshevë dhe fshatrat e Preshevës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar zhvillon sot Seancën e 3-të të rregullt për vitin 2025, në selinë e tij në Bujanoc duke fillu...
05/07/2025

Këshilli Kombëtar Shqiptar zhvillon sot Seancën e
3-të të rregullt për vitin 2025, në selinë e tij në Bujanoc duke filluar nga ora 14:00
Keto janë pikat e rendit të ditës :

Address

Presevo

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when lokalja.com posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to lokalja.com:

Share