Vita News

Vita News Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Vita News, Media/News Company, Presevo.

09/04/2026

Afër përleshjes fizike Kryetari Kuvendit të Preshevës me Asambleistin

09/04/2026

Momenti kur Kurti hyn në KS të OKB-së

Gjuriqi: Serbët e shqiptarët nuk janë popuj të destinuar për konflikt, zgjasim dorën e bashkëpunimitAmbasadori i Serbisë...
09/04/2026

Gjuriqi: Serbët e shqiptarët nuk janë popuj të destinuar për konflikt, zgjasim dorën e bashkëpunimit

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq gjatë fjalimit të tij në OKB, ka thënë se Serbia zgjat dorën e pajtimit, duke thënë se serbët dhe shqiptarët, nuk janë popuj të destinuar vetëm për konflikt, por ka hapësira për bashkëpunim.

“Dua të jem shumë i çart në vend të ofendimeve dhe akuzave ne zgjasim dorën e bashkëpunimit me popullin shqiptar, nuk jemi popuj të destinuar për konflikt. Serbia mbetet e përkushtuar ndaj paqes, ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura”, tha Gjurqi në seancën për Kosovën në Këshilin e Sigurimit të OKB-së.

Gjuriqi ankohet në OKB për “situatën e rëndë” të serbëve në Kosovë

Ashtu sic edhe pritej, në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Serbia është ankuar për “situatën e vështirë” dhe “sulmet e vazhdueshme” ndaj komunitetit serb në Kosovë.

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq ka thënë se në Kosovë, komuniteti serb etiketohet si “të tjerët”, derisa pretendoi për sulme të vazhdueshme etnike në Kosovë, duke thënë se mbi 100 të tilla janë regjistruar vetëm gjatë vitit 2025.

“Serbia nuk është pjesë e problemit, ne jemi pjesë e zgjidhjes. Flas për ata që ndihen të frikësuar për ata që mbahen në burg, që etiketohen e margjilizohen për atë që janë”

“Serbet e Kosovë etiketohen si të tjerët. Sulmet dhe presionet administrative nuk janë incidente të izoluara. OKB-ha nuk është krijuar për të mbetur të heshtura kundër padrejtësisë, roli i tyre është të mbrojë komunitetet ndaj shkeljeve të të drejtave të tyre”, tha Gjuriqi në fjalimin e tij.

Pretendimet e tij shkuan edhe më tej, duke deklaruar se ka pasur edhe sulme ndaj kishës ortodokse, pa përmendur specifikisht se cila kish serbe është sulmuar në Kosovë.

“Që nga fillimi i këtij viti ka pasur arrestime të reja, sulmet ndaj kishës ortodokse serbe, godasin zemrën e identitetet shtetëror. Shqetësuese janë tentimet për të hyrë në objektet e sistemit shëndetësor”, deklaroi Gjuriq në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai u shpreh se në Kosovë po ndodh një eksod i heshtur ndaj serbëve.

“Sipas burimeve rreth 20% e serbëve e kanë braktisur Kosovën, është një eksod që është përgjegjësi e jona që ta ndalim”, deklaroi Gjuriqi.

Konjufca: Kosova demokraci stabile, pa garanci nuk ka normalizim me SerbinëMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk...
09/04/2026

Konjufca: Kosova demokraci stabile, pa garanci nuk ka normalizim me Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, po merr pjesë në mbledhjen e Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ku ka paraqitur qëndrimet e Kosovës për zhvillimet politike dhe çështjet e sigurisë në vend.

Në fjalimin e tij, Konjufca u ndal te raporti i Misioni i OKB-së në Kosovë (UNMIK), duke theksuar se ai përmban një përmbledhje të detajuar të zhvillimeve në Kosovë, megjithëse sipas tij ka edhe elemente jo plotësisht objektive që nuk pasqyrojnë realitetin në terren.

Ai deklaroi se Kosova vazhdon të konsolidohet si një demokraci stabile, me institucione funksionale, polici profesionale dhe nivel të lartë të respektimit të të drejtave të njeriut.

Konjufca theksoi se vendi ka ndërtuar institucione të pavarura dhe demokratike, ndërsa shtoi se qeveria e re do të vazhdojë angazhimin për ta bërë Kosovën më të sigurt. Në këtë kontekst, ai akuzoi Beogradi për rol destruktiv, duke pretenduar se ka tentuar të ndërhyjë në proceset zgjedhore në Kosovë përmes mbështetjes së Lista Serbe.

Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë arritur t’i pengojnë këto ndërhyrje dhe të ruajnë integritetin e zgjedhjeve.

Duke komentuar çështjet e sigurisë, ai kritikoi raportin për trajtimin e shkurtër të zbulimit të armatimeve në veri të vendit, duke nënvizuar se situata kërkon vëmendje më të madhe ndërkombëtare.

Në fund, Konjufca u shpreh se nuk mund të ketë besim ndaj Serbia dhe se normalizimi i marrëdhënieve nuk mund të arrihet pa garanci të qarta për ndalimin e veprimeve agresive.

Raporti shumë shkur t e përmend zbulimin e armatimeve në këtë pjesë të kosovës.

“Nuk mund ti besojmë serbisë, nuk mund të presim normazilim pa garanci për ndalim të agresionit”

Ai gjithashtu deklaroi se mandati i UNMIK-ut ka përfunduar dhe se resurset e OKB-së do të duhej të orientoheshin drejt krizave të tjera, duke theksuar se Kosova është tashmë një shtet i pavarur dhe sovran me institucione funksionale.

“Mandati i UNMIK-ut ka përfunduar dhe stafi i OKB më mirë do të perdorej gjetiu për të trajtuar konflikte të tjra, Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe sovran që ka arritu funksionalitetin”, deklaroi Konjufca.

Lladrovci godet ligjëratat boshe të dështakëve politikëNë një opinion rreth aktualitetit politik, Ramiz Lladrovci ka the...
09/04/2026

Lladrovci godet ligjëratat boshe të dështakëve politikë

Në një opinion rreth aktualitetit politik, Ramiz Lladrovci ka theksuar se "ligjëratat boshe të dështakëve të politikës për 40 vjet, janë dhimbje që liria e Kosovës nuk i largon".

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Ruana Zot nga të padijshmit që mendojnë se janë të dijshëm. Ligjëratat boshe të dështakëve të politikës për 40 vjet, janë dhimbje që liria e Kosovës nuk i largon. Bijtë e kriminelëve shekullorë sikur kanë harruar se kush janë e ku e kanë vendin.

Liria është arritje e të gjithë qytetarëve, e familjeve të dëshmorëve e martirëve, invalidëve e veteranëve të luftës çlirimtare, të kontributit shekullor për shtet e shtetësi pa dallim gjinie, feje, rajoni e moshe. UÇK-ja ishte kurora e arritjes së një kombi, për liri, falë dalëzotësve atdhetarë me aleatë.

Partive opozitare, ua rekomandoj ta lexojnë mirë njërin nga ligjet e Murphit: Nuk ka situatë aq të keqe sa të mos mund të bëhet edhe më e keqe.

Një filozof ka thënë: E sigurt është vetëm pasiguria!

https://www.facebook.com/share/1H16DQANag/?mibextid=wwXIfr

09/04/2026

Tensione në seancën komunale në Preshevë, Ragmi Mustafa: Kush mendon se jam frikacak…

Në një seancë të tensionuar të kuvendit komunal, kryetari i PDSH dhe zv kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa reagoi ashpër ndaj akuzave të bëra nga kryetari i LR Sami Salihu.

Pas deklaratave të Salihut, Mustafa hodhi poshtë pretendimet duke e quajtur të pavërtetë etiketimin si “frikacak”, madje sfidoi publikisht çdo kundërshtar.

“Kush tjetër mendon se jam frikacak, menjëherë pas seancës të më dalë të ma zë rrugën. As që jam frikësuar ndonjëherë”, deklaroi ai gjatë fjalës së tij.

🔴 LAJMI I FUNDIT!Donald J. Trump, ka bërë të ditur se ka rënë dakord për pezullimin e përkohshëm të sulmeve ndaj Iranit,...
08/04/2026

🔴 LAJMI I FUNDIT!
Donald J. Trump, ka bërë të ditur se ka rënë dakord për pezullimin e përkohshëm të sulmeve ndaj Iranit, duke e lidhur këtë vendim me zhvillimet diplomatike në rajon.

Trump deklaron se ky vendim vjen pas bisedimeve me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe me shefin ushtarak pakistanez, Asim Munir. /Euronews.al

NJOFTIMNjoftohen banorët e fshatit Rahovicë se furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht për shkak të ndërrimit të 3...
07/04/2026

NJOFTIM
Njoftohen banorët e fshatit Rahovicë se furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht për shkak të ndërrimit të 3 ventilave kryesorë në rrjetin e ujësjellësit.
Ju lusim për mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të punimeve. Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të ndërhyrjeve teknike.
Faleminderit për mirëkuptimin!

06/04/2026

Këtu kemi jetuar dhe nuk harrojm

LAJMI I FUNDIT: I mituri serb rrahu dhe i bëri për spital tre policë gjatë mbylljes së një lokali në VeriNjë incident i ...
05/04/2026

LAJMI I FUNDIT: I mituri serb rrahu dhe i bëri për spital tre policë gjatë mbylljes së një lokali në Veri

Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes, më 3 prill 2026, rreth orës 23:40, në Zubin Potok, ku një i mitur serb dyshohet se ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës, njofton Mitropol.

Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur në momentin kur policia ishte duke asistuar zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në kontrollin e një lokali. Gjatë këtij operacioni, i dyshuari ka ndërhyrë duke sulmuar tre zyrtarë policorë.

“Mitropol” mëson së bëhet fjalë për lokalin Crypto i cili u mbyll mbrëmë nga zyrtarët e ATK-së.

Si pasojë e sulmit, tre policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor. Gjendja e tyre nuk është bërë e ditur, por bëhet e ditur se kanë marrë ndihmën e nevojshme.

I dyshuari, burri i dyshuar i mitur, është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.
Shkruan Metropol

04/04/2026

Vjosa Osmani:Ka qenë nderi më i madh i jetës sime t’ju shërbej juve dhe Kosovës, të dashur qytetarë!

Faleminderit për besimin, për forcën dhe për dashurinë.

Lajmërim ,Vëmendje ,Dhe lutje 📢📢🚨 Apel për ndihmë urgjente Të shpëtosh një jetë do të thotë të shpëtosh botën🤲por të shp...
04/04/2026

Lajmërim ,
Vëmendje ,
Dhe lutje 📢📢

🚨 Apel për ndihmë urgjente
Të shpëtosh një jetë do të thotë të shpëtosh botën🤲por të shpëtosh tri jetë çfar shpërblimi mund të kemi 🫠🤲

Të nderuar,

Një familje nga Presheva ndodhet në gjendje shumë të rëndë ekonomike dhe shëndetësore. Kryefamiljari është i sëmurë me kancer në prag të vdekjes 😭ndërsa edhe dy anëtarë të tjerë vuajnë nga sëmundje të rënda. Asnjëri prej tyre nuk mund të punojë.

⚡ Për shkak të pamundësisë për të paguar faturën e energjisë elektrike, u është ndërprerë rryma, gjë që po e vështirëson trajtimin dhe përdorimin e oksigjenit.

💶 Shuma e nevojshme për ndihmë:
• 302.941,16 dinarë
• ~2.611 euro

Familjarët kanë kërkuar që të mos publikohen emrat e tyre, për të ruajtur privatësinë për shkak të sëmundjeve të rënda që po përballen. Gjithçka na është lënë në dorë për të organizuar ndihmën, dhe ne do të jemi transparent për çdo cent që do të jepet.

📩 Kush ka mundësi të ndihmojë, ju lutem kontaktoni në privat. Informacionet e detajuara do t’u jepen vetëm kontribuuesve.

🤍 Allahu ju shpërbleftë për çdo ndihmë!
Për info na kontaktoni
⁨062 8280825⁩ watsap ose në faqe 🤲🤲
Edhe nëse nuk ke mundësi të ndihmosh fito sevape pa fund 🤲🤲

Address

Presevo

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vita News posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share