Lugina sot

Lugina sot Lugina sot

Hani pini e rrëmbeni, m'bushni xhepa e m'bushni ARKA....... mjer Presheva në dorë të kujt ka mbetë
06/12/2023

Hani pini e rrëmbeni, m'bushni xhepa e m'bushni ARKA....... mjer Presheva në dorë të kujt ka mbetë

05/12/2023

Video e Dhimbshme, ngushellime Familjareve te Liridones

se zoti vet e tha me goje se kombet shuhen permbi dhe,por shqiperi do te rroje per te ,per te luftojm ne. ndihmoni ushtr...
16/06/2023

se zoti vet e tha me goje se kombet shuhen permbi dhe,por shqiperi do te rroje per te ,per te luftojm ne. ndihmoni ushtrine tone,te mbrojme atdheun.

Kercenohet nga Danijel Milkovic Shaip KamberiNdërkohë, sot, përmes rrjetit social Facebook, nga një person i panjohur ka...
25/02/2023

Kercenohet nga Danijel Milkovic Shaip Kamberi

Ndërkohë, sot, përmes rrjetit social Facebook, nga një person i panjohur kam pranuar kërcënime të drejtpërdrejat për jetën time.

„Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde“ është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesenger, nga përsoni Danijell Millkoviq.

Ju lutem Shperndajeni..Apel per ndihme!!!Vllau jone Sami Vehbi Rexhepi nga Konçuli ka nevoje per ndihmen tonë.Ky vlla ka...
10/02/2023

Ju lutem Shperndajeni..

Apel per ndihme!!!

Vllau jone Sami Vehbi Rexhepi nga Konçuli ka nevoje per ndihmen tonë.

Ky vlla ka nje vajze nje engjull 4 vjeçare Inaren e cila nga lindja eshte sprovuar me nje semundje te zemres dhe gjithe keto 4 vite nuk ka mundur te gjej sherim ne vend dhe detyrimisht duhet te kerkoje sherim jasht vendit dhe si mundesi është në Turki ku permes mjekeve eshte gjetur edhe spitali ku ky intervenim mund te kryhet.

Ky operacion kushton mbi 30.000 eu kurse per
Samijen eshte i veshtir ta perballoje,vet nuk mund te ia dal andaj kerkon ndihmen tone.

Përgjegjës për Kosovë është vet prindi
Sami Rexhepi nr tel: +38345806109 (viber)

Personat Përgjegjës për grumbullimin e mjeteve ne Lugine janë:

1.Ismet Ameti +381638059323(viber)
2.Memet Osmani +38163670185(viber)
3.Amir Shabani +381637009695(viber)
4.Liridon Osmani +381621851273(viber)

Donacion mund te beni edhe nepermjet kesaj gjirollogarie e cila eshte ne emer te Nënës se vajzes Hyrije Maliqi.

Bamires Zoti ju nderoft e ju shperbleft.

08/02/2023
Të lutëm o Zotë bekoje gjdo njeri në ketë dynja🙏🙏 Ta duam njëri tjetrin , mos të kem zili në njëri tjetrin se kështu zot...
07/02/2023

Të lutëm o Zotë bekoje gjdo njeri në ketë dynja🙏🙏
Ta duam njëri tjetrin , mos të kem zili në njëri tjetrin se kështu zoti na donë dhe na shpërblen me te mira!

Njeriu nuk e din se zgjohet apo jo në mëngjes!
Njeriu nuk e din a është gjallë pas një minuti ndërsa planet dhe qejfet e tij janë aq të mëdha.
Ndaj është mirë ta këshillojmë veten që mos t'i thellojmë këmbët aq thellë në tokën e dynjasë sikur s'do vdesim kurrë.
T' i kthehemi Allahut me pendim të sinqertë sepse nuk dihet kur e kemi ditën e fundit.
Mos të i gëzohemi shtëpive, pallateve të dynjasë se sa çel e mshel sytë mund të na bëhen pluhur çdo lloj pasurie që kemi.
Të lëmë fjalë dhe vepra të mira pas që shpërblimet të na rrjedhin si sadakë gjithmonë edhe pasi kishim dalë nga kjo 🙏

O Zot shpëtoj ata qe kanë mbet nënë rrënoja 🙏🙏

Gezuar VITIN E RI 2o23  .. 🥂Qoftë vitë sa më i mbarë per te gjithe ju !!! 🤍🤍
31/12/2022

Gezuar VITIN E RI 2o23 .. 🥂
Qoftë vitë sa më i mbarë per te gjithe ju !!! 🤍🤍

Njoftim mortor:Ju njoftojmë se më datë 01.12.2022 në moshën 36 vjeçare ka ndërruar jetë Vullnet (Bejadin) Azemi nga Pres...
01/12/2022

Njoftim mortor:
Ju njoftojmë se më datë 01.12.2022 në moshën 36 vjeçare ka ndërruar jetë Vullnet (Bejadin) Azemi nga Presheva. 🤲
Vorrimi do të bëhet ditën e Premte me drekë, kurse funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në rrugën Karposh nr.50.

Ngushllime familjes miqëve dhe shokëve!

18/07/2022

Video pamje nga kufiri Kosovë-Shqipri

A e dini se burri juaj mundohet çdo ditë të punojë për familjen?A e dini se burri juaj qortohet shpesh nga shefi?A e din...
17/07/2022

A e dini se burri juaj mundohet çdo ditë të punojë për familjen?
A e dini se burri juaj qortohet shpesh nga shefi?
A e dini se ndoshta burri juaj thjesht rrezikoi jetën e tij për ju dhe fëmijët tuaj.
A e dini se burri juaj shpesh mund të duroje urinë, kështu që ai mund të shkojë në shtëpi me para?
Përpara se t'i akuzoni numëroni sa miliona pika djerse ai shtrydh nga trupi i tij.
Shikojeni atë në sy, ndoshta pa e vënë re se ata sy kanë derdhur tashmë shumë lot për t'ju parë të buzëqeshni.
Nëse deri më sot nuk ka mundur t’i plotësojë të gjitha dëshirat, kjo është vetëm për shkak të rrethanave.
Nuk ka njeri që nuk dëshiron ta shohë familjen e tij të lumtur.
Para se të zemëroheni me të, shikoni dhe mendoni se çfarë po bën burri juaj.
Mendoni se si burri juaj punoi shumë për të përmbushur nevojat e familjes së tij.
Disa prindër nuk janë të mirë t'u tregojnë fëmijëve dhimbjen e tyre, ata e gëlltisin vetë.
Burrat nuk duan që gruaja e tyre ta dijë se sa po zihet, nuk duan të duken të dobët para familjes së saj; ai thjesht do që gruaja e tij të jetë krenare për të, për punën e tij.
Për të gjithë baballarët dhe bashkëshortët kudo që janë.
Qoftë bekim lodhja e tyre.

Miftar Hasani, veprimtar e humanist i Bujanocit (26.08.1909-28.11.1978)Miftari është i lindur në vitin 1909, një rrëfim ...
25/06/2022

Miftar Hasani, veprimtar e humanist i Bujanocit

(26.08.1909-28.11.1978)

Miftari është i lindur në vitin 1909, një rrëfim i shkurtër për njeriun nga lagja Litesh i Zarbicës, ishte tepër i urtë dhe me shumë autoritet me vepra të mira dhe gjeste humane, e solidare.

Ishte pjesëmarrës i luftës së dytë botërore për mbrojtjen e kufirit shqiptarë që mbrohej në Zarbicë e Bujanoc.

I rritur në një territor verilindor pjesë e pa ndashme e Kosovës, edhe luftrat shtriheshin gjatë tër brezit kufitar, Karadak mbi Preshevë, Malësisë së Bujanocit dhe Kamenicës. Në këto vise operonin forcat vullnetare nën komandën e Molla Idrizit dhe bashkëluftëtarëve të tij të njohur si: Muharrem Fejza, Sylë Zarbica, Shefki Desivojca, Sylejman Qarri, Fazli Ramadani, Lam Breznica e shumë të tjerë. Këto forca ishin të koncentruara rreth kufirit të quajtur Guri i ZI,Quka e Qarrit dhe Maja Sitilisë. Kështu më 12 Dhjetor 1944 kalon shtabi i lëvizjes në Zarbicë.

Miftari, ishte kryeplak i katunit dhe ka marrë pjesë aktive në forcat vullnetare që mbajtën kuvendin në Zarbicë te shtëpija e Dulahit të Hajrës. Aty ishin 1000 luftëtar të gatshëm dhe të gjithë të armatosur. Në kuvend për Komandant ishte rizgjedhur Idriz Hajrullahu, sekretar Muharrem Fejza e zëvendës Sylë Zarbica.

I inspiruar nga Hasan Masurica, të cilin e kishte edhe mik ku në kodra të Zarbicës testoi avionin e parë në gjithë globin, si që tregon Miftari, Hasan Masurica ishte njeri i shkencës ishte imam deri në fillim të luftës së Dytë Botërore në Zarbicë ku posedonte edhe një punëtori të vetën, kryente edhe punën mësuesit të fesë në Mejtepin e Zarbicës.

Me të përfunduar lufta e dytë botërore ishte kundër që fshati Zarbicë dhe Priboc të bashkëngjiten që ishin pjesë e Kamenicës dhe t’i bashkohen Bujanocit, përkundër që ju ofruan oferta joshëse. Ka patur bashkëpunim me Hoxhë Sherif Mehmetin-Zarbica, Ajeti i Muratit, Halili i Islamit, Kameri i Latës me Komandant Zitin, me Adem Ibrahimin, Molla Ajetin, Molla Shaqirin, Doktor Ilaz Selimin. Kontakte dhe bashkëpunim kishte edhe me Sylë Zarbicën dhe bashkëluftëtarë të tij të asaj kohe.

Miftari vazhdimisht në kontakte në ditë tregu në Vranjë, Vllasë ju thoshte haptas serbeve që jeni në tokë të huaj dhe do të vij dita që do të ikni nga këtu.

Miftari është kontribuuesi më i madh që banorët ti shkollojnë fëmijët e tyre dhe është angazhuar drejtpërdrejtë në iniciativën në ndërtimin e objektit të shkollës paralel të ndara fizike në lagjen Litesh në vitin 1957-1958.

Është angazhuar në renovimin e Xhamisë së Zarbicës. Ishte idhtarë për përparim dhe angazhohej kundër prapambeturisë, sepse kështu vazhdimisht ju fliste malësorëve në çdo ndejë e takim.

Miftari, është angazhuar dhe ka kontribuar edhe ka marrë pjesë në shumë pajtime të ngatërresave, gjaqeve e ngatërresave të ndryshme në Malësi të Bujanocit.

Miftari bashkë me Doktor Ilaz Selimin,dhe me disa bashkëpunëtorë konsiderohen që kanë iniciuar dhe kanë kontribuar në rregullimin e rrugës Muhoc-Zarbicë që filloi edhe të qarkulloi autobusi në vitin 1975, që ishte një e arritur e madhe për gjithë Melësin.

Me një tubim të madhë në fushën e Kitkës së Litesh*t, Miftari ju kishte thënë bashkëfshatarëve se rruga përmes Vranjës nuk n’a lidhë me shqiptarët, sepse kërkoj që gjithë kontributin të jepni në rregullimin e rrugës Muhoc-Zarbicë.

Miftari, ishte mikpritës dhe kishte shumë miq e shokë edhe fshatarë tjerë si nga Desivojca, Tërstena e deri fshatra të Medvegjës. Gjatë tërë jetës së tij u angazhua për flakjen e dukurive e dokeve të vjetra, si heqjen e feregjes dhe perdes, që fëmijët të shkojnë në shkollë dhe populli të përparoj, por ishte i pajisur me ide, guxim dhe ishte oratorë që fliste para tubimeve të kësaj ane. Ai pas veti la shumë fjalë të meçme, iniciativa që janë bartur deri në ditët e sotme.

Pasqyrimi i drejtë i veprës, aktivitetet dhe veprimtaria e Miftar Hasani, do ti bënte nderë punës së tij dhe banorëve të kësaj ane.

Miftari ka vdekur më 28 Nëntor 1978, është varros në Litesh të Zarbicës me një pjesëmarrje të madhe që ishin në nderim të jetës dhe veprës së tij dhjetëra e qindra bashkëvendës. Në kohën që vdiq ishte i angazhuar në elektrifikimin e fshatit Zarbicë, e dritën e lampës elektrike nuk e gëzoi-Por vepra e tij do të jetë e ndriçuar brez pas brezi.
Shkruar nga Mr.Sc.Refik HASANI

Address

Presevo
17523

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lugina sot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Lugina sot:

Share

Category