Gazeta Maqedonia

Gazeta Maqedonia Portal informativ

Shkruan - Bajram Rexhepi kandidat i AKI-së për Tetovën Dr. Asaf Abduramani do të prijë listën e këshilltarëve të Aleancë...
13/09/2025

Shkruan - Bajram Rexhepi kandidat i AKI-së për Tetovën

Dr. Asaf Abduramani do të prijë listën e këshilltarëve të Aleancës Kombëtare për Integrim për Tetovën!

Një emër i dëshmuar në mjekësi, me një karrierë të pasur akademike dhe profesionale. Ka përfunduar studimet në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë - GATA Ankara, ku ka kryer edhe specializimin në Radiologji. Përvojën e tij e ka ndërtuar si mjek dhe radiolog në shumë institucione brenda dhe jashtë vendit – nga Spitali Ushtarak në Shkup, misioni në EUFOR Sarajevë, Qendra Ushtarake Mjekësore në Shkup, deri tek puna si Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit Shëndetësor dhe sot si radiolog në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.

Profesionalizmin e tij e ka përforcuar me trajnime dhe kongrese ndërkombëtare në Turqi, Greqi dhe rajon, duke sjellë dije të avancuara në rezonancën magnetike dhe imazherinë diagnostike. Është anëtar aktiv i shoqatave prestigjioze të radiologjisë në Turqi, Maqedoni dhe Evropë, duke mbajtur gjithmonë hapin me zhvillimet më të reja në këtë fushë. Mbi të gjitha Asafi është nje djalë i Tetovës që e do qytetin e tij.

Ky është profili i ekipit që kemi ndërtuar për Tetovën. Profesionistë të dëshmuar, të motivuar dhe me integritet të lartë. Me njerëz si Asaf Abduramani, do t’ia kthejmë dinjitetin e humbur Tetovës dhe tetovarëve.
Sepse Tetova meriton më mirë dhe më shumë, dhe do ta bëjmë më të mirën që dijmë dhe mundemi për Tetovën!

Adresse

Aschheim

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Gazeta Maqedonia erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Gazeta Maqedonia senden:

Teilen

Kategorie

Portali informativ Gazeta Maqedonia

Gazeta Maqedonia dhe stafi i saj profesionist do të sjell për ju të rejat më të fundit nga politika, ekonomia, shëndetësia, sporti dhe Lifestyle. Do të keni mundësi të përcjellni një medium serioz, autonom dhe pa anime politike.

Ju falënderojmë!