Televizionit OPOJA është mediumi i vetëm televiziv nga Komuna e Dragash*t (Sharrit)
TV OPOJA nisi zyrtarisht transmetimet më 22 dhjetor 2014, një vit më vonë në kuadër të televizionit u themelua edhe portali informativ www.opoja.tv
Televizionit Opoja synon të ketë një program që i dedikohet të gjitha shtresave të shoqërisë dhe të gjitha moshave. Ekrani i Televizionit Opoja kërkon t’u ofrojë shikuesve një program ku ata do gjejn qetësi, çlodhje, kënaqësi dhe jo presion, zhurmë, alarm e stres.
29/12/2025
OJQ AVOKO ka hapur thirrje për të gjithë të rinjtë e Komunës së Dragash*t, nga komunitetet shqiptar, goran dhe boshnjak, të moshës 12–14 vjeç, për pjesëmarrje në trajnimet e kodimit.
Trajnimi synon zhvillimin e aftësive bazë në kodim dhe mendim logjik, përmes metodave praktike dhe kreative. Kursi do të jetë plotësisht falas, ndërsa përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet duke respektuar balancën gjinore.
Për aplikim, të rinjtë duhet të dërgojnë një email në: [email protected], duke përfshirë:
• Emrin dhe mbiemrin
• Moshën
• Një motivim të shkurtër pse dëshirojnë të jenë pjesë e kursit
Kjo iniciativë e AVOKO-s synon të fuqizojë të rinjtë e Dragash*t me njohuri digjitale dhe aftësi të reja, duke i përgatitur për të ardhmen në një botë gjithnjë e më të lidhur me teknologjinë.
Pas numërimit të plotë të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Komunën e Dragash*t fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 37.94%, që përkthehet në 4,682 vota.
Në vendin e dytë është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 19.79% ose 2,442 vota, ndonëse vetëm një muaj më parë kjo parti kishte fituar bindshëm zgjedhjet lokale.
Ndërsa në vendin e tretë është pozicionuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 17.98% dhe gjithsej 2,218 vota.
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Komunën e Dragash*t pasqyrojnë një ndryshim të dukshëm në përkrahjen elektorale, krahasuar me zgjedhjet lokale të mbajtura vetëm pak kohë më parë.
Ndërsa në zgjedhjet lokale fituese doli LDK, në këto zgjedhje parlamentare partia Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka shënuar një rritje të ndjeshme, duke u renditur e para me 37.94% të votave (4,682 vota) dhe rreth 900 vota më shumë se në shkurt të këtij viti, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare!
Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në fshatrat e trevës së Opojës dhe në qytetin e Dragash*t, partia Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në të gjitha vendvotimet, duke u renditur si partia e parë në këtë komunë. Konkretisht, Vetëvendosje ka fituar 18 vendvotime në këto zona.
Ndërkohë, në fshatrat e trevës së Gores është vërejtur një shpërndarje më e gjerë e votës. Partia me më shumë vendvotime të fituara është JGP me 8 vendvotime, e ndjekur nga SDU me 5 vendvotime, ndërsa Vakati ka fituar në 2 qendra votimi.
Ky rezultat reflekton jo vetëm fitoren e Vetëvendosjes në Komunën e Dragash*t, por edhe trendin e rritjes së saj në nivel të përgjithshëm në Kosovë, duke dëshmuar një ritëm të njëjtë të mbështetjes qytetare në mbarë vendin.
Ky raportim pasqyron shtrirjen e votës sipas fshatrave dhe ofron një panoramë të qartë të përfaqësimit politik në komunën e Dragash*t.
Në orën 19:00 u mbyllën të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës, duke përmbyllur procesin zgjedhor të ditës së sotme. Në Komunën tonë, zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të rregullt, pa incidente, duke reflektuar një proces të pastër dhe demokratik, ashtu siç i takon vullnetit të qytetarëve.
Ky është një tregues i pjekurisë demokratike dhe i angazhimit qytetar për të ardhmen e komunës dhe vendit.
Në fund të ditës, shprehim urime për të gjithë kandidatët që morën pjesë në garë, me dëshirën që rezultatet të pasqyrojnë vullnetin e lirë të qytetarëve dhe të sjellin zhvillim e përfaqësim të denjë për komunitetin.
Në fshatin Shajne ka filluar një nismë e mbushur me krenari dhe respekt: ndërtimi i një përmendoreje kushtuar dy dëshmorëve të fshatit, Fetah Sylejmani dhe Fisnik Ibrahimi. Kjo iniciativë nuk është thjesht një projekt ndërtimi, por një amanet moral e historik, një kujtesë e gjallë për sakrificën e bijve të fshatit që dhanë jetën për lirinë.
Këshilli nismëtar, i përbërë nga Indir Shabani, Vllaznim Halili dhe Shefket Sylejmani, ka bërë thirrje për solidaritet dhe mbështetje financiare nga banorët dhe mërgimtarët e Shajnes.
Ata theksojnë se përmendorja do të jetë një simbol krenarie, një vend ku brezat e ardhshëm do të ndalen për të kujtuar dhe për të mësuar se liria ka një çmim.
Për më shumë informata dhe për të kontribuar në këtë projekt, qytetarët mund të kontaktojnë këshillin e iniciativës në numrat:
Indir Shabani +383 45 255 705
Vllaznim Halili +383 44 229 010
Shefket Sylejmani +383 44 203 20
Dje, në ambientet e Qendrës Rinore AVOKO, para një numri të madh të pranishmëve, u bë lansimi zyrtar i platformës digjitale “Zbulo Dragashin” 👉 https://zbulodragashin.org/
Kjo platformë, e realizuar nga OJQ AVOKO dhe e financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, synon të shërbejë si një arkiv digjitale për promovimin e bukurive natyrore, pasurisë kulturore dhe traditës së komunës së Dragash*t.
Duke qenë se lansimi i platformës “Zbulo Dragashin” është vetëm hapi i parë dhe arkiva digjitale ka ende shumë të dhëna për t’u përmbledhur, ftohen të gjithë ata që posedojnë materiale, informacione apo ide të vlefshme për trashëgiminë e komunës sonë që të kontribuojnë. Ju lutemi, shënoni sugjerimet dhe idetë tuaja në rubrikën “Kontakto” të faqes.
Sot, më 26 dhjetor 2025, në xhaminë e fshatit Bellobrad, është mbajtur ceremonia fetare dhe edukative e duasë së hatmes me nxënësit e mësim-besimit. Në këtë ngjarje të veçantë, nxënësit lexuan pjesë nga Kurani Famëlartë, duke përmbyllur me sukses mësimin e tyre. Gjithsej 15 nxënës kanë përfunduar hatmen e Kuranit.
Në aktivitet morën pjesë Sekretari i KBI Dragash, Nail ef. Halimi, Referenti për Çështje Fetare, Osman ef. Mehmeti, si dhe hoxhallarë të tjerë, të cilët me praninë e tyre e nderuan këtë ngjarje të rëndësishme për komunitetin.
Me këtë rast, Këshilli i Bashkësisë Islame – Dragash shprehu falënderim të veçantë për imamin e xhamisë, Mensur ef. Batjari, për angazhimin dhe përkushtimin e tij në edukimin fetar të nxënësve, si dhe për mualimen Shkodrane Mustafa, për kontributin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Dokumentari “Dragashi – Zemra e Trashëgimisë”, i realizuar nga TV Opoja për OJQ AVOKO dhe i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, paraqet një udhëtim vizual dhe emocional në natyrën, historinë dhe kulturën e komunës së Dragash*t, duke treguar se si traditat kanë mbijetuar dhe vazhdojnë të jetojnë në zemrat e njerëzve.
Në përmbajtjen e tij përfshihen prezantimi gjeografik, natyror dhe turistik i komunës; arkitektura dhe simbolika e shtëpisë së gurit; mullinjtë e Dragash*t, Zgatarit dhe valanica e Bellobradit; monumentet fetare si Tyrbja e Pllavës, Namazgjahu i Buzës dhe Xhamia e Mlikës; vendet e kujtesës si Varri i Gjermanit dhe Kroi i Maces; ngjarjet festive si vrapimi i kuajve dhe gara e pehlivanëve; veshjet tradicionale të burrave e grave opojane e gorane; trashëgimia muzikore me Kollqojën, këngët polifonike të vajzave, këngët e mërgimit e të dasmës; si dhe pajisjet tradicionale për ushqim e bujqësi.
Në Qendrën Rinore AVOKO u shënua një hap i rëndësishëm për promovimin e Komunës së Dragash*t, ku u prezantuan dy projekte të financuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit: platforma online “Zbulo Dragashin”, dhe dokumentari kushtuar trashëgimisë kulturore të Dragash*t, i realizuar nga Televizionin Opoja dhe AVOKO.
Publikohet regjistrimi i popullsisë austro-hungareze të vitit 1918 për Opojën
Një dokument historik i rrallë, i ruajtur nga Akademia Austriake e Shkencave, që përmban të dhëna të detajuara mbi popullsinë e territorit të Shqipërisë së pushtuar gjatë vitit 1918, është bërë publik nga autori Admir Idrizi.
Ky regjistrim përfshin edhe të dhëna të rëndësishme për Opojën, materiali është përkthyer në shqip nga Sadik Idrizi dhe i redaktuar nga Fatmir Mehmeti, duke sjellë një pasqyrë të saktë të popullsisë së asaj kohe.
Autori Admir Idrizi ka theksuar se është e domosdoshme që ky material të botohet në një version të shtypur, i cili do të shërbejë si burim i vlefshëm për banorët e Opojës, studiuesit dhe publikun e gjerë shkencor.
Për këtë arsye, ai ka kërkuar mbështetje financiare nga institucionet dhe sponsorët, në mënyrë që libri të botohet sa më shpejt dhe të vihet në dispozicion të publikut.
Takimi u vlerësua si i frytshëm dhe produktiv, ku Kryeimami përgëzoi imamët për angazhimin e tyre dhe dha këshilla të vlefshme për jetën fetare në Kosovë, duke theksuar veçanërisht përgatitjet dhe rëndësinë e Ramazanit 2026.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së bashku me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Fatmir ef. Iljazi, ka vizituar më 24 dhjetor 2025 Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash, ku është takuar me efendilerët e komunës. Takimi u vlerësua si i frytshëm dhe pro...
24/12/2025
Komuna e Dragash*t ka nxjerrë një urdhëresë zyrtare me të cilën ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në hapësira të hapura publike: rrugë, sheshe, tregje dhe oborre të institucioneve publike, gjatë periudhës 25 dhjetor 2025 deri 10 janar 2026.
Përjashtim i vetëm është nata e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor 2025, nga ora 23:00 deri më 01 janar 2026, ora 00:30.
Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se shkelësit e kësaj urdhërese do të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa për zbatimin e saj do të kujdeset Inspektorati i Komunës së Dragash*t në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga Kryetari i Komunës, dhe është njoftuar zyrtarisht edhe Stacioni Policor në Dragash.
Komuna u bën thirrje qytetarëve që ta respektojnë këtë urdhëresë, për të garantuar rendin, sigurinë publike dhe qetësinë e qytetarëve gjatë festave të fundvitit.
Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Televizioni Opoja erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.
Komuna e Dragash*t (Sharrit) ishte dhe vazhdon të mbetët njëra ndër komunat më të izoluara në Republikën e Kosovës, një komunë e cila numron rreth 35 mijë banorë nuk e pati mundësin të promovohej në mediat vendore kjo për shkak se kësaj komune i mungonte një medium lokal ose një dritare për promovim.
Komuna me historikun, kulturën dhe natyrën më të pasur në Kosovë nga viti 2014 do të ketë mundësin e promovimit në ekranët televizive për shkak se një staf me grup mosha të reja, filluan një rrugëtim mjaftë të vështirë. Duke e parë mungesën e një mediumi në vendin e tyre, pra në Komunen e Dragash*t (Sharrit), ata morën përsipër këtë rrugëtim për të hapur një medium i cili kohë pas kohë do ti plotësoj të gjitha nevojat e mediumit në rajonin e Dragash*t edhe më gjërë.
Kjo rrugë juve do të ju drejtojë në kanalin e “Televizionit OPOJA”, televizioni i parë i kësaj komune.
TV OPOJA është mediumi televiziv i vetëm nga Komuna e Dragash*t i cili synon të ketë një program cilësor, që t’i argëtojë shikuësit e ta promovoj treven e Opojës në përgjithsi, nisi zyrtarisht transmetimet më 22 dhjetor të vitit 2014 dhe sot transmetohët në më shumë se 30 platforma televizive, nga një televizion, në start me paisje teknike tejet modeste, me investime tërësisht vetanake, për një kohë të shkurtër arriti në një shkallë lakmuese si medium lokal.
Në kuadër të Televizionit Opoja një vit më pas pra në dhjetor të vitit 2015 u themelua edhe portali informativ www.opoja.tv, një portal i cili synon informimin e drejtë në kohë reale si dhe njëkohsisht promovimin e kësaj treve.
Me qëllim të promovimit të talentëve të trevës së Opojës, Televizioni Opoja në shkurt të vitit 2019 ka nënshkruar edhe memorandum bashkpunimi me klubin e vetëm të komunës sonë KF OPOJA, një bashkpunim ky me të cilin kontraktuesit synojn ta kthejn vemëndjen e publikut në drejtim të Klubit Futbollistik Opoja me qellim hapjen e një dritareje për gjith futbolldashësit.
…gjithmonë me ju, vetëm për ju… është slogani i mediumit i cili u themelua me të vetmën arsyje për promovimin e një komune të izoluar.
TV OPOJA synon të ketë një program që i dedikohet të gjitha shtresave të shoqërisë dhe të gjitha moshave. Ekrani i TV OPOJA kërkon t’u ofrojë shikuesve një program ku ata do gjejn qetësi, çlodhje, kënaqësi dhe jo presion, zhurmë, alarm e stres.