23/02/2025
Gjatë një dite të acart dimri disa vite para luftës në Kosovë, kriminelët serbë kishin zënë rob një të ri shqiptar nga Istogu.
Serbët e kishin zbathur, e zhveshur të riun, të cilin e morën nga krahët e ju trokitën në derë çdo familje shqiptare andej rrotull për t’ua ngjallur frikën.
Gjatë gjithë ditës i riu ishte maltretuar, e me këmbë të gjakosura ishte lënë i vdekur në rrugët e Istogut.
Përderisa në serbi punohen e krijohen filma e dokumentarë propagandistik, AV Production si edhe herë të tjera solli mbrëmë dy ngjarje të trishta të cilat kishin ndodhur në të vërtetë diku në Kosovë.
Ngjarja do të bëhet edhe më shumë interesante në episodat në vazhdim, me Bardhin e Kastriotin.
Falenderojm çdo familje që na shikon, e që janë të shumta në numër ato familje që na shikojn përmes televizionit, duke edukuar edhe gjeneratat e reja në familje, për dhunën, terrorrin, e krimet serbe në Kosovë!
Faleminderit për çdo pëlqim në Youtube, çdo koment e çdo Subscribe qe na jepni tek kanali jonë!
Ju jemi mirënjohes! ❤️