Media Shqip

Media Shqip Media Shqip është krijuar që të qëndrojë dhe të mbetet një emër i dallueshëm në hapësirat ballkanike dhe evropiane.

Faqja zyrtare në Facebook e portalit informativ Media Shqip. Lajmet e fundit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bota.

Kryeministri Kurti udhëton për në Turqi, do të takohet me presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan 🇽🇰🇹🇷...
31/05/2024

Kryeministri Kurti udhëton për në Turqi, do të takohet me presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan 🇽🇰🇹🇷
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka udhëtuar mbrëmë drejt Turqisë.
Në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, ai do të mirëpritet nga presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si edhe do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.
Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në Forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

I gjithë aparati shtetëror i Serbisë është aktivizuar intensivisht në propagandë kundër Kosovës👇I gjithë aparati shtetër...
31/05/2024

I gjithë aparati shtetëror i Serbisë është aktivizuar intensivisht në propagandë kundër Kosovës👇
I gjithë aparati shtetëror i Serbisë është aktivizuar intensivisht në propagandë kundër Kosovës. Nga presidenti Aleksandër Vuçiq, te kryeministri Millosh Vuçeviq, ministri i Jashtëm, Marko Gjuriç e deri te ministri i Mbrojtjes, Bratislav Gashiç, të gjithë po lëshojnë deklarata kërcënuese dhe paralajmëruese për veprime të mundshme për të ruajtur, siç thonë ata, territorin, përfshirë Kosovën.
Shefi i qeverisë në Beograd zbuloi dhe njëherë se ka frikë që Prishtina mund ta padisë vendin e tij për gjenocid, pas miratimit të rezolutës në OKB për Srebrenicën, ndërsa konfirmoi frikën se serbët e Kosovës nuk po i binden më Vuçiqit.
“E vetmja mënyrë që serbët në Kosovë të mbijetojnë është të qëndrojnë të bashkuar, të mos bien në provokimet e regjimit të Kurtit dhe të mbeten në bashkëpunim me Beogradin zyrtar. Nëse Kurti arrin t’i përçajë serbët në Kosovë, perspektiva e popullit tonë në territorin e krahinës në Serbinë jugore nuk do të jetë e mirë”, tha kryeministri serb Millosh Vuçeviq.
Ministri i jashtëm, Marko Gjuriç, përsëriti qëndrimin se vendi i tij do të luftojë për mbajtjen e Kosovës brenda territorit të Serbisë, duke mos pranuar realitetin që tashmë është një shtet tjetër dhe i pavarur.

Jasir Asani i bindur: E ndjej, do t’i shënoj Italisë🤾‍♂️⚽️Jasir Asani është ndër lojtarët e parë që ka mbërritur në Tira...
30/05/2024

Jasir Asani i bindur: E ndjej, do t’i shënoj Italisë🤾‍♂️⚽️
Jasir Asani është ndër lojtarët e parë që ka mbërritur në Tiranë për të nisur përgatitjet për Kampionatin Evropian.
Asani thotë në një intervistë për TV Klan se ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës do të zbresin në fushë me dëshirën që patën në fazën kualifikuese, për të fituar çdo ndeshje.
“Kemi lojtarë që hyjnë në fushë me mentalitet fituesi. Nuk është rastësi që kemi ardhur në Europian dhe duhet ta bëjmë surprizën më të madhe”, tha ai.
Sulmuesi kuqezi shikon përtej ndeshjeve të grupit.
“Pse mos ta kalojmë grupin. Besoj se me tifozët do t’ia dalim që ndeshjen e parë”, u shpreh ai.
Shënuesi i 3 golave në fushatën kualifikuese të Evropianit ka ende për të dhënë. Asani beson se do të tundë përsëri rrjetën.
“Shumë më pyesin a do të shënosh ndaj Donnarumma-s, Kroacisë apo Spanjës. E kam një ndjesi që do të shënoj kundër Italisë dhe kam një ndjenjë që do të bëjmë gjëra të mëdha atje”, tha Asani.
Shqipëria e nis Evropianin më 15 Qershor në Dortmund, pikërisht ndaj ekipit kampion në fuqi Italisë.

Elshani: Shumë shpejtë do të hapet ura e Ibrit👇Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se shumë ...
30/05/2024

Elshani: Shumë shpejtë do të hapet ura e Ibrit👇
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se shumë shpejtë do të hapët ura e Ibrit.
Elshani në Tëvë 1 tha se janë duke diskutuar me eprorët e tyre se si ka mundësi që kjo të bëhet.
“Unë e konsiderojë që është vetëm në pyetje koha se kur kjo urë do të hapët dhe si do të hapët. Një herë e patëm përmend që ka mundësi me u hapë ura dhe me u mbushë më autoblinda në një farë vendi, por jemi duke e diskutu me eprorët tonë se si ka mundësi kjo të bëhet. Unë konsiderojë se nuk ka më vend për brengosje për qytetarët e veriut të vendit. Forma se si do të hapët është pak më ndryshe, por unë konsideroj që shuam shpejtë do ta kemi edhe urën e hapur”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, në muajin prill Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka marrë vendim për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.
Barrikadat e para në këtë urë janë vënë në vitin 2011 nga ana e serbëve lokalë.
Hapja e urës kryesore për trafik është paraparë edhe me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në kuadër të të ashtuquajturit “rivitalizim i urës”. Kjo marrëveshje është arritur nga Kosova dhe Serbia në vitin 2014, me qëllim heqjen e barrikadave dhe funksionalizimin e urës.

Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, PDK e quan Kurtin “mjeshtër të mashtrimit”Ideja e shpërndarjes së Kuvendit të Kosov...
30/05/2024

Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, PDK e quan Kurtin “mjeshtër të mashtrimit”
Ideja e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, sot u shpall e “vdekur” nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Në “Debat Plus”, deputeti i kësaj partie, Rash*t Qalaj, e quajti kryeministrin Albin Kurti mashtrues, derisa e thumboi edhe partinë tjetër opozitare LDK-në.
“Jam I sigurt nuj I ka oasur votat, një manipulim I Kurtit, I CILI njihet si mjeshtër i manipulimit për cdo gjë. Ka qenë që nfa fillimi një farsë, e ka ditë që opozita nuk është e bashkuar, ka pas shenja më herët, kemi pasur shembuj kur partitë opozitare nuk kanë qenë unike, ka qenë rasti për Valdete Dakën, nau kanë dashur nënshkrimet për Kushtetuese nuk i kemi marrë nga LDK. PËr Blerim Isufajn prapë nuk i kemi marrë nënshkrimet nga LDK”, tha ai.
Deputeti tjetër i PDK-së, Hajdar Beqa, tha se Kurti nuk i qëndroi prapa premtimit të tij për shpërndarjen e Kuvendit.
“Një mënyrë është me dhënë dorëheqje se i kish rënë taman, ka dështu në secilin proces. Mënyra tjetër është me shkarku, nuk i kem votat. Me dhënë dorëheqje, me u kallë gjysma e Kosovës nuk jep, se thotë gjysma tjetër më don. Varianti tjetër ka qenë jo më i miri, por që u dakordu mazhoranca. Kurti asnjë kauze nuk i qëndron mbrapa, as si opozitar e as në pozitë. Kur e ka pa Kurti se i kem pasur votat, ai kërkojke me gjetë arsyetime se duhet me u bë opozita bashkë. Nuk pranoi Kurti. S’e kuptoj opozitën, s’kam pa në rajon që opozita me i thënë një Qeverie rri deri në fund”, tha ai.

Qeveria gjermane voton pro zgjatjes së mandatit të ushtarëve në Kosovë 🇩🇪Kabineti qeveritar i Gjermanisë, nën udhëheqjen...
29/05/2024

Qeveria gjermane voton pro zgjatjes së mandatit të ushtarëve në Kosovë 🇩🇪

Kabineti qeveritar i Gjermanisë, nën udhëheqjen e kancelarit të Olaf Scholz, ka miratuar vendimin për zgjatjen edhe për një vit të mandatit të ushtarëve që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Njoftimi u dha nga Ministria Federale e Mbrojtjes së Gjermanisë.

Kjo ministri thekson se ky vendim vjen pas ngritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ushtarët e dislokuar aktualisht përfshijnë rreth 210 të një kompanie operative gjermane që do të vendosen në terren për një vit në të ashtuquajturën Komanda Rajonale Perëndimore. Kompania e re synon të zëvendësojë forcat austriake dhe të trajnohet për të kontrolluar trazirat”, thuhet në njoftim.
Bundeswehr-i gjerman është prezent në Kosovë që nga 12 qershori 1999.

Në përgjigje të trazirave të vitit 2023 dhe situatës së paqëndrueshme në veri të Kosovës, NATO-ja ka bërë thirrje për përforcime për forcat e sigurisë së KFOR-it.

Misioni është të krijojë dhe të mbajë një mjedis të sigurt në Kosovë për vendosjen e rendit civil të paqes dhe të garantojë sigurinë dhe rendin publik.

KFOR-i gjithashtu ofron ndihmë humanitare në situata emergjente, promovon kthimin e refugjatëve dhe personave të zhvendosur dhe mbështet organizatat ndërkombëtare të ndihmës në punën e tyre.

Aktualisht në Kosovë ka një prezemcë prej 290 ushtarësh gjermanë.

Tani i mbetet në dorë Bundestagut të votojë për këtë vendim.

'Është humbje për Shqipërinë, pse u ftua Aliji?'' 👇Vendimi për Cikalleshin, komenton moderatorja Hygerta: Është humbje p...
29/05/2024

'Është humbje për Shqipërinë, pse u ftua Aliji?'' 👇
Vendimi për Cikalleshin, komenton moderatorja Hygerta: Është humbje për Shqipërinë, pse u ftua Aliji?
Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Kombëtarja, pasi nuk arriti që të merrte një ftesë për në Europian.
Moderatorja Hygerta Sako e ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv me Denis Mingën tha se kjo është një humbje për kombëtaren.
“Më vjen vërtet shumë keq sepse i ka dhënë shumë kombëtares për më tepër që ka qenë titullar në 70-80% të ndeshjeve kualifikuese. Duke qenë një lojtar i tillë meritonte që ta linte futbollin në një mënyrë tjetër”, tha ajo.
Sipas Saj Cikalleshi do të ishte më i vlefshëm se Naser Aliji.
“Më shumë se Naser Aliji ishte i vlefshëm, e ka treguar gjatë kualifikuese e kam përshtypjen se do ta tregonte edhe në Europian. Është një lojtar i grupit e tha dhe Rudi, është lojtar që sakrifikon e që kthehet në mbrojtje. Realisht për mua është një humbje e kombëtares”, shtoi më tej Sako

5 futbollistë janë formuar në Kosovë dhe 6 në Zvicër 😳👇 Shqetësohet Shqipëria, vetëm tre lojtarë të formuar nga Superior...
29/05/2024

5 futbollistë janë formuar në Kosovë dhe 6 në Zvicër 😳👇
Shqetësohet Shqipëria, vetëm tre lojtarë të formuar nga Superiorja në Euro 2024
Trajneri Sylvinho publikoi listën e futbollistëve gjatë ditës së hënë për fazën përgatitëse për Euro 2024.
Në këtë listë janë të përfshirë 27 lojtarë dhe vetëm një do të “digjet” më 7 qershor, shkruan Indeksonline
Ajo që po i shqetëson më së shumti në Shqipëri është numri i lojtarëve të dalur nga Superiorja dhe të ftuar në Kombëtaren “kuqezi”.
Te fanella “kuqezi” janë të ftuar vetëm tre lojtarë që janë rritur në Shqipëri. Bëhet fjalë për Kastratin, Simonin dhe Ernest Muçin.
Më së shumti lojtarë në Euro 2024 te Shqipëria ka që janë formuar në Zvicër, me: Arlind Ajetin, Berat Gjimsh*tin, Naser Alijin, Medon Berishën, Nedim Bajramin dhe Amir Abrashin.
Kurse e dyta qëndron Kosova, me Etrit Berishën, Ardian Ismajlin, Ylber Ramadanin, Mirlind Dakun dhe Arbër Hoxhën./Indeksonline/
LISTA
Lojtarët e formuar ne Zvicër
6- Ajeti, Gjimsh*ti, Aliji, M. Berisha, Bajrami, Abrashi
Lojtarët e formuar ne Kosovë
5 - E. Berisha, Ismajli, Ramadani, Daku, Hoxha
Lojtarët e formuar ne Greqi
4 - Strakosha, Mihaj, Mitaj, Laçi
Lojtarët e formuar ne Itali
4- Hysaj, Kumbulla, Asllani, Manaj
Lojtarët e formuar ne Shqipëri
3- Kastrati, Simoni, Muçi
Lojtarët e formuar ne Maqedoninë e Veriut
2- Asani, Seferi
Lojtarët e formuar ne Gjermani
1 - Gjasula
Lojtarët e formuar ne Angli
1- Broja
Lojtarët e formuar ne Spanje
1- Balliu

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së në DrenasËshtë ndarë nga jeta ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimare të Kosovës, Fadil Xheka...
29/05/2024

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së në Drenas

Është ndarë nga jeta ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimare të Kosovës, Fadil Xhekaj.

Xhekaj tash e një kohë po vuante nga një sëmundje e rëndë, raporton Indeksonline.

Gjatë kohës së luftës, Xhekaj ishte epror i komandës së batalionit të dytë të Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”, në zonën operative të Drenicës.

Lamtumira e fundit, ish+-ushtarit Xhekaj do t’i jepet nesër, në varrezat e fshatit Terdevc.

Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit, në ora 16:00./Indeksonline/

Hyn në fuqi prej 1 qershorit faza e tretë e Ligjit për punësim në Gjermani, përfitojnë edhe kosovarët.Të shtunën, më 1 q...
29/05/2024

Hyn në fuqi prej 1 qershorit faza e tretë e Ligjit për punësim në Gjermani, përfitojnë edhe kosovarët.

Të shtunën, më 1 qershor, hyn në fuqi faza e tretë e ligjit gjerman, qëllimi i të cilit është tërheqja e fuqisë punëtore të kualifikuar të huaj, e cila do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe mbi të gjitha një kuotë të dyfishtë të punëtorëve nga rajoni të cilët do të mund të gjejnë më lehtë punë në Gjermani.

Vitin e kaluar Qeveria gjermane prezantoi Ligjin për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar (FEG), dispozitat e të cilit hyjnë në fuqi gradualisht.

Në fakt, bëhet fjalë për zgjatjen e ligjit nga viti 2016, i cili u mundësoi qytetarëve të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë qasje më të lehtë në tregun gjerman të punës, deri diku pavarësisht nga kualifikimet formale.

Ligji u zgjat dhe u ndryshua vitin e kaluar dhe hyn në fuqi me faza. Ndryshimet nuk zbatohen për vendet e punës, kryerja e të cilave është në lidhje me ligj me nostrifikimin e diplomave, për shembull, profesione akademike si mjekësia apo kujdesi mjekësor për të pafuqishmit.

Sipas ligjit, kushdo që ka kualifikim profesional do të mund ta kryejë atë punë në Gjermani dhe e njëjta gjë vlen, pa dëshmuar, për personat që, nga kanë ardhur, kanë punuar për të paktën dy vjet në një punë që kërkon “diplomë profesionale të njohur nga shteti”.

E reja është e ashtuquajtura “karta e shansit” për kërkimin e punës, e cila bazohet në ndarjen e pikëve sipas kritereve të ndryshme, si kualifikimet, njohja e gjuhës gjermane apo angleze, përvoja e punës, lidhjet me Gjermaninë, mosha dhe ndoshta familja që shoqëron punëtorin e huaj.

Faza e tretë e ligjit do t’ua lehtësojë punonjësve të huaj që gjejnë punë, të sjellin me vete jo vetëm anëtarët e ngushtë, por edhe anëtarët e familjes së gjerë.

Kjo fazë është veçanërisht interesante për ekspertët e profesioneve të zejeve, sepse ndër të tjera, nga 1 qershori 2024, kuota për banorët e Ballkanit Perëndimor do të dyfishohet nga 25 mijë në 50 mijë, njofton sindikata qendrore e zejtarëve gjermanë ZDH.

Konkretisht, kjo do të thotë se 50,000 qytetarë të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të kenë qasje më të lehtë në tregun gjerman të punës, pa pasur nevojë të dëshmojnë kualifikime profesionale. Përveç kësaj, do të ketë kontigjente mujore.

Agjencia Federale Gjermane e Punësimit do të japë leje punësimi paraprakisht, dhe jo si më parë, leje paraprake dhe punëdhënësit do të mund ta kërkojnë lejen edhe online.

Sapo Agjencia të japë miratimin, punëtori i ardhshëm nga Ballkani Perëndimor do të mund të kërkojë vizë gjermane qëndrimi dhe pune në përfaqësinë konsullore kompetente.

Megjithatë, përfitimet nuk do të zbatohen për zgjatjen e lejes së qëndrimit, në këtë rast punonjësi do të duhet të kontaktojë administratën kompetente për të huajt.

ZDH theksoi se suksesi i ligjit, i cili duhet të tërheqë fuqinë punëtore profesionale kronike të mangët në Gjermani, varet kryesisht nga shpejtësia dhe efikasiteti i institucioneve.

Në mënyrë që bizneset e vogla të përfitojnë nga rregullorja për Ballkanin Perëndimor, duhet të futen procedura administrative të shpejta dhe efikase në përfaqësitë gjermane jashtë vendit dhe në shërbimet gjermane të ngarkuara për të huajt, theksohet në shoqatë.

Personi i duhur në vendin e duhur. Afrim Gashi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut!Urime funskion...
28/05/2024

Personi i duhur në vendin e duhur. Afrim Gashi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut!
Urime funskionin vëllau im,
Duke i njohur mjaft mirë vlerat dhe karakterin tënd, nuk kam fijen e dyshimit për përfaqësim dinjitoz, sepse ajo çka të karakterizon është vendosmëria, optimizmi dhe dëshira e madhe për punë të mira. Këto ngjyra që të identifikojnë, janë të njejtat që qytetarët duan të shohin dhe ndryshe nga të gjithë që ata kanë parë deri më tash. Je dhe do mbetesh besnik i këtyre vlerave pozitive që të dallojnë nga çdo politikan në vend.
Unë të uroj shumë fat e mbarësi në kryerjen e kësaj përgjegjësie, i bindur që do të jesh zëri i çdo qytetari, duke mundësuar iniciativa të mirëfillëta në atë organ ligjvënës dhe mbi të gjitha duke dhënë shembullin më të mirë se si udhëhiqet me integritet dhe korrektësi!
Krenar pa fund!
Shkruan ish Ministri Admirim Aliti

28/05/2024

Adresse

StaufenstraBe
Lampertheim

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Media Shqip erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Media Shqip senden:

Teilen