Gazeta Stilografi

Gazeta Stilografi Informohu i pari!

Ejup Maqedonci takon pensionistët e lagjes Mati 1"Takim i përzemërt me pensionistët e Mati 1, gjeneratën që ndërtoi arsi...
18/12/2025

Ejup Maqedonci takon pensionistët e lagjes Mati 1

"Takim i përzemërt me pensionistët e Mati 1, gjeneratën që ndërtoi arsimin dhe lirinë e vendit.
Me Qeverinë Kurti, pensionet janë rritur dy herë dhe do të rriten përsëri, paralelisht me investimet në siguri e ekonomi. Vazhdojmë së bashku për dinjitet dhe mirëqenie", ka shkruar Maqedonci.

MOS LËSHO PE!
VETËVENDOSJE! 116 ✅
Albin Kurti 1 ✅
Ejup Maqedonci – Uki 16 ✅

“1 miliard euro për çerdhe dhe shkolla” – Abdixhiku premton që shkolla të bëhet hapësirë zhvillimiKandidati për Kryemini...
18/12/2025

“1 miliard euro për çerdhe dhe shkolla” – Abdixhiku premton që shkolla të bëhet hapësirë zhvillimi

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit në Gjakovë, ka premtuar 1 miliard euro për çerdhe dhe shkolla.Sipas tij kjo do të bëhet që asnjë nënë të mos detyrohet të zgjedhë mes punës dhe fëmijës.“Një miliard euro për çerdhe dhe shkolla.

Që asnjë nënë të mos detyrohet të zgjedhë mes punës dhe fëmijës. Që asnjë fëmijë të mos mbetet pas për shkak të varfërisë. Që shkolla të bëhet hapësirë zhvillimi, jo mbajtje fëmijësh”, deklaroi Abdixhiku.

Hamza: Ata që humbin punën, gjashtë muaj do t’i marrin nga shteti 80% të pagës së funditKandidati për kryeministër nga P...
18/12/2025

Hamza: Ata që humbin punën, gjashtë muaj do t’i marrin nga shteti 80% të pagës së fundit

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza ka mbajtur tubim elektoral në Vushtrri. Nga atje, Hamza përveç premtimit për rritje të pagave e pensioneve prej 50%, tha se do të krijojnë edhe një fond për ata që humbin vendin e punës, raporton Ekonomia Online.Hamza sqaroi se përmes këtij fondi, ata që humbin punën, për gjashtë muaj do ta kenë të garantuar nga shteti 80% të pagës së fundit.

“Programi ynë ofron garanci për të punësuarit. Ne do të krijojmë fondin e papunësisë. Një fond i cili iu garanton të gjithëve atyre që për një arsye i humbin vendet e punës dhe jo të ngelin pa paga, por të kenë të garantuar pagesën nga shteti për 80 për qind të pagës së fundit për gjashtë muaj. Do të krijojmë gjykatën e punës. Një gjykatë që do t’i trajton kontratat e punës dhe do t’i mbrojë të drejtat e punës në sektorin privat dhe publik. Në fillim të mandatit do të rriten pagat 50 për qind për arsimtarë, profesorë, mësues, mjekë, policë, ushtarë dhe të gjithë ata që realizojnë paga për buxhetin e Kosovës do t’i gëzojnë pagat me rritje për 50 për qind. Përveç pagave do t’i rrisim edhe pensionet për 50 për qind”, tha ai.Hamza gjatë këtij tubimi e kritikoi partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë të rezultateve gjatë qeverisjes.

Ai deklaroi se këtë keqmenaxhim po e paguajnë qytetarët.“Viteve të fundit janë dhënë premtime të mëdha, por rezultatet të vogla. U fol shumë për drejtësi, por u krijua pasiguri. U fol shumë për zhvillim, por u rritën çmimet dhe u shtrenjtua kosto e jetesës. U fol për sovranitet, por u dobësuan aleancat. Kosova nuk ka dështuar si shtet, por Kosova është keq-qeverisur. Sot po e paguajnë qytetarët çmimin me paga të ulëta dhe furnizim jo-stabil të energjisë elektrike me çmime të larta”, tha ai.

Udhëheqësve të BE-së u kërkohet të përdorin asetet e ngrira ruse për të financuar mbrojtjen e UkrainësNë një samit kriti...
18/12/2025

Udhëheqësve të BE-së u kërkohet të përdorin asetet e ngrira ruse për të financuar mbrojtjen e Ukrainës

Në një samit kritik në Bruksel të enjten, udhëheqësve të BE-së do t’u kërkohet të mbajnë një premtim për të gjetur para të nevojshme urgjentisht për Ukrainën, me Kievin nën presion për të lëshuar territor ndërsa Rusia vazhdon përparimet në fushën e betejës.

Duke mbërritur në samit, kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se Evropa kishte një zgjedhje midis “parave sot ose gjakut nesër”. Ai tha se “nuk po flas vetëm për Ukrainën, unë po flas për Evropën. Dhe ky është vendimi ynë për të marrë dhe vetëm i yni.

Mendoj se të gjithë udhëheqësit evropianë duhet më në fund të ngrihen në lartësinë e këtij rasti”, raporton “The Guardian”, transmeton Klankosova.Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, i cili po kundërshton një “kredi dëmshpërblimi” të propozuar për Ukrainën, të siguruar mbi asetet e ngrira ruse, u tha gazetarëve se vendi i tij kishte absolutisht nevojë për mbrojtje kundër çdo kundërveprimi nga Moska.

De Wever tha se opsioni “më i mundshëm” për të financuar Ukrainën ishte huamarrja e përbashkët e BE-së e mbështetur nga fondet e paalokuara në buxhetin e BE-së. Shumë shtete të tjera anëtare thonë se kjo është një nismë e papranueshme sepse Hungaria ka thënë tashmë se do të vërë veton ndaj një plani të tillë.Kancelari gjerman, Friedrich Merz, një avokat i fortë i planit të aseteve të ngrira, tha se besonte që BE mund të gjente një marrëveshje. “Unë i kuptoj shqetësimet e disa shteteve anëtare, veçanërisht të qeverisë belge, por shpresoj se mund t’i adresojmë ato së bashku”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se nuk do të largohej nga samiti pa një zgjidhje. “Unë e mbështes plotësisht Belgjikën”, shtoi ajo. Duke folur para ligjvënësve evropianë të mërkurën, ajo tha: “Nuk ka akt më të rëndësishëm të mbrojtjes evropiane sesa mbështetja e mbrojtjes së Ukrainës”. Ajo shtoi se “ditët e ardhshme do të jenë vendimtare në sigurimin e kësaj”.Von der Leyen tha se Evropa duhet të marrë përgjegjësinë për sigurinë e saj në një botë që ajo e përshkroi si “të rrezikshme dhe transaksionale”, duke shtuar: “Kjo nuk është më një opsion.

Është një domosdoshmëri”.Më herët këtë muaj, von der Leyen propozoi dy mundësi për të financuar nevojat urgjente të mbrojtjes dhe civile të Ukrainës në vitin 2026 dhe 2027: huamarrje e përbashkët e BE-së ose një e ashtuquajtur “kredi dëmshpërblimi” e siguruar kundër aseteve të ngrira të Rusisë në bllok.

Belgjika, e cila strehon pjesën më të madhe të aseteve ruse të bllokuara në BE prej 210 miliardë eurosh, thotë se nuk ka garanci të mjaftueshme se shtetet anëtare do t’i vinin në ndihmë nëse skema do të dështonte, duke e lënë Brukselin me një faturë prej disa miliardë eurosh.Banka qendrore ruse njoftoi këtë javë se po kërkonte 230 miliardë dollarë dëmshpërblim kundër “Euroclear”, depozitarit të letrave me vlerë me seli në Bruksel që mban pjesën më të madhe të pasurisë sovrane të Rusisë në BE.

Belgjika gjithashtu ka frikë se gjykatat në vendet aleate me Rusinë do të ndërmarrin veprime për të sekuestruar asetet perëndimore për të zbatuar pretendimet kundër “Euroclear”.Italia është shfaqur si një aleate e rëndësishme. Kryeministrja Giorgia Meloni, tha se përdorimi i aseteve të ngrira të Rusisë në Evropë për të ndihmuar Ukrainën pa një bazë të fortë ligjore do t’i jepte Moskës “fitoren e parë që nga fillimi i luftës”. Ashtu si Belgjika, Italia argumenton se huamarrja e përbashkët e BE-së do të ishte një mënyrë më e sigurt për të financuar Ukrainën.

Kandidati nga radhët e PDK-së Mentor Ismaili, përmes një postimi të fundit, ka përcjellë qartë vizionin, përkushtimin dh...
18/12/2025

Kandidati nga radhët e PDK-së Mentor Ismaili, përmes një postimi të fundit, ka përcjellë qartë vizionin, përkushtimin dhe përgjegjësinë që ndjen ndaj qytetarëve dhe të ardhmes së vendit. Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, ai ka theksuar vlerat mbi të cilat ndërton angazhimin e tij politik, duke vënë në fokus interesin publik, zhvillimin dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve. Postimi i tij ka ngjallur reagime pozitive dhe dëshmon gatishmërinë e Mentor Ismailit për të qenë zë i besueshëm dhe aktiv në shërbim të komunitetit.

mundemi!
Kosova ecë


Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar Kryetarin Faton Peci me rastin e marrjes së detyrës së re si kryetar i Ko...
17/12/2025

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar Kryetarin Faton Peci me rastin e marrjes së detyrës së re si kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Gjatë takimit, Ministri Maqedonci theksoi rëndësinë e angazhimit institucional dhe bashkëpunimit për zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ai shprehu besimin se Peci do ta ushtrojë këtë përgjegjësi me përkushtim, transparencë dhe i orientuar drejtë zhvillimit, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në realizimin e projekteve në shërbim të Mitrovicës dhe banorëve të saj.

Bedri Hamza viziton ish krerët e UÇK-së në HagëPostimi i plotë i Hamzës 👇🏻Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën...
17/12/2025

Bedri Hamza viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë

Postimi i plotë i Hamzës 👇🏻

Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën dhe idealin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe shokëve të tyre. I gjeta mirë me shëndet dhe plot entuziazëm për bashkimin tonë. Ata i shërbyen Kosovës me sakrificë dhe sot qëndrojnë të fortë, me kokën lart, pavarësisht padrejtësive me të cilat po përballen këtu.

Si qytetar i Kosovës, si mik, si kryetar i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, i ndiej personalisht këto padrejtësi. Ky proces tani po shkon drejt fundit dhe presim që fundi të jetë i drejtë. Zvarritjet nuk i shërbejnë askujt: as drejtësisë, as Kosovës dhe as bashkësisë ndërkombëtare.

Kosova po i pret bijtë e saj me krenari. Liria ka emrat e tyre dhe ata po rikthehen në shtëpi.

Të fala nga Haga! Iu premtova se do t’i gëzojmë më 28 dhjetor!

Eksklusive: Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka nënshkruar një kontratë kornizë me prodhuesin e njohur amerikan të in...
16/12/2025

Eksklusive: Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka nënshkruar një kontratë kornizë me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake AM General. Kontrata përfshin blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS). Në kontratë gjithashtu përfshihen edhe automjete moderne të mbështetjes, pjesët rezervë, mirëmbajtja dhe trajnimi për operim dhe mirëmbajtje.

Siguria Kombetare është prioritet dhe jo opsion.

Ministri në detyrë  i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, takim virtual me Shefen e operacioneve aktuale, Divizioni per Operacione...
16/12/2025

Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, takim virtual me Shefen e operacioneve aktuale, Divizioni per Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, znj. Ariella Viehe.

"Me këtë rast, znj. Viehe e njoftova me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen. Theksova që si ministri do të vazhdojmë me përkushtim koordinimin e ngushtë me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), dhe mirëprita bashkëpunimin e mëtejshëm me NALT, me synim rritjen e mbikëqyrjes civile dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, në mënyrë që vendi ynë dhe FSK të vazhdoj edhe më fuqishëm të j*p kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë. Kosova drejt NATO-s ",ka shkruar Maqedonci në rrjetin social.

16/12/2025

Mendimi juaj ⬇️

Sot shënohet 7 vjetori i ndryshimit të ligjeve që mundësoi krijimin e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës. K...
14/12/2025

Sot shënohet 7 vjetori i ndryshimit të ligjeve që mundësoi krijimin e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës.
Ky proces, me konsensus të gjerë, krijoi bazën ligjore për forcimin e mbrojtjes dhe kulmoi me investime rreth 430 milionë euro gjatë 5 viteve të fundit.
Kosova dhe rajoni janë më të sigurtë kur ushtria jonë është e fuqishme.

Ejup Maqedonci takohet me bashkatdhetarë në Malmö Takim plotë entuaziasëm në Malmö me bashkatdhetarët tanë. Na e konfirm...
14/12/2025

Ejup Maqedonci takohet me bashkatdhetarë në Malmö

Takim plotë entuaziasëm në Malmö me bashkatdhetarët tanë. Na e konfirmuan që së bashku nuk do të lëshojmë pe, për siguri dhe begati, e do të takohemi prapë për festën e fitores së madhe me 28 Dhjetor në Prishtinë!

Vetëvendosje 116 ✅
Albin Kurti 1 ✅
Ejup Maqedonci 16 ✅

Adresse

Frankfurter Strasse 15
Lich
35315

Telefon

+4966335677

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Gazeta Stilografi erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen

Kategorie