Tempulli

Tempulli Informohu për ngjarjet e fundit! Më afër me ju!

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka dalë në mbështetje të gjashtë deputetëve të partisë që kundërshtuan marrëveshjen ...
03/09/2026

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka dalë në mbështetje të gjashtë deputetëve të partisë që kundërshtuan marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mustafa tha se deputetët kanë bindjet dhe pikëpamjet e tyre dhe se, sipas tij, nuk veprojnë sipas agjendave të të tjerëve.

“Janë njerëz që s’i bën rrotë askush. Janë njerëz që në esencë i kanë qëndruar besnik LDK-së. Vetëm kështu i njoh unë”, deklaroi Mustafa për RTV21.

Ai nuk komentoi deklaratat e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se nuk e kishte përcjellë intervistën e tij.

Reagimi i Mustafës erdhi pasi Abdixhiku deklaroi se gjashtë deputetët që kundërshtuan marrëveshjen me LVV-në po veprojnë me një “agjendë të huaj” brenda LDK-së.

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi është vënë seriozisht në pikëpyetje, pasi sulmuesi i Kosovës nuk është përfshirë...
03/09/2026

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi është vënë seriozisht në pikëpyetje, pasi sulmuesi i Kosovës nuk është përfshirë në listën e klubit për fazën e ligës në Ligën e Evropës.

Trajneri Luciano Spalletti ka shpjeguar se kufizimet e UEFA-s e kanë detyruar Juventusin të lërë pesë lojtarë jashtë listës, ndërsa mediat italiane raportojnë se Zhegrova nuk bën më pjesë në planet e tij.

Juventusi raportohet se është i gatshëm ta shesë 27-vjeçarin për rreth 15 milionë euro, ndërsa si destinacione të mundshme përmenden Arabia Saudite, Turqia dhe Portugalia. Klubi mund të shqyrtojë edhe huazimin, nëse marrëveshja përfshin detyrim për blerje.

Interesim është raportuar nga Al-Ittihad, por deri tani nuk ka një ofertë konkrete.

Zhegrova iu bashkua Juventusit verën e kaluar nga Lille për rreth 15.5 milionë euro, por këtë sezon ka regjistruar vetëm 21 minuta lojë. Kontrata e tij me klubin italian është e vlefshme deri në vitin 2030.

Nëse nuk largohet në ditët e ardhshme, Zhegrova mund të mbetet te Juventusi deri në afatin kalimtar të janarit.

Tregu i punës në Spanjë ka shënuar rënie gjatë muajit gusht, me 162 mijë e 840 kontribuues më pak në sistemin e Sigurime...
02/09/2026

Tregu i punës në Spanjë ka shënuar rënie gjatë muajit gusht, me 162 mijë e 840 kontribuues më pak në sistemin e Sigurimeve Shoqërore. Në të njëjtën kohë, numri i të papunëve është rritur me 44 mijë e 419 persona.

Rënia lidhet kryesisht me faktorët sezonalë, pasi gushti shënon përfundimin e një pjese të sezonit turistik dhe ndërprerjen e përkohshme të kontratave në disa sektorë.

Goditjen më të madhe e ka pësuar arsimi, ku mbi 78 mijë mësues dhe punonjës të tjerë kanë dalë nga skema e sigurimeve shoqërore, kryesisht për shkak të pushimeve verore.

Megjithatë, kjo ishte rënia më e vogël e punësimit për një muaj gusht që nga pandemia COVID-19. Në krahasim me një vit më parë, Spanja ka krijuar rreth 680 mijë vende të reja pune.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar takime të reja me Lidhjen Demokratike të Kosovës për çështjen e pr...
02/09/2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar takime të reja me Lidhjen Demokratike të Kosovës për çështjen e presidentit, duke theksuar se marrëveshja për propozimin e Bekim Sejdiut mbetet valide.

Pavarësisht kundërshtimeve të disa zyrtarëve të LDK-së, Kurti tha se do të zhvillohen takime të tjera për të gjetur një zgjidhje.

“Do të zhvillojmë edhe takime dhe mbledhje. Për neve marrëveshja politike është valide”, deklaroi Kurti.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë e një takimi të ri me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, por konfirmoi se një takim i tillë nuk ishte zhvilluar të mërkurën në mëngjes.

Një ditë më parë, disa figura të LDK-së, përfshirë Avdullah Hotin, Hykmete Bajramin, Arben Gashin, Armend Zemajn dhe Kujtim Shalën, kundërshtuan marrëveshjen e arritur me Vetëvendosjen për kandidaturën e Sejdiut.

Pa mbështetje të mjaftueshme brenda LDK-së, sigurimi i votave për Sejdiun mund të kërkojë përfshirjen e partive të tjera.

HMD ka prezantuar Nokia 300 Charge, një telefon klasik me tastierë që veçohet për baterinë e madhe prej 3,700 mAh dhe mu...
27/08/2026

HMD ka prezantuar Nokia 300 Charge, një telefon klasik me tastierë që veçohet për baterinë e madhe prej 3,700 mAh dhe mundësinë për të karikuar pajisje të tjera.

Përmes portës USB-C, telefoni mund të shndërrohet në një lloj power bank-u, duke ofruar karikim të kundërt deri në 10W.

Sipas HMD-së, bateria mund të ofrojë deri në 40 ditë në pritje dhe rreth 37 orë biseda, duke e bërë pajisjen të përshtatshme si telefon rezervë për udhëtime ose raste emergjente.

Nokia 300 Charge ka ekran 2.4-inç, mbështetje për kartë microSD deri në 32 GB dhe hyrje 3.5 mm për kufje. Telefoni ka gjithashtu një elektrik dore që pretendohet se është dukshëm më i fuqishëm se te modelet e tjera klasike Nokia.

Kufizimi kryesor është se pajisja funksionon vetëm me rrjetet 2G, çka mund ta bëjë të papërdorshme në vendet ku kjo teknologji është çaktivizuar.

Në disa tregje aziatike, Nokia 300 Charge është shfaqur me çmim rreth 35–37 dollarë.

27/08/2026

Rikthimi i Fenerbahçes në Ligën e Kampionëve pas 18 vitesh u shoqërua me tensione të mëdha pas ndeshjes ndaj Lyonit në Francë.

Në qendër të përplasjes ishte Matteo Guendouzi, i cili provokoi tifozët vendas pas përfundimit të takimit. Ish-lojtari i Marseille festoi para tribunave të Lyonit duke thirrur “Go Marseille!”, gjë që shkaktoi reagimin e lojtarëve vendas.

Situata u përshkallëzua dhe përplasja mes lojtarëve vazhdoi edhe në tunelin e stadiumit, ku u përfshinë futbollistë dhe pjesëtarë të stafit të të dyja skuadrave. Gjatë incidentit raportohet se u lëndua edhe trajneri i portierëve të Lyonit, Antonio Ferreira.

Kapiteni i Lyonit, Corentin Tolisso, kritikoi sjelljen e Guendouzit, ndërsa ky i fundit tha se kishte reaguar pasi tifozët vendas e kishin fyer atë dhe familjen e tij gjatë gjithë ndeshjes.

Pas incidenteve pritet që UEFA të shqyrtojë ngjarjet dhe të vendosë nëse do të ketë masa disiplinore.

27/08/2026

Mbi 1 mijë persona janë shpallur të zhdukur pas përmbytjeve të fuqishme që goditën të mërkurën zonën kufitare mes Nepalit dhe Tibetit.

Sipas autoriteteve, një pjesë e madhe e personave të zhdukur janë turistë. Agjencia e Nepalit për Menaxhimin e Katastrofave ka bërë të ditur se 823 persona rezultojnë të paarritshëm, përfshirë të paktën 579 turistë vendas dhe të huaj.

Deri tani është konfirmuar vdekja e të paktën 165 personave në Nepal dhe Tibet. Në Tibet raportohen gjithashtu qindra persona të zhdukur.

Zona është përballur edhe më herët me përmbytje të rënda. Në gusht të vitit të kaluar, dalja nga shtrati e një liqeni akullnajor shkaktoi nëntë viktima dhe dëmtime të mëdha në infrastrukturë.

Rajoni i Himalajeve konsiderohet veçanërisht i ekspozuar ndaj përmbytjeve, reshjeve intensive dhe rrëshqitjeve të dheut.

Kylian Mbappe ka shkëlqyer me “hat-trick” në fitoren e Real Madridit ndaj Real Sociedadit në La Liga.Ndeshja ishte e veç...
27/08/2026

Kylian Mbappe ka shkëlqyer me “hat-trick” në fitoren e Real Madridit ndaj Real Sociedadit në La Liga.

Ndeshja ishte e veçantë edhe për Jose Mourinhon, pasi ishte paraqitja e tij e parë në “Santiago Bernabeu” pas rikthimit në krye të klubit madrilen.

Mbappe realizoi tre gola në minutat 40, 60 dhe 80, ndërsa Vinicius Junior shënoi golin tjetër për Real Madridin në minutën e 68-të.

Golin e vetëm për Real Sociedadin e realizoi Luka Suçiq në minutën e 44-t.

Pas dy ndeshjeve, Real Madridi ka gjashtë pikë, po aq sa Sevilla dhe Real Betisi.

24/08/2026

Beshiktashi është mposhtur 1:0 nga Alanyaspori në xhiron e dytë të Superligës së Turqisë, ndërsa pas ndeshjes klubi nga Stambolli ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të arbitrave.

Në qendër të situatave diskutabile ishte mbrojtësi kosovar Fidan Aliti. Beshiktashi pretendon se Aliti duhej të përjashtohej pas një përplasjeje me Leandro Trossardin, të cilin dyshohet se e goditi në kokë gjatë një shtyrjeje në zonë.

Klubi turk kundërshtoi gjithashtu anulimin e një goli për faul ndaj Alitit dhe publikoi pamje ku mbrojtësi kosovar shihet duke e mbajtur për fanellë Dushan Vlahoviqin.

Beshiktashi reagoi me një komunikatë të ashpër, duke kritikuar arbitrin Adnan Deniz Kayatepe dhe VAR-in, ndërsa kërkoi që gjyqtarët e përfshirë të mos drejtojnë më ndeshjet e klubit.

Në fitoren e Alanyasporit kontribuoi edhe Florent Hadërgjonaj me asistim, ndërsa Milot Rashica qëndroi në stol te Beshiktashi.

🎥Beşiktaş

Adresse

Munich

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Tempulli erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen