Klinarena

Klinarena Klinarena është portal profesional që synon të ofrojë informim të saktë dhe të besueshëm, ku Klina është fokusi dhe objektivi ynë.

Deiq, Klinë.📸 Shëndrit Gashi
08/09/2026

Deiq, Klinë.

📸 Shëndrit Gashi

Klina në qershor 1999Pamje: Dibran Fylli
08/09/2026

Klina në qershor 1999

Pamje: Dibran Fylli

KF Dukagjini triumfoi 2-1 ndaj KF Llapit në Podujevë, duke marrë tri pikë të rëndësishme dhe duke vazhduar ecurinë pozit...
06/09/2026

KF Dukagjini triumfoi 2-1 ndaj KF Llapit në Podujevë, duke marrë tri pikë të rëndësishme dhe duke vazhduar ecurinë pozitive në kampionat.

A mendoni se KF Dukagjini mund ta fitojë titullin këtë sezon?

Komuna e Klinës ka gjithsej 30 mijë e 503 banorë, sipas të dhënave të fundit të popullsisë. Në krahasim me regjistrimin ...
06/09/2026

Komuna e Klinës ka gjithsej 30 mijë e 503 banorë, sipas të dhënave të fundit të popullsisë. Në krahasim me regjistrimin e vitit 2011, kur komuna kishte 38 mijë e 496 banorë, numri i banorëve ka rënë për rreth 21 për qind, apo për afro 8 mijë persona.

Nga popullsia aktuale, 15 mijë e 29 janë meshkuj, që përbëjnë 49.27 për qind, ndërsa 15 mijë e 474 janë gra, ose 50.73 për qind.

Klinës i dominohet dukshëm nga popullsia rurale. 24 mijë e 976 banorë jetojnë në zonat rurale, ndërsa vetëm 5 mijë e 527 banorë jetojnë në zonën urbane.

Sa u përket ekonomive familjare, në komunë janë të regjistruara 6 mijë e 753 ekonomi familjare, ndërsa 6 mijë e 586 banesa janë të evidentuara si banesa të zakonshme të shfrytëzuara.

Mesatarisht, një ekonomi familjare në Klinë përbëhet nga rreth 4.5 persona.

Të dhënat pasqyrojnë një rënie të konsiderueshme të popullsisë së Klinës gjatë periudhës ndërmjet dy regjistrimeve.

Zemër e vogël me shpirt të madhPesëvjeçarja nga Klina ka befasuar me gjestin e saj bamirës. Ajo i ka dorëzuar kryeimamit...
04/09/2026

Zemër e vogël me shpirt të madh

Pesëvjeçarja nga Klina ka befasuar me gjestin e saj bamirës. Ajo i ka dorëzuar kryeimamit të Klinës, hoxhë Blerim Musliut, kursimet e saj prej 130 eurosh, me qëllim që të blihen fletore, lapsa dhe materiale të tjera shkollore për bashkëmoshatarët e saj.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, drejtori i DKA-së në Klinë, Qemajl Sejdija, u uron të gjithë nxënësve, mës...
01/09/2026

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, drejtori i DKA-së në Klinë, Qemajl Sejdija, u uron të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje.

Stadiumi “18 Qershori” në Klinë
31/08/2026

Stadiumi “18 Qershori” në Klinë

Kryeimami i Klinës, Blerim Musliu, me ndihmën e donatorëve mbështet disa shkolla me pajisje dhe mjete mësimoreKryeimami ...
31/08/2026

Kryeimami i Klinës, Blerim Musliu, me ndihmën e donatorëve mbështet disa shkolla me pajisje dhe mjete mësimore

Kryeimami i Klinës, hoxhë Blerim Musliu, ka ndërmarrë një nismë për mbështetjen e disa institucioneve arsimore në Komunën e Klinës, duke u dhuruar mjete të ndryshme që ndihmojnë në mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Në kuadër të kësaj nisme, Musliu ka vizituar disa shkolla me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ku ka uruar mësimdhënësit dhe personelin edukativo-arsimor për një vit të suksesshëm.

Sipas tij, kjo mbështetje është me ndihmën e donatorëve të angazhuar për këtë qëllim.

Shkollat e vizituara dhe ndihmat e dhuruara janë:

* SHFMU “Ismet Raci” në Klinë – mjete për fëmijët me nevoja të veçanta dhe për parashkollorët;
* SHFMU “Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan – mjete për parashkollorët;
* SHFMU “Avni Zhabota” në Shtupel, përfshirë dy paralelet në Kërnicë – mjete për parashkollorët;
* SHFMU “Motrat Qiriazi” në Klinë – laptop.

Musliu ka thënë se kjo nismë synon të kontribuojë, sado modestisht, në atë që e cilëson si “projektin e madh të shoqërisë – arsimimin e brezave”.

Në fund, ai ka falënderuar donatorët për kontributin, duke bërë të ditur se nisma “Bereqeti” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Është arritur një pajtueshmëri për emrin tim për president”, deklaron Bekim Sejdiu.
31/08/2026

“Është arritur një pajtueshmëri për emrin tim për president”, deklaron Bekim Sejdiu.

Klinës i ndahen 1.86 milionë euro për banim social, përfitojnë rreth 37 familjeKomuna e Klinës ka përfituar 1 milion e 8...
26/08/2026

Klinës i ndahen 1.86 milionë euro për banim social, përfitojnë rreth 37 familje

Komuna e Klinës ka përfituar 1 milion e 865 mijë euro nga Projekti i Banimit Social Adekuat, financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Marrëveshja e grantit është nënshkruar nga kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, gjatë një takimi me ministren në detyrë të MMPH-së, Fitore Pacolli. Të pranishëm ishin edhe nënkryetari Fadil Gashi dhe drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Ilir Bacaj.

Sipas njoftimit të komunës, rreth 1.35 milionë euro do të investohen në ndërtimin e rreth 20 njësive të reja të banimit social. 350 mijë euro do të përdoren për renovimin e rreth 14 shtëpive private, ndërsa 165 mijë euro për rindërtimin e tri shtëpive të tjera.

Në total, projekti pritet të përfshijë rreth 37 shtëpi dhe njësi banimi, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet në nevojë.

Elezaj e ka vlerësuar grantin si një hap konkret për mbështetjen e familjeve që kanë më së shumti nevojë, ndërsa ka falënderuar MMPH-në dhe ekipet komunale për realizimin e projektit.

Adresse

11 Lessingstrasse
Munich
80336

Telefon

+38343887133

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Klinarena erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen