FC Bayern München Club Albania

FC Bayern München Club Albania FC Bayern München Club Albania është organizatë jo fitimprurëse e krijuar së fundmi, e cila ka për synim të mbledhë të gjithë Bavarezët. Shihemi së shpejti 🫡❤️🤍

Na shkruani në inbox për t’iu bashkuar komunitetit tonë në Instagram. Bayern Munich

Bayern Munich, zakonisht i njohur si FC Bayern München, FC Bayern Munich ose FC Bayern, është klub futbollistik gjerman me seli në Munih, Bavari. Është ekipi parë më i mbështetur në Gjermani dhe ndër klubet me më së shumti tifozë në botë. FC Bayern u themelua në vitin 1900 nga njëmbëdhjetë lojtarët e futbollit të

udhëhequr nga Franz John. Edhe pse Bayerni e fitoi kampionatin e parë kombëtar në vitin 1932, klubi nuk mori pjesë në Bundesliga gjermane deri në vitin 1963, pasi që vendi ishte i ndarë në dy shtete, përkatësisht në Gjermaninë Perëndimore dhe atë Lindore. Bavarezët suksesin më të madh e kanë arritur gjatë vitit 2013 dhe 2020, kohë kur ishte lojtar edhe mesfushor me tipare sulmuese si shqiptari, Xherdan Shaqiri (2013). Gjatë kësaj kohe, Bayerni ka fituar gjashtë tituj duke përfshirë Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën gjermane, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës si dhe Kupën Botërore për Klube. Bavarezët kanë fituar 57 trofe vendore duke përfshirë 30 tituj të Bundesligas, 20 trofe të Kupës së Gjermanisë dhe shtatë tituj të Superkupës gjermane. Bayerni e ka fituar gjashtë herë garën më të madhe evropiane për klube. Njëherazi, klubi i ka fituar një Kupë të UEFA-s dhe një Kupë të Botës për Klube. Trofetë kryesore

Vendore

Bundesliga (31):1931–32, 1968–69, 1971–72, 1972–73, 1973–74, 1979–80, 1980–81, 1984–85, 1985–86, 1986–87, 1988–89, 1989–90, 1993–94, 1996–97, 1998–99, 1999–2000, 2000–01, 2002–03, 2004–05, 2005–06, 2007–08, 2009–10, 2012–13, 2013–14, 2014–15, 2015–16, 2016–17, 2017–18, 2018–19, 2019-20, 2020-21. Kupa e Gjermanisë (20): 1956–57, 1965–66, 1966–67, 1968–69, 1970–71, 1981–82, 1983–84, 1985–86, 1997–98, 1999–2000, 2002–03, 2004–05, 2005–06, 2007–08, 2009–10, 2012–13, 2013–14, 2015–16, 2018–19, 2019-20. Superkupa e Gjermanisë (7): 1987, 1990, 2010, 2012, 2016, 2017, 2018, 2020, 2021. Evropiane

Liga e Kampionëve (6): 1973–74, 1974–75, 1975–76, 2000–01, 2012–13, 2019-2020. Kupa UEFA (2): 1995-1996

Botërore

Kupa e Botës për Klube (2): 2013, 2020(2021)

Kupa Interkontinentale (2): 1976, 2001.

Lothar Matthäus për Harry Kane:“Për mua, Lojtari i Sezonit në Bundesligë deri më tani është pa dyshim Harry Kane. Jo vet...
27/12/2025

Lothar Matthäus për Harry Kane:

“Për mua, Lojtari i Sezonit në Bundesligë deri më tani është pa dyshim Harry Kane. Jo vetëm që kryeson listën e golashënuesve me 19 gola. Qëndrimi i tij brenda dhe jashtë fushës tregon një Kane të ndryshëm nga ai që u nënshkrua dy vjet më parë.

Ai u soll si golashënues për të zëvendësuar Robert Lewandowski-n, por Kane i sjell shumë më tepër ekipit. Ai është dikush që luan, punon shumë dhe përfshin të tjerët. Ai sapo ka filluar koleksionin e tij të titujve.

Të gjithë shpresojnë se ai do të qëndrojë në FC Bayern për një kohë të gjatë. Pritshmëritë ishin të larta, por Kane i ka tejkaluar të gjitha.”

GOAL rendit top 10 lojtarët kandidatë për topin e artë 2026:3 Bavarezë në 10 më të mirët1. HARRY KANE 🔴⚪️2. Erling Haala...
26/12/2025

GOAL rendit top 10 lojtarët kandidatë për topin e artë 2026:
3 Bavarezë në 10 më të mirët

1. HARRY KANE 🔴⚪️
2. Erling Haaland
3. Kylian Mbappe
4. Lamine Yamal
5. Declan Rice
6. Vitinha
7. MICHAEL OLISE 🔴⚪️
8. LUIS DIAZ 🔴⚪️
9. Lionel Messi
10. Achraf Hakimi

Harry Kane tregon se i pëlqen atmosfera në Bundesligë! 🇩🇪🏟️“Ndoshta më kanë bërë më shumë përshtypje tifozët gjermanë dh...
26/12/2025

Harry Kane tregon se i pëlqen atmosfera në Bundesligë! 🇩🇪🏟️

“Ndoshta më kanë bërë më shumë përshtypje tifozët gjermanë dhe sa të zhurmshëm dhe të pasionuar janë ata në çdo stadium ku shkojmë, dhe tifozët tanë në ndeshjet në shtëpi. Më ka pëlqyer çdo minutë sepse nuk ka kurrë një lojë të mërzitshme ku ka atmosferë.”

Leon Goretzka nuk e përjashton një kalim të mundshëm te Atletico Madrid në fund të sezonit, por ende nuk ka marrë një ve...
25/12/2025

Leon Goretzka nuk e përjashton një kalim të mundshëm te Atletico Madrid në fund të sezonit, por ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij. Bayern do t’i propozojë lojtarit në ditët në vijim një pagë më të ulët të lojtarit dhe ta mbajë atë si lojtar stoli me përvojë. Pritet vendimi që do të marrë lojtari tashmë…

Marc Guehi ka vetëm dy skuadra që janë vërtet të interesuara për të ardhmen e tij, Bayern dhe Liverpool. Mbrojtësi e she...
25/12/2025

Marc Guehi ka vetëm dy skuadra që janë vërtet të interesuara për të ardhmen e tij, Bayern dhe Liverpool. Mbrojtësi e sheh të ardhmen e tij në një nga këto dy klubet dhe është i gatshëm të transferohet që në janar.

Thomas Müller për Lennart Karl:“Teknika e finalizimit të tij është vërtet e jashtëzakonshme. Ai ka një goditje shumë të ...
24/12/2025

Thomas Müller për Lennart Karl:
“Teknika e finalizimit të tij është vërtet e jashtëzakonshme. Ai ka një goditje shumë të mirë dhe kjo është një cilësi e nivelit të lartë. Nëse luan në sulmin e Bayern Munich dhe je energjik e i shkathët, gjithmonë do të gjendesh në pozita për të shënuar — prandaj golat e tij nuk janë rastësi, ai ka kualitet. Tani mbetet të shihet sa shpesh do të arrijë të futet në këto situata: a mund t’i krijojë vetë apo i duhet ndihma e ekipit.”
Burimi informacionit ➡️ [SZ]

FIFA shpalli sot listën e stadiumeve me më së shumti spektakorë në vitin 2025. Bayern Munich renditet i treti botërisht ...
24/12/2025

FIFA shpalli sot listën e stadiumeve me më së shumti spektakorë në vitin 2025. Bayern Munich renditet i treti botërisht pas River Plate, dhe Borussia Dortmund me kapacitetin minimal 100% i mbushur. Dortmund dhe River Plate kanë kapacitet më të madh në stadiumet e tyre.

E treta e vërteta😆Urojmë që AI mos të ketë gabuar këtë vit😆😆[Pak humor]
24/12/2025

E treta e vërteta😆
Urojmë që AI mos të ketë gabuar këtë vit😆😆
[Pak humor]

🚨✍️ Zyrtare së shpejti!Super-talenti 16-vjeçar Cassiano Kiala do të rinovojë kontratën me FC Bayern, si pjesë e projekti...
24/12/2025

🚨✍️ Zyrtare së shpejti!
Super-talenti 16-vjeçar Cassiano Kiala do të rinovojë kontratën me FC Bayern, si pjesë e projektit afatgjatë të klubit. Mbrojtësi gjerman do të vazhdojë aventurën te Bayern, pavarësisht interesimit të madh nga klubet e Premier League pasi vendimi për të qëndruar ka qenë gjithmonë i qartë, edhe me Jorge Mendes të përfshirë në planifikim.

[Burimi: Fabrizio Romano]

Bayern Munich është skuadra e parë në historinë e Bundesligës që renditet në krye të tabelës në ÇDO ditë ndeshjeje të nj...
23/12/2025

Bayern Munich është skuadra e parë në historinë e Bundesligës që renditet në krye të tabelës në ÇDO ditë ndeshjeje të një viti kalendarik 👏❤️🤍

✨ Gëzuar Festat e Fundvitit, familja e BMCA! ❤️Një vit tjetër po mbyllet, plot emocione, fitore, humbje, shpresa dhe ënd...
23/12/2025

✨ Gëzuar Festat e Fundvitit, familja e BMCA! ❤️
Një vit tjetër po mbyllet, plot emocione, fitore, humbje, shpresa dhe ëndrra që vetëm futbolli di t’i dhurojë. Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen, energjinë dhe besnikërinë tuaj të pafund. Uroj që viti i ri të na gjejë më të bashkuar, me më shumë buzëqeshje, suksese për t’u festuar dhe ëndrra të realizuara për të gjithë ju. Urojë që këto festa t'ju gjejnë pranë njerëzve tuaj të dashur ashtu siç e meritojnë të kalohen.
🎄✨ Gëzuar festat dhe një vit të ri plot shëndet ju uroj ju dhe familjeve tuaja!

STAFI - FC BAYERN MÜNCHEN CLUB ALBANIA

👏💯 Me fitoren e djeshme ndaj Heidenheim, Bayern mbylli një vit kalendarik pa humbje për ndeshjet në transfertë në Bundes...
22/12/2025

👏💯 Me fitoren e djeshme ndaj Heidenheim, Bayern mbylli një vit kalendarik pa humbje për ndeshjet në transfertë në Bundesliga. Për klubin, kjo është hera e tretë në histori që realizojmë këtë rekord pasi më parë janë bërë në vitet 1986 dhe 2013.

Adresse

Munich
1900

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von FC Bayern München Club Albania erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an FC Bayern München Club Albania senden:

Teilen